Gjendet një dron në bregdet, qγtetarët: Mendυαm se νinte nga Irani

Ndërsa bota është zgjuat sot me lajmin se për herë të parë Irani ka sulmuar Izraelin, qytetarët në zonën e plazhit në Iraklio të Kretës, kanë përjetuar momente paniku… “gabimisht”!

Kjo pasi në breg të detit është gjendur një dron, i cili në fakt ka rezultuar se ndodhej prej kohësh aty, dhe ka qenë objektiv ajror i përdorur në poligonet e qitjes për të testuar sistemet e armëve.

Por qytetarët të shqetësuar kanë njoftuar autoritetet, teksa mediat greke raportojnë se ata janë shprehur se kanë menduar se droni vinte nga Irani.

Nga ekspertiza e parë vlerësohet se droni ka qenë në det prej disa kohësh, pasi në pjesët metalike kishte shenja të forta ndryshku.

Ky është një objektiv i prodhuar nga një kompani me qendër në Britaninë e Madhe, me qëllim trajnimin e ekuipazheve të sistemeve kundërajrore.

Indeksimi, bonusi dhe paketa e re, çfarë do të përfitojnë këtë vit pensionistët?

Nga muaji korrik është njoftuar se do të hyjnë në fuqi rritja e pagave dhe pensioneve. Ministri i Financave Ervin Meta deklaroi gjatë një interviste për gazetaren Rajmonda Lajthia në emisionin E-ZONE, se këtë vit parashikimet janë që do të ketë një paketë mbështetëse për shtresat në nevojë

“Ne kemi buxhetuar ideksimin, kemi buxhetuar edhe shpërblimin e fundvitit, por në varësi edhe të të ardhurave, të cilat deri tani kanë patur një ecuri të mirë, ne po konsiderojmë që deri në fund të vitit të kemi një paketë të re për shtresat në nevojë”, tha ministri për E-ZONE

Masa e indeksimit pritet të përcaktohet, pasi INSTAT të evidentojë se sa është inflacioni vjetor për shportën e pensionistëve. Ndërsa bonusi i fundvitit pritet të jetë në masën 5 mijë lekë.

Prej disa vitesh bonusi i fundvitit është bërë pjesë e ligjit të buxhetit, çka do të thotë është kthyer një detyrim ligjor për tu shpërndarë.

Lυfta me kαncerin në moshën 29-vjeçare, momenti i νështirë i Luna Methasanit: U fshija lotët ρrindërve

Historia e humbjes së hallës në moshën 29-vjeçare nga kanceri dhe më pas vetë sëmundja e saj vitin e shkuar, i ka mësuar Luna Methasanit rëndësinë esenciale të shëndetit. Vajza e madhe e gazetarit Dëfrim Methasani u përball gjatë vitit të shkuar me kancerin, një luftë që tashmë e ka fituar.

Gjatë rrëfimit të saj për “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare”, Luna e kujton mirë momentin e vështirë të diagnostikimit. Mjekët ia bënë me dije fare thatë se gjendja ishte kritike, por për të ishte edhe më e vështirë që t’u jepte kurajë prindërve.

Luna Methasani: Siç e përmenda, prindërit dhe gjyshërit e kanë humbur një vajzë në moshën 29 vjeçe e unë isha pikërisht 29 kur u diagnostikova. Kur kam pyetur mjekun, më ka thënë që “nuk është gjenetike dhe pak rëndësi ka nëse është gjenetike apo jo, ky ishte fati yt”.

Ardit Gjebrea: Ta treguan mjekët?

Luna Methasani: Po, ma treguan dhe isha përballë mjekut, në dhomë me të, me të dy prindërit dhe ma tha direkt në fytyrë: “Më vjen shumë keq, por ti je diagnostikuar me kancer. Duhet urgjent të fillojmë kimioterapinë, por para kësaj duhet të bëjmë një operacion”. Më shumë sesa vetja Ardit, më beso, më dhimbseshin prindërit e mi, më dhimbseshin gjyshërit dhe unë nuk kisha kurrsesi zgjidhje tjetër përveçse të vazhdoja të isha shumë e fortë sepse pse jo, mund t’ia dilja dhe siç e shihni jam këtu, ia dola.

