Dua Lipa shkruan histori në Glastonbury, BBC lëvdata të mëdha për artisten shqiptare

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka dhuruar një mbrëmje magjike me performancën e saj në festivalin më të madh britanik “Glastonbury”.

Ajo ishte artistja e natës së këtij festivali, teksa performoi para 100 mijë njerëzve.

Prestigjozja BBC shkruan se ylli i popit u ngjit në skenë me një performancë ambicioze dhe dinamike.

Ndërsa më tej ajo është lavdëruar për koreografitë e saj duke theksuar se lanë publikun pa frymë ndërsa ritmi i performancave të artistes shqiptare nuk u ndal gjatë gjithë natës.

E kam shkruar këtë moment në letër, e kam dëshiruar dhe e kam ëndërruar duke punuar shumë”, i tha Dua publikut.

“Big Brother All Stars” do të përballë Ilir Shaqirin, Luiz Ejllin dhe Egla Cenon, ndryshimet që priten të ndodhin realityshow! Emrat e personazheve VIP që pritet të bëhen pjesë

Edicioni i tretë i “Big Brother” ka pak më shumë sesa një muaj që ka përfunduar dhe tashmë kanë nisur edhe thashethemet për edicionin e radhës.

Dhe duket se në rrjet përfliten se do të ketë ndryshime të mëdha.

Thuhet se edicioni i katërt i BBV do të jetë ndryshe nga tre të parët, pasi do të bëjë bashkë të gjithë ishbanorët më të spikatur dhe fituesit gjithashtu. Aulona Musta, në emisionin e saj “Natën me Aulonën”, u shpreh se në bazë të disa burimeve të sigurta, këtë vit edicioni i BBV do të jetë shumë special. “Big Brother All Stars” do të vendosë përballë fituesit e tri edicioneve, të cilët thuhet se e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

“Unë di një lajm nga disa burime që këtë vit ‘Big Brother 4’ do të jetë një ‘Big Brother All Stars’, ku do të hyjnë disa nga personazhet në të tria edicionet e tij dhe do të jenë ndër të gjithë emrat e tjerë, Luiz Ejlli, Ilir Shaqiri dhe Egla Ceno. Të tre fituesit thuhet që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen”.

Gjithashtu, shtoi se përfliten edhe banorë të tjerë që do të jenë pjesë si Einxhel Shkira, Monika Lubonja dhe Drini Zeqo. Megjithatë, një projekt i tillë është ende duke u përgatitur nga produksioni, por me gjasa do të jetë ‘Big Brother 5’, ai që do të mbledhë të gjitha yjet e edicioneve të mëparshme. Deri më tani, gjithçka që kemi mundur të mësojmë është se stafi është duke u përgatitur për të nisur një edicion të katërt, më herët se janari. Nëse gjithçka shkon mirë dhe brenda parashikimeve, ‘Big Brother 4’ do të fillojë në dhjetor. Sa i përket edicionit me yjet nga vitet e mëparshme, ideja është ende në fazën e diskutimeve, pasi stafi ende nuk ka nisur kontaktimin e konkurrentëve për të biseduar rreth kontratave të tyre.

Ajo që është e sigurt, është fakti se “Big Brother 5” do të jetë krejt ndryshe nga edicionet e mëparshme, ku yjet do të jenë pa diskutim të pranishëm. Sakaq, në rrjet kanë nisur të përfliten edhe personazhet e parë që do të jenë pjesë e këtij formati. Konkretisht, janë vetë personazhet, që në deklaratat e tyre, shprehen se do të bëhen pjesë e “Big Brother”. E teksa ende nuk dihet data se kur do të nisë “Big Brother VIP”, duket se është zbuluar banori i parë i shtëpisë së madhe. I ftuar në emisionin “Top Arena”, Zerka pohoi pyetjen e moderatores Alesia Bami.

