Jetmiri Ιahet i zhυ eshur Ιαkυriq në ‘BBV3’, banorët reagojnë keq

Së fundmi ai ka bërë një gjest që ka ngritur reagime të shumta jo vetëm në shtëpinë më të ndjekur por edhe jashtë saj. Sipas banorëve, Jetmiri ka bërë dush lakuriq në hapësirat e banjës së shtëpisë, një gjest i cili ka thyer rregullat e etikës së një spektakli që transmetohet 24/7.

Gjatë një bisede me disa prej banorëve, Juli ka falenderuar djemtë e regjisë që nuk kanë kapur pamje të Jetmirit në ato momente.

Juli: Shyqyr që nuk e kap kamera dhe faleminderit çunave të regjisë por puna është çfarë ndodh këtu. Po ja e kapi?

Romeo: Po e kapi është halli i atij dhe nuk është më halli jot! Po ja kapi syri ndonjërës nga këto ça do…

Misteri i ekzekυtimit të PëΙΙumb Metës/ “Fëmijët e υranë me ραramendim”, ish-drejtori i bυrgut zbυΙon detajet e bυjshme: Ata e dinin që…

Ish-drejtori i burgut të Peqinit, Faik Basha i ftuar në një emision televiziv tha se ajo që i ka bërë më shumë përshtypje është se familjarët nuk ndiejnë pendesë dhe janë të ftohtë.

Faik Basha: Nuk kam parë një familje të tërë që ka kryer një ekzekutim makabër, të një njeriu që supozohet të ishte më i dashuri për ta, babai. Çfarëdo të kishte bërë, çfarëdo situate , mendoj që kishte plot rrugë për t’i dhënë zgjidhje. Kjo familje nuk është në gjendje të rënduar ekonomike, kishin një vilë. Babi bëntë dy punë, edhe fëmijët punonin. Një familje në pamje të parë normale.

Është mister i madh dhe do jetë objekt studimi arsyeja pse e çoi këtë familje të kryejnë këtë akt kaq të rëndë. Për 10 ditë të jetonin në këtë lloj gjendje, pa dhënë asnjë lloj arsye. Të gjithë ishin të shpërndarë në punë e shkollë, njerëzit që kanë qenë në kontakt kanë treguar një sjellje shumë normale, edhe pse kishte ndodhur ngjarja. Kjo është ajo që të bën të habitesh. Ftohtësia.

Kam parë njerëz që kanë vrarë dhe në 99% të rasteve kam parë pendesa, në këtë familje nuk shoh asnjë lloj pendese.

Basha theksoi se nga policia duhet të ishte bërë një punë më e thelluar para arrestimit.

“Duke i mbajtur nën hetim, mund të kishin patur mundësinë për të zbuluar kush është autori. A do të diskutonin mbi faktet mbi mbrojtjen, mbi autorin që do i linin fajin dhe do përsërisnin rolin që do mbanin para gjykatës. Ata e dinin që do zbuloheshin, thjesht fituan kohë”, tha ai.

“Të du”! Sara i dërgon dron Βαrdhit, reagimi i këngëtarit nuk dυhet hυmbur (VIDEO)

Teksa vërtitej në oborr me aktorin Romeo Veshaj, Bardhi ka mbetur i surprizuar nga një dron që u shfaq në ambientet e shtëpisë për të. Kujtojmë se partnerja e tij, modelja Sara Gjordeni, është larguar nga formati në spëktalin e së martës së kaluar, dhe Bardhi pretendon se ky dron është nisur prej saj.

Ende nuk ka një reagim prej Sarës që të pohojë diçka lidhur me dronin, por ajo ka ripostuar shumë video të Bardhit gjatë momentit që ka qenë duke parë surprizën i emocionuar, e mesa kuptohet ajo është autorja e dronit.

VIDEO

https://www.instagram.com/_u/bardhii.saraa/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7f230873-f847-40de-8aff-a365bfe7f469&ig_mid=919F7B4B-156B-4CEE-B0F8-275EDAB4F15C

Fëmijëve të PëΙΙumb Metës u rrezikohet jeta në qeli? Ish-shefi i bυrgut të Ρeqinit bën deklaratën e fortë: Duhet të mbahen Ιαrg të dënυarve të tjerë…

Ai tha se fëmijët nuk duhej të arrestoheshin, por duhej të monitoroheshin ose provokoheshin nga policia, në mënyrë që të zbulohej dhe komunikimi që ata do të kishin me njëri-tjetrin për deklaratat dhe mbrojtjen që do t’i bënin vetes.

