Shkοi me 7 b. urra breηda një nαte/ 24-υjeçσrja ndan ek sρerieηcën në rrjet

Një vajzë nga Australia me emrin Nadia Bokody ka treguar historinë e saj për revistën prestigjoze të femrave

‘She Said’ ku ka përshkruar eksperiencën se.suale me 7 burra të ndryshëm brenda një jave.

Nadia kishte marrëdhënie me një djalë për 7 vite dhe ndihej e humbur.

Kur u nda nga i dashuri i saj provoi të shkonte brenda në një javë me 7 burra të ndryshëm. 

“U shërova, u ndjeva prapë e gjallë dhe me pëlqeu,” ka shkruar 24-vjeçarja në historinë e saj.

Shumë femra kanë reaguar në artikullin e saj duke iu përgjigjur ashpër “U bëre kurvë për tu kënaqur”.


“Gjithsesi është shumë e lodhshme dhe nuk do ia sugjeroja femrave por që është një eksperiencë e veçantë,” ka shkruar në fund 24-vjeçarja.

Καmαrierjα shqiρtαre në Dυbai: Ja çfarë më b. ëri sυedεzi në …

Kisha filluar punë si kameriere në një hotel në Dubai nëpërmjet një agjencie punësimi. Ishte hera e parë që udhëtoja jashtë vendit, puna ishte shumë e lodhshme dhe mënyra se si të trajtonin nuk ishte shumë e mirë.

Punoja 10 deri në 12 orë në ditë dhe gjithë kohës isha e zënë sepse kishte jashtëzakonisht shumë punë.

Mund të gjeja shumë punë të tjera, por nuk e lija dot këtë që kisha, për shkak të kontratës.


Djemtë ishin nga Suedia dhe kishin ardhur me pushime në Dubai.

Më pas, djali biond u largua dhe unë fillova të flisja me djalin që pëlqeja. Ishte brun, i veshur shumë bukur. Më pas, djali bjond erdhi me dy vajza të tjera shumë të bukura dhe djali që unë pëlqeja, iu afrua pak atyre. “E humba”, mendova.

Më vonë ai m’u afrua edhe mua, më preku te faqet dhe më pyeti se pse isha aq e ngrohtë. E kuptova që edhe ai më pëlqente pak dhe isha duke përjetuar momente shumë të bukura. Shoqja ime u largua dhe më pyeti nëse do të shkoja me të.

Unë i thoja: “Të lutem, rri edhe pak se mua po më pëlqen shumë ky djali”, por ajo u largua dhe unë qëndrova vetëm. Në fund ata paguan dhe po largoheshin. Unë qëndrova aty.

Ai erdhi dhe më pyeti: “A mund të të puth?”. Unë i drejtova faqen dhe ai më tha me një zë të ulët, të ëmbël: “Buzën” dhe më puthi në buzë. Ishte puthja më e ëmbël që kisha marrë ndonjëherë.

As që e kisha imagjinuar ndonjëherë që të më pëlqente kaq shumë dikush në aspektin fizik sepse në aspekte të tjera nuk e njihja. Unë djemve gjithmonë u gjeja difekte, por me atë isha shumë e tërhequr, më pëlqente shumë.

Ai më puthi dhe u largua. Aty unë shtanga dhe mendova: “O Zot, po sikur të mos kthehet më?!”. Prita disa minuta dhe ai u kthye e më tha: – Të lutem, eja me mua sonte. Jam shumë i dehur dhe dua që dikush të kujdeset për mua.

Unë i thashë: – Jo, më vjen keq, nuk vij dot. Nuk e kisha bërë kurrë një gjë të tillë, të shkoja me një djalë që sapo e kisha njohur ne klub, por kur e pashë që po largohej, i kapa dorën dhe u largova me të. – Jam shumë i pirë, – më tha, por mua më dukej normal.

Ai më tha: “Do të largohem “next Monday” (të hënën tjetër) dhe unë e mendova që ai do të largohej të hënën tjetër dhe jo të hënën që vinte. “Do rrike goxha!”, i thashë. U mundova t’i afrohesha dy herë, por po më rrinte larg.

