Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 1 Qershor 2024

Dashi

Kjo ditë ju fton që të jeni shumë të kujdesshëm në dashuri, sidomos nëse së fundmi jeni treguar tepër të rreptë me partnerin/en. Ky tension në çift mund të jetë shkaktuar nga keqkuptime të vogla, ndaj duhet të jeni të gatshëm që të favorizoni dialogun.

Demi

Në këtë moment është e rëndësishme që ju të përqendroheni maksimalisht në objektivat tuaj kryesor, sidomos sa i takon bashkëpunimeve të cilat mund t’iu lejojnë që të nisni aktivitete të reja krijuese dhe të dobishme për karrierën tuaj. Horoskopi i kësaj dite mbron emocionet.

Binjakët

Nëse do të tregoheni shumë të nxituar dhe anksioz në dashuri, rrezikoni që të vini nën presion partnerin/en tuaj, sidomos sa i takon një çështje bashkëjetese ose transferimi. Puna vazhdon me sukses, ku fitore të mëdha janë fare pranë.

Gaforrja

Në sferën profesionale parashikohen të reja shumë të mira, të cilat do ju bëjnë mjaft euforik. Dëshira juaj është që të riktheheni në lojë dhe të fitoni besimin në veten dhe kapacitetet tuaja. Mbrëmja do të jetë interesante për të bërë takime të reja apo për tu riafruar me një person të cilin nuk e keni parë prej kohësh.

Luani

Do të jeni të sigurtë në veten tuaj dhe kjo gjë do ju shtojë edhe më shumë hijeshinë. Do të bëni për vete persona për të cilët keni interes. Jini më të pavarur në punë, pasi intuita juaj do ju çojë në arritjen e rezultateve të mëdha.

Virgjëresha

Në këtë moment duhet të përshtatni një sjellje më superiore ndaj kolegëve tuaj ziliqarë, të cilët nuk do të kursejnë provokimet dhe pengesat në punë. Në dashuri parashikohen ndryshime të rëndësishme.

Peshorja

Në vendin e punës mos jini shumë krenar dhe mundohuni të krijoni aleanca të vlefshme për të realizuar në kohë një projekt për të cilin po punoni prej disa javësh. Kjo është një periudhë mjaft pjellore, për gjithë ata që janë në kërkim të shpirtit binjak.

Akrepi

Ka ardhur momenti që të rihapni disa çështje që i keni lënë pezull prej kohësh. Jini kurajoz dhe mos u druani në shprehjen hapur të ndjenjave tuaja. Kjo ditë parashikon shpërblime për ju.

Shigjetari

Kjo fundjavë do të jetë interesante për të rihyrë në lojë dhe për të arritur rezultate të mëdha në vendin e punës, sidomos nëse do të nisni negociata të reja. Tregohuni sa më luftarak dhe të vendosur dhe do të arrini më shumë rezultat në sajë të mbështetjes që do merrni nga bashkëpunëtorët tuaj.

Bricjapi

Në dashuri mos u tregoni të ndrojtur, pasi kjo fundjavë do të jetë mjaft e frytshme sa i takon takimeve, ndaj mos kini frikë të guxoni më shumë. Edhe në vendin e punës do të arrini rezultate të mëdha.

Ujori

Kjo fundjavë do të jetë mjaft fatlume, për gjithë ata që kanë dëshirë që të vlerësojnë ndjenjat e tyre dhe të rindezin emocionet. Së fundmi keni qëndruar disi të mënjanuar, por një surprizë e këndshme do ju bëjë euforik. Kjo e shtunë do ju shohë tejet dinamik, sidomos në vendin e punës.

Peshqit

Do të rigjeni bashkëpunimin dhe sintoninë me personat që dashuroni, por vetëm nëse do të arrini të frenoni impulset dhe xhelozinë, e cila së fundmi ju ka shkaktuar një sërë keqkuptimesh në çift. Nisja e projekteve të reja bashkë është më se e mundur, mes tyre edhe nisja e një bashkëjetese.

U dhunua nga palestinezi në Greqi/ “E takova pak pas orës 02:00 të mëngjesit”, shqiptarja rrëfen tmerrin: Mendova se do vdisja, bëra gabim që shkova në shtëpinë e tij

33-vjeçarja shqiptare që u përdhunua dhe më pas u godit me thikë dhe u mbajt meng nga një i ri palestinez në Greqi ka rrëfyer momentet e tmerrit që përjetoi.

