Nesër përcillet për në banesën e fundit aktori shqiptar, Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela Shehi.
Ata do të prehen në Amerikë, atje ku edhe jetonin prej vitesh së bashku me dy fëmijët e tyre.
“Nesër, më 10 Gusht 2022 nga ora 2 – 9 Pm në adresën e Funeralit: Farenga Brothers Funeral Home 920 Allerton Ave Bronx, NY 10469 (718) 654-0500, komuniteti shqiptar në Neë York e më gjërë do të përcjellë për në banesën e përjetshme bashkëshortët Ornela Shehi dhe Florind Belliu” thuhet në një njoftim.
Kujtojmë që çifti i bashkëshorteve humbën jetën në mënyrë tragjike du u hedhur nga kati i 6-të i nëj ndërtese në Nju Jork.
Thuhet se Belliu kishte probleme të shëndetit mendor dhe se hodhi bashkëshorten e cila ishte shtatzënë dhe më pas u vetëvra, duke lënë kështu jetimë dy fëmijët e tyre.
E plotë nga Federata Vatra, Gazeta Dielli:
Nesër, shqiptarët e Amerikës përcjellin në banesën e përjetshme Ornela Shehin dhe Florind Belliu
Nesër, më 10 Gusht 2022 nga ora 2 – 9 Pm në adresën e Funeralit: Farenga Brothers Funeral Home 920 Allerton Ave Bronx, NY 10469 (718) 654-0500, komuniteti shqiptar në Neë York e më gjërë do të përcjellë për në banesën e përjetshme bashkëshortët Ornela Shehi dhe Florind Belliu.
Bashkëshortët u ndanë nga jeta tragjikisht duke lënë pas 2 fëmijë të mitur, shumë dhimbje, trishtim e lot te familjarët, miqtë e çdo shqiptar që u trondit thellë nga vdekja e tyre.
Largimi për në amshim i dy të rinjve me shumë ëndrra në tokën e premtuar, shkaktoi një tragjedi të vërtetë për rrethanat, pasojat dhe misterin që morën me vete në qiell.
Federata Vatra, Gazeta Dielli e mbarë komuniteti shqiptar në Amerikë shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve e miqve të Ornelës e Florindit.
Shpirti i tyre pushoftë në paqen e përjetshme e Zoti i forcoftë familjen.
Paçin fëmijët me jetë të gjatë. U kujtofshin e mos u harrofshin kurrë përjetë.