Ηοroskoρi 20 shtαtor 2022

Dashi

Sot do keni ide fantastike si ta bëni jetën tuaj ne çift sa me te bukur. Ne çdo moment do përjetoni kënaqësi dhe emocione te paparashikueshme. Beqaret nuk do duan ta ndryshojnë menjëherë statusin e tyre kështu qe tani për tani do e kalojnë kohen e lire me miqtë e ngushte. Për financat do jete dite e begate. Gjendja do përmirësohet me shume sesa e kishit menduar.

Demi

Dite e qete dhe pa probleme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do bashkëpunoni për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe emocionet kane për te qene te forta. Beqaret me ne fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë një lidhje afatgjate. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme megjithatë as probleme serioze nuk do keni.

Binjaket

Dite e mbushur me emocione te mëdha do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment do dashuroheni pa dorashka me atë qe keni ne krah. Beqaret do ndihmohen nga Dielli dhe do arrijnë ta ndryshojnë statusin e tyre. Ne planin financiar asgjë nuk ka për te qene si me pare. Pas masave te marra se fundmi situata do filloje te stabilizohet.

Gaforrja

Do ndjeni me shume se kurrë me pare për partnerin tuaj sot dhe do mundoheni t’ia shprehni atij emocionet me mënyra nga me te ndryshmet. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë pasi pak dite me vone yjet kane programuar diçka vërtet interesante. Financat do mbeten ende delikate kështu qe tregohuni sa me te matur nëse nuk doni te keni probleme.

Luani

Sot do merrni vendime te rëndësishme ju te dashuruarit dhe jeta ka për t’iu ndryshuar njëherë e përgjithmonë. Partneri do jete i gatshëm te beje gjithçka qe ju te ndiheni sa me mire. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare atëherë kur nuk do e presin. Për financat do jete dite goxha e vështirë. Ne rastin me te keq do bëni mire te kërkoni ndihmën e te afërmve.

Virgjeresha

Plutoni do jete planeti me i favorshëm për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ne çdo moment do ndiheni mire me atë qe keni ne krah. Mosmarrëveshjet e se shkuarës do i harroni përgjithmonë. Beqaret do kenë një dite te veçante dhe te mbushur me njohje te reja. Do e kenë vete ne dore se çfarë hapash do hedhin. Gjendja e financave nuk do jete aspak e keqe.

Peshorja

Dite shume e qëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i kuptoni gabimet qe keni bere kundrejt partnerit dhe do mundoheni te gjeni mënyrat e duhura për t’i zgjidhur ato. Beqaret do takojnë disa persona, por për asnjërin nuk do iu rrahe zemra. Buxheti do mbetet i mire kështu qe mund ta kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër nga zakonisht.

Akrepi

Nëse jeni ne një lidhje, as vete nuk do e besoni sot sesi gjerat do ju rrjedhin aq mire. Do përjetoni vetëm kënaqësi dhe emocione pozitive me atë qe keni ne krah. Beqaret nga ana tjetër do jene sharmante dhe do marrin propozime te shumta. Le te presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa. Financat nuk do jene te këqija dhe nga ana tjetër do keni gjithë kohës mbështetjen e familjareve.

Shigjetari

Lëreni pas krahëve te shkuarën e hidhur ju te dashuruarit sepse nëse nuk e bëni keni për te pasur probleme ne çift dhe gjithë kohës do jeni te mërzitur. Beqaret do arrijnë te kenë një dite te bukur dhe me një ngjarje te rëndësishme. Le te bëhen gati shpirtërisht. Ne planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi. Përfitoni për te kryer edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Bricjapi

Kujdes me ato qe do thoni gjate kësaj dite sepse partneri nuk do jete ne humor shume te mire dhe mund te lindin debate e mosmarrëveshje te forta. Beqaret duhet te bëjnë atë qe do ndiejnë pa menduar për fjalët e te tjerëve. Ne fund te fundit është jeta e tyre. Buxheti nuk do jete shume i mire dhe vetëm duke marre hua do mund t’ia dilni mbanë sot.

Ujori

Nen ndikimin e Saturnit, do jeni gati te bëni edhe lëshime gjate kësaj dite vetëm qe gjerat mes jush dhe partnerit te ecin sa me mire. Çdo çast ne fakt do jete interesant. Beqaret do kenë një dite plot ngjyra dhe emocione. Jeta do ju duket edhe me e bukur. Financat nuk do jene te mira prandaj kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni për te mos mbetur me xhepat bosh.

Peshqit

Planetët do vazhdojnë te kenë ndikim shume te madh tej jeta juaj ne çift gjate kësaj dite. Do jeni me te afërt me partnerin tuaj dhe do kaloni me shume çaste romantike se bashku. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa te rëndësishëm. Tani për tani nuk ka ardhur ende momenti. Te ardhurat do vazhdojnë te mbeten te mira.