Në dëshminë e saj, shqiptarja ka thënë se me 27-vjeçarin është takuar në orën 02:00 të mëngjesit dhe së bashku kanë rënë dakord që të shkojnë tek shtëpia e tij, por thekson se nuk e kishte menduar se do të përjetonte një torturë të tillë.

“Nuk mund të lëvizja. Ai më kishte mbyllur. Më kapi paniku. Mendova se do të vdisja. E takova pak pas orës 02:00 të mëngjesit. Asgjë nuk më bëri të besoja atë që do të kaloja. Kur kuptova se kisha bërë një gabim duke e ndjekur, ishte shumë vonë”, tha shqiptarja në rrëfimin e saj.

Siç raportojnë mediat greke, 33-vjeçarja ndodhet në spital në Athinë, pasi frakturat që ka marrë në pjesën e kokës janë të shumta. Po ashtu, ajo ka lëndime edhe në këmbën e majtë, ku i riu nga Palestina e plagosi me thikë.

Nëna e shqiptares, në një intervistë për “Mega” tha se vajza e saj me të riun palestinez kishin disa muaj që njiheshin, ndërsa rasti i dhunës brutale nuk ishte për herë të parë.

“Ajo ka frikë, sepse nuk është hera e parë që e dërgon në spital. Ai e kishte goditur 2 muaj më parë, ajo kishte plagë në sy dhe në kokë”, tha nëna e vajzës.

27-vjeçari u arrestua nga policia pak metra larg banesës ku mbajti peng shqiptaren. Ai u ndalua nga një patrullë e rastit dhe pas kontrollit iu gjet një thikë, çka solli që ai të shoqërohej në komisariat. Por pas gjetjes së vajzës shqiptare që po mbahej peng, u konfirmua nga hetuesit se ai ishte autori, bazuar edhe në pohimin e shqiptares.

I riu palestinez u lirua me kusht. Ai duhet të paraqitet dy herë në muaj në polici si dhe iu ndalua të dalë jashtë territorit të Greqisë.

E pazakontë në Pogradec/ I spërkati bashkëfshatares me pesticide të mbjellat me qëllim për ta dëmtuar, në hetim fermeri (Emri)

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Pogradec.

Një person është vënë në hetim pasi me qëllim për të ndihmuar bashkëfshataren e tij, i ka spërkatur të mbjellat me pesticide.

Në hetim është vendosur N. S., banues në fshatin Piskupat, Pogradec.

“Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. S., banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi dyshohet se ka spërkatur me pesticide, një sipërfaqeje toke në pronësi të shtetases R. L., me qëllim dëmtimin e bimëve të mbjella”, njofton Policia.

Beleri shfaqet nga burgu për mediat greke: Doja t’u shërbeja grekëve të Vorio Epirit

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili është edhe kandidat për PE-në nga radhët e Demokracisë së Re të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë nga burgu i Fierit për emisionin “Live News” të gazetarit Nikos Evangeliatos të televizionit grek “MEGA”.

Fredi Beleri ka deklaruar se do të heqë dorë nga Himara, teksa ka treguar jetën në burg, duke thënë se zgjohet me imazhin e Shën Marisë që i ka dhuruar kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Anastas, dhe me një foto të familjes së tij.

I pyetur mbi përzgjedhjen e tij si një nga 42 kandidatët e listës së Demokracisë së Re për zgjedhjet europiane, Beleri fillimisht falënderoi kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis e më pas tha se duke u zgjedhur eurodeputet nuk do e braktisë minoritetin, por do të ngrejë zërin për ta në Parlamentin Europian. Beleri deklaron se është i vendosur të luftojë për pafajësinë e tij dhe për Himarën.

“Zgjohem në mëngjes dhe shoh para meje imazhin e Shën Marisë. Për tridhjetë vjet që jam marrë me politikë, doja t’u shërbeja të drejtave të grekëve të Vorio Epirit. Ne nuk kemi të drejta, jemi larg asaj që ne e quajmë shteti i së drejtës dhe unë do të luftoj për to në Parlamentin Europian.

Falenderoj kryeministrin grek që me këtë lëvizje për të marrë pjesë në zgjedhjet europiane më jep mundësinë të mbështes Himarën nga një këndvështrim tjetër. Nuk po heq dorë nga Himara. Kur të jem i dënuar nuk do të kem të drejta politike në Shqipëri dhe ky ishte qëllimi i parë.”

