Mjekja: Rαkia apo υera e bërë në shtëρi mund të çojnë deri në υdekje

Toksikologia, Suela Xhufi ka deklaruar se pijet alkoolike të prodhuar anë mënyrë artizanale shpesh herë mund të jenë të rrezikshme.

Rreziku sipas saj vjen nga hedhja e metanolit, që artizanët mund ta hedhin për ta bërë verën apo rakinë më të fortë. Ajo tha se intonsikimi mund të jetë më i fortë dhe pacienti mund të shkojë deri në vdekje.

“Nëse alkooli bëhet në kushte artizanale, mund t’i hidhet metanol, e cila është një substancë toksike.

Personi arrin nivelet më të larta të etanolit në gjak, që është alkool i pastër në këtë rast dhe intoksikimi është më i rëndë dhe pacienti mund të shkojë në vdekje shumë më kollaj, nga përdorimi i tepërt i metanolit. Flas për produktet e bëra në mënyrë artizanale, si vera, rakia, ponçi”,-tha Suela Xhufi./Euronews

Άksident i rëndë në Itali, aυtobusi me nxënës përplaset me ambυΙαncën, katër ρersona humbin jetën

Një aksident i rëndë është shënuar në Itali pasditen e kësaj të mërkure. Një autobus me nxënës është përplasur me ambulancën brenda një tuneli.

Mediat italiane bëjnë me dije se të gjithë nxënësit që ndodheshin në autobus kanë arritur të shpëtojnë dhe të dalin jashtë pa lëndime. Ndërsa 4 persona që ndodheshin në ambulancë kanë ndërruar jetë.

Pas aksidentit, ambulanca shpërtheu në flakë dhe ky është shkaku i vdekjes së personelit dhe pacientit që ndodheshin në mjet.

Deri më tani nuk janë bërë ende të ditura shkaqet e aksidentit apo identiteti i viktimave, ndërsa rruga për momentin është bllokuar nga të dyja anët./vizionplus.tv

Në famiΙjen time flasin të gjithë shqiρ: Can Υaman flet për origjinën e tij shqiρtare në një Tv shqip

Aktori shumë i njohur nga serialet turke Can Yaman vitin e kaluar deklaroi se është me prejardhje shqiptare. Lidhur me këtë lajm që asokohe bëri bujë në media, aktori ka folur së fundmi në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli” që transmetohet në Klan Kosova.

Can ishte i ftuar me kolegen e tij, Demet Ozdemir dhe gjatë intervistës tha se në familjen e tij flasin shqip megjithatë ai nuk e ka mësuar gjuhën tonë.

“Nga ana e babait jam me prejardhje shqiptare me prejardhje nga Prishtina. Gjyshi im është rritur në Prishtinë, gjyshja ime në Shkup. Në vitin 1959 kemi ardhur në Stamboll.

Të afërmit nga babai flasin shqip. Kushërinjtë e largët. Ngaqë nuk jam takuar me ata nuk i njoh. Të afërmit si dajat e babait tim, vëllezërit e gjyshes.

Ata flasin shqip. Edhe gjyshi dhe gjyshja ime flasin shqip. Madje, ka raste që flasin shqip. Por unë jam rritur më shumë nga ana e mamasë. Dhe atje nuk flisnim shqip, flisnim vetëm turqisht. Për këtë arsye unë nuk di shqip.

As babai im nuk di, di xhaxhai im. Ai ka lindur në Prishtinë. Janë 5 vëllezër, pas tij të tjerët kanë lindur në Turqi.

Kam shkuar në Shqipëri, Tiranë dhe qëndrova thuajse një muaj atje. Në Shqipëri të gjithë dinin italisht dhe unë flisja italisht”, tregoi aktori.

Rritet rezerυa e arit, ja sa tonë fΙori ka në tunelet e Bαnkës së Shqipërisë

Shqipëria ka rritur me 310 kilogramë rezervën e arit vitin e fundit. Në tunelet e Bankës Qendrore ka tashmë 3,42 tonë shufra fizike ose lingota ari nga 3.11 tonë vitin e shkuar.

“Rritja e rezervës së arit ka shërbyer dhe shërben për të rritur shkallën e sigurisë së ekonomisë kombëtare, pavarësinë në kuptimin ekonomik të fjalës. Sot, ari nuk ka rëndësinë e dikurshme, por e rifiton atë sa herë ka periudha krizash”, u shpreh Zef Preçi, ekspert për ekonomikë.

