Një 20-vjeçar në Korçë është dënuar me një gjobë të majme si edhe me heqjen e lejes së drejtimit pas kryerjes së manovrave të rrezikshme me automjetin tij në një zonë të banuar.
Pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale autoritetet identifikuan 20-vjeçarin M. M. banues në Pogradec, i cili ka hipur mbi kabinën e automjetit, ka kryer manovra të rrezikshme dhe ka penguar qarkullimin, në zonë të banuar, ndërkohë që manovrat me timonin i ka kryer pasagjeri.
Për kundërvajtjet e kryera, konkretisht për shkelje të neneve 126, 139 dhe 170 të Kodit Rrugor, shtetasi M. M. u ndëshkua me masë administrative 75 000 lekë. Gjithashtu, atij iu hoq leja e drejtimit.
Njoftimi i policisë:
DVP Korçë
Kreu manovra të rrezikshme dhe pengoi qarkullimin në zonë të banuar, shërbimet e Policisë Rrugore identifikojnë dhe ndëshkojnë me masë administrative 75 000 lekë, drejtuesin e automjetit, si dhe i tërheqin lejen e drejtimit.
Menjëherë pas publikimit të një video-je në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, i cili kryente manovra të rrezikshme në zonë të banuar, duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, shërbimet e Policisë Rrugore Korçë organizuan kontrollet me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e tij.
Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi M. M., 20 vjeç, banues në Pogradec, ka hipur mbi kabinën e automjetit, ka kryer manovra të rrezikshme dhe ka penguar qarkullimin, në zonë të banuar, ndërkohë që manovrat me timonin i ka kryer pasagjeri.
Për kundërvajtjet e kryera, konkretisht për shkelje të neneve 126, 139 dhe 170 të Kodit Rrugor, shtetasi M. M. u ndëshkua me masë administrative 75 000 lekë. Gjithashtu, 20-vjeçarit iu tërhoq leja e drejtimit.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore.
E tronditur dhe me përshtypjet më të këqija, një vajzë 22-vjeçare u largua nga një fermë në Selanikun lindor të premten e kaluar.
Shkak është bërë fakti se ajo ka qenë viktimë e ngacmimeve seksuale nga pronari 48-vjeçar. Sipas asaj që mësohet, e reja vizitonte fermën me prindërit e saj për të kërkuar informacione pasi donte të krijonte të sajën.
Të premten e kaluar prindërit e saj nuk mundën të vinin me të dhe ajo shkoi vetëm. Më pas, siç ka denoncuar në polici, 48-vjeçari me origjinë nga Shqipëria ka fikur të gjitha kamerat e sigurisë në zonë dhe e ka ngacmuar jo një por dy herë, një herë teksa ka qenë në kalë dhe një herë kur ka zbritur nga kali.
Pas denoncimit përkatës, efektivët e policisë kanë lokalizuar 48-vjeçarin dhe e kanë arrestuar. Ai u dërgua në prokurori dhe u referua për t’u gjykuar në procedurë të pavarur në Gjykatën e Kundërvajtjes Njëanëtare të Selanikut.
Në Gjermani ka rënë dukshëm çmimi i veturave Diesel, kjo pasi shteti ka vendosur që
nga vjeshta që të mos lejojë këto vetura për shkak të emetimit të madh të gazrave gjë që ndikon në ndotjen e ambientit.
Në veturë Golf plus, tani atje kushton hiç më shumë se 2 mijë euro, ndërsa një Golf 4 vetëm 999 Euro.
Nga vjeshta nuk do të mund të hyjnë në qendrat e disa qyteteve gjermane.
Tre milionë automjete të tipit diesel janë të parkuara në Gjermani dhe janë në pritje të blerësve, gjë e cila në kohë pandemie ka bërë që të ketë shumë pak të ineteresuar.
Blerësit më të mëdhenj janë serbët e kroatët, por që muajt e fundit është rritur edhe numri i blerjeve nga Kosova.
Gjermania është duke eksportuar shumë makina në tregjet e Evropës Lindore dhe Juglindore.
Në Gjermani, vlerësohet se ka rreth 10 milionë vetura me naftë.
Omer Braja, një nga personazhet e emisionit të disa viteve më parë, “ Kafazi i Artë ”, është shpallur në kërkim nga strukturat hetimore të komisariatit nr.6 Tiranë, pasi rezulton i përfshirë në një rast gjobëvënie. Braja është shpallur në kërkim nga policia, pas denoncimit të personit, të cilit Braja së bashku me një shokun e tij i kanë kërkuar shifrën prej 150 mijë eurosh.
