Trαfikoi 500 kg kokαinë, por nuk sillte dot ραratë në Shqipëri e Holandë, “mbreti” shqiptar i drόgës dënohet me 24 vite burg

Mbreti i një bande droge që importonte kokainë me vlerë miliona paund është dënuar me 24 vite burg. Helios Nanaj, 37 vjeç, banues në Smugglers Way, Londër, u shpall fajtor në Gjykatën e Gloucestershire Crown për import dhe furnizim droge. Gjykatësi Rupert Lowe tha se ai ishte “bosi i madh” dhe “mendja kryesore organizative” e bandës. Policia e Gloucestershire tha se është ndjekja penale “më e madhe” e kësaj force të drogës dhe ka pasur një ndikim të madh në nivelet e krimit.

Nanaj u shpall fajtor më 7 dhjetor për katër akuza të organizimit për furnizimin e një droge të klasit A të kontrolluar dhe një për organizim për të importuar drogë. Me origjinë nga Shqipëria, ai drejtonte një rrjet të gjerë kriminal që importonte qindra kilogramë kokainë në Mbretwrinw e Bashkuar dhe shpërndante drogën e paligjshme në Gloucestershire dhe në mbarë vendin duke përdorur korrierë të shumtë dhe shtëpi të sigurta.

Gjykata dëgjoi se Nanaj hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e pasme të kamionit kur ishte 15 vjeç dhe, me mburrjen e tij, tha se kishte qenë i përfshirë në krimin e organizuar për 20 vjet.

Duke e dënuar Nanaj më herët, gjykatësi Lowe tha: “Kthimi ndaj krimit të organizuar në vendin tuaj të adoptuar ishte një mënyrë e pamend dhe e rrezikshme për të siguruar për ju dhe familjen tuaj, përveçse ishte i gabuar moralisht. Ju e vendosni familjen tuaj në rrezik për t’ju humbur – kjo është vepra juaj që ata ju kanë humbur për kaq shumë kohë.”

Matt Phillips, nga njësia e krimit të rëndë dhe të organizuar të Policisë së Gloucestershire, tha: “Ne mendojmë se kjo përfaqëson ndjekjen më të madhe të drogës në Gloucestershire. “Nxjerrja jashtw e dikujt si z. Nanaj ka realisht ndikim në drogat që disponohen në vend dhe kemi parë një rritje të çmimit të drogës si pasojë e arrestimit të tij. Ai ishte një lojtar vërtet i rëndësishëm, ai ishte në gjendje të rregullonte importin e dyqind kilogramëve drogë në të njëjtën kohë dhe t’i shpërndante ato. Brenda Britanisë së Madhe do të thoshim se nuk ka shumë njerëz mbi të”, shkruan BBC.

Mesazhet e gjetura nga policia në telefonin e Nanajt tregonin se ai po mësonte edhe tregtarët e tjerë të nivelit të lartë të drogës se si të krijonin biznesin e tyre të importit të kokainës. Phillips tha: “Dëshmitë sugjerojnë se ai furnizoi ndoshta mbi 500 kilogramë kokainë dhe në një moment ai ankohej se kishte 1.6 milion £ dhe nuk mund t’i lëvizte jashtë vendit”.

Operacioni për të zbuluar rrjetin e drogës së Nanajt filloi në nivel lokal kur policia arrestoi një tregtar të Gloucestershire me 2 kg kokainë, tha Phillips. “Ne mund të identifikonim korrierin që e kishte blerë atë nga Londra,” tha ai. “Kur korrieri u arrestua, ne gjetëm një telefon të enkriptuar EncroChat dhe më pas ishte një zbulim i madh duke punuar me Agjencinë Kombëtare të Krimit që e identifikoi zotin Nanaj si në rrjedhën e sipërme ose “Kingpin.” Tregtari vendas që e lidhte Nanaj me krimet e tij ishte Dhimitri Gjini, i cili u arrestua më 8 maj 2020 në posedim të mbi 60,000 £ pasi furnizoi 2 kg kokainë në Gloucester. Më vonë ai u burgos për më shumë se 10 vjet.

