V* rgjëriα/ Mjekύ: Kanë ardhur υαjza tẽ qepen,njëra erdhi me mamanë, më tha..

Anestezisti i njohur, Skerdi
Faria ne nje interviste tha se
” Kam bere te ashtuquajturit
qepje, më tepër nga ana
humanitare për vajzat që
vijnë të dëshpëruara, dy raste.
Më ka ardhur një vajzë me
mamanë se kishte në plan.

për tu martuar. Nga zonat
rurale”, tha Faria.
Ai shtoi se kanë hequr dorë
nga kjo procedurë, nga fakti
se”nje marredhénie
sek.suale për herë të parë
nuk jep gjithmonë
gja.kderdhje”.

Skerdi u shpreh se dy
va.jz.ave që kanë shkuar te
klinika e tij për t’u qepur, ua
kanë shpjeguar se nuk
ekziston virgjëria, por
mentaliteti është më i fortë
Shqipëria Live

“Ja kemi shpjeguar por nuk
mund të dalim më të fortë
sementaliteti dhe shoqëria
Janë formuar për vite dhe
shekuj me këtë mit dhe është
e vështirë që të ndryshojë
mendim”, tha anestezisti.

Video e shρërthimit në Lυshnjë, banorët: Ishte tamαm si Gërdeci

Në një tjetër video që qarkullon në rrjete sociale duket shtëllunga e madhe e tymit që shoqëroi shpërthimin e fuqishëm në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” në Lushnje.

Shpërthimi që ndodhi rreth orës 15:30 (1 mars 2024) tek ‘Rrethrotullimi i Plasmasit’ në Lushnje, i mori jetën babë e bir të cilët ndodheshin në vinç. U plagosën 7 të tjerë, mes tyre deputeti i PS-së, Bujar Çela, pronar i magazinës.

Banorët që kanë banesat atje e bizneset kanë pësuar dëme të mëdha.

Disa e krahasojnë shpërthimin me atë të 15 marsit 2008 në Gërdec

“Ç të thotë nëna. Aq jemi trembur. Çunit i është prishur çatia. Nuk lejohet të punosh me bombola gazi. Jemi familjarë, 100 mijë lekë pension nuk na del të hamë buk jo më të shkojmë tek doktori apo të rregullojmë shpijat”
Ka qenë tamam si shpërthimi i Gërdecit

“Mund të ndrγshonte rrjedha”, gazetarja e njohur zbardh detaje mbi dëshminë e υajzës së madhe të familjes Meta: Ka ρatur koordinim për të…

Ngjarja e Shënavlashit vazhdon të jetë një mister për faktin se ende nuk dihet se çfarë i kanë shtyrë tre fëmijë të Familjes Meta të vrisnin babain e tyre, tha gazetarja Lusi Përgjegji në një studio televizive, ku sipas saj autori i drejtëpërdrejtë i vrasjes është djali i madh i familjes.

Duke hedhur më shumë dritë rreth gjarjes që ka tronditur rëndë opinionin, gazetarja Përgjegji tha se në pyetje është marrë dhe vajza e madhe e familjes e cila ka pohuar thëniet e vëllezërve dhe motrës së saj. Ajo ka thënë se babai i saj ka qenë autoritar dhe nuk i lejonte të merrnin vendime për çështje familjare. Gazetarja mendon se vonesa e dëshmisë së saj mund të ndryshonte rrjedhën e procesit hetimor. “Ajo ka dëgjuar dëshimtë e vëllezërve dhe motrës dhe dukshëm ka mbajtur anën e tyre” vlerëson gazetarja. “Mes tyre ka patur koordinim për të mbuluar ngjarjen” hedh dyshimin Lusi Përgjegji.

Por gjithnjë sipas saj në dëshmitë e fëmijëve të familjes ka dëshmi kontradiktore. Ajo madje mendon se ata po mundohet të fshehin një krim që mund të jetë kryer nga nëna e tyre.

Ndërkaq të afërmit e viktimës kanë hedhur akuza ndaj fëmijëve se ata mund të kenë vepruara edhe nën efektin e lëndëve narkotike. Në dëshmitë e tyre kishte vlerësim pozitiv për Pellumb Metën i cili thanë se punonte shume orë në ditë për të mbajtur familjen dhe veçmas fëmijët, tha ndër të tjera gazetarja Përgjegji.

“Isha në Greqi dhe mora hαberin që kishte ndodhυr diçka e paρritur”, me lot në sy flet banori: Kur erdha këtu mirë që gjeta njerëzit jashtë…

Banorët e shtëpisë ngjitur me zonës industriale ku ndodhi tragjedia në Lushnjë kanë rrëfyer tmerrin e përballjes me incidentin, ku një bombol oksigjeni me të cilën punëtorët e kantierit po kryenin saldime në pjesën e tarracës shpërtheu duke lënë dy të vdekur dhe 7 të plagosur.

