“Janë maska të Sudes”, Rama SULMON Arlind Qorin nga Selaniku: I zhÿti të gjithë e tha loja mbaroi!

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Selanik, në Greqi i cilësoi forcat e reja politike si “maska të Sudes”, duke iu referuar gruas që krijoi një prej firmave piramidale në Shqipëri.

Pak ditë më pare Kryeministri Rama po fliste për pensionet në Korçë me pensionistët ku shigjetoi kreun e Lëvizjes Bashkë, Arlin Qori duke e cilësuar si “Sude”.

Sulmi i Ramës ndaj Arlindit vjen për shkak të protestave që “Lëvizja Bashkë” ka organizuar me pensionistët para Kryeministrisë.

Sot nga Selaniku, Rama theksoi se PS është e vetmja forcë që di se çfarë të bëjë për të ndryshuar realitetin.

Të ishte për ato forca të tjera, jo vetëm ato më fytyra të vjetra, por edhe të reja. Ato që dalin dhe ua bëjnë fushë me lule janë maska të Sudes, pas tyre është Sudja si kulturë politike. Janë njësoj si Sudja që pasi i zhyti të gjithë dhe më pas doli te sporteli e tha që loja mbaroi. Nuk kam ardhur të them se s’ka probleme sepse ka. Nuk kam ardhur t’u them se kemi bërë gjithçka, por besojmë se kemi bërë aq sa kemi pasur mundësi të bëjmë dhe duke iu treguar se dimë të shohim realitetin me sytë tuaj dhe dimë të bëjmë për të bërë për të ndryshuar realitetin edhe më shume dhe dimë se çfarë duhet bërë”, u shpreh Rama.