U ndjeva shumë keq, bëra dush dhe u largova. Kur po largohesha, më pyeti nëse kisha kaluar një natë të bukur. Unë i thashë që po dhe u largova me një ndjenjë trishtimi. Ishte djali i ëndrrave të mia deri në ato momente. Nuk gjeja asgjë që nuk shkonte tek ai. Më vonë u kujtova që të paktën t’i kisha dhënë numrin e telefonit tim sepse nuk i thashë as se te cili hotel punoja, por mendova: “Do t’i telefonoj te hoteli dhe do ta përshëndes një ditë tjetër”.

Ditën e hënë mora në telefon hotelin dhe ata më thanë që ai ishte larguar. Domethënë, unë isha ngatërruar; ai do të ikte këtë të hënë dhe jo të hënën tjetër. Fillova të qaja. E kisha humbur përgjithmonë dhe nuk i thashë se sa shumë më kishte pëlqyer dhe sa mirë isha ndjerë. Më ka ngelur peng dhe sot, pas një viti e gjysëm, unë përsëri e mendoj. Kam kontrolluar gjithandej në internet dhe rrjete sociale që ta gjej, por nuk e kam gjetur dot.

Më ka mbetur vetëm një foto jo shumë e qartë e tij. Më thonë “it vvas meant to be like this” (ishte e shkruar të ndodhte kështu), por unë nuk e harroj dot. Lutem që të mund ta takoj ndonjëherë në jetë dhe t’i them se sa shumë e kam menduar. Ju lutem, më sugjeroni se si mund ta gjej. i vetmi informacion që kam është se ai quhet Robert, është 38 vjeç, brun dhe ka një kompani ndërtimi në Sued.

M. odeΙja nga Tirana ρraηon të daΙë me 53 υj eçαrin υetëm e υetëm që… (Fotot)

Shumë prej vajzave po të shohësh në pr/ofilet e tyre në instagram ose facebook sheh që pro/fesioni i tyre është modele.

Po sa agjensi të modës ne Shqipëri dhe Kosovë janë ser/ioze dhe që kanë fryte të mira nga pjesmarrja e femrave disa prej tyre edhe min/orene. 


Në redaksine e shqiperiaime.al ka ardhur një bisedë e cila është dërguar nga nje person i cili e ka vje/dhur këtë nga

producenti emrin e të cilit ai ka dashur ta bejë pub/lik por e drejta e pr/ivatësis së gjithësecilit na bën që ne ta mbajmë të fshehur.

Në bisedë shihet se si një modele nga Tirana mosha e të cilës nuk dihet kerkon me ngulm cmimin e parë nga producenti i eventit.

Pas një bisede të gjatë vajza pranon të bejë dicka “të pështirë” duhet thënë vëtëm për të kënaqur egon e saj dhe për të rre/mbyer cmimin e parë.

“Prsh o shqipnia ime. jam ul me producentin X dhe ne nje moment u hap nje mhb i shp/if. esht nje mik i mikut tim.

Mir ajo femer ordi/nere po kto ci kan kto evente te tilla. a ka ndoj juri qe i vendos kto gjana apo vetem duhet

me bo kompasin. nxirrja me emer e mbiemer degj/enroje vetem mu mle anonim”.

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 30 Qershor 2024

Dashi

Një ditë jo fort e mirë dhe me çaste impulsive kjo e diel. Mund të arrini vonë në një takim të rëndësishëm me partnerin/en. Beqarët janë shumë të pasigurt. Dyshimet për hapat që hedhin i bën ata të mos tentojnë. Financat në ditë të vështirë.

Demi

Një ditë me humor të keq kjo e sotmja. Gjithçka vjen nga ndonjë debat i vogël me partnerin/en, por gjithsesi situata do rregullohet shpejt. Ndihma nga të tjerët nuk duhet të jetë një alibi. Beqarët të mos lodhen pasi nuk priten lajme të mira. Financat do jenë të mira.

Binjakët

Një ditë me ulje-ngritje në shumë aspekte. Nëse jeni çift sot është momenti që të jeni bujarë me partnerin/en tuaj në të gjitha kuptimet. Beqarët nuk do jenë në humor për të dalë e për të realizuar takime dashurie kështu që do mbeten vetëm. Pritet lajm I keq nga financat.

Gaforrja

Dita do t’ju nis me humor të keq, por do të përfundojë me humor të mirë falë mbështetjes që partneri/ja do tregojë për ju. Në mbrëmje do të ndodh një ngjarje e bukur. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë që në orët e para të mëngjesit. Një ditë me mjaft shpenzime.

