AΙarm në Gjermani, 65-vjeçarja e armαtosur mban ρeng 15 persona në sρital (Video)

Forca të forta policore kanë shkuar me urgjencë në një spital në Aachen, Gjermani, ku një grua e armatosur thuhet se mban rreth 15 pengje. Sipas informacioneve, gruaja është 65 vjeç.

Bild raporton se ajo u shtrua në spital pak para orës 17:00 të së hënës, 4 mars.

https://twitter.com/i/status/1764747923558904249

Shumë shpejt stafi pa tym, sepse gruaja ndezi fishekzjarrë dhe u përpoq të digjte një person.

Gruaja thuhet se është e mbyllur në një dhomë pacientësh. Policia nuk e di se kë kërcënon 65-vjeçarja. Deri tani nuk raportohet për të lënduar.

Spitali ka 378 shtretër dhe punëson rreth 1600 njerëz./albeu.com

Nuk u pa në TV, ja kush ishte bυrri me të zeza që u ρërqafua me Ramën dhe Çuçin në Kuçovë (Foto)

U inaugurua sot në Kuçovë baza e NATO-s ku krahas fjalimeve pati edhe spektakël të avionëve si edhe helikopterëve e dronëve që do të jenë në shërbimin e Shqipërisë.

Të pranishëm ishin drejtues të lartë të vendit, ndërsa gjatë ceremonisë u vërejt edhe një afrimitet i Kryeministrit Edi Rama me një person që qendronte pranë dronëve “Bayraktar”.

Mësohet se personi, me të cilin Rama u fotografua dhe më pas përqafua, është Haluk Bayraktar, CEO i kompanisë turke “Baykar” që prodhon dronët që ka marrë në përdorim Shqipëria.

Haluk Bayraktar duket se ka udhëtuar vetë sot për të bërë dorëzimet. Me të është parë të takohet edhe Bledi Çuçi, ish-ministri i Brendshëm i cili gjatë kohës kur ushtronte këtë detyrë udhëtoi në Ankara për të parë nga afër dronët inteligjentë teksa qeveria shqiptare po negocionte termat e kontratës me Turqinë.

Ai është vëllai i Selçuk Bayraktar, i cili është martuar me vajzën e Presidentit Erdogan, Summeye.

Selçuk Bayraktar konsiderohet si truri i teknologjisë së dronëve në Turqi, i cili pas studimeve në Amerikë u kthye dhe nisi provat për prodhimin e tyre më shumë se një dekadë më parë. Selçuku është tani në Parlamentin e Turqisë dhe ka statusin e dhëndrit të Presidentit Erdogan, ndërkohë që përfaqësimin e kompanisë ia ka lënë vëllait të tij, Halukut.

Kristjan Asllani e kalon Interin në eρërsi me një sυρer gol (Video)

Kristjan Asllani e ka kaluar Interin në epërsi në duelin me Genoan që po zhvillohet në kuadër të javës së 27-të në Serie A.

Ndeshja nisi me dominim nga Nerazzurët, me çka edhe u shënua goli i epërsisë.

Ishte minuta e 31-të e takimit kur Asllani pranoi një asistim nga Alexis Sanchez për rezultatin 1-0.

Ky ishte goli i parë i reprezentuesit të Shqipërisë deri më tani në këtë sezon, ndërsa ka edhe dy asistime.

Interi aktualisht po fiton 2-0 ndaj Genoas, ndërsa Sanchez (37′) shënoi nga penalltia.

Moti ekstrem ρërfshin Italinë dhe Francën

Ortekë, përmbytje dhe rrëshqitje dheu në këto dy vende, humb jetën një 16-vjeçar në Itali

Moti ekstrem ka sjellë ortekë, stuhi, erëra të forta dhe rrëshqitje dheu në Itali dhe Francë.

Një 16-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga një ortek ndërsa po bënte ski në një vendpushim dimëror në rajonin e Tirolit në jug të shtetit fqinj.

Rreziku i ortekëve në zonë sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja vijon të jetë ende prezent.

Stuhitë dhe erërat me shpejtësi më të madhe se 100 km/h shkaktuan rrëshqitje dheu në rajonin e Ligurias në bregun veriperëndimor të Italisë. Pati përmbytje në Piemonte dhe stuhi në të gjithë rajonet jugore të Italisë dhe në Sardenjë.

Më shumë se 6,000 njerëz që jetojnë në tre fshatra në qytetin italian të Aostës pranë kufirit francez, janë izoluar që nga e diela si pasojë e ortekëve. Si pasojë e motit të keq janë mbyllur shkollat në disa komuna.

Dëbora e madhe në fundjavë ndërpreu hyrjen në disa resorte në juglindje të Francës, ku pati reshje dëbore prej 50 cm brenda disa orësh gjatë natës.

Xhensila Mγrtezaj në sυρer formë, video teksa kërcen në skenë po “çmend” rrjetin

Xhensila Myrtezaj është një personazhet më të komentuara të momentit nga mediat rozë, teksa përflitet se ajo është në proces divorci me aktorin Bes Kallaku.

Çifti nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kanë fshirë fotot e tyre që kanë patur së bashku.

Por duket se Xhensila ka vendosur që në një moment të vështirë për të, mos ta lë pas as karrierën. Ajo qenë e ftuar në disa koncerte dhe së shpejti pritet që të nxjerrë disa projekte muzikore.

https://vm.tiktok.com/ZMMYNsAf4/

E ftuar në një koncert, këngëtarja është shfaqur në superformë, teksa ka zbuluar se shpejti do të publikojë këngën e saj me një nga reperin Noizy.

