Zγrtari i lartë europian jep Ιαjmin e mirë: Ja kur do të haρen negociatat për αnëtarësimin e Shqipërisë në BE

Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka pritur sot në një takim ministrin e Jashtëm Igli Hasani.

Në një reagim në rrjetet sociale, Varhelyi shprehet besimplotë se në fund të këtij viti, do të hapen negociatat e anëtarësimit për Klasterin e Parë, për Shqipërinë.

“Shqipëria, si një vend negociues, ka vazhduar të bëjë progres në reformat në lidhje me BE-në.

Takova ministrin Igli Hasani në margjinat e takimit të Ministrave të BE dhe Ballkanit Perëndimor për të diskutuar hapat e ardhshëm.

Synimi ynë është që deri në fund të këtij viti të hapim negociatat e anëtarësimit për Klasterin e Parë”, shprehet Varhelyi.

Vαthët e t rαdhtυαn/ Këshilltarja e shkollës ρërdh*non disa herë nxënësin 14-νjeçar

Djali pretendoi se pas kësaj, gruaja e thërriste rregullisht në zyrën e saj herë pas here duke thënë se ai mungonte në klasë. Djali pretendoi se ai dhe Schutte ishin përfshirë në aktivitet seksual.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në SHBA.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se këshilltarja e një shkolle, ka abuzuar seksualisht me një nxënës të mitur.

Sipas informacioneve dyshja dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale në shtratin e viktimës dhe madje edhe në një makinë jashtë një supermarketi.

Kelly Ann Schutte, 35 vjeç, nga Pensilvania u arrestua të enjten 9 nëntor, e akuzuar për tre akuza për sulm seksual. Sipas të dhënave të gjykatës së Montgomery County, këto përfshijnë: marrëdhënie ose kontakt seksual me një student; tre akuza për sulm të pahijshëm ndaj një personi më të vogël se 16 vjeç; dhe një akuzë për korrupsion të të miturve. Schutte dyshohet se filloi të frekuentonte djalin 14-vjeçar në vitin 2022 dhe u angazhua në një marrëdhënie seksuale me të verën e kaluar, duke u afruar gjatë një ekskursioni në shkollë, thuhet në Daily Mail.

Policia u informua për herë të parë për lidhjen e supozuar të djalit me Schutte më 17 korrik, kur ai telefonoi prindërit e tij duke kërkuar që ta merrnin duke u thënë atyre se ishte duke e puthur Schutte në shtëpinë e saj. Nëna e tij telefonoi policinë dhe tha se djali i saj ishte në një marrëdhënie seksuale me 35-vjeçaren.

Prindërit e djalit e gjetën atë të fshehur pas një makine, përpara se ai të pretendonte se familja e Schutte i pa së bashku dhe ta urdhëronte djalin të largohej nga shtëpia e tyre. Dy ditë më vonë, djali u tha hetuesve se kontakti i tij me Schutte filloi në vjeshtën e vitit 2022, kur ai u ul pranë mësuesit në një autobus gjatë një udhëtimi shkollor.

Djali pretendoi se pas kësaj, gruaja e thërriste rregullisht në zyrën e saj herë pas here duke thënë se ai mungonte në klasë. Djali pretendoi se ai dhe Schutte ishin përfshirë në aktivitet seksual.

Thuhet se një akt seksual ishte brenda makinës së mësueses së shkollës, pranë shtëpisë së saj, dhe një herë tjetër kur familja e djalit ishte larg, ishte në shtëpinë e tij.

Hetuesit pretendojnë se Schutte dhe i mituri fillimisht përdorën aplikacionin e mesazheve të distriktit shkollor Canvas për të komunikuar përpara se të transferoheshin në Snapchat gjatë pushimeve të shkollës.

Hetuesit thanë se pamjet e vëzhgimit vërtetuan historinë e djalit, duke përfshirë se Schute la një nga vathët e saj në shtëpinë e djalit sipas dokumenteve të gjykatës.