Luani

Kjo ditë do nisë me momente tensioni me njeriun e zemrës. Pasditja do të jetë nervozuese, ndërsa mbrëmja me telefonata irrituese. Beqarët do fillojnë projekte të mëdha profesionale dhe nuk do e kenë mendjen te dashuria. Kujdes si i menaxhoni paratë.

Virgjëresha

Nëse shpresoni në ndihmën e partnerit/es, sot mos e prisni këtë gjë. Diçka duhet të ndryshoni në jetën tuaj. Suksesin do ta gëzoni pas kësaj. Beqarët nuk duhet në asnjë mënyrë të nxitohen sepse do të lëndohen. Buxheti do vi duke u përmirësuar.

Peshorja

Tregohuni më të përkushtuar ndaj partnerit pasi çdo ditë që kalon, ai/ajo mund të largohet prej jush. Jupiteri i mbështet projektet tuaja dhe sot do t’ju jap mundësi të mira për t’i çuar deri në fund. Beqarët do jenë me shumë fat në dashuri. Edhe në planin financiar keni fat këtë të diel.

Akrepi

Momente jo të mira me partnerin. Nëse besoni se mjafton vetëm një diskutim banal për të larguar partnerin/en tuaj do të thotë që ende keni pak besim te ai. Beqarët do kenë një ditë të ekuilibruar edhe pse jo të gjithë do e gjejnë shpirtin binjak. Buxheti duket në ditë të mirë.

Shigjetari

Sot mos u shqetësoni shumë nëse nuk do të ndjeni emocione të forta për njeriun e zemrës, mëngjesi do të jetë kështu, por mbrëmja premton rimëkëmbje të plotë. Beqarët do kenë takime pa fund, por nuk do ju mbushet mendja për të hedhur hapa. Financat janë në ditë të mirë.

Bricjapi

Do të ndjeni një zbrazëti të madhe duke menduar gjëra të vjetra të jetës suaj. Mos bini shumë në këto mendime, por dedikojuni marrëdhënies aktuale. Beqarët do kenë ndryshime rrënjësore në jetën sentimentale. Me shpenzimet nuk do i keni punët aspak mirë.

Ujori

Ju ndiheni të pasigurt për një hap të rëndësishëm. Nëse jeni në një fazë që doni të bashkëjetoni, largoni frikërat. Flisni hapur për ndonjë shqetësim me partnerin/en. Beqarët duhet të jenë më të hapur ndaj ftesave që do ju bëhen. Gjendja e financave drejt përmirësimit.

Peshqit

Ju keni disa probleme që ju shqetësojnë së tepërmi. Ajo që këshillohet është se partneri/ja do të jetë personi i vetëm dhe duhur me të cilin duhet të diskutoni këto probleme. Ai/ajo do ju ofrojë mbështetjen e pakushtëzuar. Beqarët duhet të mos nxitohen pasi nuk përjashtohen surprizat jo të këndshme. Kujdes financat!

Stërvitja më e madhe në botë e forcave detare, mesazh i fortë për Kinën

Shtetet e Bashkuara dhe 28 vende të tjera partnere filluan këtë javë stërvitjen më të madhe luftarake detare në botë pranë brigjeve të Havait. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, analistët thonë se stërvitja në zonën gjeografike që njihet si “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ofron një mundësi për vendet partnere që të punojnë së bashku ndërsa i dërgojnë Kinës një mesazh të fortë parandalues.

https://www.zeriamerikes.com/embed/player/0/7678065.html?type=video

Bashkëpunim ndërkombëtar në një shkallë të lartë. Dyzet anije, mbi 150 avionë, tre nëndetëse dhe 25 mijë trupa po marrin pjesë në stërvitjen detare të këtij viti në Oqeanin Paqësor që njihet si RIMPAC.

Forcat detare të vendeve të ndryshme të botës po praktikojnë një gamë të gjerë misionesh, që nga reagimi ndaj fatkeqësive natyrore e deri tek aftësitë e nevojshme në luftë.

“Çdo vend i botës që ka interesa në Paqësor dhe do t’u përmbahet të njëjtave vlera, është i mirëpritur të marrë pjesë”, tha zyrtari i lartë i forcave detare të Kilit, Alberto Guerrero, zëvendëskomandant i stërvitjes RIMPAC.

Kina nuk është ftuar, pasi siç thonë analistët, mirëpritja e ngrohtë që i bëri stërvitja RIMPAC Pekinit rreth një dekadë më parë dështoi.