Nanaj gjithashtu u dërgoi kontakteve të tij foto të stivave të parave të gatshme
Policia mundi të lidhte Nanaj me një telefon Encrochat sepse ai i kërkoi kodet personale të ‘Bobokut’. Nanaj më vonë do t’u tregonte kontakteve që ishte pseudonimi i tij për djalin e tij pesëvjeçar. Phillips shpjegoi se Nanajt “i pëlqenin gjërat më të bukura në jetë” dhe kontrollet e shtëpisë së tij, e cila kishte një pamje nga Thames në Wandsworth, e gjetën atë plot me rroba dhe këpucë të stilistëve me vlerë 40,000 £.

Nanaj kishte pretenduar se ishte një punëtor ndërtuesish dhe mesazhet tregojnë se ai po përpiqej të conte paratë e tij në Amsterdam ose në Shqipëri.

Në gjykatë, ai pretendoi se po përdorej nga kriminelë të tjerë për t’i mbajtur telefonat për ta dhe ata i dërgonin mesazhet kur të donin, prandaj të dhënat e telefonit i tregonin gjithmonë telefonat me të.
Por juristët nuk e besuan atë dhe e gjetën fajtor për krimet e tij. Phillips tha: “Një nga mesazhet e gjetura nga një telefon që i përkiste Nanajt aludonte për faktin se ai nuk po dërgonte më shumë drogë nga Londra në Gloucester për një kohë, pasi ishte ‘shumë nxehtë’ me aktivitetin e policisë”.

Për 3 minυta strehohej i gjithë Kυkësi, çfarë do të ndodhë me ‘qγtetin’ nëntokësor: Brenda kishte edhe 1 spital

Nën Kukës shtrihet një tunel i gjatë 7.5 kilometra i cili është ndërtuar në rast të ndonjë sulmi atomik në kohën e komunizmit. Arkitekt Andrit Shehu është tashmë një nga të rinjtë që kërkon që të rivitalizohet kjo galeri.

Ai shoqëroi gazetarin dhe moderatorin e emisionit “Opinion” në Tv Klan brenda tunelit, ku tregoi se ende disa pjesë të tij nuk janë ende të përfunduara. Sipas tij, galeritë janë përdorur në kohën e diktaturës për qëllime stërvitore. Ai tregoi edhe një detaj interesant në rast se duhej të strehohej qyteti.

“Për 3 minuta në rast alarmi, i gjithë Kukësi strehohej. Popullata ka qenë rreth 6 mijë – 7 mijë banorë”, tha ai.

Por cili është plani për këtë tunel?

“Ne si bashki kemi një plan për ta kthyer, për ta vitalizuar dhe për t’i rijetëzuar këto galeri. Në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar do i bëjmë një dixhitalizim edhe një planimetri të azhornuar të gjitha galerive. Plani i vjetër duke qenë galeri ‘top secret’ e kohës dhe nuk ekziston azhornimi përfundimtar i të gjitha galerive. Ne mendojmë që një pjesë mund të përdoret edhe për qëllime stërvitore ushtarake, ndërsa pjesa tjetër duke qenë se janë 7.5 kilometër galeri, do ta përdorim për zhvillimin e turizmit”, u shpreh Shehu.

Βorxhe dhe diνorc/ Kush është ρolici që ktheu αrmën drejt vetes në Tiranë?

Një efektiv policie është vetëplagosur këtë të enjte me armën e tij të shërbimit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Babë Rexha”, ku polici 50-vjeçar dyshohet se e kreu aktin në banesën e tij.

“Më datë 14.12.2023, në rrugën “Babë Rexha”, shtetasi F. K., 50 vjeç, (punonjës Policie), në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit”, njoftoi policia.

50-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet paraprakisht se efektivi ishte i divorcuar prej disa vitesh dhe jetonte vetëm. Po ashtu ai dyshohet se kishte probleme me borxhet dhe e ka kryer aktin në kushtet e depresionit.

Βerisha thërret ρrotestë ditën që Këshilli i Mandateve mbΙidhet për αrrestimin e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar mbajtjen e një proteste, me gjasë për të bllokuar punën e Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit që mblidhet ditën e hënë për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e tij.