Luna shton se kjo sëmundje lidhet fort me anën psikologjike të njeriut. Mjekët nuk garantojnë kurrë për shanset e mbijetesës, pasi forca psikologjike dhe vendosmëria luajnë një rol thelbësor në luftën ndaj saj.

Luna Methasani: Njeriu bëhet i fortë.

Ardit Gjebrea: Ku e gjen?

Luna Methasani: Brenda vetes. Ndala për një çast dhe mendova “çfarë zgjidhjeje kam unë tani?” Në momentin që na tha mjeku, mamaja ime lëvizi nga dhoma e mjekut duke qarë. M’u dhimbs në shpirt. Babi nuk mund të fliste nga lotët, nuk mund të reagonte, po qante me ngashërim. Besoj që momenti më i vështirë ai kur u kam fshirë lotët dhe u kam dhënë kurajë kur unë sapo e kisha marrë vesh, nuk kishte kaluar as një minutë nga momenti që unë e kisha marrë vesh që isha sëmurë dhe u thashë “ju mos u mërzisni, keni lindur një luftëtare të fortë dhe unë do t’ia dal. Ka plot raste që ia kanë dalë”. Prandaj doja që të jepja një mesazh force për të gjithë ata që ndoshta përballen apo larg qoftë mund të jenë në një situatë të tillë, ka gjithmonë dritë në fund të tunelit, ka gjithmonë shpresë sepse njeriu është shumë i fortë.

Ardit Gjebrea: Dua të vij të të përqafoj!

Gjebrea niset me vrap drejt Lunës për ta përqafuar. Pas këtij momenti emocionues, ajo ndan edhe episodin e rënies së flokëve nga kimioterapia që fatmirësisht tashmë gjithçka ka kaluar dhe flokët po rikthehen.

Luna Methasani: Edhe për ta përfunduar, momenti shumë i vështirë psikologjik ishte kur të binin flokët. Aty pashë në pasqyrë një Luna që nuk e njihja, por i thashë vetes “ej Luna, ti je një version tjetër i imi me të cilin unë duhet të mësohem dhe që do të jesh forca ime për të vazhduar përpara”.

“E ndiej që të kam rënduar”, mesazhi prekës i Lunës për Dëfrim Methasanin

Me shumë lot dhe emocione ishte momenti i parë i ‘takimit’ babë e bijë përmes ekranit të “Ka Një Mesazh Për Ty”. Luna, vajza e gazetarit Dëfrim Methasani rrëfeu shumë episode të jetës së tij profesionale e familjare në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” si dhe sëmundjen e saj.

Viti i fundit ka qenë shumë sfidues për familjen e tyre pas diagnostikimit të Lunës me kancer, por fatmirësisht gjithçka ka kaluar. Luna u shpreh se i ka kërkuar të atit që gjithçka të mbetej diskrete, edhe pse më pas lajmi rrodhi. Megjithatë, ajo e ka ndier peshën e kësaj kërkese dhe sot ka një falenderim e mirënjohje të tejskajshme që dëshiron t’ia përcjellë të atit.

Luna Methasani: Hej babito! Po kush më shumë sesa ti meriton një mirënjohje dhe një falenderim publik për gjithçka që ti ke bërë jo vetëm për mua, për familjen, për miqtë, për shokët, për fisin, për të gjithë ata që të njohën e të deshën, për të gjithë ata njerëz në nevojë që ti i ke ndihmuar? Se ti e ke zemrën shumë të madhe, shumë të bardhë dhe unë jam shumë e lumtur dhe krenare që jam edukuar me këtë frymë nga ti, patjetër edhe nga mami. E ndiej që vitin e kaluar të kam rënduar paksa sepse krahas dhimbjes së madhe që ndieje për evlatin tënd të sëmurë, kishe edhe përgjegjësinë e mbulimit të kostove shum të larta, me shumë zero nga prapa dhe ti i vetëm nuk do mund t’ia dilje nëse nuk do ishe ky Dëfrimi që je sot, me kaq shumë miq dhe që ke bërë kaq shumë për njerëzit e që po këto miq kaq të mirë, ky farefis kaq i madh që ti je ajo ura e komunikimit, që ti ke bërë kaq shumë për ta e ata nuk të lanë në baltë as këtë herë.