Taγna gόditet me teΙefon në mes të koncertit (Video)

Duket se goditja e artistëve ndërkohë që performojnë në skenë tashmë është bërë e modës dhe një tjetër këngëtare shqiptare ka rënë pre e këtij veprimi në një prej koncerteve të fundit të saj.

Në një video që është bërë menjëherë virale në internet, Tayna shihet teksa performon në skenë dhe në momentin që po këndon, një anëtar i publikut e ka goditur artisten me telefon.

Për fat të mirë, Tayna i ka shpëtuar këtij incidenti pasi telefoni thjesht e ka prekur tek pjesa e këmbëve, duke mos e dëmtuar.

Reperja ka vijuar performancën e saj, duke e injoruar totalisht veprimin që një ndër personat e pranishëm në koncert ka bërë.

Tayna nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet sociale në lidhje me këtë incident që i ka ndodhur së fundmi. Artistja ka qënë në një koncert në Nju Jork, e cila ka perfomuar në skenë së bashku me Ledri Vulën.

Video Player

Çfαrë ndodhi? Luiz Ejlli ndαΙohet nga policët në aeroρortin e Frankfurtit (VIDEO)

Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se është nisur drejt Zyrihut.

Luizi ka ndarë me ndjekësit e tij një video në “Instastory”, ku tregon se si policët në aeroportin e Frankfurtit, Gjermani, e kanë mbajtur 1 orë në pyetje, pasi ai u kishte thënë se ‘po shkonte në Zyrih për të parë një film’.

“E di kush ishte pjesa më e bukur? Nuk më kishte ndodhur ndonjëherë. Na pyetën këta policët ‘ku po shkoni?’, se jemi në Frankfurt këtu. ‘Në Zyrih i thamë’.

‘Për ça po shkoni?’, tha. ‘Me pa film’, i thashë. ‘Si me pa film?’, tha. ‘Po. Duam me shkuar deri në Zyrih me pa film’, i thashë. E kujtuan se jemi duke u tallë dhe na mbajtën 1 orë aty në pyetje. Për atë Zot. Ishin dobët me humorin këta policët gjermanë, tregon Luiz Ejlli.

Video Player

7 misteret që kαnë ndodhur në Shqipëri nga Diskύ flυturues në Roskovec deri te Peshkαqenët νizitorë

Gazetat e kohës kanë dokumentuar çdo ngjarje të çuditshme që ka ndodhur në trojet shqiptare dhe sipas Syri.net këto ngjarje nuk janë të pakta.

Në listën më poshtë ju njohim më ngjarjet e çuditshme të ndodhura në trojet shqiptare.

Cërriku, 2 orë nën vëzhgimin e një disku në 1993-shin

Banorë të qytetit të Cërrikut panë për rreth dy orë një objekt fluturues të rrallë, të cilin e identifikuan si UFO. Për 2 orë me radhë qyteti u përfshi nga paniku dhe kurioziteti. Një gazetë e kohës lajmëron se policisë asaj nate iu desh të qetësonte qytetarët, të cilët ishin habitur pas pamjes së objektit, që, sipas dëshmive ishte ndriçues dhe fluturonte.

Gazeta raporton se objekti qëndroi në qiell nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 22:00 dhe u largua vetëm pasi ishte parë nga dhjetëra dëshmitarë. Gazetat në atë kohë përmend një objekt të ngjashëm të parë në afërsi të kësaj zone në vitin 1963, por që atëherë debati ishte mbyllur me pohimin e përfaqësuesve të sistemit se bëhej fjalë për një avion të ri të hedhur në ajër nga Shqipëria.

Disku fluturues në Roskovec

Ka qenë viti 2006, kur banorët betoheshin se UFO-t kishin vizituar qytetin e tyre. Fillimisht u pa si një hipotezë, por pas shenjave që kishte lënë disku fluturues, të gjithë filluan të bëheshin kureshtarë. Jo më larg se 10 km larg Fierit, drejt rrugës nacionale për në Berat, diku në mes të dy qyteteve shtrihet qyteti i Roskovecit.

