Viktor Zhusti aktori i madh me origjinë greke që dekΙaron se është shqiρtarë festoi ditëΙindjen

Aktori i njohur shqiptar, Viktor Zhusti ka lindur më 8 dhjetor të vitit 1942. Pavarësisht pamjes së tij të re dhe jetes aktive, besojeni ose jo, aktori aq i dashur per publikun dje festoi 81-vjetorin e lindjes.

Ai kurre nuk e ka hedhur poshtë Shqipërinë dhe sa herë që e pyesnin deklaronte: Mamaja ishte greke. Shkova e takova në 1983 në Athinë. Sa më pa më njohu nga sytë

Dhe more pronën e saj në ishull?

Ajo ishte martuar dhe unë ia bleva pjesën tjetër të shtëpisë dy motrave të mia, që mamaja kishte nga një martesë
tjetër.

Po nga babai ishe i pasur?

Nga pasuria e trashëguar e babait kam marrë deri vonë 400 dollarë në muaj derisa qeveria e Tsipras na i preu.

Asgjë nuk mora. Ai ia la të gjitha gruas së dytë, njerkës sime dhe ajo nuk më la asgjë nga inati që unë u bashkova me mamanë time. Ata ishin grekë kurse une jam shqiptarë . Greqi mëmëdheu im, por Shqipëria është toka, atëdheu ku më ka rënë koka.

Ai ka luajtur shumë role dhe përpara viteve ’90 pasi kur lulëzonte veprimtaria në Kinostudio “Shqipëria e Re”, ishte një nga aktorët më të kërkuar. Ka luajtur partizanin e ashpër, por edhe babain e dhembshur, të riun përpara dilemave, por edhe të dashuruarin, që mundohet të tejkalojë paragjykimet.

Disa prej filmave ku ai ka luajtur, mund të përmendim telekomedinë “Shi në Plazh”, ku luan rolin e Alber-it, një nga komeditë më të bukura shqiptare, që i ka rezistuar kohës. Për të vijuar me filmin “nëntori i dytë”, ku luan rolin e Pandeli Sotirit, “Taulanti kërkon një motër”, rolin e babait, Pirros dhe shumë të tjera.