Markus Garlauskas drejton Nismën për Sigurinë e Indo-Paqësorit në Këshillin e Atlantikut.

“Kina u ftua të merrte pjesë në stërvitje. Por Kina përfitoi nga rasti dhe goditi pas shpine Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, duke e shfrytëzuar rastin si mundësi për të mbledhur të dhëna zbulimi dhe duke u përpjekur që të ketë ndikim më të madh, diçka e papranueshme”.

Zyrtarët thonë se stërvitja e përbashkët ushtarake i dërgon një mesazh të fortë Kinës që ta ndalojë ngacmimin e fqinjëve të saj.

“Ata jo vetëm që do të përballen me Shtetet e Bashkuara në vendin që po vënë në objektiv, por do të duhet të përballen me përgjigjen e shumë vendeve që kanë interesa të përbashkëta në frenimin dhe përballjen e agresionit kinez, si kërcënim për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur”, thotë Markus Garlauskas me Këshillin e Atlantikut.

Këtë vit, vendet që marrin pjesë në stërvitjen RIMPAC do të praktikojnë në goditjen e një anije të vjetër amerikane, të dalë nga funksioni, një shans i rrallë për të mësuar se sa të fuqishme janë armët e tyre për të fundosur një kundërshtar të madh në det të hapur. Stërvitja do të vazhdojë deri në fillim të gushtit./VOA

Lider i vërtetë, statistikat mbresëlënëse të Granit Xhakës ndaj Italisë

Granit Xhaka ka shkëlqyer edhe një herë tjetër me Zvicrën në ndeshjen e fituar ndaj Italisë, duke u shndërruar në një lider të vërtetë te kombëtarja helvete, që ditën e sotme eliminoi Italinë, falë triumfit 2-0.

Një triumf mëse i merituar ky, që i siguroi Zvicrës një biletë për në fazën çerekfinale të Euro 2024.

Ndërkohë së fundmi, faqja “Play Squawka Selector” në platformën “X”, ka listuar disa statistika të arritura të Xhakës në duelin ndaj kampiones në fuqi të Europës.

101 prekje të topit

100% duele të fituara në ajër

94 pasime të sakta nga 98 të tentuara

16 inkuadrime në fazën e sulmit (më së
shumti)

4 herë fitues i posedimit të topit

3 shanse të krijuara

1 largim i rrezikut

1 faull i fituar

Gjithashtu faqja tjetër “Football on TNT Sports”, ka shkruar se Xhaka ka pësuar vetëm dy disfata, qëkur u largua nga Arsenali.

“Qëkur u largua nga Arsenali në korrik të vitit 2023, Granit Xhaka i ka humbur vetëm 2 ndeshje në nivel klubi dhe kombëtareje”.

“Nënën s’ta zëvendësoj dot, por të premtoj…” Mesazhi i nënës së Bjordit për Anna Likën

Në dhjetor të 2023 aktorja Anna Lika humbi nënën e saj pas një sëmundjeje të rëndë.

Aktorja ka shprehur dhimbjen e saj në rrjetet sociale, por sot bëri një rrëfim të ndjerë në “S’e luan topi”.

Me lot në sy, Anna tregoi se e ka përcjellë të ëmën me këngën e Harry Styles “Sign of the times”, e lyer e e veshur bukur sepse kjo ishte dëshira e saj.

“Para se mamaja ime të ndahej nga jeta më thoshte se “Ditën që unë do iki dua të më vini këtë këngën, të visheni bukur, të lyheni.” Dhe ne e kemi përcjellë si donte ajo me këtë këngë, të lyera…me lot në sy.

Mëngjesin e 25 dhjetorit mora një telefonat që nuk do doja ta merrja kurrë. Mbas atij mëngjesi bota ime u shemb. Nuk e dija a isha në ëndërr a ishte e vërtetë ajo që po ndodhte. Thjesht kuptova se nuk do ta përqafoja më.”

Gjatë emisionit ajo u surprizua me një video-mesazh nga vjehrra, nëna e Bjordit.

“Nënën s’ta zëvendësoj dot pasi nënë ka një. Por, unë të premtoj e dashur Anna se do më kesh gjithmonë pranë sa herë të kesh nevojë për dorën e ngrohtë të mamasë sate”, i tha ajo.

Me lot në sy, Anna e falenderoi për dashurinë që i jep dhe që ia bën gjërat më të lehta.

