Vrαsja e gruas në Mirditë, familjarët dalin kυndër policisë: E vrau me dashje, jo αksidentalisht. Nuk haρin dyert e mortit, fajësojnë 61-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Mirditë. Sipas policisë, 61-vjeçari Paulin Pacuku ka vrarë gruan e tij nga pakujdesia teksa po pastronte armën.

Mirëpo mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:00 të mëngjesit e sipas familjarëve të viktimës Vitore Pacuku, vrasja ka ndodhur me dashje.

Ata kishin pak ditë që ishin kthyer nga pushimet ndërsa banorët e zonës kanë tregruar se 61-vjeçari njihej si njeri problematik, ndryshe nga gruaja e cila njihej si person i qetë.

Mësohet se familja e viktimës nuk ka hapur as dyert e mortit, duke pretenduar se burri e ka vrarë me dashje dhe jo nga pakujdesia duke pastruar armën.

Policia dha versionin e vrasjes nga pakujdesia. tashmë do jenë ekspertët e ekspertizës shkencore që do vërtetojnë nëse ishte vrasje nga pakujdesia apo vrasje me dashje.