Qyteza, që në etimologjinë shqipe, sipas kuptimit të vjetër të emrit të saj, ndahet në rosë, kovë dhe ec. UFO-t kishin vizituar qytezën e vogël të tyre. Vetëm një çast ka mbërritur disku fluturues dhe, sipas banorëve, vendi përreth u zhyt në errësirë dhe ciklon. “Qielli u errësua, pemët janë lëkundur, doli një tym i zi dhe pashë se drejt meje po vinte një gjë e çuditshme me dy sfera dhe konike në majë. Ishte në ngjyrë të bardh? në gri”, – përmendnin dëshmitarët në atë kohë. Ka dëshmitarë, ka njerëz që betohen se është e vërtetë, ka kureshtarë që shkojnë në vendin e ngjarjes. Tashmë atje nuk shikohet asgjë. Qyteza ka tërhequr mjaft vizitorë nga Tirana, Fieri, Berati, madje edhe të huaj nga Holanda. Por, deri tani asnjë shkencëtar nuk ka shkuar që të vërtetojë nëse është e vërtetë apo jo ngjarja e rrallë.

Sfera që ra nga qielli në Rrëshen – Kalimash

Një vit më parë të gjithë punëtorët e Rrugës së Kombit u habitën kur papritur gjetën një sferë të çuditshme të një madhësie mesatare. Sfera kishte një ngjashmëri me të gjitha sferat e gjetura që nga Brazili dhe deri në Bosnjë. Ajo peshon tre tonë, por ende nuk dihet përbërja e saktë dhe mënyra se si ka arritur në një formë të tillë. Hipotezat janë të shumta duke filluar se ajo ka përbërje llavosfere e deri në mitologjinë e lashtë. Punëtorët, që ndërtonin Rrugën e Kombit e kanë gjetur sferën një vit më parë, por vetëm tani u bë i mundur transporti i saj në Tiranë. Në të njëjtin vend u gjetën edhe disa mbetje të tjera sferike, por që nuk e kishin ruajtur formën e tyre.

Peshku 120 kg i kapur në Ksamil

Ksamili me bukurinë e tij ka tërhequr dhe një ndër peshqit më të mëdhenj në botë. Duket si “tabu” për Ksamilin, qytezën buzë detit Mesdhe, që të afrohen peshq me përmasat e një balene. Por, ja që kjo tabu u thye nga dy peshkatarë të thjeshtë, të cilëve u ra në rrjeta një peshk 8 metra i gjatë e me peshë 120 kg.

Peshku është i llojit “pastanak”, i cili në raste të tjera ka pasur peshën maksimale deri në 50 kg. Peshkatarët që e zunë peshkun gjigant, tregonin atëherë se kanë vuajtur shumë për ta hedhur atë në varkë, ndërsa rrjetat janë dëmtuar prej peshës së madhe

Fantazmat në një familje në Kukës

Para 8 vitesh një burrë telefonoi policinë e rrethit se po shikonte disa gjëra të çuditshme jashtë shtëpisë së tij. Sipas vetë personit, në atë kohë jashtë kishte disa fantazma, të cilat po vinin rreth e rrotull.

Në atë kohë policia e mori si një tallje, por një grup policësh u nisën për në fshatin nga erdhi telefonata. Kur shkuan në shtëpinë e tij jashtë oborrit u panë të gjitha objektet të rrëzuara, ndërsa burri që telefonoi së bashku me familjen u gjenden në një gjendje shoku dhe nuk flisnin fare. Po kështu ngjarja që ata treguan më mbrapa, ishte shumë e çuditshme dhe ata edhe sot tregojnë se ato fantazma ishin të vërteta dhe nuk gënjejnë.

Elbasani, vendi i çudirave të mëdha, qengji me 6 dhe zogu me 4 këmbë

Një qengj i pazakonshëm ka lindur në qytetin e Elbasanit. Qengji me gjymtyrë dhe organe të dubluara, ka lindur në një fshat të Sulovës në rrethin e Elbasanit. Delja që ka lindur këtë qengj, ka lindur edhe një qengj tjetër të seksit femër, e cila është me gjymtyrë të rregullta.