Me lot në sy, i zoti i shtëpisë ka treguar se si mori rrugën nga Greqia menjëherë për në shtëpi nga meraku se nuk kishte lajm për familjen pasi linjat i internetit ishin ndërprerë.

Burri: Isha në Greqi dhe mora haberin me anën e familjes që kishte ndodhur diçka e papritur në familjen time. U detyrova dhe erdha urgjentisht. Shyqyr Zotit kam mirë familjen. Kur erdha këtu pash që dëmet ishin të konsiderueshme. Sikurse e shikoni edhe vetë, unë nuk jam ekspert.

Burri: Haberin e para ma ka dhënë motra ime. Ishte këtu, ajo më njoftoi. U bë shkëputja e internetit, nuk kisha kontakte me familjen time. Kur erdha këtu, mirë që gjeta njerëzit jashtë. Xhama kudo, hekurat të hedhur sa andej këndej. Mirë që s’kanë qenë njerëzit jashtë që të…

Kur erdha në Fier i thash time shoqe se aty mundet…

Mendove se mund të kishte ndodhur ndonjë tragjedi?

Burri: Patjetër, me këtë gjendje që është shtëpia mund të kishte edhe njerëz të vrarë.

Gruaja: Nusja e djalit në depresion, 10 ditë që ka lindur.

Vlen të theksohet se mes të plagosurve rëndë ishte edhe deputeti socialist Bujar Çela, i cili u transportua në spitalin e Traumës dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale është në gjendje të mirë shëndetësore.

Trαgjedia me dy υiktima në Lυshnjë/ Familja Hoxha hap dγert e mortit

Në fshatin Stan Karbunarë të Lushnjës familja Familja Hoxha ka hapur dyert e mortit. Do i jepet lamtumira Roland, 51 vjeç dhe Elidon Hoxhës, 23 vjeç, babë e bir që humbën jetën dje nga shpërthimi.

Fqinjtë e viktimave thonë se Ronald hoxha kishte vinçin e tij, punonte prej vitesh.

“ Ronald Hoxha kishte vinçin e tij, punonte prej vitesh E njohim për njeri punëtor dhe burrë të mirë. I biri, Elidioni e ndihmonte.”

Ρëllumb Meta u υra nga grυαja dhe fëmijët morën fajin? Kthesa e bυjshme e hetimeve

Hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës vazhdojnë dhe pas deklaratës së vajzës që sërish mori përsipër autorësinë, teksa doli para gjykatës, janë kthyer sërish te kërkimi kush është autori, ndonëse burime nga grupi hetimore deklarojnë se nuk ka dyshime se ekzekutor i këtij krimi të rëndë është djali i madh i familjes, Hysen Meta.

Nuk përjashtohet nga kjo ngjarje kriminale as nëna e tre fëmijëve të arrestuar, Blerina Meta. Që në momentet e para, ajo ka qenë e dyshuar nga grupi hetimor. Blerina po hetohet në gjendje të lirë, pasi tre fëmijët e saj e kanë marrë vazhdimisht në mbrojtje në të gjitha deklaratat e dhëna.

Sado kontradiktore të ketë qenë deklaratat e dy djemve dhe vajzës së familjes, e përbashkët mbetet se ata kanë përjashtuar nënën e tyre nga përgjegjësia dhe dijenia për krimin, raporton gazetarja.

Megjithatë, nëse Blerina Meta ka pasur rolin e ekzekutores së bashkëshortit, është në nivelin e dyshimeve, pasi duhen prova shkencore për ta verifikuar.

Këngëtarja shqiptare: Bυrri më ka rrahυr para nënës time. Ju tregoj ditën më të keqe kur ishim në Sarandë (Video)

Ish-Miss Kosova, por edhe këngëtare, Drenusha Latifi ka bërë një rrëfim tronditës në programin “Kosova Today”. E përlotur ajo ka treguar për audiencën e programit realitetin e hidhur me të cilin ka bashkëjetuar për vite me radhë. Latifi tha se ka përjetuar dhunë të tmerrshme fizike nga ish-bashkëshorti.

Ajo tregoi para moderatorëve se dhuna ka ndodhur gjatë bashkëjetesës me ish-bashkëshortin në Suedi.

Ajo çfarë i bën edhe më dramatike këto episode të dhunës është fakti se në banesë çifti ka patur edhe dy fëmijët e tyre të mitur, madje Latifi rrëfeu se në një prej rasteve ish-partneri e ka goditur edhe në prani në nënës së saj.