Berisha i ka kërkuar mbështetësve të tij që të mblidhen në protestë ditën e hënë në orën 10:00, kur edhe do të mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kryesinë e Kuvendit.

Raportohet se deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi janë shprehur kundër nisjes së protestave, ndërsa mbledhja është shoqëruar me debate.

SPAK i ka kërkuar Kuvendit të autorizojë arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berishia.

Ish-kryeministrit i ishte caktuar masa detyrim paraqitje çdo të hënë, por ai kishte refuzuar tre herë resht të paraqitet para SPAK-ut, duke pretenduar se vendimi ishte në shkelje të Kushtetutës.

Në këto rrethana, SPAK ka ndryshuar masën nga detyrim paraqitje në “arrest në shtëpi”.

Berisha ka thënë disa herë se do ta zbatojë vendimin, por njëkohësisht sot ka njoftuar protesta, të cilat i ka argumentuar se janë pjesë e aksionit opozitar dhe nuk kanë lidhje me çështjen që ai ka me drejtësinë.

Kujtojmë se Berisha është i pandehur për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

“ShkëΙzeni si i ati”, aυokati: Përgjegjësia në Gërdec e rëndë, shkon deri në bυrg përjetë. Fundi i famiΙjes Berisha, skëterrë

Shkëlzen Berisha po ecën në gjurmën e babait, është ky komenti I avokatit Idajet Beqiri, në studion e Tirana Live, ndërsa komentoi mungesën e tij në GJKKO për cështjen Gërdeci.

“Si i ati si i biri, ecën në gjurmën e babait, kanë zgjedhur rrugën e mosbindjes ndaj Kushtetutës, rrugën e rrugës dhe jo të një qytetari të ndershëm që kur thirret nga një pushtet siç është gjyqësori, paraqitet dhe atje i shpalos të gjitha, mund të ketë prova e fakte që e lehtësojnë nga cdo lloj përgjegjësie. Do u përgjigjet pyetjeve siç vlerëson vetë. Këta janë natyrë që e konceptuan shtetin si pronë të tyre.

Ka shqiptar që s’e ka marrë vesh se më 14 dhjetor duhet të ishte berisha dhe bumci dëshmitar? Vetëm të kesh futur kokën si struci e nuk shikon gjë, nuk e merr vesh. S’ka nevojë të mos vijë thirrja. Ai nuk e bën një gjë të tillë, është i inkriminuar e di se pas marrjes në pyetje, jam i bindur që edhe prokurori që do pyeste pas përgjigjeve edhe vetë gjykata, menjëherë do krijonte bindjen që ky është një ndër autorët kryesorë në vrasjen e 26 personave në gërdec dhe të një dëmi të pallogaritshëm në Gërdec. Përgjegjësia e tij është aq e rëndë sa në maksimum dënimi shkon në burg përjetë. Dëshmitari është i detyruar të paraqitet, nëse jo gjykata e merr me dhunë. Ai do shkojë patjetër por mesa duket GJKKO, ka parasysh edhe procedurën që kur ka të bëjë më kriminelë të tillë potentë, procedurën kërkon ta bëjë konform ligjit 100% është e detyruar ta cojë thirrjen në adresën e re që i ka dhënë prokurori.” u shpreh Beqiri, ndërsa shtoi se sado të përpiqet Shkëlzen Berisha nuk e zvarrit dot procesin.

Nuk zvarrisin dot gjë, sikurse nuk e bën dot edhe Berisha, SPAK dhe BKH i vijoi hetimet punoi me dosjen, edhe në rastin konkret është një shtyrje gjyqi, gjykata dëshminë e Bumcit e mori. Më 27 ka edhe dëshmitarë të tjerë, nuk është vetëm Shkëlzen Berisha. Nuk e kanë në dorë ata shtyrjen, procedurat janë të shkruara qartë, fundi i tyre dihet tashmë. Kanë fund skëterrë,” vijoi Beqiri./abcnews.al

“Mbështesim αnëtarësimin e Ballkanit Ρerëndimor”, SYRIZA greke me deklaratë të fortë, në krah të Shqiρërisë: PoΙitika e Mitsotakis i jep përparësi interesave të tij

Në një komunikatë për mediat, SYRIZA e Greqisë ka deklaruar se mbështet në mënyrë të vendosur dhe të palëkundur perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, në kuadrin e kritereve të vendosura nga BE.