Kështu që dua të të them sot faleminderit që ekziston se je shoku im më i mirë, je energjia dhe forca që të gjithë ne, sidomos familja kemi nevojë të të kemi… falë teje, falë Zotit dhe falë mjekëve unë jam këtu sot, e ulur përballë teje duke të thënë që të dua pafund. Madje tani që je bërë gjysh je bërë edhe shumë argëtues, di të tregosh histori shumë të bukura imagjinare me Matiasin dhe Ninës sepse të paktën me ta po mbush atë kohën që për shkak të të gjithë angazhimeve të tua të shumta dhe sakrificave të mëdha që ke bërë në jetë nuk ke mundur të na mbash në krahë se na lije në gjumë e na gjeje në gjumë, por ja ku jemi sot se na ke edukuar të jemi njerëz të mirë, njerëz të besës, njerëz mirënjohës dhe mirënjohja më e madhe shkon për ty sot. Të paça sa malet dhe të dua shumë!

Aνionët Ιυftarakë “Rafale”, Franca merr vendimin e ραpritur ndaj Serbisë pak ditë pas vizitës së Vuçiç

Pak ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç zhvillon një takim me homolgun e tij në Francë, Emmanuel Macron ku diskutuan në lidhje me një marrëveshje mes dy vendeve për të blerë 12 aeroplanë luftarakë francezë, Rafale. Ndërkohë pak kohë pas këtij takimi mediat franceze raportojnën se disa prodhues të avionëve kanë refuzuar të shesin prodhimet e tyre Serbisë.

Rrjeti televiziv francez, “BFM TV” shkruan se Dassault Aviation, prodhuesi francez i këtyre avionëve aktualisht po refuzon të diskutojë për një shitje të mundshme të avionëve në Serbi. Operacioni, mund të sjellë 3 miliardë euro, por Franca synon të marrë konfirmime mbi zhvillimet politike në Serbi përpara se të vulosë blerjen.

Me tej media franceze shkuan se Serbia po rrit blerjen e armëve, qofshin ato europiane, kineze apo ruse dhe se në dhjetë vjet, buxheti ushtarak serb është trefishuar. Nga viti 2012 deri në vitin 2023, buxheti ushtarak serb u trefishua, duke arritur në 1.4 miliardë euro.

Më shumë se buxhetet e kombinuara të pesë vendeve të tjera të Ballkanit, shkruan mediumi francez. Midis 2014 dhe 2023, Serbia shpenzoi 2.67 miliardë euro për blerjet e armëve – veçanërisht për të blerë sistemin kinez kundërajror FK-3, helikopterët rusë Mi-17 dhe Mi-35, si dhe sistemin rus të mbrojtjes ajrore, Pantsir.

Afërsia me Rusinë

Afërsia e kreut të shtetit serb me homologun e tij rus Vladimir Putin përbën një problem për Parisin. Ndërsa Serbia e ka dënuar agresionin rus në Ukrainë, ajo nuk është rreshtuar me sanksionet perëndimore. Në fund të marsit, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, vizitoi Moskën, një mundësi kjo sipas diplomacisë serbe për t’i përmirësuar lidhjet tradicionalisht miqësore midis Serbisë dhe Rusisë.

Mbi të gjitha, blerjet nga Rusia dhe Kina nuk kanë të ndalur që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022. Në shkurt, presidenti serb prezantoi me krenari blerjet e tij të fundit: Russian Repellents, një sistem anti-drone, si dhe dronët kinezë. Ai gjithashtu premtoi se do të vinte në prodhim një dron shpërthyes të prodhuar në Serbi deri në fund të vitit 2024.

“Republika e Serbisë blen armë dhe pajisje ushtarake nga Lindja dhe Perëndimi”, shpjegoi Ministria serbe e Mbrojtjes në mars në përgjigje të një pyetjeje nga AFP-së për blerjet e saj nga Rusia dhe Kina, “duke zgjedhur ato karakteristikat e të cilëve do të të përmirësojnë aftësitë e forcave të armatosura serbe”.

