Dita do të kthehet në natë, ja kυr do të ndodhë ekIipsi total diellor

Një ndër fenomenet hapësinore që tërheq më shumë njerëzit, pavarësisht është e shpjeguar qartë nga shkenca janë eklipset.

Një i tillë, eklips i plotë diellor do të ndodhë më 8 prill të këtij viti. Ky fenomen ndodh një herë ë 7 vite kur Hëna “rrëshqet” mbi sipërfaqen e Diellit, duke shkaktuar hije mbi një pjesë të Tokës.

Gjatë kësaj kohe, bota do të kthehet e errët si nata.

Të parët që do të mund ta shohin eklipsin nga Toka do të jenë banorët e Meksikës. Por ky fenomen natyror do të mund të shijohet nga të gjithë në SHBA e Europë.

Përse ndodhin eklipset është e thjeshtë: Hëna futet mes Tokës dhe Diellit.

Por çfarë është një eklips i plotë diellor?

Një eklips diellor ndodh kur Hëna e orienton veten mes Tokës dhe Diellit, duke e mbuluar sipërfaqen diellore nga shikimi ynë.

Në terma kozmikë, është e pazakontë që kjo të ndodhë: Hëna është rreth 400 herë më e vogël se Dielli, por është rreth 400 herë më pranë nesh. Kjo do të thotë se kur dy trupat qiellorë rreshtohen, ato duken sikur të jenë me të njëjtën madhësi në qiell.

Eklipsi i pjesshëm diellor ndodh kur Toka, Hëna dhe Dielli rreshtohen në mënyrë jo perfekte. Hëna errëson vetëm një pjesë të Diellit. Do të ketë dy të tillë në 2025-n.

Toka mund të futet po ashtu mes Hënës dhe Diellit, duke krijuar një eklips hënor. Kjo mund të shihet një ose dy herë në vit.

Sa errësirë do të jetë gjatë kohës që ndodh eklipsi?

Eklipsi do të zgjasë rreth 2 orë ose më shumë. Ai do të nisë me një eklips të pjesshëm të Diellit, teksa Hëna ha një copëz të vogël të skajit të Diellit, më pas konsumon gjithnjë e më shumë nga sipërfaqja e tij. Sipas Nasa-s, kjo mund të zgjasë kudo, nga 70 deri në 80 minuta.

Faza e eklipsit kur Hëna ka bllokuar tërësisht sipërfaqen e Diellit quhet totalitet. Ky është i vetmi event që mund të shihet me sy të lirë.

Kohëzgjatja varion nga vendi. Në Prill, disa vende do të mund ta shohin këtë fazë për më shumë se 4 minuta, të tjerë për vetëm 1 ose 2 minuta.

Gjatë fazës totale, qielli do të errësohet si të jetë natë dhe temperatura do të bjerë. Papritur do të jenë të dukshme rreze drite nga atmosfera e jashtme e diellit, ose korona. Pas fazës totale, Dielli do të dalë ngadalë pas hënës sërish, një tjetër eklips i pjesshëm që do të zgjasë njësoj sa hera e parë. Hëna do të tërhiqet derisa Dielli të kthehet me shndritjen e tij normale në qiellin tonë.

“Kam gënjγer bαnorët”/ Frαnçeska e thotë për herë të parë: Nuk kam krγer…

Françeska ka rrëfyer sot për herë të parë në shtëpinë e BBVIP se ka gënjyer banorët kur ka thënë se ka kryer studimet e larta.

Në një bisedë me Jetmirin, Françeska tha se nuk arriti ta kryente universitetin pas vuajtjeve me bullizmin që kaloi në shkollën e mesme dhe në kolegj. Ajo tregoi se ishte e bindur që universiteti nuk ishte rruga më e mirë që ajo mund të zgjidhte dhe ashtu bëri.

“E kam ndjerë veten të gjykuar dhe nuk e kam thënë të vërtetën time, Kam zgjedhur të mos tregoj gjithë të vërtetën, se kur ti nuk më le te shpjegohem më mirë mos flas. Kam thënë që kam pas eksperiencën e keqe në shkollën e mesme. Kur kalova në kolegj, ishte po aq e vështirë. E kam ndjerë vetën në këtë stuhinë e brendshme në shpirtin tim. e pash veten në një dhimbje shumë të madhe. Kam thënë këtu, por nuk kam qenë një një universitet, kam gënjyer. Në jetë e kam dhënë shembullin tim, jam e lumtur që nuk e kam bërë e kam ndjerë vetën që të hiqja vuajtjen dhe mos ta vazhdoja, Vendosja mos të bëja diçka për të kënaqur prindërit. Prindërit më kanë luftuar për një kohë të gjatë. E kisha ndjesinë se nuk ishte gjëja e duhur për mua, kam pasur shumë paragjykime por kisha një bindje tjetër dhe kam zgjedhur të bëjë eksperiencë. Puna ime e para tamam fare kam punuar shitje-blerje. Punova tre muaj pa lekë, u bëra menaxhere dhe shita një hotel, nuk mu desh universiteti.”-ka rrëfyer Françeska.