Në këtë reagim, SYRIZA shprehet se “fatkeqësisht, Greqia në vend të një strategjie të strukturuar në Ballkan, promovon politikën e Mitsotakis, e cila i jep përparësi interesave të tij mikropolitike dhe balancave të brendshme partiake dhe jo interesave dhe rolit të Greqisë në rajon.

Zoti Mitsotakis nga njëra anë i bën thirrje BE-së të integrojë vendet e Ballkanit Perëndimor në më pak se dhjetë vjet, nga ana tjetër luftoi me ashpërsi Marrëveshjen e Prespës që e shkriu këtë perspektivë dhe nuk guxon të ratifikojë tre marrëveshje teknike këtu dhe pesë vjet.

Nga njëra anë bën festa parazgjedhore mbështetëse për kryeministrin shqiptar pa kushte, përballë pakicës dhe përpara zgjedhjeve lokale shqiptare, nga ana tjetër tenton  të shfrytëzojë mediatikisht çështjen serioze të shtetit ligjor, krijuar në zgjedhjet lokale me arrestimin e Belerit, për të forcuar imazhin e tij”.

Uliks Gjonaj, shqiptari i ρarë që hγri në Njësinë Sρeciale të Amerikës

Sikurse edhe vet emri i tij që simbolizon trimërinë, zgjuarsinë, guximin dhe dashurinë e përjetshme ju njohim tani me Uliksin tonë, shqiptarin e vetëm në botë që stërvitë ushtritë dhe policitë më të fuqishme në SHBA e Evropë!

Uliks Gjonaj, djaloshi i lindur nē Plankqor të Gjakovës, pasi kaloi shumë sfida të paimagjinueshme, arriti të bëhet instruktori i vetëm i instruktorëve, jo vetëm në Evropë, por edhe në SHBA!

Fjalëpak, i qetë, modest e me rrënjë arbërore, ai sakaq u bë shqiptari i dëgjuar i botës, duke e bërë krenar tërë kombin, mbarë!

Po kush është, në të vërtet Uliks Gjonaj dhe si ishte rruga e tij deri tek titulli instruktor i instruktorëve!

https://m.facebook.com/ATVKS/videos/385599553480794/?ref=embed_video

Klienti rreh berberin sepse nuk i pëlqeu prerja e flokëve

Policia gjermane duhej të zgjidhte një mosmarrëveshje të rrallë midis një berberi dhe klientit të tij në Vettelschoss.

Klienti 32-vjeçar ishte i pakënaqur me prerjen e flokëve, saqë situata u përshkallëzua, shkruan “N1”.

Sipas deklaratës së policisë, burri shprehu pakënaqësinë për prerjen e flokëve sepse nuk i pëlqente. Më pas ka nisur një debat verbal me sharje dhe kërcënime.

Berberi dhe klienti i tij akuzuan njëri-tjetrin, debatuan, pati shtyrje fizike dhe më pas u thirr policia.

‘Shokohet’ moderatorja, ja cfarë i thotë telefonuesja: Β ύrri im ka ..

Kontrolli i celularit të partnerit është tema e ditës në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan e cila përfshiu edhe telefonueset. Njëra prej tyre u shpreh se nuk duhet kontrolluar celulari i partnerit dhe as ajo vetë nuk e ka kryer ndonjëherë si veprim. Më pas telefonuesja shtoi se asaj i mjafton që partneri t’i “plotësojë dëshirat”.

Telefonuesja: Për mua ka rëndësi të më vijë në rregull në shtëpi, të jetë në rregull me mua, të më plotësojë dëshirat e mia dhe le të flasë me kë të dojë në telefon.

Katerina Trungu: Si moj të flasë me kë të dojë në telefon?!