Ndonëse ka rritur sasinë përmes blerjeve në tre vitet e fundit, Shqipëria ka sasi të ulët të rezervave të arit krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor. Vendi ka aktualisht një sasi mbi 11 herë më e ulët se Serbia apo gati tre herë më e pakët se Maqedonia e Veriut. Mali i Zi me më pak se 1.2 ton dhe Kosova që nuk ka fare rezerva listohen të fundit në rajon.

E rëndë / I mitυri masαkron për υdekje υëΙΙαnë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nea Smyrni të Greqisë, ku një 18-vjeçar ka vrarë vëllanë e tij 16-vjeçar pas një sherri për rrobat.

Mediat greke raportojnë se 18-vjeçari e ka goditur vëllanë e tij me gërshërë në gjoks.

Shkak ka qenë lëvizja e 16-vjeçarit për të marrë një këmishë të vëllait të tij të madh, pa e pyetur atë. Përcaktuese për arrestimin dhe rrëfimin e 18-vjeçarit kanë qenë dëshmitë e nënës dhe gjyshes së tij që kanë qenë të pranishëm në momentin e përleshjes në orën 21:00 të së martës në banesën.

Siç kanë thënë ato në polici, teksa po tentonin të ndanin dy vëllezërit, 18-vjeçari ka marrë një palë gërshërë nga dhoma e gjumit dhe i ka futur në gjoksin e 16-vjeçarit.

Tragjedia është zbardhur pak pas orës 21:00, kur fqinjët e familjes kanë dëgjuar zëra nga banesa e pallatit në rrugën Stadiou dhe kanë njoftuar Policinë.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila e ka dërguar 16-vjeçarin në spital, ku pas pak kohësh ka ndërruar jetë plagëve të marra. Përveç nënës dhe gjyshes së dy fëmijëve, në banesë ka qenë edhe një shoqja e tyre, e cila ka dhënë edhe një deklaratë.

Të tre gratë u lanë të lira pas deklaratave të tyre, përveç 18-vjeçarit, i cili u arrestua.

Βαbaramo rrëfen dhυnën e miΙitantit të Berishës ndaj ministrit të Jashtëm në vitin 1999: U rrαh në mënyrë barbare në Bruksel, e pashë me sytë e mi

Gazetari Ilir Babaramo në një lidhje ‘skype’ për emisionin ‘Përballje’ me gazetaren Besmira Pelushaj teksa foli për braktisjen e Berishës në protestën e tij më të fundit të organizuar para kryesisë së Kuvendit, rrëfeu edhe një episod dhune nga një militant i Berishës ndaj ministrit të Jashtëm në vitin 1999.

Pavarësisht se Babaramo nuk përmendi emrin e ministrit, sipas historikut të qeverive shqiptare, rezulton që asokohe ministër i Jashtëm ka qenë Paskal Milo. Gazetari tha se pushteti i Berishës ishte tek militantët e dhunshëm që i mblidheshin në protesta.

“Berisha e ka humbur mbështetjen prej kohësh që në përplasjen e parë që ka pasur brenda radhëve të veta, me Neritan Cekën e me rradhë, pushteti i Berishës ishte tek pjesa e mitingdashësve shpesh të dhunshëm që përcaktonin se kush do ta merrte lidershipin e PD-së.

Deklarata e tij e vitit ’98 ku thoshte se mjaftojnë çunat e Lacit dhe të Mamurrasit për të marrë pushtetin tashmë nuk vlen më sepse edhe ata kanë ikur atje ku është paraja.

Mjafton të shikoni njërin, del e bën si intelektual e hiqet si pronar trojesh. Ai ka qenë një ndër Izetët e Berishës që rrihte kundërshtarët politikë të tij.

Kam qenë vetë i pranishëm kur isha reporter, e kam parë me sytë e mi kur ministrin e Jashtëm të vitit 1999 në hollin e hotelit kryesor në Bruksel e ka rrahur në mënyrë barbare. Një zotëri burrë, të rrihej në atë mënyrë…”- tha Babaramo.

“Çohu dhe këndo për ne”, mijëra qγtetarë i japin lαmtumirën Vassilis Karras, grυαja dhe υαjza shρërthejnë në Ιot

Ditën e djeshme, mijëra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit Vassilis Karras në kishën e Shën Sofisë në Selanik.

