U αrrestua brenda shtëρisë së “Big Brother Vip”, ja çfarë dekΙaron Liam Osmani në ρolici

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me arrestimin e Liam Osmanit brenda shtëpisë së “Big Brother”, në të cilën u fut mbrëmjen e djeshme. Osmani akuzohet për “mashtrim” dhe për këtë akuzë ai është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg.

Mësohet se Liam Osmani ka hyrë në Shqipëri 10 ditë më parë dhe sistemi në Rinas nuk e ka kapur dhe ka kaluar pa probleme.

Pasi policia e ka parë në “Big Brother” ka shkuar dhe ka ekzekutuar urdhër ndalimin për dënimin me 2 vjet e 6 muaj burg për mashtrim biletash në vlerë rreth 6 mijë euro.

Para hetuesve, pas ekzekutimit të urdhër ndalimit, Liam Osmani ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.

Osmani në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

I dënυαr me 2 vjet e 6 muaj bυrg për mαshtrim, Liam Osmani arrestohet brenda shtëpisë së Birg Brother VIP

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme, ku policia ka arrestuar brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, banorin Liam Osmani i cili iu bashkua spektaklit mbrëmë (2 mars).

Arrestimi i tij është bërë i mundur nga forcat Operacionale të policisë së Tiranës. Rezulton se gjykata e Tiranës e ka dënuar në 2022-in me 2 vjet e 6 muaj burg nën akuzën e veprës penale të mashtrimit.

44 vjeçari akuzohet se në 2019-ën, ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit 17 bileta turistike për në Gjermani, pa kryer pagesën përkatëse.

“Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3. Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lυizi ‘rikthehet’ në Big Brother Vip? Ja dαta kur këngëtari pritet të bëhet sërish ρjesë e programit (Video)

Fituesi i Big Brother Vip 2 Albania Luiz Ejlli ka habitur fansat.

Gjatë një koncerti këngëtari ka surprizuar të pranishmit duke thënë se:

“ Më 16 mars do të futem në Big Brother”.

Nuk dihet nëse Luizi do të hyjë sërish si konkurent apo do të befasojë ndonjë nga banorët e shtëpisë, por e sigurt është se shkodrani do të bëjë që fansat të nguliten përpara ekranit në pritje të tij.

Kujtojmë se Luizi dhe Kiara janë në pritje të një bebusheje që do të vijë sëshpejti në jetë.

https://vm.tiktok.com/ZMMFBrsDt/

“InteΙigjenca Artificiale do të arrijë niυelin e të menduarit si njerëzit”- ParaΙajmërimi i inxhinierit dhe biznesmenit amerikan: Brenda 5 vitesh…

Shefi Ekzekutiv i Nvidia, Jensen Huang ka folur të premten rreth asaj se kur pritet që Inteligjenca e Përgjithshme Artificiale të arrijë nivelin “e të menduarit” si njerëzit, duke thënë se sipas disa përkufizimeve – kjo do të mund të arrihet në vetëm pesë vjet.

Huang, i cili kryeson prodhuesin kryesor në botë të çipave të inteligjencës artificiale të përdorura për të krijuar sisteme si ChatGPT i OpenAI, po i përgjigjej një pyetjeje në një forum ekonomik të mbajtur në Universitetin Stanford.

Por Huang tha se përgjigjja varet kryesisht nga mënyra se si është përcaktuar qëllimi.

Nëse përkufizimi është aftësia për të kaluar testet njerëzore, tha Huang, inteligjenca e përgjithshme artificiale (AGI) do të arrijë së shpejti.

Nvidia është një korporatë shumëkombëshe amerikane dhe kompani teknologjike me seli në Santa Clara, Kaliforni dhe e inkorporuar në Delaware.

Në një shkoΙΙë të Gjenevës nxënësit shkelin flamurin serb dhe e fiΙmojnë këtë

Në një video që po qarkullon aktualisht në Tiktok, para një shkolle shihen rreth dhjetëra të rinj dhe në flamur serb i shtrirë në tokë ndërkohë që nxënësit shihen duke e shkeluar atë, transmeton albinfo.ch. Një vajzë që godet me këmbë flamurin e Serbisë, mban vetë një flamur shqiptar mbi supe. Këto skena kanë ndodhur në një shkollë në lagjen Le Lignon të Gjenevës.

