Sot ρritet të jetë në BBV, Luizi habit fansat, bën ρostimin e ραpritur

Mbrëmjen e sotme pjesë e “Big Brother VIP Albania” përgjatë prime-t do të jetë Luiz Ejlli, fituesi i sezonit të kaluar.

Ai pritet të japë mendimin e tij për situata të ndryshme të krijuara në shtëpi.

E teksa pak orë na ndajnë nga puntata e sotme, Luizi ka bërë një postim në Instagram.

“Kështu më zgjoi @kiaratito sot duke më thënë bëhu gati për…tën tën…tën tën…“, shkroi Luizi.

https://www.instagram.com/_u/itsluizejlli/?utm_source=ig_embed&ig_rid=cdd0f72e-b2cd-46fd-8d88-06f95d9f0eef&ig_mid=9BD3BC64-F849-46CB-8ACD-BAC353B887C0

Degjeneron debαti në ‘BBV3’/ Egla përplaset ashρër me Ilnisën: Shko bëj ndonjë ‘ohh’ aty dhe mbγlle sqepin

Ilnisa dhe Egla janë përfshirë në një debat tepër të ashpër me njëra-tjetrën orët e para të mëngjesit.

Teksa ishin në dhomën e gjumit, biseda mes konkurrenteve ka degraduar duke përfunduar në ofendime tepër të rënda dhe të papërshtatshme për një format televiziv.

Egla: S’di ku të ha dhe ku të djeg. S’ke turp, nënë e një vajze të rritur, flet mbrapa krahëve për seksin e grave të tjera.
O krevat dopio e Big-ut shkoj bëj ndonjë ohh aty dhe mbylle sqepin.

Egla: Se po çmendesh ndoshta, del nëpër komshinj me fol për seks! Dashuria të zbukuron, nuk të bën gore.

Ilnisa: Për modele si ty. Kthehu nga ana tjetër, o copë mishi

Egla: Copë mishi e syve që të pëlcasin.

Egla: Debile mashkull, ti je burrë mi. S’po të shkrin dot as ai.

Ilnisa: Hajde të të puth një çikë.

Egla: O zgavër që nuk të mbush asgjë (Mos më prek) Mos më prek mi o burrë, o zgavër njerëzore. Vjen erë e ndyrë kur afrohesh ti, vjen era ndyrësirë

Lυhaten sërish monedhat e hυαja/ Kursi i këmbimit

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do blihet me 94.7 lekë dhe do shitet me 95.5 lekë.

Monedha evropiane euro sot do blihet me 103.3 lekë dhe do shitet me 104 lekë.

Ndërsa franga zvicerane do blihet me 107 lekë dhe do shitet me 107.8 lekë.

Ndërkohë paundi britanik do blihet me 120.4 lekë dhe do shitet me 121.3 lekë.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e shtunë 16 mars 2024

Dashi

Ndonëse mund të jeni shumë autoritar, duhet të dini se edhe të qenit më të ndjeshëm, mund të zbusë shumë kontradikta që mund të keni në punë. Kjo e shtunë favorizon takime interesante.

Demi

Kjo është një periudhë që ju sheh disi të dekurajuar për shkak të disa debateve me partnerin/en. Dashuria është motori që ju shtyn në veprim, kështu që mundohuni që të zgjidhni çdo tension që mund të keni patur së fundmi. Kjo ditë favorizon bashkëpunimet në punë.

Binjakët

Jini të kujdesshëm, pasi kjo periudhë do të zbulojë shumë detaje të jetës tuaj private dhe mund të mos jenë aspak pozitive. Këshillohet që ti besoni instinktit tuaj, sidomos në çështjet e biznesit.

Gaforrja

Së fundmi keni ndjesinë se diçka nuk po shkon në drejtimin e duhur. Mundohuni të analizoni me më shumë kujdes strategjitë tuaja të punës dhe ndryshojini gradualisht. Në dashuri do të keni mungesa dhe do të jeni të hutuar, kështu që kthehuni me këmbët në tokë.