Një shitje e mundshme “qesharake”.

Franca prej disa kohësh është angazhuar për ta intensifikuar bashkëpunimin e saj në mbrojtje me Serbinë. Një marrëveshje dypalëshe për bashkëpunimin e mbrojtjes ekziston që nga viti 2011 dhe u ringjall nga viti 2019. Një bashkëpunim që nuk është për shijen e të gjithëve.

“Do të ishte qesharake që Parisi, nga njëra anë, të përmendte dërgimin e trupave në Ukrainë, dhe nga ana tjetër t’ia shesë një armë jashtëzakonisht të sofistikuar një prej aleatëve më të afërt të Rusisë”, thotë Jasmin Mujanoviç, studiues i shkencave politike. Shitja e avionëve Rafale këtij aleati të Moskës “do të ishte shqetësuese sepse do të lejonte rrjedhjen e informacionit në Kinë dhe Rusi”, beson ai.

Sytë e Serbisë te Kosova

Sipas letrës së bardhë të Mbrojtjes së Serbisë, botuar në vitin 2023, “sfida më e madhe e sigurisë” për Beogradin është në anën tjetër të kufirit me Kosovën, që u bë e pavarur në fund të një lufte të përgjakshme me mbi 13,000 të vdekur. Ndër kushtet e kërkuara, presidenti francez përmendi edhe nevojën për zbutjen e tensioneve në marrëdhëniet me Kosovën.

Megjithatë, nëse shitja e Rafale ndodh, “mund të shihni avionë luftarakë francezë që përdoren për ta frikësuar Kosovën. Këta avionë mund të përdoren kundër vendeve fqinje”, paralajmëron Jasmin Mujanoviq. Avioni, i cili hyri në shërbim në 2004 dhe synohet të fluturojë deri në vitet 2060, është maja e shtizës së eksportit të industrisë franceze të mbrojtjes. Shtatë vende kanë avionë Rafale ose kanë lidhur marrëveshje tregtare për t’i blerë ato: Egjipti, Katari, India, Greqia, Indonezia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kroacia.

Fluturuan nga Tirana drejt Tel Avivit, për t’u rikthγer në Shqipëri këtë të diel, familja shqiptare tregon tmerrin e përjetuar në Izrael: U anulua kthimi, jam me υαjzën 10 muajshe, dua të…

Mbrëmjen e djeshme Irani lëshoi ??dronë dhe raketa drejt Izraelit, pasi u zotua për hakmarrje pas një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në kryeqytetin sirian Damask. Në lidhje me këto sulme janë publikuar pamje si dhe ka sjellë reagime të shumta nda ndërkombëtarët.

Kjo është hera e parë që Irani ka sulmuar drejtpërdrejt Izraelin pasi më parë të dy vendet Irani ishin përfshirë në një luftë në “hije”, duke sulmuar asetet e njëri-tjetrit por pa pranuar përgjegjësinë. Në lidhje me këto sulme kanë folur edhe personat që e kanë përjetuar nga afër këtë situatë. Në Izrael është raportuar se janë bllokuar 8 shqiptarë ku njëra prej tyre ka folur në lidhje me përjetimet nga këto sulme që tronditën botën. Drejtoresha e turizmit në Ministri, Herida Duro, së bashku me vajzën 10 muajsh, janë dy nga tetë shqiptarët e bllokuar në Tel Aviv.

“Është e vogël ende në gji, por jam më e qetë që është me mua se sa të mos e kisha. Na kujtuan komunizmin kur futeshim në tunel” tha ajo në një intervistë.

Mes tyre ka dhe operatorë turistikë të cilët duhet të niseshin nga aeroporti i kryeqytetit izraelit në orën 5 të mëngjesit të sotëm, por për shkak të sulmit nga Irani, fluturimi është anuluar.

“Kemi ardhur që të enjten, por fluturimi i sotëm për kthimin u kancelua, ndërsa po presim të nisemi në mbrëmje për në Tiranë,” shtoi Duro.

Në Izrael mësohet të jetojnë një komunitet prej rreth 1000 shqiptarësh, disa me qëndrim të përhershëm e të tjerë për vizita të përkohshme.

