MγsΙimani që i “shërben” kishës, kυjdeset për “Shën Mitrin” e harrυαr nga shteti

Edhe pse daton që prej disa shekujsh, kisha e Shën Mitrit në fshatin Drobonik prej shumë vitesh është lënë në harresë të plotë. Muret e rrënuara, inerte të hedhura në brendësinë e mureve të kishës e kanë zbehur bukurin e afreskeve të cilët tashmë janë zëvendësuar me parulla e shkrime përgjatë viteve.

I vetmi që po kujdeset për këtë kishë është 75-vjeçari Demir Nazari, i cili edhe pse i përket besimit mysliman si gjithë pjesa tjetër e fshatit Drobonik, shërbimet karshi kishës i ka bërë në mënyrë vullnetare.

“Gjatë regjimit që u prish, u katandis, vajti në këtë gjendje kështu, pastaj filluan ta rregullojnë afërsisht sa u ngrit në këmbë, sa i bënë çatinë, çatinë e bënë të rregullt, tani s’ka vënë dorë asnjëri. Ka ardhur dhe Anastasi këtu, kryepeshkopi i Shqipërisë dhe na premtoi që do bënte dhe nuk bëri gjë hiç”, thotë 75-vjeçari.

Nazëri pohon se gjatë viteve të komunizmit ambientet e kishës u përdorën si magazinë e kooperativës bujqësore.

“Mbas prishjes nga sistemi, s’e mbaj mend kur u prish në ‘68 a ‘67 dhe kështu ka ngelur kjo, u bë magazinë plehu, e përdori ferma si magazinë plehu. Pastaj kur u hapën këto, u rregullua, unë e pastrova në mënyrë personale se kisha shtëpinë këtu dhe vinin fëmijët”, tregon ai.

Demiri, i cili njihet dhe me emrin Vangjel, së bashku me pjesën tjetër të fshatit Drobonik i përkasin besimit mysliman, por kjo nuk i ka ndaluar ata që t’i shërbejnë e të kujdesen për ato pak gjëra që i kanë mbetur kishës së Shën Dhimitrit.

“Unë vetë jam mysliman, e kam kthyer emrin e kam bërë Vangjel se isha në Greqi dhe më kërkonin dokumentet kështu ata, por me origjinë jam mysliman”, tregon 75-vjeçari.

Në qytetin e Beratit jetojnë një numër i madh i qytetarësh që i përkasin besimit ortodoks.

Ήistoriani zviceran zbυΙon dokumentin që po çon ρeshë të gjithë: Shqiptarët kanë drejtυar botën

Historiani zviceran zbulon dokumentin që po çon peshë të gjithë botën: Shqiptarët kanë drejtuar me botën, ndiqeni…

Historiani zviceran Aleksander Lanberd – drejtor akademik në Gjenevë, ai më herët kishte vizituar Shqipërinë dhe njihte mirë hisorinë e popullit shqiptarë në të kaluarën si dhe çështjen çame, ku thuhet se shqiptarët kanë drejtuar botën gjatë mesjetës. Për më tepër, ndiqeni videon e plotë më poshtë

Marë nga Melodia e Jetës

Βroja “hαrron” golin, “γlli” i Kombëtares shρërdoron rast flαgrant në Premier League

Vazhdon të jetë episodik, por këtë herë ishte edhe pa fat.

Armando Broja luajti përsëri vetëm një copë të vogël kohe në ndeshjen e radhës së Chelsea në Premier League, veçse pati një moment kur do të ishte kthyer në “hero”.

I aktivizuar vetëm në minutën e 75’-të nga trajneri Pochettino në sfidën e “Stamford Bridge” ndaj Sheffield United, sulmuesit të Kombëtares shqiptare iu paraqit një rast i artë, më i vështirë për të mos u shënuar.

Fatkeqësisht, 22-vjeçari bëri më të pamundurën me portë bosh, e padyshim që do të jetë kandidat për gabimin më të madh të sezonit. Kjo, krejt ndryshe nga shkëlqimi i fortë momental që pati në ndeshjen ndaj Manchester City ku fitoi penallti me vetëm dy-tri minuta në fushë.

“Blutë e Londrës” e kishin futur ndeshjen në “shina” me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë, ndaj kur Broja hyri në fushë nuk është se po luanim me një portë. Kjo ia pakësoi shanset futbollistit “kuqezi”, që gjithsesi duhet thënë se luftoi fort dhe u përpoq për çdo top, duke bërë presion ndaj kundërshtarëve.