Luani

Duhet të organizoni me saktësi çdo angazhim të kësaj fundjave, pasi ka shumë gjëra që duhet të bëni dhe pak kohë për ti realizuar të gjitha. Mundohuni të mos jeni shumë të tensionuar, ose në të kundërt rrezikoni të nervozoni partnerin/en ose bashkëpunëtorët tuaj.

Virgjëresha

Më në fund do të ndiheni të lirshëm dhe kjo në sajë të rezultateve të shkëlqyera që keni marrë nga një projekt i zhvilluar së fundmi. Dashuria është në përmirësim të dukshëm, por duhet të jeni të gatshëm që të kënaqni edhe ndonjë kërkesë më shumë të partnerit/es.

Peshorja

Angazhimet e kësaj dite do ju lodhin pa masë, por kjo gjë nuk duhet t’iu pengojë të vazhdoni të punoni, me synim arritjen e një objektivi tuaj. Mundohuni që të pushoni më shumë dhe të kaloni më shumë kohë me partnerin/en ose familjen tuaj.

Akrepi

Guximi dhe natyra juaj e lirshme do të vlerësohen maksimalisht. Megjithatë mundohuni të mos lini pas dore dashurinë, sidomos nëse keni pasur keqkuptime gjatë ditëve të fundit.

Shigjetari

Shmangni bërjen e premtimeve për të cilat nuk jeni të sigurtë që mund ti mbani, për shkak se mund të ushqeni pritshmëri të rreme tek të tjerët. Po kaloni një gjendje jo shumë të qëndrueshme në dashuri dhe mund të keni debate me partnerin. Bëni kujdes!

Bricjapi

Do të merrni propozime të mira pune, të cilat do ju fusin në dilemë. Bërja e ndryshimeve të mëdha, ju frikëson, por pak kurajo në këto momente, do të sjellë rezultate të shkëlqyera.

Ujori

Kjo ditë do të ofrojë për të lindurit e kësaj shenje mundësi shumë të mira, lidhur me raportet ndërpersonale. Do të ndiheni gati ti jepni një kthesë të rëndësishme karrierës suaj, kështu që jini gati.

Peshqit

Parashikohet një ditë e mbushur me fitore të mëdha dhe kjo gjë do ju lejojë që të rigjeni harmoninë dhe bashkëpunimin e kërkuar, jo vetëm në punë, por edhe në dashuri. Kjo e shtunë favorizon biznesin dhe investimet.

“Një nga υijat bregdetare më υnike që kam parë në botë”, dhëndri i Donald Trυmp ρΙan investimi 1 mld dollarë në Sazan

Kompania amerikane Affinity Partners, e sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit Donald Trump, synon të realizojë dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri, së bashku me një tjetër në Beograd, vlera e përbashkët e të cilëve mund të kalojë 1 miliard dollarët. Sipas një artikulli të botuar sot nga Bloomberg News, kompania e investimeve e zotit Kushner me qendër në Majemi, planifikon të transformojë ishullin e Sazanit, i përdorur deri më vetëm si një baze ushtarake, në një eko-resort luksoz të markës Aman. Ai tha për Bloomberg-un, se “ishulli i Sazanit është një nga vijat bregdetare më të pacënuara dhe unike që kam parë kudo në botë”.

Kompania e tij Affinity kërkon gjithashtu të zhvillojë zonën e Zvërnecit, pranë Vlorës, duke planifikuar ndërtimin e disa resorteve me afro 10 mijë dhoma hotelesh dhe vila. Për Bloomberg-un, zoti Kushner ka shpjeguar se duke hulumtuar me miqtë e tij Richard Grenell, i cili shërbeu si ambasador i SHBA në Gjermani gjatë administratës Trump, dhe Asher Abehsera, partner i tij biznesi, ai u tërhoq nga një nga zonat turistike me rritje më të shpejtë në botë. Projekti i tij i tretë në Beograd, synon transformimin e tre blloqeve të braktisura, në zemër të kryeqytetit serb, në një hotel luksoz me hapësirë komerciale dhe më shumë se 1,500 rezidenca. Zona historike ka qenë e zbrazët që nga bombardimi i NATO-s në prill 1999 ndaj ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes të ish-qeverisë së atëhershme.