“Ka zëra që thonë që ti do të jesh banori i parë i Big Brother VIP 4”. “Kjo është e vërtetë”, u përgjigj reperi, duke u shndërruar kështu në kryefjalën e mediave, si banori i parë i edicionit të katërt të “Big Brother”. Megjithatë, lajmi se do të mundet të shohim në një “Big Brother”, Ilirin, Luizin dhe Eglën, tashmë ka marrë të gjithë vëmendjen e publikut.

Në rrjetet e tyre sociale, fansat kanë nisur të pyesin personazhet, nëse thashethemet që po qarkullojnë janë të vërteta. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u zbuluar shumë më vonë. Deri atëherë, jemi të sigurt që do të mësojmë emra të tjerë që tashmë i ka shkuar ftesa për të qenë pjesë e formatit të dashur për publikun.

A i ka shkuar Kiarës për vizitë në shtëpi? Efi tregon se i pëlqen Heidi dhe kush nga lojtarët e Kombëtares e ka ngacmuar

Efi Dhedhes, e ftuar në panelin e “Top Arena”, në një intervistë me Alesia Bamin, zbuloi më shumë për jetën e saj personale, por edhe për marrëdhënien me disa nga personazhet më të përfolur.

A është e vërtetë në që intervistë flet vetëm për Luiz Ejllin?

Efi: Po më pyetët do përgjigjem, ça të bëj sikur nuk ekziston?

Do i futesh muzikës së shpejti?

Efi: Po, mirëpriteni, del në 27 korrik.. ça thua moj zemër. Nuk është e vërtetë, nuk kam lidhje me muzikën dhe dua të bëj gjëra që i shkojnë formatit tim.

A ke në plan për një shtatëzani?

Efi: Kur të vijë momenti, nuk bëhet shaka me këtë gjë…

A ke i vajtur Kiarës për urim për lindjen e vajzës?

Efi: Nuk i kam vajtur, por i kam nis një urim

Po Olta Gixharin e ke uruar?

Efi: Jo, por mund ta uroj edhe LIVE se është gjë shumë e bukur por më duket falso sepse unë nuk flas me atë, por e uroj edhe live: O Zot me jetë të gjatë dhe me të tretin ishallah.

A i ke shkruar Heidi Bacit pas finales.

Efi: Jo, por më ka pëlqyer shumë, do i thoja fjalët më të bukura.

Futbollisti Bajrami të ka shkuar tri ditë më parë?

Efi: S’po flas më mirë.

“Mbaj kokën lart dhe mos trego se je me nerva”, Broja tregon këshillën e prindërve pasi mësoi se do ishte në stol ndaj Kroacisë

“Mbaj kokën lart dhe mos i trego askujt që je me nerva”, kjo është këshilla që i kanë dhënë prindërit futbollistit të Kombëtares, Armando Broja kur ka mësuar se do të qëndrojë në stol në ndeshjen kundër Kroacisë.

I ftuar në emisionin “Kampionët”, Broja ka treguar se e wma dhe i ati janë dy njerëzit që ai telefonon direkt në momentet e tij më të vështira.

Marina Vjollca: Cili është njeriu që flet në momentet e tua më të vështira? Për shembull kur nuk ishe në ndeshjen kundër Kroacisë, me kë fole?

Armando Broja: Flas me mamin dhe babin gjithmonë. I kam pasur gjithë kohën pas meje, dhe për mua këtë moment ka qenë i vështirë sepse çdo lojtar ëndërron të luajë në këto turne dhe kam pasur besim që do të luaj. Kur fola me mamin dhe babin, e dinin që isha i mërzitur. Kur fola më thanë që “mbaj kokën lart dhe mos i trego kujt se je me nerva sepse dukesh nëpër fushë kur flet me gjuhën e trupit dhe e reflekton dhe duhet ta mbash tamam”.

V*au gruan në mënyrë brutaIe, Babis fiton konkursin Panhelenik, i jepet e drejta për të ndjekur Universitetin

Ndër fituesit e konkursit Panhelenik të këtij viti është edhe Babis Anagnostopoulos , i cili iu nënshtrua provimit nga burgu, ku po vuan dënimin, për vrasjen e gruas së tij Caroline Crouchs.