Beleri theksoi se dënimi i formës së prerë ia mohon të drejtën për të ushtruar të drejtat politike në Shqipëri. Ai po ashtu pohon se të paktën deri në fund të shtatorit do të dalë nga qelia.

“Nëse e shihni trukun në gjykata, ishte një rrugë njëkahëshe. Ata kanë shpikur një dëshmitar të cilin e kanë paguar. Ata kanë përdorur precedentë të rremë kriminalë. Gjyqtari që më gjykoi ka një dënim në Greqi dhe një ndalim hyrje për falsifikim. Gjithçka tregon se unë do të dënohem në Gjykatën e Apelit”, tha ai.

Pas intervistës me Belerin për emisionin grek është prononcuar edhe e bija e tij, Ermioni, e cila tha se babai i saj “po lufton për diçka që ia vlen”.

“Babai im e dinte se me çfarë po merrej pak a shumë. Ai ishte plotësisht i përgatitur për një gjë të tillë. Jo se e priste, por kur ndodhi nuk u çudit. Ai ishte kokëfortë, tha se do t’i shkonte deri në fund. Ai po lufton për diçka që ia vlen. Jam rritur në Himarë, është një vend që të gjithë e duam. Ka racizëm dhe diskriminim, ne mund të shkojmë në një dyqan dhe të kërkojmë ujë dhe ata të na pyesin ‘pse flet greqisht?’”, u shpreh e bija e Belerit.

“Jetojnë veç”/ Zbulohen detaje nga divorci i Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut, si shkoi çifti deri në këtë pikë?! Gjykata i kthen pas kërkesën këngëtares, por…

Ajo që u përfol fillimisht si një krisje e marrëdhënies në çift mes aktorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj, duket se tashmë nuk ka më kthim pas.

Çifti kanë nisur procedurat e divorcit, duke pritur vendimin për t’i dhënë edhe ligjërisht fund martesës së tyre.

Burime për Top Channel kanë bërë me dije se këngëtarja ka paraqitur në gjykatë kërkesën për divorc, por ky institucion ia ka kthyer sërish pas.

Sipas informacioneve të Top Channel, mësohet se gjykata e ka kthyer kërkesën e këngëtares për divorc rreth fillimit të muajit maj, për çështje procedurale. Myrtezaj e vendosur për ndarjen, e ka ridërguar sërish, rreth 10 ditë më parë. Po ashtu edhe Bes Kallaku ka dorëzuar të njëjtën kërkesë nga ana e tij, ndërkohë ende nuk është caktuar një datë për seancë.

Dyshohet se martesa e tyre prej kohësh nuk funksionon më dhe se jetojnë në shtëpi të ndara, ndërsa kujtojmë se çifti i cili ka qenë bashkë prej shumë vitesh, janë prindër të dy fëmijëve.

I pari që foli në media për krisjen e raportit ishte Kallaku i cili u shpreh se “me nusen jemi bërë si dy të huaj”. Pak kohë më parë ai publikoi edhe një këngë që e titulloi “Mosmirënjohje”, ku mes vargjesh, të shkruara prej tij, thuhej: nga mosmirënjohja ta ktheva shpinën… A do mbash mëkatet, a do bësh viktimën?

Ishin fansat e Kallakut që në komente vërshuan duke thënë se kjo këngë i dedikohej Xhensilës. Kjo e fundit zgjodhi që të reagonte në rrjetet sociale me vargjet e poezisë së mirënjohur “Në mundsh”.

Makthi i turistëve britanikë, braktisin në mes pushimet nga “resorti luksoz” në Greqi për këtë arsye

Një çift nga Anglia kanë braktisur pushimet e tyre në ishullin Kavos në Greqi, për shkak të …muzikës së lartë.

Çifti nga Cheshire që ka ndarë eksperiencën “shkatërruese” për mediat britanike thotë se kishin paguar 2700 paund për një javë në një resort me pesë yje buzë detit, në Kavos, në ishullin e Korfuzit, por shumë shpejt ditët e pushimit u janë kthyer në makth.

Clive Murray, 65 vjeç dhe gruaja e tij Rosie, 52 vjeçe, thonë se thuajse gjatë çdo ore të ditës, nga bari i pishinës nuk pushonin zhurmat e muzikës tekno, që oshtinte e volum tepër të lartë.

Ata gjithashtu u ankuan për aromën e keqe të “ujërave të zeza” që thonë se ndihej vazhdimisht në dhomën e tyre.

