Lë nam “streamer”-i shqiρtar, ρrovokon Tik-Tokerin e njohur por ai e rreh keq në mes të rrugës (Video)

Streamer-i i njohur me origjinë shqiptare Jon Zherka është bërë temë në rrjetet sociale, pas përfshirjes në një konfrontim fizik me një TikTok-er të njohur.

Gjithçka ka ndodhur teksa transmetohej “live” në kanalet “streaming” si Twich dhe Kick, po ashtu edhe në TikTok.

Jon Zherka, i cili ka tërhequr vëmendje kohët e fundit për shak se provokon personazhe të ndryshëm në rrjetet sociale, ndër ta edhe Harrison Sullivan i njohur si “Hstikkytokky”, është përleshur me këtë të fundit në rrugët e Miami-t.

Në video duket Jon Zherka, një shqiptar i lindur në SHBA, teksa e kërcënon me doreza boksi në duar influencerin e palestrës. Megjithatë ky i fundit i kthehet duke e rrëzuar në tokë.

Për më tepër ndiqni pamjet:

https://twitter.com/starboy4251?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1723117420640940414%7Ctwgr%5Ee9ed1411b8c238a3a9bd11b5c5252509334778b8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fle-nam-streamer-i-shqiptar-provokon-tik-tokerin-e-njohur-por-ai-e-rreh-keq-ne-mes-te-rruges-video%2F

Lot dhe dhimbje, fυtbollistët qαjnë hυmbjen e Dwamenas (Video)

Sulmuesi Raphael Dwamena humbi jetë në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit, e zhvilluar sot për 24 minuta. Në stadiumin e Rrogozhinës kapiteni ganez i vendasve u rrëzua në tokë dhe paçka se u dërgua në spital, nuk ia doli të mbijetojë pas goditjes në zemër.

28-vjeçari u dërgua në spitalin e Rrogozhinës dhe pas tij në atë të Kavajës, ku mbërriti pa shënja jete dhe mjekët nuk mundën të bënin diçka për ta shpëtuar.

Ndërkohë që Dwamena luftonte për jetën, ndeshja në “Arena Egnatia” u anullua pasi lajmet nuk ishin të mira për sulmuesin, paçka se u tha se ai mbërriti me shenja jetë në spitalin e Rrogozhinës.

Pas lajmit tragjik shumë pjesëtarë të stafit dhe futbollistë u nisën për në spitalin e Kavajës, aty ku në pamjet më poshtë duken kolegët e ganezit që qajnë dhe bërtasin ndërkohë që ambulanca transporton trupin e tij të pajetë për në morg.

Video Player

Një υdekje e ραralajmëruar, po tani kush mban përgjegjësi për hυmbjen e Dwamenas?

Sulmuesi i Egnatias Raphael Dwamena humbi sot jetën në fushë gjatë gjysmës së parë të ndeshjes me Partizanin duke rikthyer një debat të madh mbi kontrollin shëndetësor të futbollistëve dhe përgjegjësinë që kanë ekipet dhe federatat nëse nuk tregohen rigoroz ndaj sinjaleve që merren nga testet.

Ajo që ndodhi me Dëamenan nuk ishte një ngjarje e papritur pasi siç raportohet sëfundmi, zemra kishte “paralajmëruar” dy herë para ditës së sotme.

Dwamena ishtë në prag të plotësimit të ëndrrës së tij për të kaluar në Premier League me Brighton në viin 2017 por testet nxorrën në pah se ai kishte probleme me zemrën. Pas rikthimit në Zvicër ai luajti me ekipe të dorës së dytë atje pasi ekipet e tjera nuk morën përsipër ta listonin për shkak të problemeve me zemrën dhe rregulloreve strikte në raste të tilla, shkruan AlbEu.com.

Në vitin 2019 ai sërish u paralajmërua nga mjekët që ta linte futbollin pasi zemra nuk mbante pavarësisht një pajisjeje që kishte vendosur aty.

Por, çuditërisht, pa marrë asnjë nga këto problematika parasysh, futbollisti pranohet të luajë nga ekipet dhe federata shqiptare. Kështu, ai gjen “Eldoradon’ këtu pasi i jepet “drita jeshile” deri ditën e sotme kur zemra e la.

Humbja e Dëamenas është një mesazh I fortë për rigorozitetin e rregullave që duhen ndjekur si edhe përgjegjësinë qëka federate dhe ekipet ndaj shëndetit dhe jetës së futbollistëve.

Shokuese në Vlorë, υαjza e zh υeshύr fiΙmόhet duke u mαst*rbυar në mes të ρarkut të qytetit

Një ngjarje shokuese raportohet nga qyteti i Vlorës, ku sipas dëshmitarëve një vajzë është parë e zhveshur në ambiente publike.