Sipas Star, vrasësi i gruas shënoi 17,800 pikë, 3,000 pikë më shumë se sa duhet për të hyrë në shkollën e shkencave politike të Kapodistrianit.

Me këtë pikë ai mund të studiojë në Fakultetin Juridik në seksionin e Selanikut dhe në seksionin e Komotinit.

33-vjeçari po mbahet në burgun e Malandrinos për vrasjen e Caroline Crouch. Siç dihej ai lexonte çdo ditë dhe sistematikisht, ndërsa është i punësuar edhe në menaxhimin financiar të mensës së burgut.

Sipas avokatit të tij, Aleksandros Papaioannidis: “Kjo çështje ka të bëjë me të drejtën e një të burgosuri, pavarësisht krimit që ka kryer, që në burg të ketë mundësi të ndëshkohet si dhe të arsimohet për t’u rikthyer në shoqëri.

“Nuk është sikur dilni çdo ditë, vetëm disa paraqitje të detyrueshme që kërkohen në universitet. Ai nuk e merr lirinë që disa njerëz mund të mendojnë. Klienti im ka të drejtë të marrë pjesë në çdo provim, për të ndjekur mësimet ose të veshë një rrip dore për të dhënë mësime në orët e provimit. Në burg punon 8 orë në ditë.

Vlen të theksohet se vitin e kaluar ai kishte tentuar të konkurronte në Panhelladike, por pas kursit të Gjuhës së re greke, e braktisi përpjekjen.

Video s*k*aIe në burgun e Londrës, zbulohet kush është LINDA, gardiania që k.reu m@rrëdhënie në qeli me të dënuarin!

Gardiania që u filmua duke bërë seks me një të burgosur në qelinë e tij është një modele seksi që u shfaq në një dokumentar të Channel Four për seks treshe dhe orgji, sipas MailOnline.

Ajo është Linda De Sousa Abreu, 31 vjeç, dhe pas skandalit në burgun e HMP Wandsworth, është vënën nën hetim.

Motra e saj, Andreina, tregoi për Daily Mail se si e paralajmëroi që të mos e përziente stilin e jetës me punën dhe tha se tani ‘po vuante pasojat’.

Ajo tha se Linda dhe bashkëshorti i saj Nathan ishin yjet e realit show-t “Open House” të Channel 4: Eksperimenti i Madh i Seksit në të cilin çiftet kalojnë kufijtë e marrëdhënieve duke u izoluar në një vend luksoz. Ky serial televiziv është shfaqur vitin e kaluar.

Vëllai i saj, i cili është një trajner personal në Londër, i tha MailOnline se pas daljes së videos ai ka marrë qindra mesazhe fyese.

Linda gjithashtu besohet të ketë një llogari në OnlyFans.

Një video shihet oficerja e burgut HMP Wandsworth të Londrës duke kryer marrëdhënie seksuale me një prej të burgosurve në qeli. Video është bërë virale në rrjet dhe ka shkaktuar tërmet në ministrinë britanike të Drejtësisë.

Gardiania Linda shihet në gjunjë duke kryer një akt seksual, ndërsa më pas zbërthen uniformën dhe ul pantallonat për të vijuar marrëdhënien me të burgosurin. Numri identifikues në uniformë është WW 1098 dhe shfaqet dukshëm në video ashtu si dhe fytyra e saj./Daily Mail

Publikohet momenti kur e reja përplaset nga disa makina njëra pas tjetrës (Video)

Një aksident tragjik ka ndodhur në Athinë, ku një vajzë vetëm 17 vjeçe është përplasur nga dy makina njëra pas tjetrës.

Bëhet me dije se 17-vjeçarja është përplasur nga një makinë, e cila është larguar nga vendi i ngjarjes.

Më pas vijojnë disa makina të tjera të kalojnë, pa u shqetësuar aspak se në mes të rrugës ndodhej një trup njeriu.