Zoti Kushner ka shërbyer si këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Pasi la punën e tij në qeveri, ai krijoi kompaninë Affinity Partners, e cila, sipas Bloomberg-ut, zotëron asete prej 3.1 miliardë dollarësh. Kompania pati mbështetjen e investitorëve nga vendet e Lindjes së Mesme, duke përfshirë rreth 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite. Ai po shikon gjithashtu mundësi për të investuar në energjinë e rinovueshme, qendrat e të dhënave dhe inteligjencën artificiale. Lidhur me projektet e tij në Shqipëri, Ministria shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit i tha Zërit të Amerikës se kompania e zotit Kushner ka paraqitur një aplikim pranë Agjencisë së Zhvillimit të investimeve “për një projekt turistik në ishullin e Sazanit, si shumë aplikime që bëhen nga investitorë të huaj, dhe lajmi i mirë është që tanimë turizmi ka hyrë në sektorët e interesit të investitorëve të huaj, jo vetëm të shqiptarëve. Por sipas ligjit, projekti duhet të kalojë në disa shkallë shqyrtimesh, para se të merren vendime, por gjithsesi, deri sot, një projekt i tillë nuk ka ardhur ende në Ministrinë e Turizmit dhe të Mjedisit”.

Në shpjegimin e saj, Ministria shprehet se “ka pasur edhe më parë interesime e kërkesa për zhvillim turistik në ishullin e Sazanit, çka padiskutim përkon në parim me ambicien tonë për ta kthyer ishullin në një xhevahir të kurorës së turizmit mesdhetar, por i kemi refuzuar, sepse objektivat zhvillimore të të interesuarve nuk i kemi konsideruar në përputhje me vizionin e një turizmi miqësor me mjedisin dhe natyrën, ekuilibër i domosdoshëm për Shqipërinë turistike të vizionit 2030”. Për rastin e Zvërnecit, ministria tha se nuk ka dijeni për një projekt të tillë, duke shtuar se “çdo propozim e përpjekje për të investuar në Shqipëri është i mirësardhur. Qeveria shqiptare nuk e ka fshehur ambicien për nxitjen dhe lehtësimin e investimeve cilësore në turizmin e ekselencës dhe të hotelerisë me 5 yje, me standarde ndërkombëtare. Çdo investitor serioz që vjen, për më tepër nga vende aleate strategjike të Shqipërisë siç janë edhe SHBA-të, e ka derën të hapur për të kontribuar në rritjen cilësore të turizmit dhe të standardeve të larta në këtë sektor jetik për ekonominë e vendit”./VOA

“Mamanë tënde e kam Ιënë se më trαdhtonte, e kam kapur …”- Sara Gjordeni e akυzoi të atin se tentoi ta heΙmonte dhe rrëmbente, flet babai i ish-banores së BBV: S’e prisja nga vajza ime

Babai i modeles Sara Gjordenika reaguar pas akuzave të ish-banores së Big Brother Vip, e cila ka pretenduar se i ati ka tentuar ta helmonte dhe ta rrëmbente kur ishte fëmijë.

Artur Gjordeni, i cili mban në dorë një foto të Sarës ku ishte fëmijë, ka treguar se është ndarë nga e ëma e Sarës, për shkak se ajo e tradhtonte duke hedhur poshtë akuzat e modeles se ka djegur banesën e tyre dhe se i ka nxjerrë nga shtëpi.

Ai shprehet se nuk e priste këtë nga vajza e tij, duke shtuar se “Sara flet kështu se e ka mësuar e ëma”.

“Babai mamanë tënde e ka lënë për tradhti bashkëshortore. Për arsye se më tradhtonte edhe e kam kapur vetë. Jam Artur Gjordeni, jam babai i Sara Gjordenin po e jap këtë intervistë se nuk e prisja këtë nga vajza ime. Më ka akuzuar se kam djegur shtëpinë dhe e kam nxjerrë nga shtëpia.