Ndërsa binjaku mashkull ka lindur me gjashtë këmbë, dy prej të cilave të ngjitura, ndërsa organet e tjera të dyzuara. Familjarët që kanë në pronësi qengjin janë shprehur se kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë në zonën e tyre, por kjo gjë, sipas tyre, vinte nga rendimenti e pjellshmërisë së deles, e cila pjell binjakë, dhe sasisë së qumështit që prodhon. Ndërkohë, po në Elbasan ka lindur dhe shpendi i çuditshëm, në 2010 dhe sipas pronarit të tij ka shkaktuar habinë e të gjithëve. Nga katër këmbë, zogut i funksionojnë vetëm dy këmbët e parme, ndërsa dy të tjerat, të cilat janë të tepërta në trupin e tij, nuk janë funksionale. Ky rast është i pari i këtij lloji në Elbasan, ndërsa vetë banorët nuk e kanë shpjeguar kurrë këtë fenomen.

Peshkaqenët vizitorë që s’kanë arritur të hanë asnjë njeri

Shqipëria 2 herë gjatë historisë është vizituar nga 2 vizitorë të veçantë, që ishin peshkaqenët. Në Himarë dhe në Durrës kanë ardhur 2 herë peshkaqenë, të cilët ishin të gatshëm të sulmonin njerëzit në çdo kohë.

Por në të dyja rastet nuk kanë arritur të bëjnë ndonjë sulm ndaj njerëzve. Në rastin e Durrësit peshkaqeni u kap nga një peshkarexhë shumë e madhe, ndërsanë rastin e Himarës thuhet se është vrarë nga peshkatarët, por hipoteza që besohet më shumë, është që të jenë larguar vetë.

“Ρërshëndetjet” e shqiρtarëve në SeΙanikun e shekυllit XVIII

Nga: Mark Mazower (Kapitulli “Shqiptarët” nga libri “Selaniku, qyteti i fantazmave: Të krishterët, myslimanët dhe hebrenjtë, 1430-1950”)

Ndërkohë, çrrënjosja e dhunës së jeniçerëve ishte shpesh më e vështirë sesa shërimi i një sëmundjeje. Shumë pashallarë, të paaftë për t’u mbështetur te trupat, që supozohej se ishin nën komandën e tyre, mbanin shpura të armatosura personale. Ata rekrutonin të rinj, kryesisht shqiptarë nga fshatrat e varfra malore, të cilët sollën me veto një qëndrim të dukshëm agresiv ndaj jetës. Një shekull më parë, një udhëtar osman, i kishte paralajmëruar të tjerët për mënyrën se si shqiptarët i përshëndesnin. Lista e tij përfshinte shprehjet e mëposhtme të përdorshme: “Ha mut!”, “Të qifsha nënën!”, “Të qifsha gruan!” dhe “Të pjerdhsha në vesh!”.

Selaniku shtrihej ndërmjet tokave jugore të Shqipërisë e Stambollit dhe në mesin e shekullit XVIII, disa mijëra shqiptarë punonin atje në hamame, si shitës boze, armëpunues, gurgdhendës apo roja. Disa të tjerë bënin punë sezonale si barinj ose tregtarë bagëtish. Pjesa më e madhe e personelit zyrtar mbështetej te ata që ofronin forcën, e cila u mundësonte pronarëve të tokave (ajanëve) në rajonet në veri të qytetit të fitonin gjithmonë e më shumë pushtet për vete. Për shembull një pronar i frikshëm i Doiranit, i cili kishte nën kontroll pjesën me të madhe të pashallarëve të Selanikut, arriti të nxirrte në fushë tre mijë shqiptarë kundër armiqve të tij – trupave yürük, që Porta e Lartë i kishte urdhëruar kundër tij. Në të vërtetë, shumë prej bejlerëve kryesorë në zonat e thella maqedonase ishin me origjinë shqiptarë.