“Isha pak i mërzitur kur mësova formacionin…”, Broja zbulon raportet me Silvinjon dhe Rejën: Më bënte me nerva…

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i ftuar në emisionin “Kampionët”, zbuloi lojtarët më të cilët kuptohet më mirë në fushë.

Broja foli gjithashtu edhe për dy rastet që kishte për shënim ndaj Spanjës. Për rastin e parë, sulmuesi deklaroi se u çudit si e priti portieri i Spanjës, të cilin e quajti si kangur.

“Në fushë më mirë kuptohem me Mario Mitaj, jemi shumë mirë. Nuk flasim me gojë, por me sy. Me Gjimshitin po ashtu. Me Muçin, me Asllanin gjithashtu.

Te rasti i parë ndaj Spanjës, nuk e dija ku ndodhej portieri. Në Angli të tregon shoku i skuadrës, nëse kam kohë për ta kontrolluar, por aty nuk dëgjova asgjë dhe gjuajta direkt. Kur më pasoi Asllani, mendova se kishte dalë portieri, por kur gjuajtja dhe e pashë që ishte aty, s’kisha çfarë të bëja.

Te rasti i dytë nuk kisha shumë kohë, ishte instinkt, vetëm për t’i rënë topit. Raya e njoh nga Arsenali dhe u çudita si e priti atë rastin e parë. E kapi si kangur”, u shpreh Broja.

Broja ka thënë se është mërzitur pak kur ka mësuar formacionet për ndeshjet përballë Kroacisë dhe Spanjës. Broja vlerëson dy sulmuesit Dakun dhe Manajn e për këtë të fundit thotë se ka qenë më në formë se ai.

Armando Broja: Sezonin që kam kaluar tani ishte shumë i vështirë dhe kur më thërriti trajneri nuk dija nëse do të isha sulmuesi kryesor apo se çfarë do të ndodhte. Me thënë të drejtën, edhe dy sulmuesit e tjerë, Manaj dhe Daku kanë luajtur më shumë se unë dhe sidomos Manaj ka bërë shumë gola në Turqi dhe ka qenë më në formë se unë. Trajneri u desh të merrte një arsye për të luajtur dhe unë e respektoj atë që thotë trajneri. Dhashë maksimumin kur më thirri ai dhe më futi në lojë.

Golin e kemi bërë shumë shpejt dhe jemi çuditur të gjithë kundër Italisë se goli kishte për të ardhur shumë shpejt. Nuk e kemi bërë atë që duhej të bënim tamam dhe kishim vështirë të komunikonim me lojtarët, stadiumi ishte plot me shqiptarë dhe ishim pak, mbrojtja ishte mbrapa, sulmuesit para dhe ndoshta emocionet për ndeshjen e parë kanë qenë. Po të ktheja atë ndeshje pas, do kishte qenë ndryshe. Por tani ka kaluar.

Marina Vjollca: Ndërkohë, në ndeshjen e dytë sigurisht që ti prisje të luaje, çfarë mendove kur mësove formacionin?

Armando Broja: Si çdo lojtar ke për të qenë pak i mërzitur dhe unë isha pak i mërzitur. Unë respektoj gjithmonë vendimet e trajnerit dhe duhet me e përdor atë kur je i mërzitur që me të bërë me nerva në një mënyrë të mirë që me luajt me mirë dhe me i tregu trajnerit që dua të hyj dhe unë në fushë. E di, nuk më futi me Kroacinë, kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë me Kroacinë si ekip. Kur e pashë ndeshjen mbrapa si mbaroi, kemi pasur shumë mundësi të fitojmë ndeshjen dhe kemi pasur shanse për të bërë gola më shumë se kemi bërë, por doli një rezultat i mirë sepse edhe Kroacia nuk janë një grup i lehtë. Kur doli rezultati 2 me 2 ishte bukur, por prapë donim më shumë se nëse do të kishim 3 pikë, ndeshja me Spanjën kishte qenë më ndryshe.

Në ndeshjen Shqipëri-Spanjë, Armando Broja hyri në fushë në minutën e 58-të, duke zëvendësuar Rei Manajn.

Broja zbulon raportet me Silvinjon dhe Rejën: Më bënte me nerva…

Broja tregoi raportet e tij, me trajnerin aktual, Silvinjo, por edhe me ish-trajnerin Edoardo Reja.

Në lidhje me Silvinjon, Broja deklaroi se ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe gjatë kohës kur ishte i dëmtuar, kanë qenë gjithmonë në kontakt.