Braja është dënuar me gjobë së bashku me shokun e tij nga Shkodra Vasel Koçeku, i cili aktualisht është i arrestuar nga policia si i dyshuar për veprën penale të “Zhvatjes me shantazh me qëllim përfitimi pasurie”.
Mësohet se një shtetas me banim në zonën e Yzberishtit në Tiranë ka bërë denoncim në polici ndaj Omer Brajës dhe Vasel Koçekut, teksa ai ka pretenduar se dy persona që janë prezantuar si Braja dhe Koçeku e kanë kërcënuar se do ta vrisnin nëse nuk i jepte shumën prej 150 mijë eurosh. Qytetari i tha policisë se jo vetëm që nuk e kishte këtë shumë, por njëkohësisht pretendonte se konflikti ishte transferuar nga Anglia në Tiranë.
Sipas tij, Omer Braja dhe Koçeku kanë pasur mosmarrëveshje me djalin e tij që jeton në Angli, për shkak të një sasie droge të kultivuar në shtëpitë e kultivimit të kanabisit. Në pamundësi për të marrë shumën financiare prej 150 mijë eurosh nga i biri, Braja dhe Koçeku kanë ardhur në Tiranë, duke kërkuar me presion shumën e eurove që ata pretendonin se u detyrohej shtetasi.
Pas kërcënimit ai ka shkuar në komisariatin nr.6, duke bërë kallëzimin penal, teksa pas hetimeve të kryera në prokurorinë e Tiranës, policia ka mundur të lokalizojë dhe arrestojë Vasel Kocekun, ndërsa shoku i tij, Omer Braja nuk është gjetur dh është shpallur në kërkim nga autoritetet.
Renada Caci, një prej aktoreve më të dashura të publikut shqiptar, teksa ka qenë e ftuar mbrëmjen e së dielës në “E Diell” ka shkrirë së qeshuri të gjithë pu/blikun, jo vetëm në studio por edhe në shtëpi.
Gjatë intervistës në emision, aktorja ka folur më gjerë edhe për jetën e saj pri/vate,
duke zbuluar në këtë rast edhe takimin e parë që ka pasur me një djalë. Ervini: Si ka qenë puthja jote e parë?
Aktorja: Obobo me këto gjëra merret ky, thashethemaxhi. Ç’të duhet ty? Ajo është gjë private.
Por pas insistimit të Ervinit Caci ka treguar:
Dashuria e parë që më ka rrahur zemra fort ka qenë jashtë shkollës së mesme, pak më e vogël, kam qenë e rrezikshme ore.
Ditën e parë të takimit kam pirë birrë dhe unë e kisha shumë qejf e s’doja t’ja prishja.
Rrija si e turpshme se mendoja që ishte i pari dhe i fundit në jetën time.
Historia e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, është ndër më të përfolurat në faqet rozë, ku së fundmi, ata janë sërish pranë njëri-tjetrit duke shijuar dashurinë.
Një parashikuese tha në një intervistë televizive, se Bora është në pritje të një fëmije, por moderatorja i ka shuar dyshimet.
“Më thanë që e kam çun. Për momentin jo, nuk jam shtatzënë…”, tha Bora.
Më parë, vetë mderatorja ka folur për jetën personale, duke treguar se sa e vështirë ka qenë fëmijëria për shkak të vështirësive ekonomike dhe gjendjes shëndetësore të babait.
“Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Të gjithë jemi rritur me kushte të vështira, si të gjithë shqiptarët, por me shumë dashuri nga prindërit tanë.
Të gjitha vështirësitë ekonomike apo shëndetësore, nuk janë ndjerë shumë se familja ka qenë e bashkuar dhe shumë mbështetëse.
Babai ka qenë i sëmurë kur kam qenë e vogël. Si vajza e babait e kam përjetuar më shumë seç ishte problemi.
Sot kanë kaluar të gjitha, ai është shumë mirë dhe është pika ime e dobët. Ka qenë mami pjesë shumë dominante e familjes.
Ajo ka qenë gjithmonë aty, duke na shtyrë që të merreshim me sa më shumë aktivitete. Ne kemi pasur disa probleme, kur kam lidhur unë kemi jetuar në Bllok.
Por në 97’ shtëpia u mor. Pastaj ishim pa shtëpi por u sistemuam në një dhomë shumë të vogël.
Sado e vështirë, unë e kujtoj si periudhë shumë të bukur. Dua t’i shoh anën pozitive të gjitha gjërave”,– zbuloi Bora Zemani.