Autoritetet osmane, që nuk kishin mendim të mirë për shtegtarët kishin shumë dyshime për shqiptarët (pavarësisht nga fakti se shumë prej zyrtarëve më të lartë ishin vetë me origjinë shqiptare). Në mënyrë të veçantë, në një Perandori që njihte vetëm dallimet e fesë, ata u dalluan nga emri, arnaut, dhe në vitin 1730 perandori urdhëroi që të gjithë shqiptarët myslimanë dhe të krishterë, të dëboheshin nga Stambolli.

Masa të tilla e intensifikuan problemin në provinca, duke rritur numrin e banditëve e të krimeve, ndaj dhe vëmendja e qeverisë u drejtua gradualisht drejt tyre. Pas luftës së gjatë me Rusinë, në mes të shekullit, pasi i shërbyen sulltanit në Peloponez, trupat shqiptare vazhduan plaçkitjen e tokave greke, derisa sulltan Abdylhamiti I, i mbështetur nga admirali i tij reformist, Gazi Hasan Pasha, vendosi të ndërmerrte veprime kundër tyre.

Gjatë asaj kohe për konsullin francez në Selanik, ata ishin më shumë sesa thjesht një faktor ngacmues. Në të vërtetë, rreziku për vetë Perandorinë nuk mund të ishte më i madh se kaq. Ai i shkroi Parisit:

Të gjithë burrat me gjykim të shëndoshë shpresojnë që Kapedan Pasha të ndjekë shembullin e Topal Osman Pashës, i cili e mbuloi Shqipërinë me lumenj gjaku duke zbatuar urdhrat e sulltan Mahmutit në vitin 1731. Nëse kjo nuk ndodh, duhet të frikësohemi se ky komb, i cili është i madh dhe njëkohësisht shumë i varfër, do të shpërdorojë zakonin e tij të mbajtjes së armëve dhe do të bëhet i fuqishëm e i rrezikshëm për këtë Perandori. Të gjitha qytetet e hapura të Rumelisë janë të ekspozuara ndaj shkatërrimeve të tij, që mund ta çojnë atë te portat e Kostandinopojës, nëse ndonjë ambicioz do të dijë si të përfitojë nga numri, kurajoja dhe disiplina e natyrshme e këtij kombi.

Si rrjedhim, ne vitin 1779, admirali osman drejtoi një grup prej më shumë se tridhjetë mijë burrash kundër tyre. Rrugës për në Peloponez, në një operacion mbresëlënës, për sa i përket shpejtësisë dhe vendosmërisë brutale, ai vetë u preu kokën dy pronarëve shumë të mëdhenj tokash dhe vrau rivalët e tyre kryesorë. Në Kostandinopojë u dërguan 34 koka të prera dhe tokat e tyre iu shpërndanë pjesëtarëve të familjes Evrenos si dhe familjeve të tjera të rëndësishme. Hasan Pasha u dha dritën jeshile turqve dhe grekëve, që të ndërmerrnin çfarëdolloj veprimi që dëshironin kundër shqiptarëve që do t’i hasnin: vrasja e tyre nuk ishte krim. Në vazhdim të marshimit të tij, ai ekzekutoi çdo shqiptar që takoi, u vuri zjarrin manastireve ku fshiheshin ata dhe ofroi pesë zekinë për çdo kokë shqiptari që i dërgonin. Në Selanik, brenda pesë ditësh, guvernatori dëboi më shumë se katër mijë shqiptarë (në përkthimin shqip me gjasë gabimisht thuhet: 400 mijë), duke përfshirë disa qindra prej tyre, të cilët bënin pjesë në shpurën e tij, dhe lejoi të qëndronin vetëm disa banorë që ishin ngulur aty kohë më parë.