“Duke i mbajtur nën përgjim, mund të zbulonin kush është autori, përmes diskutimeve. Ata do diskutonin mbi mbrojtjen që do bënin, mbi autorin që do i linin fajin dhe si do maskoheshin”, u shpreh ai duke folur për një emision televiziv.

I pyetur nëse fëmijët, të cilët ndodhen në paraburgim, rrezikojnë nga ndonjë hakmarrje, ai tha se mirë do të ishte që policia t’i mbante në ambiente më të veçanta dhe distante nga të burgosurit e tjerë.

“Nuk përjashtohet mundësia që dikush nga të burgosurit e tjerë të ndërmarrë ndonjë akt dhune apo dhe më tej, kundër këtyre personave. Të paraburgosur, apo burgosur me një problematikë të tillë, duhet bërë një trajtim veçmas dhe mbajte e kufizuar në kontakte me të burgosurit e tjerë”, u shpreh ai.

“Sot dυhej të festonte”, koΙeget në lot për υdekjen e 58-υjeçares: E dhimbshme!

Shkëndije Halili, punonjësja e Pastrimit dhe Gjelbërimit në bashkinë Delvinë, humbi jetën sot në ditën Ndërkombëtare të Gruas.

58-vjeçarja sapo kishte nisur punën në orën 5 të mëngjesit kur një 30-vjeçar e përplasi me makinë.

Kolegët e 58-vjeçares me lot në sy i shprehin ngushëllime familjes, dhe thonë se një pjesë e zemrës së tyre u ka ikur sot.

Shumë e dhimbshme është por nuk di se çfarë të them aq më tepër që ndodhi në një ditë si kjo. Asaj i takonte që të dilte të festonte si të gjitha nënat e tjera shqiptare. Fati donte kështu. Nuk kam fjalë ishte një grua e mrekullueshme një shoqe e mirë, një grua punëtore e kishim krah në punë. Një gjymtyre e jona është shkëputur nga ne. Nga gjithë kolektivi jonë. Nuk kam fjalë.

Ishte e papritur për ne. Secili punonte në sektorin e tij në mëngjes në orën 4 e 30 ka dalë nga shtëpia, na vjen lajmi në orën 6 që e ka përplasur makina. Na dhembte sa nuk ka më na ka ikur një pjesë e zemrës. Vajti 1 vit me ne që po punonte. Qe shumë vajzë e mirë e dashur me të gjitha.

13-vjeçarja ρΙagosi me thikë adoΙeshentin në Gjirokastër/ “Vαjza po qante, djali mbante barkυn me dorë”, dëshmitarja zbulon praραskenat

“As nuk e pashë fare, as kush ishte djali, pashë një gocë, çfarë ke që qan, është çarë ky djali me thikë, u çorientuam, kur pashë djalin që doli gjaku, ku je i thashë, nga Tepelena jam tha,

mbante barkun me dorë, gjaku vu, i dhamë ndidhmën e parë, lajmëruam policinë, e mori ambulanca, këto gjëra nuk duhet të ndodhin më, ata janë fëmijë, por prindi duhet të ketë kujdes”, tha gruaja.

Trαgjedia me ρesë υiktima në rrënojat e Titanik, zbυΙohet një tjetër audio

Një dokumentar i ri ka zbuluar zërin e marrë nga përpjekjet e kërkim-shpëtimit, i cili dha shpresë se ata që ndodheshin në zhytësin Titan mund të ishin gjallë. Vitin e kaluar, pesë persona vdiqën në bordin e një zhytëse në pronësi të kompanisë OceanGate, teksa ajo u zhyt në rrënojat e Titanikut.

Hamish Harding, Paul-Henri Nargeolet, Shahzada Dawood, Suleman Dawood dhe CEO i OceanGate Stockton Rush ishin në bord. Kontakti me anijen u humb më 18 qershor, duke nxitur një përpjekje të gjerë kërkimi.

Gjatë përpjekjeve për të gjetur nëndetësen Titan dhe për të rivendosur kontaktin, u dëgjua një zhurmë ritmike goditjeje, e cila dha njëfarë shprese se ata që ishin në bord mund të ishin ende gjallë.

Këto zhurma përplasjesh u kapën nga Forcat Ajrore Kanadeze dhe dukej se vinin çdo 30 minuta, duke i shtyrë disa të pyesin nëse pasagjerët e nëndetëses ishin ende brenda dhe po përpiqeshin të sinjalizonin për ndihmë.

Megjithatë, ekspertët theksuan se nuk e dinin se cilat ishin zhurmat e goditjeve dhe me kalimin e kohës u arrit përfundimi se nëndetësja kishte shpërthyer ditën që ishte zhdukur.

