Revista gjermane “Der Spiegel” raporton se krerët e Shërbimit Federal të Inteligjencës të Gjermanisë, Bruno Kahl, (BND) Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës Thomas Haldenwang (BfV) dhe Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Martina Rosenberg kanë paralajmëruar parlamentin gjerman se Rusia do të arrijë një sulm bërthamor në Ukrainë.
Gjithashtu, ata janë shprehur se shërbimet sekrete ruse mund të kryejnë atentate politike në tokën gjermane.
Shefi i BfV tha se lufta në Ukrainë ka “ndryshuar rregullat e lojës” në të gjitha fushat e politikës dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Gjermanisë në vend. Haldenëang tha se 40 spiunë rusë u dëbuan nga Gjermania në prill, “por kjo nuk është e gjitha”.
Siç pretendon vetë kreu i Bfv “niveli operacional i shërbimeve të inteligjencës ruse në Gjermani është ulur”, dhe Bfv ka hartuar skenarë, të cilët konsiderojnë mundësinë e organizimit të vrasjeve politike nga shërbimet e inteligjencës ruse në tokën gjermane.
Këto deklarata të tyre janë vetëm hamendje, pasi nuk ka prova konkrete të cilat tregojnë se Rusia po përgatiet të përdorë armën bërthamore.