Megjithatë, kjo ishte një zgjidhje e përkohshme dhe nuk pati ndonjë rezultat që shqiptarët të pajtoheshin me sundimin osman. Shumica e tyre ishin myslimanë, por feja e tyre e përbashkët nuk mund të mposhtte përbuzjen që ata ndienin tashmë për turqit. «Shqiptarët nuk e njohin më autoritetin e Lartmadhërisë së Tij», – shkroi një vëzhgues disa vite më vonë – «dhe as atë të pashës së Selanikut, të cilin e konsiderojnë një armik të urryer». Në vitin 1793, pashai i Shkodrës mundi një ushtri osmane, kapi disa zyrtarë të lartë dhe i ktheu sërish pas me mjekra të rruara në shenjë përbuzjeje për sulltanin. Në Selanik, ata po shkaktonin sërish probleme. Kur pashai u përpoq të arrestonte një ngatërrestar të njohur, të quajtur

Alizotoglou, në vitin 1793, u zbulua se ai strehonte në shtëpinë e tij 130 persona të tjerë si vetja dhe i furnizonte me ushqime dhe armë. Pashai, pasi u bëri thirrje «të gjithë myslimanëve të vërtetë» t’i vinin në ndihme, përdori topa kundër shtëpisë së Alizotoglout, por kundërshtari i tij u largua nga qyteti, pasi mori pengje për sigurinë e tij dhe kërcënoi i rebeluar se do të kthehej me 2 mijë burra, nëse nuk i kërkohej falje zyrtare. Një dhjetëvjeçar më vonë, u nxor një urdhër tjetër sipas të cilit zyrtarët lokalë urdhëroheshin ta pastronin qytetin nga «një numër i panjohur shqiptarësh dhe të tjerë, të cilët i përkasin të njëjtës kategori, nuk po kryejnë ndonjë shërbim, nuk kanë asnjë profesion të saktë dhe që po grumbullohen pa ndonjë qëllim të caktuar».

Dhe, ashtu siç e kishte parashikuar konsulli francez, shumë drejtues shqiptarë u bënë një kërcënim serioz për Perandorinë. Në fillim të shekullit XIX, Mehmet Aliu, një ushtar shqiptar nga Kavalla, u bë sundimtar i Egjiptit, themelues i një dinastie mbretërore dhe krijues i një perandorie jetëshkurtër në Afrikë e në tokat arabe. Më pranë atdheut ishte Ali Pasha – «Bonaparti mysliman», siç e quante Bajroni – i cili sundoi në gjithë bregdetin perëndimor të Ballkanit nga kalaja e tij në Janinë. Thirrja e tij mbërriti deri në portat e Selanikut dhe manastiret aty pranë zbuluan se ai ofronte një mbrojtje më të mirë kundër banditëve, sesa vetë guvernatori i qytetit, duke u dhënë atyre shënime të shkruara me dorë në «greqishte shumë të keqe», në «një copë letër katrore shumë të pistë», ku kërcënonte me ekzekutim çdo turk që keqtrajtonte murgjit. Ky ishte një pasha shqiptar, i cili ndërtonte shtetin e tij dhe po ofronte mbrojtje për të krishterët e rajonit, sigurinë e të cilëve sulltani nuk mund ta jepte më. Brishtësia e shtetit osman nuk mund të paraqitej më qartë se kaq.

E RËNDË! Aυtorët e futin me forcë në makinë, rrëmbehet një ρerson në krγeqytet

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona kanë futur me dhunë në makinë një person në makinë dhe më pas janë larguar

Një person është rrëmbyer këtë të hënë në Prishtinë. Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona kanë futur me dhunë në makinë një person në makinë dhe më pas janë larguar, sipas një dëshmitari në vendngjarje.

Po ashtu Policia njofton se po kryen patrullime në zonën ku dyshohet se ndodhi pengmarrja, shkruan Telegrafi.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte vërejtur disa persona të dyshuar duke futur dhunshëm një person në veturën e tyre dhe të njëjtit ishin larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë kryer patrullime në afërsi të lokacionit por nuk kanë hasur në veturën e dyshuar”, thuhet në njoftim.

Ε rëndë: Shembet tυneli, bΙΙokohen 40 ρυnëtorë

Dyzet punëtorë janë bllokuar që nga e diela pas shembjes së një tuneli rrugor në ndërtim në veri të Indisë.

“Të 40 punëtorët e bllokuar brenda tunelit janë gjallë,” tha në një deklaratë Karamveer Singh Bhandari, komandanti i lartë i Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive.