Pas disa makinave, një tjetër e ka aksidentuar sërish vajzën që ndodhej e shtrirë në rrugë, e më pas ka ecur disa metra pas… dhe është larguar duke e lënë të renë po aty. Ajo që është më e trishtë është fakti se në atë rrugë kanë kaluar edhe mjete, por edhe këmbësorë, duke e lënë të renë për disa minuta pas asnjë ndihmë.

Ndërkohë ka qenë një këmbësor që ka ndaluar dhe ka njoftuar policinë. Mediat greke bëjnë të ditur se adoleshentja ndodhet në spital në gjendje shumë të rëndë, ndërsa policia po kërkon për dy shoferët e automjeteve që e kanë përplasur, ndërsa kërkon edhe ndihmën e qytetarëve.

“Të gjithë ata që kanë kaluar dhe e kanë lënë vajzën për minuta të tëra në rrugë, të mendojnë se ajo është fëmija i tyre”, ka thënë përfaqësuesja e policisë.

https://www.megatv.com/embed/?p=20201584428

Babai për* d*unon 3 vajzat e tij, ato ia tregojnë ngjarjen së ëmës, por ajo TR0NDlT me përgjigjen e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prilep të Kosovës. Bëhet e dije se një 36 vjeçar babai i 3 vajzave akuzohet për përdhunim.

Ndërkohë prokuroria Themelore Publike Prilep ka ngritur hetimet për 36 vjeçarin nga Prilepi i cili dyshohet se ka përdhunuar vajzat e tij të mitura.

Sipas Prokurorisë, nga viti 2021 deri në vitin 2023, disa here, i dyshuari ka përdhunuar tre vajzat e tij të lindura në vitin 2008, 2010 dhe 2014 brenda në banesë.

Fakte tronditëse zbardhen nga Policia e cila ka ngritur akuza dhe ka vënë nën hetim edhe nënën e 3 vajzave, e cila dyshohet se ka qenë në dijeni dhe nuk ka treguar.

Gjithashtu Prokuoria ka raportuar se vajzat i kanë treguar të ëmës, por ajo është shprehur se është e turpshme të bësh publike diçka të tillë, më tej më 27 qershor njëra nga vajzat e ka denocuar vetë në polici ngjarjen.

Është kthyer me Mevlanin? Livia poston PAMJET e papritura: Isha e lumtur dhe doja…

Livia Brunga është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme nga përditshmëria. Por një ditë më parë i ka habitur të gjithë me postimin që ka bërë në “Instastory”.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet së bashku me ish-partnerin e saj, Mevlan Shaba. Livia ka lënë të kuptohet se janë pamje të vjetra, por shton se në atë kohë ka qenë e lumtur.

“Jo, nuk është aktualitet por isha e lumtur dhe doja me nda me ju një moment lumturie”, ka shkruar Brunga krahas kësaj video që ka marrë shumë vëmendje nga fansat.

Tani fansat e tyre janë shumë kuriozë që të dinë se çfarë do të ndodhë me ta pas këtij postimi të Livias?

Kujtojmë se Brunga gjatë një interviste në emisionin “Procesi Sportiv” me Edi Manushin, u shpreh se shkaku i ndarjes së tyre ka qenë ‘kokëfortësia e të dyve’.

A e dini pse Noizy nuk pοston fotografi të vajzës së tij, Leaηdrës? (VIDEO)

Disa vite më parë,Noizy u bë baba i një vajze.

Edhe pse lidhja e tij nuk funksionoi, raporti i tij me të bijën është shumë I mirë.


Por pse ai nuk pub likon asnjëherë fotografi të saj dhe flet shumë rrallë për të?

Rreth kësaj, reperi nga Shqipëria ka folur javë më parë në emisionin NIN në Klan Kosova.

Ai tregoi arsyen pse nuk ndan imazhe të saj me ndjekësit dhe shumëçka tjetër rreth saj,karrierës dhe jetës së tij personale.