Dardha “zgjohet” e zbαrdhur nga dëbora, temρeraturat e ulëta ρërfshijnë vendin (FOTO LAJM)

Pika turistike e Dardhës është zgjuar mëngjesin e sotëm e zbardhur nga bora. Sikurse shihet edhe nga pamjet sasia e rënë e borës është e konsiderueshme.

Prej mëngjesit ka nisur puna për pastrimin e rrugëve dhe nuk raportohen probleme.

Në qarkun e Korçës temperaturat miminale shënojnë 2 gradë celsius, ndërsa ato maksimale 11 gradë.

Po kthehej nga Vlora, si hυmbi jetën inxhinieri në αksidentin e sotëm në Fier (Emri)

Një 26-vjeçar nga Fier -Shegani i Lushnjes ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor.

Viktima Eri Naska, punonte si inxhinier mekanik në pikën e kontrollit të automjeteve në Fier.

Të afermit e tij pohojnë për ‘Faxnews’, se viktima po kthehej nga Vlora në orët e para të mëngjesit të sotem, në kilometrin e tretë ne aksin rrugor Fier-Lushnjë, teksa duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Shtυnë 18 Nëntor 2023

Dashi

Në këtë periudhë ju jeni ndjerë më shumë seç duhet nervoz, por është koha që gjithçka t’i kthehet normalitetit. Ju i keni të qarta çështjet e zemrës suaj dhe jeni gati të angazhoni veten seriozisht në marrëdhënien në çift. Për beqarët do të jetë një ditë fantastike dhe mbrëmja premton takime interesante! Në punë duhet të bëni propozime të reja, është koha e duhur.

Demi

Mos jini pa ndjenja në dashuri, përndryshe rrezikoni të humbni interesin e partnerit/es. Kur jeni të zemëruar jeni të padurueshëm! Një fundjavë e mirë në dashuri është parashikuar për ata që janë vetëm, për të ndjekur më mirë polemikat dhe për të jetuar në mënyrë paqësore një flirt. Ju do të dëshironi të ndryshoni dhe bëni gjëra të reja në punë.

Binjakët

Sot hapet drita jeshile për ndjenjat dhe marrëdhëniet e reja, jini më të prirur ndaj dashurisë dhe personit që keni në krah. Një ditë e ngjeshur parashikohet në horizont! Takime vërtet interesante dhe intriguese po vijnë edhe për zemrat e vetmuara që duan të bien në dashuri. Puna juaj po zgjohet, është koha për të kapërcyer paralajmërimet. Së shpejti do të vijnë projekte dhe bashkëpunime të reja.

Gaforrja

Ditë diskrete për të lindurit në shenjën e Gaforres, do ndjehen disi nervoz përsa i përket jetës në çifti. Për fat të mirë dashuria rezervon marrëdhënie të brishta! Beqarët duhet të jenë më të sigurt dhe më pak të dyshimtë. Kjo vjen si pasojë e fajit të zhgënjimeve të kaluara. Largohuni nga disponimi i shqetësimeve, merrni më të mirën nga sfera profesionale që ju ofron në këtë moment.

Luani

Sot do të jeni shumë më të qetë dhe madje edhe nëse një person nga e kaluara e minon paqen në mendjen tuaj. Dashuri të reja në horizont për beqarët Luan të cilët kanë kohë që presin të takojnë shpirtin e tyre binjak. Planifikoni nismat tuaja për të sjellë në realizim disa projekte në punë. Duhet të punosh shumë, por edhe mund ta bësh.

Virgjëresha

Edhe nëse dita e sotme do të shoqërohet nga nervozizmi, përpiquni t’i lini tensionet të lëkunden dhe të shikoni përpara me interes për të ardhmen sentimentale. Beqarët mund të bëjnë takime shumë të këndshme dhe të jetojnë emocione të forta. Kush dëshiron të kthehet në qendër të vëmendjes në ambientin e punës do të jetë i suksesshëm, ju do të tregoni aftësitë tuaja të ndërveprimit dhe diplomacisë.