Mbasi lindi Sara kemi vajtur me shtëpi më Kuçovë në shtëpinë e një kushëriri. Me vonë ai më lajmëroi se donte t’ja lëshoja shtëpinë. Erdhi tezja e Sarës dhe na la ajo shtëpinë e saj. Unë kam qenë punonjës Policie dhe po ti kisha bërë këto gjëra do më kishin marrë policia direkt. Çfarë shtëpie kam djegur dhe kur e kam lënë jashtë me të ëmën? Unë jam rritur jetim, Sara ka lindur në fshat këtu ka qenë tre muajshe. Mbas katër muajsh kemi vajtur në Kuçovë. Kurse Sara e përgënjeshtron që thotë babain nuk e njoh. Unë e mbaj në portofol vajzën, me këtë foto u prezantua në Big Brother. Ajo flet kështu se e ka mësuar e ëma”, tregon ai në një video të publikua nga TVA NEWS.

Rrëfimi i Sara Gjordenit

Ish-banorja e Big Brother Vip, Sara Gjordeni ka shokuar me rrëfimin e saj, teksa tregoi kalvarin e vuajtjeve nga mosha 2-vjeçare.

Modelja dhe ish-Missi ka rrëfyer se pasi gjykata i dha kujdestarinë e saj të ëmës, i ati ka reaguar shumë keq dhe kur ishte 4-vjeçe tentoi ta helmonte, duke u shprehur se “për pak kam humbur jetën”.

Gjithashtu tregoi se i ati tentoi ta rrëmbente tek shtëpia e gjyshërve, ku u rrit pasi e ëma u largua në emigrim dhe e ka shantazhuar me adresa në rrjetet sociale.

“Im atë është gjallë por s’më ka kërkuar kurrë. Një herë që më ka kërkuar, më ka sjellë diçka që unë e kam konsumuar dhe për pak kam humbur jetën në moshën 4 vjeçare. Kjo tregon mos besimin tim te njerëzit. Nëse im at ishte në gjendje ta bënte atë, çfarë të pres nga të tjerët. Për 4 vite me radhë me një llogari false jam shantazhuar, ofenduar kritikuar dhe imë më ishte gjykuar për mënyrën sesi më kishte rritur. Mora vesh që pas asaj llogarie ishte sërish im atë. Prandaj nga njerëzit kisha tërheqje. Ato gjëra lënë gjurmë. Gjithmonë ka deklaruar që më ka dashur shumë, kur Gjykata ka vendosur të qëndroja me nënën. Ka reaguar shumë keq.

Njëherë e kam parë që ka vrapuar, i kam thënë dajës po më ndjek ky xhaxhi. Tim atë nuk e kam takuar kurrë. Nëna ime ka emigruar kur kam qenë 3 vjeçe. Im atë ka ushtruar dhunë ndaj sime më. Ka humbur veshkën atë natë, që prej asaj dite ka probleme me zemrën. Ka shkuar nga mali për në Greqi, ai që e ka çuar ka kaluar nga territori Kosovës.

Mami me kujtonte vetëm mua, e sapo operuar ka arritur gjallë në Greqi. Mami kur është larguar, për herë të parë ka ardhur për ditën e parë të shkollës sime. Unë kam qenë në kuzhinë, më duhet të kaloja përmes korridorit kur ishte dera hapur. Te dera shoh një zonjë të veshur shumë mirë, shumë bukur. Ishte veshur shumë mirë dhe thashë “Teze ka ardhur një teta te dera…”, ka rrëfyer mes lotësh në “Ftesë në 5”.

Sara Gjordeni ka treguar se nuk ka qenë fëmijë i vetëm, por ka pasur dy vëllezër që kanë ndërruar jetë, sipas saj, “nga pakujdesia e mjekëve”.

“Unë nuk kam qenë fëmijë i vetëm. Sot do kisha dy vëllezër. Nëna ime ka humbur dy djem. Vëllezërit kanë humbur jetën, pakujdesi e mjekësisë shqiptare”– rrëfeu modelja.

