Me publikimin e videos së xhiruar nga vetë Princi, ku Elia e agravuar e sulmon fizikisht, duket se peshorja e ndjekësve nuk është më në të njëjtin nivel.
Ndarja e Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, ka ndarë edhe ndjekësit.
Me një vëzhgim në profilet e “Instagramit” të secilit, shihet se Elia Zaharias i janë shtuar rreth 7 mijë ndjekës.
Ndërkohë që me Princin nuk ndodh e njëjta gjë.
Kujtojmë se Princ Leka, denoncoi në polici 3 ditë më parë babin e Elias, Gjergj Zaharian me akuzën se e ka dhunuar dhe e ka goditur me sende të forta.
Nga ana tjetër, edhe Gjergji ka bërë një denoncim me të njëjtën akuzë për Princin, duke mohuar deklaratat e këtij të fundit.
Video e xhiruar nga Princ Leka, është bërë pikërisht pas këtij konflikt.
Elia dëgjohet duke akuzuar e agravuar Princin se i ka dhunuar të atin 73-vjeçar.
Xhevahire Laçi jeton në këtë barakë në periferi të Pukës me 4 fëmijët e saj, burrin invalid dhe vjehrrën e sëmurë. Djali i madh por ende i mitur, vuan nga epilepsia dhe dergjet ne krevat tere kohen, burri saj është invalid dhe nuk flet, vjehrra gjithashtu është e sëmurë, dhe e vetme 30 vjeçarja ka vite që përveçse përballet me vuajtjet e familjarëve të pamundur duhet të rrisë dhe të edukojë 3 fëmijët e tjerë. Familja jeton me pensionin qe marrin babë e bir nga invaliditeti. Banesa ku ngrysin e gdhijnë ditët rrezikon shembjen, dhe kur bie shi plasmasi bëhet çatia e tyre.
Xhevahirja ka nevojë për ndihmë. Nuk punon nga frika se në këtë mënyrë shteti i heq pensionet e invaliditetit, por edhe sepse shtëpia dhe familjarët kanë nevojë të vazhdueshme për praninë e saj.
Ndërsa shteti hesht përballë kësaj drame, një person nga Mamurrasi pasi mësoi për rastin udhëtoi nga Mamurrasi në Puke, duke iu çuar disa ndihma ne ushqime dhe një shumë te hollash. Vetë Astrit Zani jeton ne kushte të vështira pasi banesa e tij u dëmtua nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, por kjo nuk e pengoi të ndihmojë familjen Laçi duke dhënë mesazhin se vetëm me solidaritet ndaj njëri-tjetrit mund të përballojmë vështirësitë e jetës.
Ditën e djeshme, këngëtarja Xhensila Myrtezaj, ka bërë një set fotografik me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Ajo ka pozuar përqafuar me djalin e saj dhe mbeshur mban vetëm një xhaketë.
“Pas çdo gruaje të suksseshme, është vetja e saj”, shkruhet në përshkrimin e fotos që shfaqet në profilin e saj.
Në “InstaStory” këngëtarja shkruan:
“Ajka dhe Amen më keni bërë gruan më të lumtur në botë. Krahët plot me ju. Gëzuar 8-Marsin të gjitha vajzave, grave”. Kujtojmë se prindërit e Ajkës dhe Amen nuk po kalojnë ditë të mira. Gjithandej po përflitet se Bes Kallaku dhe Xhensila janë drejt divorcit. Prej muajsh Besi dhe Xhensila, kanë një distancim total nga njëri-tjetri, duke fshirë edhe kujtimet më të mira bashkë.
Keni dyshuar se syri i keq ju ka prekur apo ndoshta ju kanë bërë magji? Mos mendoni se nuk ka zgjidhje. Gjithmonë dikush, me fuqi te mbinatyrshme qe lufton kundër se keqes, do te mendoje për ju. Dhe nuk ka nevoje te shkoni shume larg ne vende ku shëronjësit e magjive ne maje malesh, mes grykave dhe shkrepave, përplasen me fuqitë e errëta te kësaj toke, njëlloj si superheronjte e Marvel Comics sepse superheroin, e kemi fare pranë, ne Patos.
Piranjat kanë transmetuar rastin e Sokrat Shpatarakut, një person nga Patosi ku bazuar mbi statuja fetare, ishte kthyer në një ‘shëronjës’ për njerëzimin. Qe nga takimi i pare me heroin qe quhet Sokrat vihet re se fama e tij është përtej te imagjinueshmes. Me qindra foto, objekte personale, veshje te ndryshme fëmijësh dhe te rriturish, janë varur ne te katër muret e një dhome apartamenti, brenda se cilës ai përplaset çdo dite me shtriga, magjistrica dhe kukudhë. Përtej kësaj, brenda dhomës ai ka krijuar një kult te ri, ku krahas Jezu Krishtit qëndron imam Aliu, e krah tij edhe Baba Mondi i bektashinjve.