Mediat lokale raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një prej lulishteve të qytetit, ku një vajzë e zhveshur është filmuar duke masturbuar.

Qytetarë të shumtë e kanë parë me shqetësim këtë ngjarje, teksa qyteti ka vetëm pak kohë që u trondit nga një tjetër ngjarje e rëndë e përdhunimit në grup të një vajze, pasi ishte droguar siç dyshohet me një lloj droge që nxit dëshirën seksuale.

Mbetet e paqartë se kur dhe ku saktësisht është realizuar video që qarkullon në telefonat e qytetarëve.

Ja çfarë shkruajnë mediat lokale:

Në ambiente publike, të reja që kryejnë veprime vetëkënaqësie të pakontrolluara e të pashqetësuara nga syri i njerzve…

Nuk besoj aspak se janë liri të të vepruarit për të plotësuar dëshira seksuale…mendoj se çështja është më shumë serjoze sesa kaq.

Para pak javësh kemi dëgjuar për një drogë e cila stimulon dëshirat seksuale, aq sa humbet vetëdijen për veprimet që bën.

Tashmë nga Vlora na tregojnë pamje, video ku vajza totalisht të zhveshura vetëkënaqen lulishteve të qytetit.

Ju lutem mos e neglizhoni si temë….ky nuk është veprim me pasoja personale, këtu kemi rrezik të një zinxhiri sjelljesh që mund të dëmtojnë të rinj e të reja./Voxnews.al

Ndarja trαgjike nga jeta e Duamenës, Shakohoxha reαgon ashpër: Zoti ju dënoftë more νrasës

Ngjarja tragjike në stadiumin e Rrogozhiëns ku pësoi kolaps Rafael Duamena i cili më pas u nda nga jeta, ka sjellë reagime të shumta në vendin tonë.

Një prej tyre është edhe ai i gazetarit të njohur Dritan Shakohoxha, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale rreth kësaj ngjarje të trishtueshme.

Nuk ka qenë thjesht një mesazh ngushëllimi, por edhe një akuzë e rëndë, pasi sipas tij, nuk duhej që futbollisti ganez të kthehej në fushat e lojës.

“U prehsh në paqe more djalë. Zoti ju dënoftë more vrasës. Kudo në botë nuk e lejuan të luante… këtu e lanë”, shkruante Shakohoxha në postimin e tij.

https://www.instagram.com/_u/dritan_shakohoxha/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ab2a55f6-8207-41c9-af47-fc8031596813&ig_mid=0E177880-7804-4D8C-A0D2-9D9CA47056F0

Me Ιot në sy jashtë sρitalit, momenti kur shokët e skuadrës mësojnë Ιαjmin trαgjik për Dwamena (Video)

Nga spitali i Kavajës, futbollistët e Egnatias me lot në sy përcjellin Raphael Dwamena, futbollistin 28-vjeçar i cili ndërroi jetë sot.

Të tronditur nga ngjarja, disa prej tyre shihen me duart në kokë dhe me sytë nga ambulanca.

Golashënuesi më i mirë i Egnatias u rrëzua në fushë në minutën e 25 të ndeshjes me Partizanin. Për shkak të gjendjes ai u dërgua drejt spitalit, por sulmuesi nuk ka mundur t’i mbijetojë sulmit në zemër.

A

Në shkurt të këtij viti ai ka treguar për TCH se e kishte zbuluar problemin me zemrën në vitin 2017 teksa po firmoste kontratën e transferimit nga Zvicra për në ligën angleze.

“U shokova luaja në atë kohë te Zyrih dhe kisha të gjithë mjekët aty. U detyrova të kthehesha në shtëpinë time dhe të bëja disa teste mjekësore. Në fillim më vendosën një pajisje që monitoronte rrahjet e zemrës, bëhet fjalë për një sinjal që të godet dhe të tregon gjendjen e zemrës, ajo ishte gjëja më e rëndë që më ndodhi, por unë nuk jam rrëzuar asnjëherë në fushë apo të humbas ndjenjat. Më pas më pyetën nëse isha në gjendje të mirë për të luajtur dhe unë thashë Po”, është shprehur Dwamena.

Klubet e Superiores dhe Federata Shqiptare e Futbollit kanë shprehur ngushëllimet për ngjarjen e trishtë, ndërsa ndeshjet e fundjavës për kampionatet e futbollit shqiptar janë shtyrë.

“FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Dëamena dhe klubit të Egnatias për këtë humbje të madhe dhe ngjarje që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Federata e Futbollit bën me dije se të gjitha ndeshjet e programuara për këtë fundjavë në të gjitha kampionatet e futbollit në Shqipëri do të shtyhen në një moment të dytë.”, shkruan FSHF në deklaratën e saj./ Top Channel

Vetmia νret! Njerëzit që nuk shohin miqtë dhe familjen shρesh, υdesin më herët

Njerëzit duhet të vizitojnë të dashurit e tyre të paktën një herë në muaj për të parandaluar vetminë

Njerëzit që nuk i shohin miqtë ose familjen e tyre kanë 77% më shumë gjasa të vdesin më herët, madje edhe vizitat mujore mund të bëjnë një ndryshim të madh.

Njerëzit duhet të vizitojnë të dashurit e tyre të paktën një herë në muaj për të parandaluar vetminë dhe për të zvogëluar rrezikun e vdekjes së parakohshme, sipas një studimi të ri.

Akademikët nga Universiteti i Glasgow përdorën të dhëna nga Biobank i MB, një studim afatgjatë që gjurmon shëndetin dhe gjenetikën e të rriturve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Autorët shikuan pesë lloje të ndryshme të lidhjeve sociale të raportuara nga 458,146 njerëz me një moshë mesatare 57 vjeç dhe më pas i ndoqën ato për një mesatare prej 12.6 vjetësh. Ata zbuluan se çdo formë e izolimit social, si të jetuarit vetëm, shpesh duke u ndjerë i vetmuar, ose vizitat e rralla nga miqtë ose familja, shoqërohej me një rrezik më të lartë të vdekjes.

Njerëzit që nuk vizituan kurrë miqtë apo të afërmit kishin 53% më shumë gjasa të vdisnin nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kishin një rrezik 39% më të lartë të vdekjes në krahasim me ata që i vizitonin çdo ditë. Ata që jetonin vetëm kishin 48% më shumë gjasa të vdisnin nga sëmundjet kardiovaskulare, ndërkohë që nuk ishin në gjendje t’i besonin dikujt ose të merrnin pjesë në aktivitete gjithashtu rrisin rrezikun e vdekshmërisë.

Ata që përjetuan më shumë se një formë të izolimit social ishin në rrezik edhe më të lartë. Njerëzit që jetonin vetëm dhe nuk panë kurrë miqtë apo familjen kishin një rrezik 77% më të lartë për të vdekur nga ndonjë shkak dhe një rrezik akoma më të lartë për të vdekur nga sëmundjet e zemrës ose goditjet në tru, krahasuar me ata që jetonin me dikë ose shihnin miqtë ose familjen çdo ditë, vlerësoi studimi. Edhe vizita vetëm një herë në muaj mund ta zvogëlojë atë rrezik, përfunduan studiuesit.

Studimi, i botuar në revistën BMC Medicine, vlerësoi se njerëzit që merrnin vizita nga miqtë ose familja edhe një herë në muaj kishin një rrezik dukshëm më të ulët të vdekjes, duke sugjeruar një efekt potencialisht mbrojtës nga ky ndërveprim social.

Romeo Kara nxjerr faktet që fυndosin Ilir Metën: MbΙΙaçitje në gojën e tij, lidhjet që ka me aferën CEZ-DIA dhe vdekja e dyshimtë e Qazim Tepshit

Juristi Romeo Kara ka folur për aferën CEZ-DIA dhe hetimet e SPAK, ku kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit në SPAK në cilësinë e personit në dijeni. Ai thotë se në dukje dukej se nuk dinte çfarë të thoshte për momentin, nëse ishte thirrur si person në dijeni apo nën akuzë.

“Ishte një mbllaçitje në gojën e tij. U kuptua që kishte të bënte me këtë çështje. Hyri dhe doli duke përmendur emrin tim. Ndjen rrezik për këtë çështje dhe thotë dhe për të trazuar ujërat”, tha ai në MCN.

Kara deklaroi se kjo çështje është kallëzuar prej tij në vitin 2017, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe se çështja e privatizimit të CEZ është hetuar, ka disa vepra penale, ku ka kallëzuar 14 veta.

“Mundësitë e mia të hetimit aq ishin, ato që janë, janë të pakundërshtueshme. Nuk ka dalë ndonjëherë Berisha ta trajtojë atë dosje.

Uroj që SPAK ta gjejë fakte të reja dhe ta rihapë për gjykim që në shkallën e parë. Kemi të bëjmë me një vjedhje të organizuar nga klasa politike të një pasurie kombëtare.

Sektori energjetik shihet si llokmë, kemi parë se si kanë hyrë dhe kanë dalë miliarderë. Kemi bashkudhëtarë të Ilir Metës, si Dritan Prifti që e kanë akuzuar që në vitin 2010 lidhur me këtë aferë.