“Me trajnerin Silvinjo gjithmonë kemi qenë mirë. Edhe kur isha iu dëmtuar, erdhi në Angli dhe më foli bashkë me Zabaletën. Kemi pasur komunikim të mirë dhe kemi folu gjithë kohën. Trajneri ka bërë një punë shumë të mirë dhe e ka dërguar Shqipërinë në Europian. Ka bërë të gjithë grupin bashkë. Të gjithë çunat kemi qenë të bashkuar. Kur u futa te grupi, sepse unë shkova në nëntor, u dëmtova prapë. Lojtarët tamam i takova në mars. Ambienti ishte shumë i mirë. Lojtarët shumë të mirë, trajneri po ashtu. Ka bërë një gjë shumë të mirë.”

Broja i dha merita edhe trajnerit Reja, për të cilin deklaroi se i ka dhënë debutimin dhe e afroi në ekipin e parë të Shqipërisë. Gjithashtu ai theksoi, se Reja e ndihmonte edhe kur nuk e aktivizonte, pasi e bënte me nerva dhe donte të tregonte cilësitë.

“Raporti me Rejën? Unë si lojtar kamë pasur shumë trajnerë. Me Rejën, nuk mund të them ndonjë gjë të keqe, sepse më dha debutimin dhe më afroi në Kombëtare. Më ka aktivizuar në disa ndeshje. Kur nuk më fuste të luaja, më bënte më shumë me nerva, jo me të, por me veten, sepse doja të tregoja cilësitë e mia. Konflikt nuk ka pasur. 

Ndaj Anglisë, kisha një problem me këmbën. Takova ekipin në Angli, bëra stërvitje dhe isha mirë, në fund Reja më la jashtë”, deklaroi Broja.

Humbja tragjike e nënës, aktorja prek me deklaratën: Bota ime u shemb! Kuptova që…

Aktorja Ana Lika foli për herë të parë publikisht për humbjen tragjike të nënës së saj.

E ftuar në një program televiziv tha se bota iu shemb kur mori telefonatën e vdekjes së të ëmës, pasi nuk ndodhej me të atë moment.

Ana Lika: U rritëm brenda 24 orëve. Mëngjesin e 25 vjetorit mora një telefonatë që kurrë nuk do të doja ta merrja, pas atij mëngjesi bota ime u shemb, thjesht jam kthyer në Tiranë brenda natës.

Kuptova që nuk do ta përqafoja më edhe pse kur u nis për Itali më premtoi që do të kthehej prapë. 48 vjeç ndërroi jetë. Më mbetën peng shumë gjëra, por thellë thellë më njihte shumë mirë, mjaftonte të më shihte në sy dhe kuptonte se çfarë kisha unë në ato momente.

Ilda Gjoni, motra e madhe e Ingrid dhe Inis Gjonit humbi jetën ditën e Krishtlindjes vitin e kaluar.

Talenti i madh i futbollit shqiptar që pranoi stolin e Kombëtares pa zhurmë

Ajeti, Gjimshiti, Strakosha, Asllani dhe Mitaj luajtën 270 minuta, teksa bie në sy aktivizimi i pakët i Ernest Muçit.

Kombëtarja e futbollit është jashtë Euro 2024, duke u eliminuar nga Grupi B. Në tre ndeshjet e kuqezinjve në Gjermani, lojtarët me më shumë minuta në fushë ishin pesë. Ajeti, Gjimshiti, Strakosha, Asllani dhe Mitaj luajtën 270 minuta, teksa bie në sy aktivizimi i pakët i Ernest Muçit.

Talenti i dalë nga radhët e Tiranës e sprovoi veten me Legian e Varshavës dhe shkurtin e këtij viti kaloi në Turqi me Besiktas, ku në pak ndeshje tregoi cilësitë e tij dhe u bë idhulli i tifozëve.

Edhe pse Sylvinho e ka në plane, shumë pak minuta ishin për 23-vjeçarin në Gjermani. Vetëm 14 të tilla në ndeshjen kundër Spanjës janë shumë pak për Muçin, që nuk pati kohë të tregonte gjithë repertorin dhe cilësitë që ka në këmbë. Ndryshe nga shumë lojtarë që e bërtitën me të madhe mungesën e minutave, Muçi “uli kokën” dhe është në pritje të mundësisë për një fanellë titullari. Epo futbollistët flasin në fushë.