“Kam një surprizë vetëm për ju. Është një këngë që do vi me këtë këngëtarin që do lançoj tani”, tha Xhensila dhe në sfond u vendos bashkëpunimi i saj i mëparshëm me Noizy.

https://www.tiktok.com/embed/v2/7342067484062944545?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fxhensila-myrtezaj-ne-super-forme-video-teksa-kercen-ne-skene-po-cmend-rrjetin%2F

‘Më kanë mbγllur në tυαΙet …’Françeska kujton të kaluarën dhe shρërthen në Ιοt!

Një pasdite e tensionuar ka qenë ditën e djeshme mes Françeskës dhe Sarës, për shkak të një veprimi që kjo e fundit bëri.

Gjithçka nisi pasi Sara i mbylli derën e tualetit Françeskës, gjatë kohës që ajo ishte brenda.

Më pas ajo ka tentuar të dalë dhe në një moment Sara e ka shtyrë, por edhe Françeska ka vepruar në të njëjtën mënyrë.

Për këtë Françeska foli përsëri ditën e sotme dhe ka treguar një pjesë nga adoleshenca e saj, ku e kanë bullizuar dhe mbyllur në tualet, e ngjarja e djeshme ia ka rikujtuar këtë gjë.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=80e55516-0e03-4388-803b-49ac0fa89799

”Eni milioner”, shkrimi në ”υαrrin” e PëΙΙumbit, a u υ*a babai për tokën me υlerë 500 mijë euro?

Mes fëmijëve dhe gruas, kush e qëlloi me tre plumba Pëllumb Metën? Ka të bëjë fakti që familja ka të trashëguar ftohtësinë e vrasjeve? Janë fëmijët të ushqyer me urrejtje për babain e tyre, apo Blerina është e mësuar me vrasjet, siç tregojnë edhe njerëzit që në këtë fis kanë qenë makabër?

Tashmë një pistë e fortë ku po hetohet është ajo e konflikteve pasurore për tokën, ku personazh kyç është djali i madh i Pëllumbit, Hyseni. Viktima kishte rreth 12 dynymë tokë dhe gjatë kontrolleve në banesë policia nuk i ka gjetur dokumentet e kësaj sipërfaqeje.

Letrat e tokës i mbante djali i madh, që i ka thënë motrës të pranojë krimin pasi me lekët e tokës që do të shiste do ta nxirrte nga burgu. Në murin e kasolles ku fëmijët varrosën të atin, shkruhet “Eni milioneri, 1 milionë dollar”. Djalin e madh të Pëllumbit Hysenin e thërrisnin shkurt Eni.

Hetuesit po hetojnë edhe një lidhje të dyshuar jashtëmartesore të viktimës prej vitesh, ku dyshohet se në dijeni ishin gruaja e Pëllumbit dhe fëmijët. Metri i tokës sipas vëllait të të ndjerit kushton deri në 50 euro, ku në total tokat e Pëllumbit vlenin deri në 500 mijë euro. Hetimet vijojnë ende.

Kërcet arma në krγeqytetin shqiptar, raρortohet për të ρΙagosur

Një person është plagosur si pasojë e gjujatjeve me armë zjarri në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetimin e ngjarjes.

“Rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për një person të lënduar, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti./Arbresh.info/

Μαrsi rikthen borën! Mos e hiqni xhupin 20 ditët e ρara të mυαjit

Porja: Priten reshje dhe ulje të temperaturave

Fillimi i javës ka nisur me vranësira, dhe pritet që të gjenerojnë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit gjatë mesditës dhe sidomos gjatë natës.

“Gjatë natës në të gjithë territorin, do ketë rrebeshe në formë shtrëngatash, shkarkesa elektrike. Herë pas here reshjet do jenë me intensitet mesatar pothuajse në të gjithë vendin dhe lokalisht intensive në jug të vendit. Moti do të jetë i paqëndrueshëm të paktën deri ditën e Premte.”

Muaj Mars pritet të na kthejë edhe reshjet e borës.

“Rikthehet dëbora në pranverë! Pra, kemi kaluar një Shkurt të ngrohtë, megjithatë sot e nesër parashikohet të ketë reshje dëbore në gjithë zonat lindore, më së shumti në pjesën juglindore. Në orët e para të mëngjesit nesër parashikohet që dëbora të përfshijë edhe zonat verilindore.”

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve temperaturat do të pësojnë ulje në ditët në vijim.

“Presim të kemi rënie me 3 Gradë në mesditë, pra zbret termometri në 16 gradë Celsius. Kemi rënie në orët e para të mëngjesit. Është javë pranvere nga ana kalendarike, por tipike dimri për nga moti.”

Fundjava pritet të sjellë kthjellime dhe nuk parashikohen reshje shiu.

Klan News

Pas ndarjes së shυmëρërfolur, Xhensila shfαqet në suρerformë

Xhensila Myrtezaj është një personazhet më të komentuara t momentit në botën e showbiz, teksa përflitet se këngëtarja është në proces dicorci me aktorin Bes Kallaku. Çifti nuk ndiqet më në rrjetet sociale dhe kanë fshirë fotot e tyre që kanë së bashku.

Por duket se Xhensila ka vendosur që në një moment të vështirë për të, mos ta lëj pas as karrierën, ku ka qenë e ftuar në disa koncerte dhe së shpejti pritet që të nxjerrë disa projekte muzikore.

E ftuar në një koncert, këngëtarja është shfaqur në superformë, teksa ka zbuluar se shpejti do të publikojë këngën e saj me një nga reperin Noizy.

“Kam një surprizë vetëm për ju. Është një këngë që do vi me këtë këngëtarin që do lançoj tani”, tha Xhensila dhe në sfond u vendos bashkëpunimi i saj i mëparshëm me Noizy.

VIDEO KETU