Në këto kushte ata thonë se u detyruan të largohen nga vendi, edhe pse kishin prenotuar 5 ditë të tjera në resort, duke u kushtuar atyre mbi 3000 paund.

“Ne donim një pushim tre javësh, sepse, me ndërrimin e shtëpisë dhe gjithçka, i gjithë viti ka qenë vërtet stresues për ne” tha Clive për PA.

“Ne thjesht donim të relaksoheshim”, raporton Manchester Evening News. “Pothuajse çdo ditë, ne ecnim 50 minuta në plazh që të mund të largoheshim nga zhurmat”.

“Kështu që ne bënim sanduiçët tanë në mëngjes dhe uleshim në plazh sa më larg hotelit, për të shmangur muzikën e zhurmshme, dhe sërish e dëgjonim. E di. disa njerëz do të më quajnë një qaraman i plakur, por kishte shumë të moshuar atje dhe megjithatë hoteli kishte adoptuar një model Benidorm ose Kavos me muzikë techno shumë të lartë”, tha ai.

Padia me akuza të rënda e Xhensila Myrtezajt ndaj Bes Kallakut, gjykata nuk pranon kërkesën

Ndarja e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt dikur një nga çiftet më simpatike të showbizit shqiptar, ka qenë së fundmi kryefjalë në media. Përflitet se gjërat janë bërë më serioze dhe ish-çifti kanë nisur procesin e divorcit, por në fakt e vërteta e kësaj historie qëndron ndryshe.

Sipas “Prapaskena”, divorci i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt është një histori e stisur, si skemë për të shpëtuar miliona eurot pasuri me burim të dyshimtë.

Megjithatë, sipas së njëjtës media, thuhet se Xhensila ka hasur disa probleme në ndarjen nga aktori. Kjo pasi Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar kërkesën e këngëtares për t’u divorcuar nga Kallaku, duke kthyer aktet për plotësim. Nga veprimet paraprake, gjykata konstatoi se kërkesëpadia nuk është e nënshkruar nga paditësja Xhensila Myrtezaj, por nga avokatja e saj Donata Lepenica, e cila sipas gjykatës nuk ka tagër të nënshkruajë atë.

Nga këqyrja e dokumenteve, rezulton se këngëtarja Xhensila Myrtezaj, në 3 maj 2024, përmes avokates së saj, ka kërkuar ndarjen nga aktori i humorit Besart Kallaku.

Në kërkesë padi këngëtarja shpreh pretendime dhe ngre akuza të rënda ndaj aktorit, si motive për zgjidhjen e martesës. Ajo që dihet është se çifti zotërojnë apartamente dhe biznese në disa nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit, disa prej të cilave janë regjistruar në emër të familjarëve dhe me burim të dyshimtë.

Ndaj nuk përjashtohet mundësia që divorci të jetë skemë për t’i shpëtuar hetimeve. Duke qenë se nuk ka patur një veprim konkret nga ana e autoriteteve, për t’i shpëtuar “burgut” dhe sekuestros së pasurive me miliona euro, një tjetër skemë mund të jetë lidhja me familjen Meta-Kryemadhi të cilët i kemi parë shpesh në darka e festa me ish-çiftin.

Dhυnoi, ρΙagosi me thϊkë dhe lidhi shqiptaren, lirohet palestinezi në Greqi

Në mënyrë skandaloze 27-vjecari palestinez Mohammad Odi i cili u arrestua për dhunimin, plagosjen me thikë dhe lidhjen e 33-vjecares shqiptare është lënë i lirë.

Sic shkruajnë mediat greke duke iu referuar burimeve gjyqësore, 27-vjeçari është lënë i lirë pasi Çelaj nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për shkak se ndodhet e shtruar në spital. Odi është lënë i lirë me kushte kufizuese, edhe pse nuk i dihet as adresa e shtëpisë.

Policia nuk mundi të merrte deklaratë nga vajza, pasi ajo nuk ishte në gjendje të dëshmonte, siç thanë mjekët. Vajza është rrahur shumë keq.

Madje, hetuesja shkoi në spital për të marrë një deklaratë, të cilën natyrisht nuk e bëri dot as ajo, pasi viktima po dobësohej. Mirëpo, hetuesi e ka parë se sa keq ishte vajza 33-vjeçare, por nuk ka vendosur për ndalimin e përkohshëm të të akuzuarit, derisa viktima të dëshmojë.

