E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Burbuqe Selamaj, 60 vjeç e cila jeton në një fshat të Urës Vajgurore.
Burbuqe jeton me bashkëshortin, djalin e saj të vetëm dhe tre fëmijët e tij në një shtëpi të vjetër me kushte të vështira.
Djal është 34 vjeç, para11 vitesh, ai u martua me mblesëri me një vajzë me të cilën sollën në jetë 3 fëmijë, përkatësisht një vajzë 10 vjeç,
e cila është në shkollë dhe dy djem binjakë secili 6 vjeç e gjysmë. Nusja e Burbuqes, sipas saj, vazhdimisht ka qenë e papërgj egjshme.
Nuk kujdesej për fëmijët dhe kishin shpesh de bate dhe she rre në shtëpi.
Madje, nusja është larguar disa herë nga shtëpia, deri herën e fundit që u largua para 20 ditësh dhe nuk është kthyer më.