Kαmionistja shqiρtare në Itali që është kthγer në “hit”: Italianët flirtojnë më shumë se shqiptarët, ja si reagoi ρolici kur më pa me…

Bianka Dervishi është shqiptarja që i ka habitur të gjithë në Itali. Edhe pse e re në moshë, ajo vendosi të bëhej kamioniste në një moshë fare të re, ndërsa tashmë është bërë shumë e njohur prej videove të saj në Tik Tok.

Në “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti në RTSH, kamionistja e parë shqiptare Bianka Dervishi tregn se si nisi ky rrugëtim i saj në një profesion aspak të lehtë dhe i konsideruar gjithmonë për meshkuj. “Kamionit i kam hipur me një familjarin tim pa patentë fare, thash do e provoj. Në momentin që e provova u dashurova. Nga aty fillova të marr patentën. Nuk mendoja se do i merrja shpejt se thash ishte një profesion që unë nuk e kisha idenë nga motorri, vaji, por i mësova shumë kollaj dhe ia dola shumë mirë. Udhëtimi i parë ka qenë nga Peruxhia në Firence. Familjarit tim po i vinte gjumë dhe më tha, a i jep ti kamionit? I thash nuk kam patentë. Mora kamionin dhe arrita gati në shtëpi dhe i thashë zgjohu: -A ke ecur gjë apo akoma në autostradë. Më tha ti qenke për këtë”, rrëfen Bianka.

Por në këtë rrugëtim në profesionin e saj nuk kanë munguar dhe skeptikët e shumtë, të cilat Bianka i tregon tashmë me nota humori. “Kur hyra në shkollë kisha 21 burra dhe isha e vetmja femër aty. Hyri instruktori dhe më tha, më fal ti je mësuesja për të dhënë këto shpjegimet komerciale? Jo unë thjesht do marr patentën. -Ore mos ke ngatërruar sallë më tha, sepse një femër mund të bëjë diçka tjetër shumë të mirë feministe. Ashtu femër ndihem dhe këtu dhe do e kuptoni dhe ju dhe do më jepni respekt i thash. E njëjta gjë më ndodhte dhe kur shkoja të fabrikat, nuk e besonin, po e njëjta gjë dhe kur më ndaloi policie njëherë që mu fik kamioni dhe po prisja në rrugë policinë dhe mekanikun. Vjen polici dhe më tha: -Më thërrit pak shoferin e kamionit. I thashë, shoferja e kamionit jam unë. Mos u tall se s’kemi kohë se jemi në mes të rrugës, rrezik aksidenti ishte. I thash të shkoj të sjell patentën se unë jam. Vuri një buzëqeshje dhe u sollën ndryshe më pas me mua. Më thanë se nuk kishin besuar asnjëherë”, shprehet ajo.

Advertisements

E pyetur për ngacmimet dhe nëse flirtojnë më shumë italianët apo shqiptarët, Bianka, thotë: “Italianët njihen që janë shumë pas femrave. Sa ta shohin një femër do e komlimentojnë, nuk e vrasin mendjen se je me burrin. Kurse shqiptari po i the gruaja jote është e bukur mërzitet”.

Ndërkaq prej 4 vitesh, videot e Biankës janë kthyer në virale në rrjetet sociale, duke inspiruar edhe shumë vajza të tjera. Ajo tregon se video e saj e parë ka arritur 20 mln shikime. “Ra koronavirusi dhe nga aty nisa të bëj video dhe vetë u mahnita se si njerëzit reaguan pozitivisht ndaj meje dhe më dhanë shtysën që çdo ditë të bëj video. Nuk e prita reagimin e kaq shumë njerëzve. Video ime e parë fliste për tradhtinë se unë jam person që i urrej njerëzit që tradhtojnë, dua të jem shumë besnike sidomos kur kam një person që më përshtatet. Jo vetëm në lidhje me dashurinë por dhe për çështjen e jetës dua të jem besnike dhe në fjalën që unë jap dua ta mbaj. Kur bëra video me kamion nuk ecën aq shumë se nuk e duan këtë çështje që shpjegon vetëm punën. Pastaj u mësuan dhe filluan dhe të më kopjojnë dhe disa vajza filluan të hipin nëpër kamiona dhe të bëjnë video sikur janë kamioniste. Kjo më dha shtysën më shumë për të ecur më përpara edhe pse është një profesion që unë e dua shumë”, shprehet Bianka Dervishi.