Nuk mund te mungojnë edhe kryqet ortodokse se bashku tespihet myslimane, ashtu si edhe librat e shenjte, Bibla dhe Kurani. Edhe meka, vendi i shenjte i mbi 1.8 miliard personave ne bote, ze një vend te dukshëm ne altarin e Sokratit tone. Po për budistet do këtë vend? Patjetër. Statuja e rrumbullakosur e Budës shkëlqen ne këtë ishull paqeje dhe harmonie globale. Por mbi gjithë këta, qëndrojnë simbolet tona kombëtare.
Betejat e njëpasnjëshme duket se e kane dobësuar fizikisht shëronjësin mjekerrbardhe, por ai njëlloj si Gandalfi i mbretit te unazave, ringrihet gjithnjë e me i forte. Dhe pikërisht nga kjo force e mbinatyrshme Piranjat, kanë dërguar atje nje nga vajzat e cila ka nje dashuri te veçante per NIKOLAOS ARVANITIDIS, apo siç njihet me emrin e artit, Nikos Vertis. Kush mendon se Sokrati ia futi kot, nuk ka kuptuar asgjë. Sepse ai ka qëlluar ne shenje. Nikos Vertis, ka origjine shqiptare, ka lindur ne Holande dhe jeton ne Greqi. Fiks tre shtete siç tha shëronjësi ynë.
Dhe pavarësisht se vajza e kundërshton, ai është i bindur ne atë qe ka pare. Pasi ka gjetur jetën prej kozmopoliti te Vertis, Sokrati ka kaluar ne një tjetër argument. Me pas, saktësia e habitshme e tij vijon edhe me vendbanimin e Vertis, për te cilin vajza thotë se është nga Tirana. Për tu siguruar dhe për te qene ne rregull me vajzën dhe me Zotin, bamirësi bën edhe një verifikim te fundit. Pasi ka zbuluar te gjitha te vërtetat e Nikos, ai e kalon skanerin tek vajza dhe familja e saj duke I thënë se nëna e sajë ka hedhur poshtë një fëmijë.
Deklarata e shëronjësit se mami ka hedhur dy fëmije e befason bashkëpunëtoren tek e cila lindin dyshimet e para se prindërit e saj nuk janë ata qe duken. Pavarësisht kësaj goditjeje te papritur qe mori, ajo kërkon ende te dije se sa mundësi do ketë për tu bere bashke me Nikos Vertis. Por me përpara duhet qe te puthe plot 11 here monedhat qe Sokrati mban ne dore. Por si person dyshues dhe i mësuar me luftën ndaj djajve, ai ka një teori qe shkon përtej çdo marrëdhënieje njerëzore duke i thënë vajzës se Vertis ka rënë në dashuri me nënën e tij.
Pasi ka plasur këtë bombe qe ka thyer përfundimisht marrëdhënien e vajzës me vjehrrën e saj te ardhshme, Sokrati jep edhe këshillat e fundit bazuar ne leximin e 11 monedhave te hedhura. Bamirësia, bashkimi i çifteve, por ne veçanti lufta me djajtë dhe heqja e magjive e syrit te keq, janë beteja tepër te vështira, qe normalisht kane edhe kosto. Por vajza ka shkuar e papërgatitur ne këtë takim te pare spiritual. Përpara se te largohet, vajza dhe shoqëruesi i saj duhet te bëjnë edhe një sakrifice, qe për habinë tone, refuzohet nga ky i fundit.
Pasi gazetarët janë njohur me aktivitetin bamirës te këtij shëronjësi te njerëzimit, shkojnë ta takojmë per here te dyte. Dhe mos mendoni se do na thotë diçka te ndryshme. Për sa kohe te jete fitues ndaj te keqes, Sokrati nga Patosi, nuk i ndryshon armët e luftës. Ku i dërgojnë dy foto nga yjet me te ndritshëm te kinematografisë botërore, Ryan Gosling dhe Jennifer Laërence.
Te shohim nëse kësaj radhe bamirësi do te këtë saktësinë prej snajperi qe pati ndaj Nikos Vertis. Ne fakt kishin shkuar për te bere bashke dy artistet e njohur, pavarësisht se te dy janë lumturisht te martuar me partneret përkatës.