Në fund të fundit, duhet të kënaqemi që Broja po aktivizohet tek një ekip elitar si Chelsea, e që ndoshta dalë nga dalë të arrijë formën maksimale për të pasur më shumë minuta në fushë. /i.m /abcnews.al

Vυçiç pëson disfatën e hidhur, oρozita ρretendon se ka fituar Βeogradin në zgjedhjet e sotme

Sipas të dhënave të organizatës CRTA, pjesëmarrja në Beograd në zgjedhjet e parakohshme deri në orën 19 ka qenë 54.8 për qind, që është 2% më shumë se në vitin 2022.

Përfaqësuesi i koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës”, Pegja Mitroviç, ka deklaruar se opozita beson në një fitore në Beograd.

Mitroviç u shpreh se të gjitha perspektivat janë të tilla që opozita të fitojë në Beograd, sepse pjesëmarrja në vendet ku opozita fitoi vitin e kaluar është rritur në këtë proces zgjedhor.

Gjithashtu, në vendet ku SNS, partia e Vuçiç, ka fituar vitin e kaluar, pjesëmarrja është më e ulët në krahasim me zgjedhjet e vitit të kaluar sipas tij.

DETAJE/ Si u kthye festa e ΒEQARISË në ΡËRPLASJE me armë mes GREKËVE dhe SHQIΡTARËVE në Athinë!

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku tre persona janë qëlluar me armë zjarri, ndërsa sipas mediave helene protagonist është një shtetas shqiptar.

Mediat kanë publikuar edhe një video të momentit, kur një person, që dyshohet se është shqiptar ka qëlluar me armë drejt tre personave.

“Autori që ka qëlluar dyshohet se është i njëjti me atë që ka vrarë një person në mars të 2023 në Nae Joni”, shkruajnë mediat në Athinë.

Në atë kohë i dyshuari kryesor kishte arritur të arratisej në Shqipëri, por duket se më pas ai është kthyer sërish në Athinë.

Si ndodhi ngjarja

Tre të rinjtë nga Kreta kishin shkuar në Athinë me shokë të tjerë dhe dolën të premten mbrëma (15.12.2023) në zonën e njohur si Gazi për festën e beqarisë së një shoku të tyre, i cili do të martohet më 29 dhjetor.

Ata kaluan nëpër klube të ndryshme të zonës dhe përfunduan në një nga dyqanet më të njohura rreth orës 03:00.

Rreth orës 06:00 kanë dalë nga klubi dhe kanë shkuar për të ngrënë në një piceri që ndodhet në rrugën Iakhou, pranë një tjetër klubi të njohur të zonës.

Njëri prej tyre bërtiti në një kohë kur po kalonte një xhip i zi, nga makina zbresin dy persona, të cilët fillojnë të debatojnë me të rinjtë greke.

Njëri nga të dy e goditi njërin nga grupi i Kretës dhe të tjerët reaguan, duke bërë që i dyti të nxirrte armën dhe të qëllonte mbi ta.

Ρυblikohen pamjet kur shqiρtarët qëΙΙοjnë me αrmë zjαrri tre persona në Athinë (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku tre persona janë qëlluar me armë zjarri, ndërsa sipas mediave helene protagonist është një shtetas shqiptar.

Mediat kanë publikuar edhe një video të momentit, kur një person, që dyshohet se është shqiptar ka qëlluar me armë drejt tre personave.

“Autori që ka qëlluar dyshohet se është i njëjti me atë që ka vrarë një person në mars të 2023 në Nae Joni”, shkruajnë mediat në Athinë.

Aυtori kishte foton e Kalemit në teΙefon, zbυΙohen detaje nga ρΙαgosja në Greqi, e qëΙΙoi me thikë sapo…

Detaje të reja janë zbuluar për plagosjen e Adriatik Kalemit alias Andrea Kalemit në një burg të Greqisë.

Mësohet se autori egjiptian ishte transferuar nga burgu i Domokos në burgun e Koridhalos, ndërsa në telefonin e tij ai kishte foton e Andrea Kalemit, për të cilin dyshohet se ishte paguar ta vriste.

Sapo ka parë foton ai e ka qëlluar me thikë.

Telefoni i egjiptianit u gjet i thyer më pas, ndërsa nuk dihet nëse e ka thyer vetë apo nga përleshja me të burgosurit e tjerë.