Prej vitesh në Itali bashkë me familjen e saj, Bianka tashmë ka dhe biznesin e saj në fushën e transportit, duke pasur në pronësi dy kamionë. Ajo ndihet krenare që tashmë janë shumë italianë që vendosin të vizitojnë Shqipërinë dhe pse jo të zgjedhin të jetojnë në vendin tonë.

Fshihej në zonën e Lezhë dhe u rikthγe në shtëpi: Kush e trαdhtoi Gentjan Bejtjan?

Gentjan Bejtja është ekzekutuar pasditen e sotme në banesën e tij në fshatin Larushkë të Fushë Krujës.

Mësohet se i ka hyrë nga pjesa e pasme e banesës, një tentativë kjo për të shmangur një atentat të mundshëm, por ka qenë pikërisht ky moment kur autorët i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë janë ende të paqarta. Sipas të dhënave të deritanishme, në atentat dyshohet të kenë marrë pjesë 3 persona, të cilët qëlluan me breshëri plumbash ndaj viktimës.

Prej atentatit të vitit të shkuar, ku mbeti i vrarë kunati i tij, Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të Bejtjas, ky i fundit nuk kishte qëndruar në banesë, por dyshohet se fshihej në zonën e Lezhës, ndërsa kishte vendosur të rikthehet.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se ka dyshime të forta që Bejtja mund të jetë tradhtuar nga persona të afërt me të, për sa kohë vrasësit e kanë ditur me saktësi se kur do të kthehej në banesë dhe për pasojë kanë vendosur ta eliminojnë.

Duke qenë një person i dyshuar për një sërë ngjarjesh kriminale, por asnjëherë i dënuar për shkak të mungesës së provave. Për këtë arsye, para hetuesve ka shumë pista hetimore, çka vështirëson përpjekjet për zbardhjen e krimit.

I konsideruar si një personazh kontrovers, Gentjan Bejtja u përfshi në përplasje të forta me vëllezërit Valter dhe Durim Bami që pas zhdukjes së Enver Stafukës në vitin 2015, i cili kishte zbardhur shumë ngjarje kriminale.

Ndërkohë, Bejtja është dyshuar si i përfshirë edhe në atentatin ndaj Marklen Hakës në vitin 2019, ku mbeti e vdekur halla e tij. Edhe me Hakën, Bejtja ka pasur përplasje të forta.

Gjithashtu, ka pasur dyshime të forta edhe për përfshirjen e tij në vrasjen e biznesmenit të kromit, Iliaz Çalit, me të cilin kishte marrëdhënie miqësore dhe ka qenë ndër të fundit që ka biseduar me të para se të vritet rreth dy vite më parë.

Ndërkaq, Bejtja është skeduar edhe për masakrën e mbikalimit të Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj dhe dy shokë të tij. Ndaj, një nga pistat kryesore e vrasjes është motiv hakmarrje për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale

E bυjshme! Ρolicia i konfiskon aυtomjetin e bΙinduar Safet Bajrit, ja çfarë dγshohet

Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.

Burime policore bëjnë me dije se automjeti drejtohej nga Safet Bajri.

Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. B. alias S. R., banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.

Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit.

“Je një mόnstër”, Sara reagon pas dekΙaratave të babait dhe publikon dokυmentat: Je shembυlli më i keq i një…

Sara Gjordeni ka reaguar menjëherë përmes disa postimesh në InstaStory pas deklaratave të babait të saj.

Ky i fundit deklaroi sot se, “nga mamaja e Sarës u ndava sepse më tradhtoi, e kapa vetë”.

Gjithashtu ai hodhi poshtë deklaratën e Sarës, e cila pak ditë më parë u shpreh se i ati e ka nxjerrë nga shtëpia bashkë me mamanë dhe se u ka djegur shtëpinë.

Për këto, Sara ka reaguar ashpër në InstaStory, ku ndër të tjera e konsideron babain e saj një “monstër”.

Deklaratat e Sarës më poshtë:

Advertisements

Advertisements