HABlTlN Stjuαrdesat shqiρtare, e thonë trοç: PO, e ke mi b. ërë disa herë dhe…!!!

S*ks në avion? Stjuardesat shqiptare e thonë tr/oç: PO, e ke mi bërë disa herë. Është…

Dy stjuardesat shqiptare kanë rrë/fyer pa dorashka eksperiencat e tyre dhe të veçantën për të qëndruar gjatë në ajër.

“Është një punë e bukur sepse ke një je/të shumë dinamike duke udh/ëtuar gjatë gjithë kohës në ve/nde të ndryshme.

I vetmi pr/oblem është që nuk je për familje pasi je lar

Vrαsjet u ρΙanifikuara për të asgjësυar grυρin e Martinaj! Urdhër-arrestet nga SPAK, zbυlohen emrat!

Dalin detaje nga aksioni i mbrwmjes sw kaluar ku u arrestuan 11 persona. Ervin Mata, i cili dyshohet se gjendet jashtë vendit, dyshohet për grup të strukturuar kriminal, trafik narkotikësh dhe kryerje e veprimeve nga organizata kriminale. Po ashtu masë sigurie është vendosur edhe për Ismail Zenelin që veç akuzave që ka Mata, ka gjithashtu edhe veprën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

Bujar Ajeti, nga Kukësi ka të njëjtat akuza si Zeneli. Ndërkohë që Dedian Gjoni, shef i krimeve në Kombinat, i cili është nga Lezha dyshohet të ketë siguruar kushtet për të kryer një vrasje në bashkëpunim me grupin kriminal.

Djali i Erzen Breçanit, dyshohet dhe për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Ish zyrtari dhe i ati i Eraldit, Erzen Breçani ka veprën e pastrimit të parave dhe dhe përkrahje e autorit të krimit.

Në listë gjenden edhe Besmir Murati , Artan Sulejmani , Albert Prenga dhe Bajram Grabova, të dyshuar për trafik kokaine. Grupi trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt vendeve të Bashkimit Europian. Jonida Babameto është arrestuar për kohën kur ishte oficere në Interpol, dhe ka dyshime se përcille informacione tek grupi.

Emocionυese! DjαΙi i heroit Afrim Bunjaku thërret emrin e babait me tifόzët në “Air Albania”

Shqipëria barazoi pa gola me Ishujt Faroe në “Air Albania” në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Kuqezinjtë siguruan kualifikimin në barazimin 1-1 me Moldvinë, derisa mbrëmë u nevojitej vetëm një pikë për ta ruajt vendin e parë në grup dhe këtë e realizuan me sukses.

Në stadium pati një surprizë të bukur ku mes shumë tifozësh ishte i pranishëm dhe djali i heroit, Afrim Bunjaku, efektivit të policisë së Kosovës që mbeti i vrarë nga një sulm terrorist në Veri më 24 shtator.

Së bashku me tifozët e tjerë, ai thërriste emrin e babait të tij, derisa vërehej në fytyra e tyre emocioni i madh dhe në të njëjtën kohë edhe pikëllimi.

Video Player

MaΙΙtezi la qeΙinë, reagon Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Apelit të GJKKO, që vendosi ndryshimin e masës së sigurisë për Jamarbër Malltezi.

Për Malltezin u vendos masa e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Berisha: Nuk ka asnjë risi në vendime që dëshmojnë kontrollin e sistemit të drejtësisë, shndërrimin e saj në degë ekzekutivi nga narko diktatura dhe Edi Rama.

Άrrestimi i Breçanit dhe shefit të krimeνe në komisariatin nr6, SΡAK: KontroΙΙ edhe në bαnesa, sekυestrohen para, aυtomjete dhe αrmë zjarri

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e zhvilluar një ditë më parë, ku u lëshuan 11 urdhër-arreste, nga të cilat 4 janë ekzekutuar.