Peshorja

Në tërësi, ditë e mirë për Peshoret, edhe nëse herët në mëngjes do të keni diskutime. Nëse keni pasur një zënkë me partnerin/en tuaj, ju do të bëni paqe para mbrëmjes! Ditë interesante edhe për ata që janë vetëm të cilët do të kenë mundësi për miqësi të reja. Periudhë revolucionare në lidhje me biznesin ose profesionin tuaj. Jini të durueshëm në punë.

Akrepi

Gjendja e vakët shpirtërore sot do t’ju çojë në debate të vogla me partnerin/en. Provokimet e jashtme do t’ju hedhin në konfuzion, por nëse jeni të fortë do të rezistoni. Fundjavë fantastike për ata që janë vetëm, ju do të jepni më të mirën e vetes në marrëdhëniet shoqërore. Keni nevojë për stimuj të rinj në punë, por për momentin keni probleme urgjente për të zgjidhur.

Shigjetari

E shtuna do të jetë pak konfuze për Shigjetarët, do të jeni të kujdesshëm dhe do të keni pak dëshirë për të dalë. Me këtë situatë duket se nuk do të bjerë dakord partneri/ja dhe kjo do sjellë një qëndrim jo shumë të mirë ndaj jush. Horoskopi fton beqarët të heqin dorë nga bërja e planeve afatgjata. Do të keni sukseset që meritoni në punë dhe do të korrni frytet e asaj që po mbillni.

Bricjapi

Në jetën e një çifti mund të ketë probleme në familje ose keqkuptime me partnerin/en për arsye të kota. Marrëdhëniet e reja do jenë mjaft romantike. Nëse jeni vetëm mund të jetoni përvoja të reja me dikë që ju ka joshur. Përsa i përket punës ju keni projekte të reja në mendje që mund të zhvilloni shumë shpejt. Për momentin gjithçka vazhdon sipas planit.

Ujori

Ditë fantastike për Ujorët, ndjenjat do të jenë në krye dhe do të jetoni momente të bukura me partnerin/en. Programe shumë interesante për të ardhmen! E shtuna edhe për beqarët do të jetë e mirë, shumë do të jenë në gjendje të bëjnë takime të veçanta, të cilat do të prekin zemrën e tyre! Rimëkëmbja e vetëbesimit ju çon përsëri të besoni në aftësitë tuaja. Gjithçka do të jetë shumë më mirë në punë!

Peshqit

Peshqit sot do të duhet të qëndrojnë larg komplikimeve. Do të jetë një e shtunë nën presion, ju duhet të zgjidhni problemet tuaja emocionale për të rikthyer buzëqeshjen. Do të ketë lajme të mira për beqarët, tensioni do të bjerë dhe ju do të hapni zemrën tuaj tek dashuritë e reja. Ju keni të gjitha kredencialet e nevojshme, prandaj tregoni aftësitë tuaja në punë.

E rëndë: PërρΙasen dγ trena në Serbi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Serbi, ku dy trena, njëri pasagjerësh dhe tjetri mallrash janë përplasur. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 20 pasagjerë.

Ngjarja ndodhi në Ratkovë, afër zonës së Oxhacit. Mediat serbe raportojnë se të lënduarit janë duke u transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Sakaq në këtë aks rrugor është ndërprerë qarkullimi i trenave ndërsa qytetarët e pa lënduar do të vazhdojnë udhëtimin e tyre me autobus.

Ndërkohë autoritetet serbe kanë nisur një hetim zbardhjen e rrethanave.

“Shqiρonjat” në “EURO 2024”, ja kur do të hidhet shorti për fazën finαle të Kamρionatit Europian

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur të kualifikohet për herë të dytë në histori në Kampionatin Europian.

Kuqezinjtë e drejtuar nga braziliani i magjishësm Sylvinho presin tashmë të mësojnë se cilët do të jenë kundërshtarët e tyre në këtë turne fantastik.

Shorti i EURO 2024 do të hidhet në datën 2 dhjetor.

UEFA do të organizojë ceremoninë në këtë datë, në orën 18:00, në Hamburg, ku do të mësohet rrugëtimi i secilës skuadrës që është kualifikuar në këtë turne, por edhe atyre që nuk kanë siguruar ende pjesëmarrjen pasi në mars luajnë në play-off.

