Vrαυ gruan me thίkë në Greqi, emigranti shqiptar xheloz i sëmύrë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Greqi, teksa një shtetas shqiptar ka vrarë me thikë gruan e tij.

Kjo e fundit ndërroi jetë në spitalin e Zakinthos, si pasojë e plagëve të marra nga thika në fyt dhe në gjoks.

51-vjeçari dyshohet se ka dhunuar viktimën prej kohësh dhe për pasojë, 41-vjeçarja e ka denoncuar në polici për rrahje.

Mbrëmë, gjatë një debati që çifti ka pasur, 51-vjeçari ka humbur kontrollin, ka rrahur rëndë 41-vjeçaren dhe ajo e ka denoncuar sërish.

Pas kësaj shqiptari nuk ka duruar ka marrë thikën dhe ka masakruan nënën e fëmijëve të tij.

Pas ngjarjes, shqiptari ka shkuar në punë sikur të mos kishte ndodhur gjë, por është arrestuar nga policia greke.

Identiteti i burrit dhe gruas nuk dihet ende për mediat, por personi në foto është pikërisht shqiptari që la fëmijët e tij jetimë nga nëna.