Shqiρtarët qëΙΙuan me αrmë të rinjtë në Kretë, zbardhet dëshmia e një ρrej tyre: Nuk i njohim, zbritën nga makina dhe na qëΙΙuan

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e një prej të rinjve që ra pre e sulmit me armë nga dy persona, të cilët dyshohet se janë shqiptarë. Ngjarja ndodhi në Kretë, ndërsa një prej grekëve që u qëllua në dëshminë e tij ka treguar gjithçka çfarë ndodhi para të shtënave. Ai pretendon se nuk i njeh dy të rinjtë shqiptarë që i kanë qëlluar me armë.

“Ne nuk i njihnim dhe nuk kishim ndonjë dallim me ta. Ne ishim ulur në një dyqan në zonën e Gazit, kur një xhip kaloi me shpejtësi, shkeli një pellg dhe na hodhi ujë me baltë. Ne kemi reaguar duke bërtitur “hej çfarë po bën?”. Nuk kemi bërë asnjë lëvizje tjetër që do të “shkaktonte” zemërimin e shoferit dhe pasagjerit të makinës”.

“Pak metra më vonë xhipi ndaloi, dy të panjohurit zbritën dhe na pyetën pse, duke pretenduar se i kemi sharë. Ne reaguam sërish dhe më pas njëri prej tyre nxori armën dhe na qëlloi”.-tha një nga dëshmimtarët.

Sipas informacioneve, oficerët e Departamentit të Zhvatjes kanë identifikuar në katër videot nga kamerat e sigurisë personat që janë të përfshirë me unazat e natës që veprojnë në zonë më të gjerë. Burime policore flasin për shqiptarë që njihen si djem të mirë në Gazi dhe ka mundësi që të gjurmohen direkt.

Në të njëjtën kohë, oficerët e Policisë greke kanë në dorë numrin e regjistrimit të makinës me qymyr Range Rover, e cila sipas informacioneve është marrë me qira nga një kompani e madhe.

Ραralajmërimi i anaΙistit: Greqia mund të kërkojë aυtonominë në Jug të Shqiρërisë, Perëndimi ka frikë se…

Analisti Kreshnik Spahiu, foli në lidhje me situatën e krijuar mes Athinës dhe Shqipërisë dhe veton që Greqia ka vendosur ndaj vendit tonë për shkak të çështjes ‘Beleri’.

Në një intervistë televizive, Spahiu theksoi se Përëndimi mund të përballet me një konflikt tjetër në vendin tonë, i ngjashëm si ai në Veri të Kosovës.

Sipas tij nëse Himarën e merr nën kontroll Greqia, kjo e fundit mund të kërkojë një asociacion së bashku me Dropullin e Finiq.

“Nëse problemi do të ishte thjesht një individ, unë them që problemi duhet të zgjidhet, nëse problemi është shumë parimor që një Greqi e kontrolluar nga qeveria shqiptare përbën më stabilitet se sa një Himarë e kontrolluar nga Athina dhe Greqia që mund të jetë një destabilitet për rajonin atëherë këtu mbetet për t’u parë.

Ka një dyshim të Perëndimit që i gjithë ky shqetësim nacionalist i Athinës për Himarën, e të gjitha këto pretendime nacionaliste për të vënë në kontroll Himarën, mund të jenë një rrezik për pretendime autonomie. Perëndimit i duhet të përballet me një konflikt tjetër të ngjashëm si ai në Veriun e Kosovës ku nëse Himara bëhet nën kontrollin e Greqisë, mund të kërkojë një asociacion së bashku me Dropullin dhe Finiqin”, tha ai.

BΙeona Qereti ρjesë e “Big Brother VIP”? Këngëtarja rikthehet në Shqipëri dhe…

Vetëm pak javë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” dhe disa nga emrat e pjesëmarrësve janë bërë publikë.

Deri më tani është konfirmuar hyrja e Graciano Taganit, Endrik Bebës, Alfio Rrotanit, këngëtarit La Fazani (Arbër Salihu), reperit Bardhi, aktorit Olsi Bylyku, koreografit Albi Nako, aktores Cubi Metkaj, Fation Kuqarit dhe moderatores Ksenja Shoshaj.

Sot është zbuluar nga mediat një tjetër emër, që duket se do të bëjë një kthesë në “showbizz”-in shqiptar.

Bëhet fjalë për këngëtaren Bleona Qereti. Këngëtarja, e cila prej vitesh jeton në SHBA, duket se do të vijë në Shqipëri për të marrë pjesë në këtë “reality show”.

Nuk na mbetet gjë tjetër të themi, veçse të presim rikthimin e zjarrtë të Bleonës.