PërIeshje masive në vend, pIagosen 5 persona

Një përleshje fizike ka ndodhur pasditen e sotme, në kryeqytet.

Pesë persona janë rrahur ndërmjet vete, pasi u përfshinë në një aksident trafiku.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Mon Balaj”, raporton IndeksOnline.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana pohoi se të përfshirët në incident u lënduan.

“Personat e përfshirë në rast kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me aksidentin, veprimet dhe procedurat e mëtejme janë duke u zhvilluar nga Njësia e Trafikut” deklaroi Pllana.

A do ketë një marrëdhënie të re pas ndarjes me Ilir Metën? Monika Kryemadhi: Jam shumë e re…

Monika Kryemadhi e ftuar në Top News, foli hapur për jetën personale pas ndarjes nga Ilir Meta, marrëdhënien me ish-bashkëshortin dhe raportin me fëmijët, duke theksuar se kapitulli i bashkëjetesës mes tyre është mbyllur përfundimisht.

www.reklamo.al
“Kam kujtime shumë të mira dhe shumë të këqija. Marrëdhënien me Metën e kam të mbyllur. Kemi tre fëmijë, do të martojmë fëmijët, do t’i japim dorën njëri-tjetrit, do pimë një kafe, por bashkëjetesa ime me të ka përfunduar”, u shpreh Kryemadhi.

E pyetur nëse mendon se çfarë po mendon aktualisht Ilir Meta nëse po e dëgjon, ajo tha se nuk e ka këtë si shqetësim, pasi prioriteti i saj janë fëmijët.

“Fare. I vetmi merak që kam është që fëmijët të mos shqetësohen dhe të mos mërziten. Ata e takojnë babain, i pyes si e kishit. Jemi në një proces gjyqësor dhe ai duhet të jetë i kthjellët dhe i shëndetshëm”, tha Kryemadhi.

Ajo foli edhe për raportin e Ilir Metës me fëmijët, duke theksuar se ai ka një lidhje më të ngushtë me vajzën e vogël, Erën, ndërsa djali është më i përmbajtur dhe më i ngjashëm me karakterin e të atit.