Pierre-Antoine Preti nga Departamenti i Arsimit dhe Rinisë i Kantonit të Gjenevës konfirmon incidentin pe¨r 20minuten.ch: “Ne jemi të njohur me incidentin që ka ndodhur në ‘Cycle d’orientation du Renard’”, thotë ai. Nxënësit që ndjekin këtë shkollë janë nga 12 deri në 15 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në “Ditën e Kulturës”. “Ideja për këtë ditë ka ardhur nga vetë nxënësit”, thotë Preti. Një nxënës i cili vetë nuk ka prejardhje serbe kishte ardhur në shkollë me një flamur serb. “Nxënësit me prejardhje kosovare ia kanë rrëmbyer djalit flamurin në oborrin e shkollës dhe e kanë shkelur atë”, përcjell albinfo.ch. E gjithë kjo ka ndodhur më 1 qershor.

Nxënësit janë “dënuar në mënyrë meritore”

Ngjarja është trajtuar nga drejtoria e shkollës dhe është diskutuar me nxënësit. Janë njoftuar edhe prindërit. “Ata kanë deklaruar se nuk e kanë bërë këtë për bindje politike”, thotë Preti. Megjithatë, ata u “dënuan në mënyrë meritore” dhe ngjarjet u proceduan.

Është normale në këtë moshë që incidente të ndodhin herë pas here. “Por ishte incidenti i parë i këtij lloji në shkollë”, thotë Preti.

Në shυmicën e 8000 shtëρive që kishte Athina në vitin 1831, flitej shqip, shρrehet akαdemikja e guximshme greke.

Një video e akademikes greke, Helene Glykatzi-Ahrweiler është bërë virale në rrjetet sociale. Videoja është përhapur gjerësisht, për shkak se Helene Glykatzi Ahrweiler, shprehet se në vitin 1831 në Athinë ekzistonin vetëm 8000 shtëpi, shumica prej tyre ishin shqiptare.

Kjo deklaratë e saj hapi jo pak debate në rrjete sociale, duke zgjuar kështu edhe reagime të shumta nga qytetarët grek në faqet e ndryshme në internet ku kjo video është publikuar.

“Greqia nuk ekzistonte, kështu që për të ngushëlluar veten, çfarë bënë ata? Pikërisht! 8000 shtëpi në Athinë në vitin 1831, gjysma e tyre pa çati. Dhe shumica prej tyre u përkisnin shqiptarëve. Fjalori i parë shqip – greqisht u krijua nga Botsaris (Gjeneral dhe hero i Luftës së Pavarësisë Greke). Botsaris krijoi fjalorin e parë shqip – greqisht sepse të gjithë ushtarët e tij ishin shqiptarë”, është shprehur akademikja.

Helene Glykatzi-Ahrweiler është sot 94 vjeçe. Akademikja greke që ia ka kushtuar një pjesë të jetës studimeve mbi Bizantin ka qenë gruaja e parë që ka drejtuar Universitetin e Sorbonës. Gjithashtu, ajo ka qenë edhe drejtuese në Universitetin e Europës dhe presidente e Bordit në Qendrën Kulturore Europiane në Delfi.

6 υjeçarja shqiptare Dua kamρione në Dubai, zgjodhi 40 detγra për më pak se 3 minuta

Dua Beqiri, 6 vjeçarja me prejardhje nga fshati Bilaç komuna e Bujanocit e ka përfaqësuar Kosovën duke i sjellur titullin Champion në garat ndërkombëtare te organizuara nga Brainobrain Academy, gara me abakus dhe aritmetikë mentale, në Dubai, më 25 nëntorë 2023.

Në garë, Kosovën e përfaqësuan 27 fëmijë nga mbi 30’000 pjesëmarrës nga e gjithë bota, gjithësej 45 shtete.

Koha e kufizuar për zgjidhjen e 40 detyrave ka qenë 3 min, por Duas i mjaftuan vetëm 2:52 min.

Mendjet gjeniale arrinë saktësinë dhe shpejtësinë e rezultateve për kohën e kufizuar, ishte e jashtëzakonshme krahasuar me fëmijët e kategorisë së saj në nivel botëror.

Shqiρtarët dominues, ρërqindja që zinin në 4 viΙajetet në fillim të viti 1912 sipas dokυmenteve osmanë

Sipas statistikave zyrtare osmane të vitit 1912 popullsia e të katër vilajeteve ishte kjo:

1. Në vilajetin e Shkodrës shqiptarët përfaqësonin 98,2 %, kurse malazezët 0,6 %, të tjerët 2 %.

2. Në vilajetin e Janinës, kundrejt shqiptarëve që zinin 59,1 %, grekët mbulonin 29,4 %, vllehët 10,4 %, të tjerët 1,1 %.