Por shëronjësi e ka lëne mënjanë këtë skenar dhe ka nisur direkt me ekzaminimet mjekësore. Heroi i mijëra betejave te fituara, sapo ka nisur te na zhgënjeje. Gjuha e tij është e ngjashme me atë te fallxhoreve qe te shohin dorën. Këtu sa kemi kuptuar se këtë historinë e tre vendeve, Sokrati e ka një refren qe e përsërit me çdo hallexhi qe i troket ne dere. Por nuk është i vetmi refren.
Pasi nxori te yshtur dhe gazetaren , shëronjësi nisi menjëherë ritualin e tij te çuditshme te hedhjes se fotove në ajër. Foton e Jennifer për te cilën Sokrati kujton se është e gazetares, e hodhi dhe e përplasi cep me cep të dhomës deri sa ne fund mori një rezultat.
Pasi gazetarja e Piranjave i tregoi zbuluar se kush ishte, Sokrati nga Patosi filloi te tregonte se për njerëzit që e besojnë i ndihmon.
Dhe që ai I përket fesë Myslimane dhe se është vetëm për të ndihmuar njerëzit.
Bilanci i viktimave nga sulmi me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e Aldo Moros në Frosinone të Italisë është rënduar pasi një tjetër i ri shqiptar ka ndërruar jetë.
Gjatë sulmit një prej të rinjve shqiptarë mbeti i vdekur në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë u plagosën dhe njëri ndërroi jetë më pas në spital.
Sipas mediave në Itali se grupi i të rinjve nga Shqipëria është përballur me një grup tjetër marokenësh të cilët mbërritën me makinë pranë lokalit dhe pas një debati me tone të larta hapën zjarr.
Sipas mediave italiane dëshmitarët okularë thanë se dëgjuan të shtënat papritur dhe menjëherë panë trupat e të rinjve në tokë.
Përveç nënës së tij, personi i dytë i preferuar Krist Dragotit është e dashura e tij.
Këtë 8 mars si rrallë herë ai ka zgjedhur të publikojë një foto me të dashurën e tij duke u puthur.
Ish-banori i spektaklit televiziv “Big Brother Vip 2”, më herët kur ka folur për lidhjen e tij të dashurisë, tha se është një marrëdhënie serioze e cila ka nisur në muajin korrik 2023.
Lidhja e tyre ishte në distancë, pasi e dashura e tij jeton dhe studion në Londër, por mesa duket tani pritja për ta ka mbaruar.
Familja Sri Lanka që u vra brutalisht në Kanada thuhet se kishte organizuar një festë ditëlindjeje për të dyshuarin 19-vjeçar Febrio de Zoysa disa ditë para sulmit. Zoysa akuzohet për vrasjen e familjes dhe banores së tyre , të cilët kishin emigruar së fundmi nga Sri Lanka, brenda një shtëpie në Otava, Kanada. Viktimat janë: nëna, 35 vjeçe, babai 40-vjeç, si dhe vëllezërit dhe motrat përkatësisht 7, 4 dhe dy muajshe.
Ata u zbuluan në shtëpinë e tyre pak para orës 23:00 të së mërkurës, pasi policia mori disa telefonata të furishme 911. Ati Dhanushka Wickramasinghe pësoi lëndime të rënda, por jo të rrezikshme për jetën dhe u dërgua në spital. Atij i janë prerë pjesët e dy gishtave dhe që atëherë njëri është riparuar. Ai gjithashtu pësoi një goditje në fytyrë midis hundës dhe syrit dhe plagë me thikë në gjoks dhe shpinë.
Sipas policisë, viktimat janë të gjithë shtetas të Sri Lankës, përveç foshnjës që ka lindur në Kanada. Sipas National Post, një murg në Manastirin Budist Hilda Jayewardenaramaya, i cili e njihte familjen, tha se ata kishin organizuar një festë për të akuzuarin për të festuar ditëlindjen e tij të 19-të një javë para vrasjes. Bhante Suneetha tha se ajo u takua me Dhanushka në spital dje dhe ai ishte në ‘shok të madh’.
Në një intervistë me Canadian Press, Suneetha tha: “Ata madje e ndihmuan atë për të festuar. Ata organizuan një festë për ditëlindjen e tij të 19-të javën e kaluar, disa ditë më parë.’ Zoysa u pa në gjykatë pasditen e djeshme dhe shqiptoi vetëm emrin dhe datëlindjen para se të ulej. Ai është urdhëruar të mos kontaktojë me pesë persona, mes të cilëve edhe Dhanushka. Zoysa është akuzuar për gjashtë akuza për vrasje të shkallës së parë dhe një akuzë për tentativë vrasje.