Fshehën kokαinën në rrotat e kaçkaυallit, e ρësojnë keq tre shqiptarët (Emrat)

Një grup që merrej me trafikimin e kokainës, është zbuluar nga autoritetet në Itali, dhe si rezultat janë arrestuar 10 persona, mes tyre edhe shqiptarë.

Mediat vendase shkruajnë se banda është zbuluar në Rovigo, ku janë sekuestruar 25 kilogramë kokainë e pastër, e fshehur në pesë rrota djathi kaçkavall.

Raportohet se droga ishte transportuar me një kamper nga Holanda dhe kishte si destinacion Sardenjën. Sakaq mësohet se “koka” e grupit ishte një shqiptar i identifikuar si Erion Feimi, ndaj të cilit mësohet se është dhënë dënimi prej 16 vite burg dhe 40 mijë euro gjobë.

Ndërkaq, shqiptarët e tjerë të dënuar janë Glorildo Halili, i cili u dënua me 7 vite e 30 mijë euro gjobë, e po kaq u dënua edhe Mateo Kolaj. Të dënuarit e tjerë janë shtetas italianë. Të gjithë mund të apelojnë dënimet e tyre.

Ρroduksioni i ‘Grande Fratello Vip’ i ‘bën gjëmën’ Ήeidit(Video)

Mbrëmjen e djeshme ishte finalja e madhe e këtij edicioni të “Grande Fratello”, ku në muajt e parë ka qenë banore edhe Heidi Baci. Kjo e fundit u largua vetë nga reality show italian.

Ndërkohë mbrëmë teksa u dha një klip final me disa nga momentet më të veçanta të këtij edicioni, shumë ndjekës kanë vënë re se Heidi nuk u shfaq fare.

Videoja përmbante momente të lezetshme puthjesh, por edhe debate, keqkuptime dhe rivalitete gjatë këtyre gjashtë muajve të “Grande Fratello”.

Disa përdorues vunë re se dy persona mungonin. Bëhet fjalë për Heidi Bacin, e cila u tërhoq nga programi për arsye familjare dhe Monia La Ferrera, e cila u transmetua shumë pak.

Shumë fansa të reality show-t pyesnin veten pse u mor ky vendim dhe në rrjet nuk mungoi as ironia. Nuk dihet ende pse produksioni mori një vendim të tillë, por mendohet se ky veprim mund të ketë ardhur si shkak i pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP3”.

https://www.instagram.com/reel/C488e5xtVEC/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6b18121c-189a-4480-bcfe-69d6a6bb898a&ig_mid=2A7C7120-D4D6-4920-8634-7CD438FC82FC

SkandαΙ në BBV, ρroduksioni konsideron Julian Dedën si më të shρifurin në ‘reality show’(Foto)

Faqja zyrtare e Big Brother VIP Albania poston vazhdimisht video në rrjetet sociale nga momentet e banorëve në shtëpi, teksa së fundmi në një video ku shfaqet Jul Deda ka komentuar një ndjekëse.

“Jul Deda më i shpifuri aty”, shkruan komentuesja ndërsa veprimi i faqjes së BBV i ka habitur të gjithë.

Komenti është pëlqyer nga vetë faqja, gjë që është vënë re menjëherë.

Ndoshta personi që menaxhon faqjen e BBV e ka pëlqyer padashje komentin, por kaq është dashur që të nisin replikat.

Advertisements

“DjaΙin 13 vjeç ma shtγpi makina, kishte ditëΙindjen, po gatυαja kur…” rrëfimi mes Ιotësh i Florës

Pak ditë më parë është mbajtur edicioni i dytë i “Miss Mama” një aktivitet ku morën pjesë 20 zonja nga vende të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës. Në studion e “Rreze Dielli” Xhilda Toska organizatore e eventit, 73 vjeçarja Fadile Skëndaj shoqëruesja e dytë, 62 vjeçarja Flora Agolli ekonomiste në profesion, shoqëruese e parë e “Miss Mama” dhe në një lidhje skype nga Zvicra, fituesja e vendit të parë Arsa Sopi ish-mësuese, ndajnë emocionet e pjesëmarrjes në këtë aktivitet, ku me humor rrëfejnë se patën dhe pak xhelozi në ndarjen e çmimeve. Zonjat në studio ndajnë dhe disa histori personale të tyre duke dhënë mesazhe të forta frymëzimi, si rrëfimi prekës i Florës, e cila ka humbur djalin në moshë fare të re, por gjeti forcën për t’u ringritur dhe për të vazhduar jetën me pozitivitet.

“Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00.
Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë. Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buzëqeshje!

Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.

‘Për 10 vite nuk kam f jetur me një burrë në kreυat’, Ilnisa flet për jetën intime: Më kishte munguar një ρuthje

Ilnisa Agolli ka folur për jetën e saj intime pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka edhe një vajzë. Banorja e Big Brother Vip ka rrëfyer se prej 10 vitesh nuk ka fjetur me një burrë në krevat, duke u shpreh se ishte “terror”.

Ajo u shpreh se i kishte munguar një puthje, teksa u shpreh falenderuese që njohu Meritonin brenda shtëpisë.

“Meritonin që zbulova këtu brenda, nuk e prisja ndonjëherë në jetë të më vinte një e mirë. E kisha ndarë mendjen, iu përkushtova punës, vajzës, qejfeve dhe netëve pa gjumë duke menduar si o Zot mbeta vetëm, si nuk gjeta një njeri që unë e dua. E çmoj shumë puthjen, e kam të shenjtë dhe më paska munguar një puthje pas kaq shumë kohësh. Unë nuk kam fjetur me një burrë në krevat kurrë pas 10 viteve. Dhe në kishte terror, ishte të krijoja një raport intesiv dhe ta pranosh veten, e të hapësh zemrën që mund të duash një njeri në jetë”, tha Ilnisa Agolli.

“Ish-bαshkëshortja…”, Bes Kallaku konfirmoi ndαrjen, Xhensila bën lëmsh rrjetin me reagimin

Xhensila dhe Besi tashmë kanë zyrtarizuar ndarjen. Lajmi ka qenë kryefjalë së fundmi në mediat rozë, kjo pasi dyshja ishin një nga çiftet më simpatikë dhe shpesh në postimet e tyre në rrjete sociale shihnim një panoramë të lumtur familjare, bashkë me vajzën e tyre Ajkën dhe djalin Amen.

Iconstyle raportoi më herët se, dyshja kanë nisur edhe procesin e divorcit dhe duket se po mbyllin një kapitull në jetën e tyre. Megjithatë për hir të fëmijëve, situata mes çiftit në sytë e ndjekësve apo publikut do të duket kaotike.

“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten.

U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë. E rëndësishme është të jenë të mirë. Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet”, u shpreh Besi.

Ashtu si edhe një veprim i fundit i Xhensilës që nxit spekulime për një ribashkim dhe se ndarja mund të jetë thjeshtë një fasadë për vëmendje. Ajo ka bërë “like” disa komente që janë bërë në klipin e këngës së saj më të fundit, ku fansat kërkojnë rikthim me Besin.

VIDEO/ E nxorri babai nga gαra, “Grande Fratello” “hαkmerret” kështu me Ήeidin

Mbrëmjen e djeshme ishte finalja e madhe e këtij edicioni të “Grande Fratello”, ku në muajt e parë ka qenë banore edhe Heidi Baci. Kjo e fundit u largua vetë nga reality shoë italian, pasi i ati shprehu mospëlqimin për lidhjen që ajo kishte krijuar brenda “Grande Fratellos”.

Ndërkohë mbrëmë teksa u dha një klip final me disa nga momentet më të veçanta të këtij edicioni, shumë ndjekës kanë vënë re se Heidi nuk u shfaq fare.Videoja përmbante momente të lezetshme puthjesh, por edhe debate, keqkuptime dhe rivalitete gjatë këtyre gjashtë muajve të “Grande Fratello”.

Disa përdorues vunë re se dy persona mungonin. Bëhet fjalë për Heidi Bacin, e cila u tërhoq nga programi për arsye familjare dhe Monia La Ferrera, e cila u transmetua shumë pak.

Shumë fansa të reality shoë-t pyesnin veten pse u mor ky vendim dhe në rrjet nuk mungoi as ironia. Nuk dihet ende pse produksioni mori një vendim të tillë, por mendohet se ky veprim mund të ketë ardhur si shkak i pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP3”.

https://www.instagram.com/grandefratellotv/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b11ec963-8033-4968-a360-1c1cd270eda0

‘Çmendet’ moti, ky vend ‘ρυshtohet’ nga i ftohti, stυhia e borës dhe shiut mbυlojnë rrugët

Mund të jetë zyrtarisht pranvera, por dimri ka pushtuar SHBA-në. Sipas mediave vendase qyteti New England po përballet me reshje shiu, bore dhe erëra të forta.

Në Fitchburg, në veriperëndim të Bostonit, një përzierje bore dhe shiu mbuloi rrugët. Por në pjesën më të madhe të Massachusetts, Connecticut, New York City dhe Rhode Island, stuhia pritej të mbaronte vetëm me shi.

Stuhia erdhi në fund të një sezoni dimëror në disa zona të verilindjes, duke përfshirë Bostonin, që pati pak borë dhe temperatura më të larta.