Shorti do të hidhet me 3 vende të lëna bosh për skuadrat e play-off, të cilat do t’i bashkohen turneut zyrtarisht vetëm pasi të kenë luajtur ndeshjet në mars.

E vetmja skuadër që ka grupin e caktuar është Gjermania, e cila pa short do të shkojë në grupin A në pozicionin e parë. /abcnews.al

Shqiρëria feston kυαlifikimin në EURO 2024, vjen reαgimi i parë i Armando Brojës (Foto)

Armando Broja ka reaguar pas kualifikimit të Shqipërisë më Euro 2024.

Ai ka shpërndarë në faqen e tij në Instagram posterin e publikuar nga FSHF menjëherë pas ndeshjes për kualifikim në Europian të Kombëtares kuqezi.

Kur trajneri i Kombëtares, Silvinjo publikoi listën e futbollistëve të thirrur për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2024 në javë më parë ajo që ra në sy ishte mungesa e Armando Brojës, bomberit shqiptar që luan te Çelsi.

Shkak i mungesës së tij në Kombëtare dyshohet që të jenë mosmarrëveshjet mes tij dhe trajnerit Silvinjo.

Broja u zëvendësua nga sulmuesi që luan në Suedi Arbnor Muçolli.

Mediαt ndërkombëtare bëjnë jehonë kυαlifikimit të Shqiρërisë në EURO 2024

Shqipëria është realiteti i ri i futbollit europian.

Menjëherë pas kualifikimit në Euro 2024, pas atij barazimi 1-1 në Moldavi, mediat ndërkombëtare i kanë jehonë kësaj arritje.

“Shqipëria në Kampionatin Evropian, pas 8 vitesh . Në Moldavi vjen pika e nevojshme” – Shkruan Tuttomercatoweb.

“Shqipëria kualifikohet në Euro 2024 me barazimin në Moldavi” – Është titulli i Reuters.

“Shqipëria kualifikohet në Euro 2024 në grupin e Çekisë dhe Polonisë, pas barazimit me Moldavinë” – Shkruan Washington Post.

Nuk u grυmbullua nga Sylvinho, Armando Broja nuk i “brαktis” djemtë kuqezi

Kombëtarja shqiptare e mbylli në barazim ndeshjen përballë Moldavisë në transfertë.

Golin për kuqezinjtë e shënoi Sokol Cikalleshi në minutën e 25’ me anë të një 11-metërshi.

Në krahun tjetër, Armando Broja nuk i “braktis” djemt e Kombëtares, teksa iu uron fat me anë të një InstaStory.

Në Instagram, sulmuesi i Chelseat që nuk u grumbullua nga Sylvinho, shkruan “Paçi fat djem” duke e shoqëruar edhe me formacionin titullar të Kombëtares për këtë sfidë.

Kυαlifikimi në Europian, UEFA “dυαrtroket” Shqiρërinë

Shqipëria ka nisur festën pas kualifikimit në Euro 2024. Vetë faqja e UEFA-s ka përgëzuar këtë arritje të kuqezinjve, me një postim në rrjetet sociale.


“1-1 kundër Moldavisë. Shqipëria siguron biletën për në “EURO 2024. Vlerësimë dhe urime”, shkruan UEFA në Facebook.

Deri më tani kemi grumbulluar 14 pikë dhe me një fitore eventuale ndaj Ishujve Faroe, mbyllim kualifikueset me 17 pikë.

Whatsapp Image 2023 11 17 At 8.04.09 Pm 1 640x1068

Si dy ρika uji, Grida Dυma shfaqet për herë të parë në ρublik me nënën e saj (FOTO)

Edhe pse ndër figurat më të përfolura të politkës dhe së fundmi edhe të ekranit, Grida Duma prezanton rrallë herë pjestarët e saj të familjes.

Por ajo ka “thyer rregullat” dhe së fundmi është shfaqur me nënën e saj, teksa kanë marrë pjesë në një shfaqje operistike.

Nga pamjet që ka shpërndarë vetë Grida, shihet ngjashmëria e saj me nënën, si në finesë, elegancë dhe në stil.