Policia e Vlorës dhe grupi hetimor kanë marrë në duar arsenalin e armëve që iu gjetën një të riu në zonën e Babicës së Madhe.
Sipas të dhënave, dyshimet që bien mbi të janë të rënda, pasi policia po heton pistën e përfshirjes së tij në atentatin që tronditi vendin me vrasjen e të riut në Vlorë në fillimjanarin e këtij viti.
Gëzim Sinomati u ekzekutua me snajper, e për pasojë snajperët e gjetur në banesën e djalit nga Babica do t’u nënshtrohen ekspertizave për të mësuar nëse janë përdorur në atë qitje fatale që i mori jetën Gëzimit, djalit që kishte ardhur të festonte vitin e ri me nënën e tij, por u vra në ballkonin e shtëpisë së vet teksa pinte cigare. Në grupin e armëve të sekuestruara janë jo vetëm një snajper por edhe disa pushkë snajper që ende nuk dihet se prej sa kohësh vlonjati i mban në papafingon e banesës së tij.
DYSHIMI
Sipas të dhënave të grupit hetimor snajper i gjetur në depon e armatimit që u zbulua në fshatin Babicë të Vlorës, dyshohet se është përdorur për ekzekutimin e Gëzim Sinomatit më 7 janar. Sinomati u qëlluam me një plumb më kokë, ndërsa policia nuk ka arritur që të gjejë armën e krimit. Ekspertët dyshojnë se ky snajper i zbuluar në bazën e armatimeve është përdorur për vrasjen e tij, ndërsa në mjetin e djegur që u gjet pas ekzekutimit asokohe u gjet edhe një bllok betoni që dyshohej se ishte vendosur për të mbajtur snajperin.
Luçiano (Albano) Deraj, i arrestuar gjatë aksionit të djeshëm, ka refuzuar që të flasë para efektivëve të Policisë së Vlorës, duke mos treguar detaje për origjinën e armëve dhe me çfarë grupesh kriminale ka lidhje. Por sipas dyshimeve mësohet se Deraj bashkëvepronte me disa grupe kriminale në Vlorë, Fier dhe qytete të tjera.
Baza e armatimeve dyshohet se është përdorur apo do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale, ndërsa të gjitha armët dhe pajisjet e sekuestruara do t’i nënshtrohen një ekspertize balistike, për të rënë në gjurmët e personave të tjerë të përfshirë si dhe të verifikohet nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale, përfshirë këtu edhe në vrasjen e Sinomatit. Siç shihet nga pamjet e shpërndara nga policia, banesa dykatëshe survejohet nga kamera sigurie.
Në banesë përveç 35-vjeçarit, jetonin njerka dhe babai, si edhe gjyshërit e tij. sipas familjarëve 35-vjeçari është pronar i një servisi makinash dhe madje sipas tyre policia nuk e ka arrestuar në gjumë por e kanë ndaluar në servisin e makinave dhe e kanë sjellë me pranga në duar në banesë. Në shtëpinë e familjes Deraj u gjetën disa lloje armatimesh, snajper, pistoleta, qindra fishekë, 7 kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë për armët, 4 dylbi optike, 2 palë dylbi, radiomarrëse me valët e Drejtorisë së Policisë Vlorë, targa dhe çelësa makinash, maska, fenelina dhe veshje të ndryshme.
BALLA NË VLORË
Ministri i Brendshëm Taulant Balla dje ishte për një vizitë falënderuese në DVP Vlorë, për tu shprehur nga afër vlerësimet për aksionin e fundit, ku u gjet një depo e madhe armësh të cilat siç njoftoi dje policia dyshohet se mund të jenë përdorur në disa ngjarje kriminale. “Sa herë që kemi një punë të suksesshme edhe unë nuk dua të mungoj për t’ju uruar personalisht. Gjej rastin të falënderoj Ermalin, por mbi të gjitha secilin prej jush edhe këtë harmonizimin e punës që kemi pasur midis të gjitha skuadrave. Balla kërkoi që të ketë një punë më të madhe për parandalimin e ngjarjeve kriminale, duke e konsideruar goditjen e rasteve të armëmbajtjeve pa leje si një prej objektivave më të rëndësishme për arritjen e qëllimeve.