Sipas Wall Street Journal, marina e SHBA-së mori një zhurmë që mendonte se ishte shpërthimi i nëndetëses Titan menjëherë pasi kontakti u humb, që do të thotë se përpjekjet e kërkim-shpëtimit që kapnin zhurmat e goditjeve nuk po zbulonin shenja jete.

Audioja e asaj zhurme është dëgjuar në dokumentarin e ri The Titan Sub Disaster. Dokumentari, i cili do të transmetohet më 6 dhe 7 mars në Channel 5 në orën 21:00, synon të ndjekë detajet e zhytjes së Titanit deri në rrënojat e Titanikut dhe çfarë mësimesh janë nxjerrë nga humbja tragjike e pesë jetëve.

Që nga fatkeqësia, faqja e internetit e OceanGate ka thënë se ata “kanë pezulluar të gjitha operacionet e kërkimit dhe komercial”.

Flet mësυesja e TaυΙant Βallës: Besoja se ai do bëhej shkencëtar…

Është 7 Marsi, Dita e Mësuesit. Në këtë ditë të veçantë, e tillë ishte surpriza që ministri i Brendshëm, Taulant Balla pati për mësuesen e tij të matematikës, Veronika Cfarku, cila ishte e ftuar mëngjesin e kësaj të enjteje në studion e Klan News.

“Zyshë Veronika mirëmëngjes. Të uroj nga zemra gëzuar 7 Marsin, paç jetën e gjatë dhe shumë faleminderit dhe shumë mirënjohje për gjithë mundin tënd, për të na dhënë dije dhe për të na përgatitur të fortë, edhe në jetën tonë të përditshme. Sepse ti për ne nuk ke qenë vetëm mësuesja e Matematikës, dhe ne të dy kemi qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin për shkak se dhe mua më pëlqente shumë lënda jote.

Por na ke mësuar që të ecim të fortë edhe në karrierën tonë, në profesionin tonë, kështu që jo vetëm në emrin tim, por në emrin e të gjithë shokëve dhe shoqeve të klasës sonë dua të të uroj sot, Gëzuar 7 Marsin dhe shumë faleminderit dhe shumë mirënjohje”, u shpreh Balla në mesazhin e tij.

“Shumë-shumë-shumë faleminderit, tepër e emocionuar, kjo është dhurata më e bukur që më bëhet në jetë. Nuk e prisja sepse kam kohë që nuk kam komunikuar me Taulantin edhe pse e ruaj atë foto të kohës së gjimnazit. Ishte nxënës i shkëlqyer”, u shpreh mësuesja tashmë në pension, dukshëm e emocionuar.

Por a e kishte spikatur mësuese Cfarku që nxënësi i saj do të kishte një karrierë të suksesshme në jetë?

“Jo e politikës, pak nuhatje sepse ishte i ri, ishe aktiv, por ishte aktiv në shumë talente jashtë mësimit. E aktivizoja në olimpiadat e Matematikës, i bëja mësime të veçanta në atë kohë, doja që ai të shkëlqente, të zgjidhte shkencat kompjuterike, besoja që do bëhej një shkencëtar shumë i mirë në atë fushë. Dhe nuk më erdhi mirë që e ndërroi. Filloi vitin e parë te Shkencat e Natyrës, Informatikë dhe pastaj ndodhi zgjedhja e tij. Ai shkëlqente në të gjitha lëndët, por Matematikën e ka pasur dhe në 8 vjeçare ka qenë fitues i olimpiadës”, shprehet Cfarku për gazetaren Iva Kalemi, në Klan News.

Ajo po ashtu ndau edhe këtë fotografi të rrallë me ministrin Balla.

Skena si nëρër filma në Athinë/ Shqiptari godet motorin e ρoΙicisë, ata qëΙΙojnë me ρistoΙetë nëρër gomat e makinës (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë në zonën e Shën Panteleimonit, ku një shqiptar që transportonte drogë ka tentuar t’i ikë policisë duke kryer manovra të rrezikshme me makinë e duke përplasur një motor të tyre.

Fillimisht efektivë të skuadrës “DIAS” i kanë bërë shenjë automjetit të ndalonte por drejtuesi ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar. Gjatë kësaj tentative, automjeti ka përplasur motorrin e skuadrës “DIAS”.

Efektivët kanë ndjekur makinën dhe kanë shtënë me armë në drejtim të gomave të mjetit. Pas kësaj kanë arritur ta ndalin atë në rrugën “Nirvana” dhe kanë arrestuar autorin.

Pas kontrollit në automjetin e tij iu gjetën rreth 16 kilogramë hashash. 26 vjecari shqiptar është shoqëruar menjëherë drejt komisariatit të Agio Pantaleimona.