Pak pas orës 16:30, me kohën locale, kur trupi doli nga kisha, muzikantët me buzuki dhe instrumente filluan të luanin këngët e tij, në radhë të parë “Nychta Xelogiastra”, “Nuk po shkoj askund”, por edhe “Pontiaka”.

Ndërsa njerëzit që ndodheshin në kishë e ndiqnin duke kënduar pjesët e tij.

Bashkëshortja e tij, Christina, duke u larguar nga kisha e mbështetur nga e bija dhe duke dëgjuar këngët shpërtheu në lot. Në të njëjtën kohë, njerëzit brohorisnin “i pavdekshëm”.

Vëllai i Vassilis Karras ishte po aq i prekur dhe kur mbërriti në kishë ai u tha gazetarëve se nuk mund të thoshte shumë.

“Për momentin nuk jam në gjendje të them asgjë. Nuk kam guxim të flas”, ishte gjithçka që arriti të pëshpëriste vëllai i Vassilis Karras.

Bashkëshortja dhe vajza e Vassilis Karras ishin që në momentin e parë në kishë kur nisi pelegrinazhi popullor pak pas orës 10 të së martës.

Άksident trαgjik në Greqi, makina bie nga hυmnera, i ρërfshirë dhe një shqiρtar(Pamjet)

Një aksident ka ndodhur mesditën e së martës, 26 dhjetor, në rrugën provinciale Veria-Sfikia, rreth tre kilometra larg fshatit Pieri.

Automjeti në të cilin udhëtonin dy gra, i cili shkonte në drejtim të Sfikisë, ka rënë nga një shkëmb rreth 80 metra i lartë. Për pasojë pasagjerja 73-vjeçare ka humbur jetën dhe drejtuesja e mjetit ka mbetur e plagosur.

Sipas informacioneve të verianet, shoferja ishte nusja e viktimës dhe ato po ktheheshin nga spitali i Verias ku e moshuara i ishte nënshtruar hemodializës.

Njësia e Zjarrfikëses ka nxjerrë dy të aksidentuarat nga makina dhe i ka dërguar në spital, por për të moshuarën mjekët nuk mund të bënin më asgjë.

Në të njëjtën kohë, sipas mediave vendase, është ndaluar edhe drejtuesi i makinës, me origjinë shqiptare, mjeti i të cilit dyshohet se i ka bllokuar rrugën makinës me të cilën udhëtonindy gratë.

Gruaja që po kthehej në Sfikia, me vjehrrën për të shmangur një përplasje kokë më kokë, ka devijuar rrugën e saj dhe ka përfunduar në humnerë.

Autoritetet po kryejnë hetimet për ngjarjen, ndërsa eksperti në vendngjarje pritet të zbardhë shkaqet e sakta të tragjedisë.

Ende në ρroces diυorci me Elian! Zbυlohet lidhja e re e dαshυrisë së Princ Lekës

Ndarja ka bërë që Princ Leka dhe aktorja Elia Zaharia të jenë çifti më i përfolur i ditëve të fundit, sado që ndarja e tyre ka ndodhur muaj më parë.

Çifti i dha fund marrëdhënies prej më shumë se një dekade dhe martesës 7-vjeçare, nga e cila kanë edhe një vajzë, Geraldina. Princ Leka dhe Elia Zaharia nuk jetojnë më bashkë dhe janë drejt divorcit, edhe në rrugë ligjore.

Mirëpo, Princi duket se e ka kaluar me lehtësi divorcin, pasi siç mëson Living, Princi ka nisur një marrëdhënie të re dashurie me një fotografe.

Ndoshta kjo shpjegon edhe arsyen se së fundmi, ai ka qenë tepër aktiv në rrjete sociale ku ka postuar foto të ndryshme profesionale.

Identiteti i vajzës që i ka rrëmbyer zemrën princit tani për tani mbetet mister.

Nga ana tjetër Elia ka bërë një hap mbrapa në rrjetet sociale ku ka ulur dozën e poztimeve dhe angazhimit./albeu.com/

E rëndë, u konfliktυαn për dhυratat e Krishtlindjes, υëllai vret motrën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhurt në Florida, ku 23-vjeçarja u qëllua nga vëllai i saj, ndërsa ajo kishte djalin 10 muajsh në karrocë i cili nuk mori ndonjë lëndim.

Adoleshenti më pas u qëllua nga vëllai i tij më i madh.

Të dy vëllezërit janë arrestuar, pasi motra e tyre humbi jetwn.

Policia ka thënë se të shtënat pasuan një debat se kush po merrte më shumë dhurata, raporton BBC.