“Jemi 8 që duhet të kthehemi brenda 24 orëve,” shtoi ajo.

Një ditë para sulmit të befasishëm nga Irani ata morën pjesë në një aktivitet turistik “Albania all senses” me ftesë të ambasadores shqiptare, Meri Kumbe në bashkëpunim me autoritetet izraelite. Një udhëtim i cili ua ktheu eksperiencën në alarm, por ata tregojnë se nuk janë të frikësuar dhe ndodhen të sigurtë në hotelin “Kempinski” në Tel Aviv.

Ishte planifikuar të zgjaste rreth pesë ditë, por që sulmi i raketave prishi planin e tyre. Në datë 11 prill ata fluturuan nga Tirana drejt Tel Avivit, për t’u rikthyer në Shqipëri këtë të diel. Por orari i nisjes në 5 të mëngjesit nga aeroporti u anulua dhe tashmë 8 shqiptarët janë të detyruar të presin hapjen e fluturimeve. Megjithatë, menjëherë të ftuarit shqiptarë nga Izraeli janë marrs në sigurinë e autoriteteve vendase dhe po strehohen në kryeqytetin izraelit në një strukturë akomoduese të sigurtë që ndodhet në një zonë pranë me ambasadën amerikane.

“Kemi miratuar ρΙane operacionale sυΙmuese dhe…”, përfundon mbledhja e kabineti të Ιυftës izraelite pas sulmit nga Irani, zbαrdhen diskutimet

Duke iu drejtuar mediave në anglisht, një zëdhënës i ushtrisë izraelite thotë se planet si për veprim sulmues ashtu edhe për mbrojtje janë autorizuar pas sulmit të mbrëmshëm nga Irani.

Kundëradmirali Daniel Hagari thotë: “Hamasi dhe Irani duan të ndezin Lindjen e Mesme dhe të përshkallëzojnë në rajon”, duke shtuar se IDF mbetet “në gatishmëri të lartë” dhe po “vlerëson situatën”.

Ai vazhdon: “Gjatë dy orëve të fundit kemi miratuar plane operacionale si për aksionin sulmues ashtu edhe atë mbrojtës.

Ne do të vazhdojmë të mbrojmë shtetin e Izraelit dhe së bashku me partnerët tanë do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për të gjithë Lindjen e Mesme”.

Zëdhënësi i IDF nuk jep detaje të mëtejshme se cilat plane janë miratuar, por kjo pason një takim të kabinetit të luftës të Izraelit në dy orët e fundit.

SυΙmi i ραprecedentë iranian/ Ekspertët e mbrojtjes tregojnë se çfarë haρash mund të ndërmarrë Izraeli

Εkspertët e mbrojtjes kanë folur për CNN nëse dhe si Izraeli mund t’i përgjigjet sulmeve të kësaj fundjave nga Irani.

Michael Oren, ish-ambasador izraelit në Shtetet e Bashkuara, i tha CNN se “rregullat duhet të ndryshohen” pas sulmit të së shtunës mbrëma, përcjell Telegrafi.

“Do të varet kryesisht nga shkalla e dëmit të shkaktuar nga kjo valë e parë e dronëve dhe raketave iraniane”, citohet të ketë thënë Oren.

“Por në çdo rast, ne jemi në Lindjen e Mesme dhe presioni dhe parandalimi llogariten shumë këtu. Nuk mendoj se Izraeli mund të goditet në këtë mënyrë në një shkallë kaq masive dhe të mos përgjigjet në një mënyrë domethënëse”.

Ndërsa Eyal Hulata, një ish-këshilltar izraelit për sigurinë kombëtare, theksoi se hakmarrja ushtarake nuk është përgjigja e vetme në dispozicion, duke shtuar se sanksione të tjera ndërkombëtare kundër Iranit mund të jenë të mundshme.

Ndryshe, SHBA njoftoi sanksione ndaj Iranit në shkurt – duke synuar një sërë nismash keqdashëse iraniane, duke përfshirë luftën kibernetike dhe programet e tyre me dron.