Mes të arrestuarve është Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i policisë së Tiranës, i cili u vu në pranga në afërsi të stadiumit “Air Albania”.

Ndër të tjera në njoftimin e SPAK, thuhet se po ashtu është ushtruar kontroll edhe në banesat e tyre, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme.

“Më datën 20.11.2023 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, kanë ekzekutuar urdhrat për ekzekutimin e vendimit penal nr.124, datë 17.11.2023, për 4 shtetas, konkretisht për shtetasit E.B., B.M., D.Gj. dhe B.A.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme”, njofton SPAK.

Horoskopi për ditën e sόtme, e Martë 21 Nëntor 2023

Dashi

Në këtë ditë të martë jeta juaj e dashurisë do të fitojë vrull dhe do të ketë më shumë interesim nga ana juaj për të ruajtur harmoninë në çift. Beqarët do të kenë yjet në favorin e tyre dhe do të bëjnë përparim me njohjet e reja. Sot do të jetë e lehtë për të bërë progres, për të fituar dhe për të shënuar një ndryshim të madh në punë! Mundësi të reja vijnë së shpejti.

Demi

Do ta vini re që nga mëngjesi se kjo do të jetë një ditë jo e mirë, por nuk keni dëshirë as të mbylleni në shtëpi. Një fije nervoziteti do të përfshijë ata që janë në një lidhje. Beqarët do të kalojnë gjithë ditën mes angazhimeve, dhe do të jetë mirë të shmangin disponimet e këqija. Një Hënë e nervozuar rrezikon të të kthejë në rrugë të gabuara në punë, ku mbretërojnë komplikimet dhe intrigat. Qëndroni vigjilent.

Binjakët

Dashuria është protagonist i madh i ditës, i nxitur edhe nga Venusi gjëra të mira priten për të lindurit e kësaj shenje. Do përjetoni me partnerin/en momente të veçanta të intimitetit. Zemrat e vetmuara bëjnë mirë të marrin mirë veten nga zhgënjimet, pasi mundësitë e arta nuk do të mungojnë për ta! Qetësia dhe durimi sot ju ftojnë për të zgjidhur disa çështje të punës që nuk mund të presin më.

Gaforrja

Qëllimi i yjeve me partnerin/en, do të jetë një martesë e surprizave të mëdha dhe momenteve të dashurisë. Ju do të ndjeni harmoni në çift! Ardhja e flirteve të reja dhe aventura të mrekullueshme edhe për beqarët: ju do të dini se si t’i tërheqni të gjithë në anën tuaj! Priten ndryshime të favorshme në sferën profesionale. Aftësitë tuaja të jashtëzakonshme të bindjes do ju ndihmojë në biznesin tuaj.

Luani

Ditë e turbullt për shumë Luanë. Për disa prej jush do të ketë rrëshqitje të mëdha emocionale që do të çojnë në mbylljen e disa historive. Epo, nesër është një ditë tjetër! Nëse jeni të kujdesshëm për të mos marrë vendime të nxituara, ju mund të gjeni veten në tokë në një moment! Nëse jeni duke kaluar nëpër një fazë konfuze dhe të pafavorshme në punë, ndoshta është më mirë të mos merrni vendime të rëndësishme.

Virgjëresha

Hëna në Akrep ju fal buzëqeshje sot. Ju do të keni mundësi për të zgjidhur një çështje familjare që ju ka dhënë kohë të vështirë. Në frontin emocional, beqarët po përpiqen të mbajnë një stabilitet të caktuar dhe kjo ju siguron qetësi. Komunikimi, sot, është aleati yt i madh. Ju do të dini se si të zgjidhni mundësitë më të mira që do t’ju paraqiten.