“Ne u dërguam atyre ujë dhe ushqim”, shtoi ai.

Shembja ndodhi herët në mëngjesin e së dielës në Himalaje teksa një grup punëtorësh u larguan nga kantieri dhe mbërriti një ekuipazh zëvendësues, sipas mediave.

I dërgonte ραra të fejuμυαrës për t’i ruajtur, 38-vjeçari zbυlon si ναjza ja beri groρen

Një 38-vjeçar ka pësuar një zhgënjim të fortë nga e dashura e tij. Albi, korrespondenti i Vlorës për shprehet për “Aldo Morning Show” në Tv Klan se djali ishte emigrant dhe për 1 vit i ka dërguar një pjesë të pagës vajzës me të cilën ishte fejuar. Këto para ai ia dërgonte për planet e tyre të së ardhmes, por mëson se e fejuara i ka shpenzuar me dikë tjetër.

Albi: Një djalë 38-vjeçar pas shumë kohësh që ka qenë jashtë vendit në Gjermani si emigrant për të punuar por para 2 vjetësh ka ardhur në Shqipëri dhe është fejuar me një vajzë të cilën e ka njohur me anë të rrjeteve sociale, janë dashuruar etj.

Djali ka krijuar shumë besim te vajza dhe në momentin që merrte pagën, për 1 vit rresht i dërgonte asaj një pjesë të lekëve që t’i mbante, t’i ruante dhe kur të vinte të bënin diçka të dy me ato lekë.

Por ndërkohë që djali vinte nga jashtë, vajza i kishte mbledhur ato lekët për 1 vit rresht dhe kishte ikur me të dashurin e ri. Djalit i ka rënë pika si i themi ne këtu se normale 1 vit rrogë e ka hequr mënjanë ia ka marrë e dashura duke i shpenzuar me një person tjetër./tvklan.al

Shρejtësi jo më shυmë se 60km/h dhe jo… / 3 rregυllat qe duhet te ndiqte shoferi i Enverit, në të kυndërtën ‘i ikte koka’

Ish-dik’tatori shqiptar Enver Hoxha, kishte një jetë të mbushur me mistere, ndoshta më shumë se sa yjet e muzikës, apo të kinemasë të cilët kanë qenë shumë më të hapur për median dhe publikun. Hoxha kishte vetyra lu ksoze dhe disa rregulla që shoferi i tij duhej t’i respektonte në përpikmëri, trasnmeton Gazeta Metro.

Enver Hoxha kishte një veturë të tipit Mercedes 600, limuzine ka qenë diamanti mbi kurorën e veturave me të cilat ka udhëtuar drejtuesi i lartë i shtetit komunist shqiptar.

Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 3 rregullat që duhet t’i respektonte me përpikmëri shoferi i Enver Hoxhës, në të kundërtën edhe mund të v r i tej:

1. Nëse Enver Hoxha ulej në sedijen e pasme të makinës, nuk kishte më trimëri, por as f rikën s’mund ta njihje, ndërsa pakujdesia më e vogël shënohej me “bojë të kuqe”.

2. Drejtuesi i automjetit duhet të kryente detyrën me përpikëri, ndërsa oficeri shoqërues ndiqte të gjithë procesin me një vëmendje dyshuese deri në çastin e fundit.

3. Në bulevardet e kryeqytetit, por dhe në rrugët inter-urbane, Benzi ‘300 SEL’ me benzinë, një prodhim super i perëndimorëve gjermanë, nuk duhet t’i kalonte 60 kilometrat në orë. Vetëm kështu jeta e drejtuesit të shtetit ishte e siguruar në çdo rast. Gjithçka e përcaktuar nga ekspertët ishte firmosur nga vetë kryeministrit Mehmet Shehu.

Veturat të cilat ka përdorur Enver Hoxha janë: Fiat Millecento, Alfa Romeo, ZIM, Flamuri i Kuq, Gaz 67, Gaz 69, Kadillak, Mercedez Benz 300 SEL dhe Mercedez Benz 600 Limuzinë./gazetametro.net