Telefonuesja: Unë këtë kam zgjidhje.

Rei Bezhani: Po në qoftë se plotësohen dy dëshira në telefon?

Telefonuesja: Nuk të dëgjoj.

Katerina Trungu: Po thonim, ai vërtet t’i plotëson dëshirat, por pse duhet të flasë me të tjerë në telefon?

Telefonuesja: Po dhe ai ka shoqe.

Mardjola Baco: Edhe xhindi i dëshirave, Aladini e çliroi më në fund, ia plotësoi 3 dëshirat kryesore dhe e çliroi, tani edhe ta marrësh këtë burrin e shkretë, ta shfrytëzosh deri në infinit, më plotëso këtë dëshirë, dhe këtë dëshirë, dhe këtë dëshirë, ai prapë nuk është i lirë.

Rei Bezhani: Pas të tretës pastaj dëshira fillon ndryshon.

Mardjola Baco: Ai mund të kthehet prapë, mund të bëjë dëshirën e tij dhe të kthehet prapë aty ku nuk ka dëshirë. Njeriu jeton në burgun më të madh në atë lloj forme.

Telefonuesja: Ai m’i plotëson dëshirat mua.

Mardjola Baco: Po ju atij?

Telefonuesja: Ai më bën pazarin, ai ka shoqe në zyrë.

Mardjola Baco: Jo, shoqja është tjetër gjë, koleget janë tjetër gjë.

Katerina Trungu: Mirë shoqe e thamë pra, shoqe, kolege është shumë normale, unë them mos ka ndonjë bisedë, po themi…

Telefonuesja: Epo punë e madhe le të bëjë ç’të dojë!

Katerina Trungu: O ç’më kënaqe! Ti e paske bërë si llampa e Aladinit burrin!

Telefonuesja: Të bëjë ç’të dojë moj!

Katerina Trungu: Mirë, të uroj të keni shëndet dhe të jeni të lumtur në mënyrën tuaj.

Telefonuesja: Të të them dhe një fjalë të fundit?

Katerina Trungu: Po.

Telefonuesja: Unë e kam në dyshek, ajo e ka në hendek.

SizmoΙogu: Ρo vjen një tërmet i mαdh, 9 bαΙΙë

Parashikimet e profesorit të njohur turk të sizmologjisë, Naci Gorur, janë makth, pasi vlerëson se tërmeti i madh, të cilit i tremben të gjithë, ka shumë të ngjarë të ndodhë në Stamboll dhe se intensiteti i tij do të jetë me magnitudë 9 i shkallës Rihter.

Profesor Naci Gorur, sipas CNN Turk, i tha gazetës Sozcu se ka frikë nga një tërmet i madh edhe në Stamboll. Nëse parashikimet me magnitudë 9 bëhen të vërteta, tërmeti do të jetë shkatërrues dhe do të prekë edhe strukturat e ndërtuara mirë.

“Mendoni një rrip prej 10 kilometrash duke filluar nga bregu i detit Marmara. Aty do të ketë më shumë probleme, sepse intensiteti i tërmetit pritet të arrijë në 9 i shkallës Rihter nga Gjiri i Bririt deri në Silivria”, tha ai.

Sipas profesorit të sizmologjisë, do të preken kryesisht zonat në anën evropiane të Turqisë, veçanërisht ato pranë detit, pasi struktura gjeologjike është më e re, krahasuar me atë aziatike, e cila është e vjetër dhe përbëhet nga shkëmbinj më të fortë. “Kjo ndikon në stokun e ndërtesave dhe rezistencën sizmike në tërmete.”

Pas “katastrofës së shekullit” siç u quajtën tërmetet vdekjeprurëse të 6 shkurtit në Kahramanmaras, Turqia e ka kthyer vëmendjen nga Stambolli dhe stoku ndërtimor, për të pasur një plan parandalimi dhe për të përshpejtuar transformimin urban të qytetit. Pak ditë më parë një tërmet me magnitudë 5.1 u regjistrua në brigjet Mudania të Turqisë dhe lëkundjet u ndien deri në Stamboll.