“Skuadra e Drejtorisë Vendore qoftë me Forcën Operacionale, qoftë me Sektorin e Krimeve, qoftë me “Shqiponjën” dhe mbi të gjitha pastaj dhe me RENEA-n. Jeni bërë një ekip dhe duhet të vazhdojmë të intensifikojmë gjithë forcën tonë parandaluese këtu në Vlorë, e cila është përgjegjësia juaj dhe këtë gjë e them kudo në Shqipëri për të mos lejuar që grupet kriminale të rikthejnë pasigurinë dhe padyshim që t’i dalin përpara çdo lloj forme të krimit dhe goditja e fenomenit të armëmbajtjes pa leje është një prej objektivave tona të rëndësishme”, u shpreh ministri.
Ai shtoi se me armët që u gjetën ditën e djeshme parandalohen ngjarje të tjera kriminale që mund të ishin planifikuar.
Historitë e dashurive të cilat nuk përfundojnë me fund të lumtur, shpeshherë kthehen në toksike dhe aq më keq, në kërcënuese dhe denigruese të figurës së femrave. Personi më i dashur, kthehet në armikun tënd më të madh, i cili ti njeh pikat e tua më të forta dhe pikat e tua më të dobëta.
I tillë është dhe ky rast në Korçë ku një nënë e ve e dy fëmijëve dëshpërimisht kërkoi ndihmën e emisionit “Piranjat”.
‘Kam qenë e lidhur 2 muaj me Denis Gjatën dhe u ndava sepse nuk ishte për mua dhe nuk funksiononte. Më kërcënoi me fëmijët dhe më ofendonte.
‘U ndava me të, por më pas nisi drama e vërtetë. Më hapte profile fallco me foto nudo. Kudo ku kam punuar më prishte punë, u dërgonte foto nudo shefave të mi, fëmijëve.
‘Ata janë adoleshentë dhe e kanë përjetuar shumë keq’, tha ndër të tjera zonja që bëri denoncimin. Ajo kishte të gjitha bisedat kërcënuese, fotot intime dhe gazetarja Kamila Xhakaj u nis drejt Korçës për ta takuar.
Zonja i la takim Denisit, i cili nuk përgjigjet dhe nuk vinte. Pas shumë orësh pritjeje, më në fund manjaku u bind dhe i la vendin e takimit në Bilisht.
Pas takimit, vajza i kërkoi llogari Denisit për veprimet e tij dhe ky i fundit mundohej të shmangej, duke e dërguar drejt hotelit. Duke qenë se gjendja u acarua, gazetarja Kamila Xhakaj së bashku me policinë reaguan duke e dërguar manjakun pas hekurave.
Një listë me 144 aktorë, duke nisur nga Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Roza Anagnosti, Luiza Xhuvani e të tjerë emra të rëndësishëm, janë publikuar në profilin e “Facebook” të Zamira Kitës.
Aktorët kanë prezantuar një kërkesë për Autoritetin e Mediave Audiovizive, për të fshirë video-skandalin e Elia Zaharisë me Princ Lekën, që ka bërë xhiron e mediave jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë.
Ky 8 MARS, do të ishte ironikisht “ideali” për të folur për të drejtat e grave.
Kemi 48 orë që shohim sesi po i bëhet një gjyq publik një gruaje, një nëne, një artisteje, një aktoreje, që po përballet me një periudhë të vështirë familjare.
Kush prej jush që po e lexon këtë shënim nuk ka provuar të shohë veten në një moment dobësie, konflikti, apo nuk ka thënë një fjalë më shumë, kush prej jush nuk është lënduar, zhgënjyer nga ai që ka dashur më shumë, le të hedhë gurin e parë!
Video e bërë publike ku duket aktorja Elia Zaharia, që po ushqen me klikime portale e disa media, kërkon me urgjencë reagimin e AMA-s institucionit që ka përgjegjësi të plotë për fshirjen dhe bllokimin e saj.
Shoqëria e internetit është tashmë një shoqëri e kontaminuar dhe që askush nuk ka kontroll mbi të, por do t’ju luteshim si njerëz, secili individualisht ta fshijë një koment negativ, dhe kështu, pikë-pikë mund të jemi duke kontribuar për një shoqëri më të mirë.
Nesër mund të jesh ti protagonisti i kësaj fushate të cënimit të privatësisë dhe imazhit!
Megjithë këtë baltë komentesh të hedhur mbi një grua, falenderojmë të gjithë ata që nuk janë bërë pjesë.
Është e thjeshtë të jesh spektator, duke parë dhimbjen dhe jetën e tjetrit, por le të bëhemi nga ky 8 MARS, aktorët e një ndryshimi për mirë!