Peshorja

Dita ideale për të marrë pjesë në jetën tuaj të dashurisë. Ata që janë në çift duhet të marrin parasysh gabimet e kaluara dhe të shmangin bërjen e të tjerave. Beqarët mund të planifikojnë një udhëtim jashtë qytetit, vetëm për të qenë me miqtë. Mërkuri ju ndihmon për të përfunduar një negociatë të favorshme, por gjithashtu për të vepruar mirë si një grup në punë.

Akrepi

Sot ju do të jeni të paparashikueshëm dhe befasoni partnerin/en tuaj me surpriza dhe dhurata. Çdo keqkuptim do të zhduket menjëherë dhe do të keni zgjidhjen e problemeve në dorë. Beqarët do të bëjnë mirë për të menaxhuar njohjet me më shumë qetësi, përndryshe nuk do të përfitoni ndonjë gjë. Mundësitë e mira për të fituar një bashkëpunim që ju intereson, edhe pse nuk është shumë e lehtë.

Shigjetari

Ditë e qetë dhe ndonjëherë pak e bezdisshme: kjo është mënyra e prezantimit të kësaj këtë të martë për ju të lindurit e Shigjetarit.  Mos vazhdoni t’i bëni gjërat me forcë si të doni ju! Beqarët do të gjejnë ekuilibrin dhe qetësinë e brendshme dhe do të jenë mirë. Do të ketë pak sfida me të cilat ballafaqoheni sot në punë, prandaj është më mirë të përkushtoheni për konsolidimin e pozitës suaj.

Bricjapi

Yjet ju kanë servirur një ditë të mbushur me buzëqeshje dhe madje edhe të mbushur me pasion. Ju do të bëni gjithçka që ndjeni për partnerin/en për të cilin më në fund do të gjeni kohën e duhur për t’ja kushtuar. Beqarët do të duhet të kujdesen për disa çështje që në ditët e fundit kanë mbetur jashtë për shkak të angazhimeve të tjera. Kjo e martë është gjithashtu e favorshme për sektorin profesional, risi dhe mundësi të reja.

Ujori

Jeta personale sillet rreth gjysmës tuaj dhe ju jeni të vetëdijshëm për të. Jini të durueshëm nëse partneri/ja aktualisht ka shumë për të bërë, angazhimet nuk i japin kohë dhe afat. Ata që janë vetëm në këtë periudhë po kalojnë një moment të rëndësishëm që e bën kokën tuaj të rrotullohet pak. Përveç Jupiterit, sot edhe Hëna përpiqet të vendosë shkopinj në mes të rrotave tuaja në punë.

Peshqit

Këtë ditë pritet që ju të plotësoni të gjitha pritjet tuaja, duke filluar që nga ndjenjat. Në dashuri do të tejkaloni veten dhe do t’i pohoni partnerin/es tuaj çdo gjë që ndjeni. Beqarët do të duhet të kujdesen për disa miqësi, nëse ata nuk duan të rrezikojnë t’i humbasin ato. Në punën që mund të keni njohuri të shkëlqyera: ambicia jote do të jetë me të vërtetë e madhe dhe rezultatet nuk do të mungojnë.

ΡërρΙasjet Shqipëri-Greqi për çështjen BeΙeri, Rama: Jo serioze nëse Athina do të na bΙΙokonte integrimin

Në një intervistë të fundit për televizionin francez “France 24”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pyetur edhe për çështjen e integrimit në BE dhe bllokimin që po bën Greqia të letrës së 27 vendeve anëtare për hapjen e kapitujve për shkak të çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Rama u shpreh se nuk beson se bllokimi do të qëndrojë, pasi sipas tij, atëherë nuk do të ishte aspak serioze.

Kryeministri Edi Rama: Unë nuk dua t’i futem kësaj polemike. Sinqerisht nuk besoj se ky bllokim do të qëndrojë, sepse nuk do të ishte serioze. Nga ana tjetër, është vetëm çështje e drejtësisë. Nëse shikoni raportin e progresit, Shqipëria vlerësohet vërtet mirë për çështjet e reformës në drejtësi. Unë jam shumë i kënaqur sepse Shqipëria është vendi më i përparuar në të gjithë Ballkanin për këto çështje.