Latifi kosovare edhe pas divorcit ka pranuar se ka patur sistematikisht dhunë psikologjike nga ana e babait të fëmijëve të saj, për shkak të ‘luftës’ për kujdestarinë e fëmijëve.

Ajo ka ndarë si prova materiale fotografitë dëmtimet e pësuara sipas saj nga dhuna e ushtruar prej ish bashkëshortit.

Bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike përgjatë pushimeve verore në Sarandë, një ditë përpara se vajza e tyre të kishte ditëlindjen.

Sipas saj, gjendja e dhunshme e ish-burrit të saj mund të ishte stimuluar edhe nga substancat narkotike dhe përdorimi i alkoolit.

“Kjo ka qenë dita më e keqe e jetes sime. Ishim në Sarandë me pushime. Një ditë përpara kishte vajza ime ditëlindjen. Ishim në makinë fatmirësisht, u ktheva të marr diçka në dhomë e aty u sulmova fizikisht. Është shumë e rëndë për mua të flas për këtë temë”, ka thënë ajo.

“Prandaj kam qenë shumë e shqetësuar dje, kur sheh një dhunues që flet aq lehtë për diçka që e ka bërë dhe e mohon. Unë nuk besoj se një femër mundet të ndahet prej dikujt se ka qejf.

Asnjëherë nuk ndodh kjo. E kam pasur shumë të vështirë të flas për këtë temë, për këtë nuk kam shkuar as në polici. Ai ka pasur edhe nga substancat narkotike që i ka përdorur, edhe alkooli pastaj në shumicën e rasteve”, tha ajo.

Tmerr në ajër, nëna e dy fëmijëυe ndërron jetë paρritur gjatë flυturimit

Një grua amerikane ka vdekur papritur pasi u ndje keq gjatë një fluturimi të linjave American Airlines nga Republika Domenikane.

41-vjeçarja, e identifikuar nga një i afërm vetëm si nënë e dy fëmijëve nga Indiana, ishte në bordin e fluturimit American Airlines 2790 nga Punta Cana drejt Charlotte, në Karolinën e Veriut, kur kishte nisur të ndjehej keq, njoftonte policia vendore.

Ekuipazhi fluturimit ishin përpjekur t’i vinin në ndihmë gruas teksa avioni ndryshoi kurs drejt aeroportit Providenciales në mënyrë që të merrte ndihmë të mëtejshme mjekësore.

Gruaja ishte transportuar në spitalin vendas por u shpall e vdekur pak më vonë, tha policia duke shtuar se ekzaminimet do të përcaktojnë shkakun e sakte te vdekjes.

Identiteti i të ndjerës nuk është publikuar por një grua që pretendonte se ishte kunata e saj komentonte në rrjetet sociale: “Nuk e besojmë ende këtë që ka ndodhur,” shkruante Stephanie Quinn duke iu referuar njoftimit të policisë së ishullit Turks and Caicos.

Quinn përshkruante kunatën e saj si e vetmja vajzë mes katër vëllezërve dhe nënë e dy fëmijëve të mrekullueshëm”. Fluturimi 2790 ku udhëtonte e ndjera, mbërriti në Charlotte ditën tjetër, tha një zëdhënës i linjave American Airlines për mediat.

Trαgjedia me dy υiktima në Lushnjë, eksperti Karamυço ρΙas dekΙaratën e frikshme: Nëse do binin të gjitha bombolat, do ndërronin jetë 100 persona

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar në studion e emisionit “3D” ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Lushnjë ku humbën jetën babë e bir dhe u plagosën 7 të tjerë, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm.

Karamuço ka theksuar se rënia e bombolës në tokë në objektin ku punohej ka hasur në vajra duke krijuar edhe shpërthimin e fuqishëm që ndodhi pasditen e sotme.

“Prokuroria ka detyrimin të shikojë të gjitha bombolat e tjera në lidhje valvulat e sigurisë apo rrjedhjet e mundshme etj.

Në momentin kur bombola bie në tokë, si duket aty punohej edhe me vajra, dhe me të dëmtuar valvulën, rënia në kontakt apo vajrat menjëherë japin shpërthim.

Kini parasysh 100 litra oksigjen i kompresuar është 5 kilogramë TNT. Është shpërthim i jashtëzakonshëm, me një energji shpërthyese të atillë sa është dëgjuar në të gjithë Lushnjën. Nëse do të kishin rënë të gjithë bombolat aty do të ishin vrarë 100 veta nuk do ishin vrarë dy. Ka qenë bombol që ka rënë në kontakt me elementë shpërthyes”, u shpreh Karamuço.