Për këto arsye i dyshuari u la i lirë me kusht që të mos largohej nga vendi dhe të paraqitej në komisariat. Ku qëndron, ku do ta gjejnë nëse duhet, askush nuk e di…

NGJARJA

Një 33-vjecare nga Shqipëria është gjetur e plagosur me thikë në Athinë. G.Ç nga Kucova është transportuar në spital e dëmtuar në kokë e gjithë trupin si dhe e plagosur me thikë në kofshë. Policia greke fillimisht ka dëgjuar të thirrura për ndihmë nga një objekt i braktisur në rrugën “Ksouthou” në Athinë. Menjëherë efektivët shkuan në katin e parë të objektit ku vinin gjetën një derë të mbyllur me dryn dhe pas saj një person që kërkonte ndihmë.

Kur kanë arritur të hyjnë brenda, efektivët e policisë kanë gjetur shqiptaren të lidhur në të gjitha gjymtyrët, të dhunuar në kokë e trup e të plagosur me thikë në kofshën e majtë. Ajo u transportuar në spital për të marrë ndihëm e parë ndërkohë që arriti të identifikonte autorin, shtetasin palestinez Mohammad Odi, 27 vjec. Ky i fundit ishte kapur nga policia rreth 6 orë para se të zbulohej shqiptarja.

Greqi2

Ai ishte ndaluar rastësisht si i dyshimitë në kryqëzimin e rrugëve “Sokratous” dhe “Ksouthou” ku i ishte gjetur një thikë e gjatë 23 cm me gjatësi tehu 12 cm dhe ishte arrestuar. Identifikimi i autorit nga shqiptarja është bërë përmes paraqitjes për njohje, pasi nuk e njihte me emër të dyshuarin. Me të kishte rënë në kontakt në orën 02.00 të mëngjesit të së njëjtës ditë dhe kishin rënë dakort të shkonin ne banesën e tij. Aty është dhunuar më pas nga i dyshuari, i cili e ka lidhur dhe lënë në atë gjendje deri sa u gjet nga policia.

SHBA/ Vëllai υret motrën sht@tzënë dhe e coρëton me sharrë! Arsγeja sepse nuk ishte më e ραstër

Lajmi nga SHBA për vrasjen e 30-vjeçares shtatzënë Bethany Israel nga vëllai i saj 23-vjeçar Jack Joseph Ball po shkakton tronditje pasi dyshohet se ai i ka thënë se e motra nuk ishte më e pastër.

Krimi brutal doli në dritë të martën e kaluar në Minesota të SHBA-së, kur të afërmit e 30-vjeçares, e cila ishte 18 javëshe shtatzënë, u shqetësuan pasi ajo nuk kishte dhënë shenja jete pasi kishte darkuar me vëllain e saj.

Kur policia hyri në shtëpinë ku jetonte 30-vjeçarja me vëllain e saj 23-vjeçar, gjeti pjesë të copëtuara të trupit të një njeriu dhe shënime nga vëllai në të cilat ai shkruante se ishte i zemëruar me motrën e tij sepse ajo ishte shtatzënë dhe “Ajo nuk ishte më e pastër”. Gjithashtu në shtëpi u gjetën njolla të mëdha gjaku në dyshemenë e kuzhinës, nën lavaman dhe në tuba, një sharrë gjaku, një sëpatë e gjakosur dhe thika të mëdha të mbuluara me gjak.

Pas një hetimi, policia gjeti 23-vjeçarin në oborrin e një shtëpie aty pranë të mbuluar me gjak në kokë, bluzë, këmbë, duar dhe pantallona, ​​ndërsa konstatoi se ai ishte vetëplagosur në qafë.

“Burri im dëgjoi një britmë gruaje. Pas një minute u dëgjua një tjetër zë dhe një makinë po përshpejtonte”, tha një fqinj.

Top Channel

FOTO/ Moderαtorja më hot në botë ‘t rondit’ sërish rrjetin, tregon format bomb@stike në palestër!

Moderatorja Maria Sol Perez njihet tashmë si vajza e motit më seksi në botë.

Në fotot që poston në rrjete sociale, ajo nuk nguron të tregojë format bombastike.

Sol Perez, ka lindur më 16 korrik 1993 në Buenos Aires të Argjentinës.

Ajo është një aktore e njohur në Argjentinë, ndërsa është e martuar me Guido Mazzoni që nga 15 nëntori i vitit 2023.