-Megjithatë në vendin tuaj ndodhet edhe minoriteti grek, afërsisht 1% të popullsisë. A shpresoni të pajtoheni me Greqinë?

Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, me Athinën kemi marrëdhënie strategjike dhe nga ana tjetër, kur flisni për minoritet grek, dua të saktësoj sikurse e thatë, kandidati ishte shqiptar me origjinë greke, edhe kundërshtari i tij në zgjedhje ishte po ashtu shqiptar me origjinë greke. Atëherë s’mund të jetë një çështje minoriteti grek kjo!

Fredi Beleri ndodhet në arrest me burg për akuzat e blerjes së votave në zgjedhjet e fundit lokale në Himarë. Ai e konsideron veten pjesë të minoritetit grek në Shqipëri.

“Grekët na νodhën historinë”, akademiku: Ρirroja i Epirit, Akili dhe Aleksαndri i Madh janë paraardhës të shqiρtarëve

Akademiku Apollon Baçe hedh poshtë versionin zyrtar që Pirro, Akili dhe Aleksandri i Madh janë me origjinë greke dhe maqedonase.

Sipas tij, Greqia ka vjedhur dhe manipuluar historinë. Këtë deklaratë Baçe e bëri në emisionin “Hard Talk” nga Roland Qafoku.

-Aleksandri ishte maqedonas profesor?

Nuk ka maqedonas. E ëma e Filipit është nga Lynkesët, i ati i Filipit Herodoti tregon një histori ku thotë se ishin tre vëllezër që shkojnë të punojnë në Tebë të Greqisë dhe pastaj prishen me të zotin ngaqë nuk po iu jepte lekët dhe iu thotë merrni rrezen e diellit. Ky e merr rrezen e diellit dhe ky e kupton që këta e grabitën, ikin i gjëmojnë mbrapa dhe përfundojnë në Iliri. Jetojnë aty disa vjet pastaj që andej shkojnë në Maqedoni.

-Përderisa Pirro thoshte jam pasardhës i Akilit, Skënderbeu thoshte jam pasardhës i Pirros, tani Akili ishte yni apo i grekëve?

Momsini na thotë këto fjalë: Epiriotët trima shqiptarë të antikitetit mbështetën me besnikëri tradicionale dhe entuziazëm rinor djaloshin e guximshëm Pirro, “Shqiponja” siç e quanin ata.

Po qe se lexohet me kujdes Iliada, ajo fillon me vajtimin që i thuhet Athinasë “Ai që na shkatërroi heronjtë tanë, ai që i bëri ushqim për qentë dhe zogjtë e egërr, ai që na prishi rininë dhe ushtrinë tonë, Akili.”

Akili që ka hyrë në luftën e Trojës, ke një autor tjetër tregon këtë që, nuk ka mundësi ta marrim këtë nëse nuk marrim mjeshtrin e zaptimit të qyteteve që është Akili. Akili vjen si mercenar.

-Nga erdhi?

Akili është nga zona e Dodonës, andej vjen ai. Dodona i përkiste fisit të Molosëve.

-Domethënë nuk ishte grek?

Absolutisht nuk ishte grek. Kur Akili i lutet Zeusit i thotë: “Ashtu siç mç ke ndihmuar atëherë, ma sill Patroklin gjallë nga lufta.” Ashtu siç me ke ndihmuar atëherë, pra kur shpartalloi Akejtë, akejtë ishin grekë në atë kohë. Atëherë ky njeri që ka shpartalluar ushtrinë e akejve, atëherë si mund të jetë grek ky njeri që i ka shpartalluar ushtrinë e grekëve? Tjetër është edhe lista e qyteteve që ky ka shpartalluar.

-Sa qytete janë?

-26, dhe nga këta 26, 25 janë grekë.