“Asgjë e tillë nuk ka ndodhur më parë. Ky është Irani që kalon të gjithë vijat. Por nuk mjafton vetëm të pyesim se çfarë duhet të bëjë Izraeli, por gjithashtu, çfarë duhet të bëjë komuniteti ndërkombëtar kur Irani ka bërë diçka kaq të paimagjinueshme”, mendon Hulata.

Irani ka qenë nën një mori sanksionesh ndërkombëtare për vite të tëra, të cilat kanë goditur ekonominë e vendit. Por ato kanë pasur ndikim të kufizuar në ndryshimin e qasjes së qeverisë ndaj Izraelit dhe Lindjes së Mesme më gjerë.

Vdes në bυrgun e Koridhalos 36-vjeçari nga Lushnja, akυzohej për a bυzim se* sυαΙ. Dγshohet se shkak është…

Delin Beqiri, 36 vjeç nga Bubullima e Lushnjës, ka ndërruar jetë në burgun e Koridhalos në Greqi. 36-vjeçari shqiptar ka qenë jashtë në oborrin e palestrës kur është rrëzuar.

Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë me ekipet e shpëtimit për ta dërguar në spitalin e Pireut, por ai ndërroi jetë. Makroskopikisht, vdekja e 36-vjeçarit shqiptar mund të jetë për shkaqe patologjike ose për përdorim të tepruar të drogës.

Për shkaqet dhe rrethanat e sakta të vdekjes së 36-vjeçarit shqiptar, pritet raporti mjeko-ligjor. Beqiri u arrestua nga policia para rreth një muaji pas denoncimit të thjeshtrës së tij për abuzim seksual. Ajo gjithashtu e denoncoi atë për përdorim dhe tregëtim droge, vepra që kanë ndodhur në dijeninë e nënës së saj, shtetases Dhurata Shpata, 50 vjece, nga Bubullima e Lushnjes.

Policia menjëherë ka kryer kontrolle në banesat e Beqirit e Shpatës, ku ka gjetur dhe sekuestruar 14 gram marijuanë, 4 thika, 1 pistoletë sportive, 3 peshore, 1 grirës, 3 celularë dhe 15.000 euro. Jashtë banesave janë gjetur të fshehura 1 kg 491 gram marijuanë. Gjithashtu Shpatës i janë sekuestruar edhe 3275 euro.

Policia ka sekuestruar si provë materiale edhe të brendshme të 25-vjeçares. Gjatë marrjes në pyetje, 25-vjeçarja tha se ajo kërcënohej nga Delin Beqiri përmes videove që ai kishte gjatë akteve, ndërsa disa herë si shpërblim i jepte para dhe dhurata. Akti i fundit sipas saj, ka ndodhur midis orës 00.00 – 00.30 të 5 marsit, në banesën ku jetonin.

A ju dυket edhe juve se Ήeidi ngjason me këtë kαrakter që e njihni të gjithë?

Heidi ka shfaqur një pamje të jashtëzakonshme sonte në ngjarjen e fundjavës, duke shkaktuar komente dhe krahasime të shumta me princeshat e pasqyrave të kuqe.

Në një fustan të kaltër që harmonizohet bukur me ngjyrën e flokëve të saj ngjyrë floriri, Heidi ka shfaqur një stil të rëndomtë në të gjitha aspektet.

Nuk ka dyshim se pjesëmarrësit e ngjarjes kanë vënë re këtë pamje të jashtëzakonshme, duke komentuar dhe krahasuar Heidi-n me princeshat e tyre të preferuara nga përralla.

Ndërsa çdo detaj i pamjes së saj ka sjellë kujtime të shkëlqyera, fansat dhe ndjekësit kanë bërë spekulime dhe komente për pamjen e jashtëzakonshme të Heidi-s, duke e vlerësuar atë si një princeshë të vërtetë.

Me një stil tërheqës dhe një prezantim të jashtëzakonshëm, Heidi ka bërë që të gjithë të ndihen si pjesë e një mrekullie të vërtetë pasi kanë parë pamjen e saj sonte.

Ndërkohë, përveç vlerësimeve të përhapura për pamjen e jashtëzakonshme të Heidi-s, nuk ka dyshim se kjo shfaqje do të mbetet një kujtim i paharruar për të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm në ngjarjen e sotme.

FOTO