Vjen vaΙa e re e nxehtësisë! Sinoρtikanët bëjnë ραrashikimin për ditët e ardhshme, ja kur ρritet kthesa drastike e motit

Nga sot (e enjte) temperaturat do të shënojnë rritje, por kjo valë nxehtësie edhe pse e fortë, prapëseprapë nuk do të jetë intensive sikur vala e kaluar e muajit Korrik,

sidoqoftë temperaturat shënojnë rritje dhe personat e ndjeshëm nga i nxehti i fortë duhet të kenë kujdes në orët e mesdites dhe pasdites.

Kjo valë nxehtësie do të jetë mjaft e fortë sidomos në viset mesdhetare të Shqipërisë, pra në ato zona që njihen për vapen verore dhe të cilat nuk janë freskuar nga frontet e ftohta të kësaj vere që depërtuan nganjëherë në viset tona kontinetale.

Kjo valë nxehtësie nuk pritet të zgjasë shumë, afërsisht deri te dita e diele ose fillimi i javes së re kur priten të kemi ulje kryesisht të lehta të temperaturave dhe mundësi për rrebeshe shiu edhe në zonat e thata të Shqipërisë.

Pra, java tjetër sipas të gjitha gjasave do të jetë pak më e freskët dhe me mundësi për shtrëngata lokale të shiut.

Kjo nuk do të thotë se nuk do të jetë nxehtë sidomos në Shqipëri, por intensiteti i nxehtësisë do të bije dhe mund të ketë edhe freski aq

shumë e kërkuar nga ndonjë stuhi eventuale e shiut që priten gjatë javes tjetër në gati tërë rajonin. Stuhitë do të jenë të karakterit lokal, por kësaj radhe do të kapin më shumë zona sidomos në Shqipëri.