Unë kam arritur të krijojë dyshime të arsyeshme me fakte që ky person, bashkë me bashkëpunëtorin e tij Kastriot Ismailaj, kanë hyrë në një aferë me palën çeke.

Në atë kohë prokuroria ka parë në mënyrë të kufizuar objektin vetëm për mashtrim të Ismailaj. Kam marrë të dhëna se Prokuroria ka tentuar ta mbyllë dosjen, në periudhën 2015-2016.

Kemi parë emisarë të Metës që kanë shkuar të takojnë Ismailaj në burg me mesazhe të zeza. Por kjo dosje ia doli që të mbijetojë. Koha e gjatë dhe mënyra si po thirren persona, tregon se po i hyjnë në themel çështje”, tha ai.

Kara tha se për herë të parë Meta e pranoi se ERE ka dhënë vendime të dënueshme, duke favorizuar palën çeke.

“Ndërmarrja ka qenë 76% e shtetit çek dhe 24% e shtetit shqiptar, që si aksioner minoritar nuk ka mbrojtur të drejtat tona por i është lënë hapësirë Ministrisë së Energjisë që të ndërhyjë për të bërë këto allishverishe.

Kallëzimet janë dhe indicie. Unë për shkak të detyrës kam gjykuar se është konsumuar një vepër penale e konsumuar nga 6 persona të kallëzuar nga unë dhe mendoj se SPAK e ka zgjeruar gamën e hetimeve dhe provave.

Përmend dëshminë e Jozef Hejsekut, drejtorit të OSHEE, i cili ka deklaruar se Ismailaj është prezantuar nga Qazim Tepshi, ish-ambasador në Pragë, një njeri i qarqeve politike, sidomos i Metës dhe i Berishës.

Kanë dashur në këtë aferë të kenë një person zëdhënës të këtyre qarqeve dhe të krijojnë një klimë të besimit të mirë për të bërë bashkë të ligjshmen dhe të paligjshëm.

Nuk është se do mblidheshin 460 milionë euro borxhe dhe 200 e ca ti merrte DIA. Mendoj se Qazim Tepshi ka qenë nga personat e parë që ka pasur dijeni, madje ka qenë i përfshirë me 12%.

Për mua vdekja e tij është e dyshimtë. Për mua personat që akuzojnë Metën, rrezikojnë.

Mendoj se nuk ka pasur nevojë Agron Çela të jetë ndërmjetës mes Metës dhe Ismailaj. Që në vitin 2000, Meta ka qenë në festën e Ismailaj. Dëshmitë përputhen me atë çfarë ka ndodhur.

Numri i personave është i madh, por Meta sipas gruas së Ismailaj, thotë se Meta na bënte presion për vendimin e ERE-s për të marrë 10 milionë euro.

Meta i bënte presion Ismailaj dhe ky i fundit i bënte presion ERE. Ismailaj ka qenë person që bënte ligjin e asaj kohe në ERE si njeri i Metes.

Nasip Naço ka dhënë dorëheqjen nga presionet që i ka bërë në zyrë Ismailaj.

Meta më mirë të mos kishte folur fare, se sa mohoi Ismailaj dhe në këtë mënyrë ai pranoi fajësinë”, tha Kara.

Bie bora e ραrë, zbαdhet Thethi

Temperaturat kanë pësuar ulje këto ditë, të cilat janë shoqëruar me reshje shiu dhe së fundmi edhe me borë në veri të vendit.

Në qarkun e Shkodrës bora e parë ka mbuluar rrugët, ku aksi rrugor Bogë-Theth u mbulua nga flokët e borës që nisën që prej orëve të para të mëngjesit.

Bora nuk ka shkaktuar asnjë problem në qarkullimin e automjeteve.

Ditet e fundit, mbare vendi eshte perballur me renie te temperaturave karakteristike per kete periudhe te vitit.

I ra ρema e ullirit sipër, νdes tragjikisht shqiptarί në Greqi: La pas tre fëmijë

Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mesditën e sotme, 11 nëntor, pasi u shtyp nga një pemë në zonën e Apraos në Korfuzin e Veriut.

Sipas informacioneve të para, burri ka qenë duke prerë ullinj , kur trungu i madh i pemës ka rënë dhe e ka shtypur.

Një zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje për nxjerrjen e tij dhe një ambulancë e EKAV e ka marrë të vdekur.

45-vjeçari, me origjinë nga Shqipëria, prej dekadave të fundit jetonte në Korfuz me familjen dhe tre fëmijët e tij, ndërsa miqtë e tij që nxituan në vendngjarje thanë se ishin të shkatërruar nga ajo që ndodhi./Albeu.com