3. Në vilajetin e Kosovës, ku qe përfshirë edhe pjesa lindore e Maqedonisë, me shumë pak banorë shqiptarë (kazatë e Shtipit, të Radovishtës, të Koçanës, të Kratovës, të Peçevës, të Kriva-Palankës), shqiptarët përfaqësonin 61,4 %, kurse serbët 16,2 %, maqedonët 13,3 %, turqit 9,1 % (pa sanxhakun e Shkupit, në vilajetin e Kosovës, shqiptarët përfaqësonin 79,1 %.

4. Në vilajetin e Manastirit, pas shqiptarëve që zinin 54,1 %, vinin maqedonët 27,3 %, vllehët 7,4 %, turqit 5,8 %, serbët 2,1 %, të tjerë 0,1 %.

Video kυr regjisori i madh i Hollivudit Coppola, fΙet shqip: Mëngjesi, kështu thoshte gjγshi im!

Francis Ford Coppola, një nga regjisorët më të mëdhenj të botës duket se nuk ka harruar të përshëndesë në gjuhën e parardhësve të tij.

Mbrëmjen e djeshme, Coppola ka qenë pjesë e emisionit shumë të famshëm në “Jay Leno’s Garage” të gazetarit Jay Leno në tv CNBS. Sapo Leno zbret nga makina dhe afrohet tek veranda e vilës së Coppolas vendosur në një sfermë me hardhi në Kaliforni, regjisori i madh i thotë: “Mëngjesi.”

“Mëngjesi” – ia kthen edhe Jay Leno, duke shtuar – “Nuk e di se çfarë do të thotë thotë kjo?”

– “Domethënë se nuk ka njeri këtu’, bën shaka regjisori i madh duke shtuar; “kështu thoshte gjyshi im kur i uronte mireseardhjen dikujt” – sqaron Francis Coppola…

– A ishte shqip kjo “Mëngjesi”?

Kërkimi ne origjinën e familjes Coppola nxori se ata kanë emigruar në SHBA nga Bernalda, Basilicata, Itali. Zonë ku dihet se ka pasur, komunitete të mëdha arbëreshe, madje edhe sot, por më pak.

Coppola është bërë i famshëm për triologjinë “Kumbari”, filmin me temë nga lufta e Vietnamit- “Apokalips Noë”, “Drakula”, e shumë e shumë filma të tjerë, të cilët thuajse të gjithë kanë marrë çmimet

https://facebook.com/jaylenosgarage?ref=embed_video

Ikën me KAMlON në Angli, tani janë në majat e shkencës botërore, NJlHUNl me dy motrat SHQlPTARE

Delegacioni i BE-së në Tirana ka publikuar në faqen zyrtare një video të dy motrave shqiptare Detina dhe Argita Zalli nga Patosi i Fierit, që sot janë shkencëtare në SHBA. “Ato janë gra, motra binjake, shkencëtare: “Të gjithë kemi një zemër, të gjithë duam të bëhemi më të mirë, të bëjmë më mirë për shoqërinë dhe për veten tonë.”

Detina dhe Argita Zalli janë nga Shqipëria dhe po bëjnë ndryshimin” shkruan faqja e delegacionit të BE-së. Por çfarë thonë dy binjaket shqiptare në video?

Detina: Ne jemi të dyja shkencëtare. Erdhëm në Britani nga Shqipëria. Shkenca ishte shpëtimi ynë, na hapi horizontet drejt diçkaje më të madhe. Kur erdhëm këtu e nisëm nga zero por falë Zotit ishim dy dhe kjo ishte forca jonë.

Argita: Ne ishim studente të mira dhe u vlerësuam nga mësuesit tanë anglezë të cilët na dhanë krahë për të fluturuar. Pas Britanisë, u zhvendosa në SHBA ku u pranova në Universitetin e Harvardit.

Isha një nga shkencëtaret më të reja dhe prej andej lindi ideja e themelimit të ‘Në flasim shkencë’ për të zhvilluar shkencën dhe mjekësinë jo vetëm në Britani dhe SHBA por edhe në komunitetete të tjera, përfshirë Shqipërinë.

Ne mblodhëm studentë nga e gjithë bota. Hapi i radhës është të zhvendosem në Oxford ku unë do mësoj doktorët dhe klinicistët më shumë rreth kan;cerit, për të gjetur një iIaç më të mirë dhe për ndihmuar të gjithë ata që v;uajnë nga kjo sëm;undje.

Detina: Kemi mbajtur konferencë në Shqipëri ku kemi prezantuar kërkimet që kemi bërë në shkencë dhe ky është kontributi jonë, të bëjmë shqiptarët të ndihen më shumë pjesë e komunitetit të shkencëtarëve.

Gjithashtu shqiptarët të ndihen më shumë europianë. Shqipëria ka përparuar, është bërë progres i mirë dhe po lëviz në drejtimin e duhur.d.ba.