Djali i tij intimidoi këngëtaren shqiptare, babai oligark censuron lajmin në mediat greke pasi i ka të tijat

Djali i miliarderit grek Miltiadis Marinakis, me një gjest të turpshëm intimidoi këngëtaren me origjinë shqiptare Eleni Foureira, teksa kjo e fundit po këndonte gjatë një eventi në Greqi.

I dehur Evangelos Marinakis u ngjit në skenë duke bërë gjeste të ulëta ndaj Foureiras, teksa një shoku i tij hidhte shampanjë në drejtim të saj.

Asnjë prej punonjësve të sigurisë nuk ndërhyri për të qetësuar situatën, duke bërë që Eleni të largohet për disa çaste nga skena.

Ngjarja e shëmtuar është kritikuar nga grekët në rrjetet sociale, por ajo që bie në sy është censura e plotë e televizioneve dhe portaleve greke, të cilat nuk kursejnë asnjë kur bëhet fjalë për thashetheme nga showbiz.

Por në këtë rast, mediat mesa duket janë ndjerë të kërcënuara, përveç faktit që në disa raste kanë patur edhe “konflikt interesi”, pasi janë në pronësi të Miltiadis Marinakis.

Ky i fundit është një multi milioner grek, i cilësuar si oligark dhe me lidhje okulte me politikën, i cili ka në pronësi televizione të mëdha greke si Mega Channel; One Channel; Ta Nea; To Vima, etj.

Ai është gjithashtu pronar i klubeve të futbollit Olympiacos, Rio Ave dhe Notingam Hill.

AKSIDENTI / Doktorit i bie kondicioneri nga dritarja gjatë fjalimit, disa Rithemelues të ρΙagosur

RRUGICA E SALËS – Edhe pse Doktorin e madhërishëm e kishin siguruar se njësia e jashtme e kondicionerit ishte fiksuar mirë, hataja ndodhi, dhe pikërisht në momentin më të keq. Burimet për Patronazhistin bëjnë me dije se aparati ku Doktori mbështeste ndonjëherë dorën e lodhur nga mikrofoni, apo vendoste ndonjë gotë ujë për të njomur gurmazin e gërvishtur nga fjalimet, u shkëput dhe ra teposhtë befasisht dje në mbrëmje, në mes të mbështetësve rithemelues.

Pati një duzinë të plagosurish, që i bie përafërsisht gjysma e gjithë të pranishmëve, por për fat të mirë asnjë viktimë, thonë burimet.

Dëshmitarët deklaruan se ishte e bërtitura e Doktorit ajo që shmangu më të keqen: “Unë ju siguroj juee, bani kujdes aty pooosht se po vriti!” Dhe rithemeluesit u hapën menjëherë duke shpëtuar kokat.

Çfarë dreqin… mua më siguruan se kondicioneri ishte montuar shkëlqyeshëm… u justifikua i sikletosur Doktori, pasi u sigurua se të gjithë ishin gjallë.

Ai që u plagos më rëndë ishte Muli. Edhe pse e dëgjoi paralajmërimin e Udhëheqësit, Muli vendosi të hapte krahët për ta pritur kondicionerin. Vetëm çastin e fundit kolegët e tërhoqën mbrapsht dhe ai shpëtoi paq.

“Nuk doja të binte përtokë dhe të bëhej copë. Pse të harxhohej Doktori për të blerë kondicioner tjetër?” deklaroi Muli më pas. Ndërkaq copa llamarine dhe objekte të tjera të forta u shkëputën nga aparati dhe gjakosën këmbët e disa të pranishmëve, por pa qeder.

Pasi e mori veten nga tronditja, Doktori kapi sërish mikrofonin dhe foli: “Ja zotërinj! Regjimi kriminal i Edit të krimit i ka larguar të gjithë teknikët e zotë të kondicionerëve drejt Gjermanisë, prandaj ndodhin të tilla ngjarje!”

***

Theshethemet gëluan menjëherë më pas. Disa frekuentues të bareve aty pranë, që bëjnë sehir çdo mbrëmje kush vjen e kush ikën nga Rithemeluesit, bënë be e rrufe se kondicioneri ishte hedhur qëllimisht, duke shënjestruar Baz Gardhin. Ishte inteligjenca e pakrahasueshme e Mulit dhe akti i tij vetëmohues për të pritur me duar aparatin, ajo që e shpëtoi gabimisht për gjysmë sekonde Gardhin.

Por Zeni e përgënjeshtroi menjëherë këtë insinuatë.

“Kjo është shpifje e turpshme. Po të donim t’i binim Baz Gardhit, do kishim hedhur një objekt më të menaxhueshëm”, sqaroi Zeni për Patronazhistin, “fjala vjen, një frulator, një mikser ose tekefundit, një komplet filxhanësh. Ti mendon se babi im është në gjendje t’i vrasë të gjithë, vetëm për të hequr qafe njërin mes tyre? Ç’janë këto budallallëqe”.

***

E rëndësishme është që incidenti u mbyll me kaq. Megjithatë, disa episode të vockla gjatë ditëve të fundit mbeten të pashpjegueshme. Për shembull, Baz Gardhi vërtet nuk pësoi gjë nga kondicioneri, por herë pas here i kanë rënë në kokë ose në trup, kokrra domatesh, nektarina e lëkurë bostani. Ngjarja më serioze ishte një kokër patateje gjysmë kile në çaçkë të kokës, që e la të trullosur dy ditë rresht.

Por për rithemeluesen e stazhionuar Adriana Kështjella, dukuritë paranormale janë të njohura edhe nga shkenca. “Vërtet Doktori është i Gjithëpushtetshëm dhe i Gjithëditur, por nuk mund t’ja atribuojmë Atij çdo objekt që bie nga lart. Pastaj Pallati i Doktorit ka shumë kate. Kushdo mund të hedhë gjëra nga lart, për të na përçarë!” 

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 11 Qershor 2024

Dashi

Orët e para të mëngjesit do ju gjejnë më të gjallë dhe energjik dhe për këtë arsye do të arrini të çoni deri në fund të gjitha ato çështje që i keni lënë pezull gjatë javëve të fundit. Edhe në dashuri mund të riktheheni në lojë, por duhet të jeni të gatshëm që të hapeni pa u druajtur dhe për të treguar anën tuaj më të ëmbël.

Demi

Jini luftarak dhe mos kini frikë që të mbroni mendimet dhe idetë tuaja, pasi vetëm duke u treguar të vendosur dhe autoritar do të arrini të motivoni kolegët tuaj që të ndjekin nismat tuaja. Në dashuri, duhet të tregoheni më të kujdesshëm.

Binjakët

Në këtë moment është e rëndësishme që të bëni më shumë qartësi mendore për të rirregulluar të gjitha angazhimet tuaja, duke i dhënë prioritet çështjeve më urgjente. Në mbrëmje mundohuni të mos lini pas dore dashurinë dhe familjen. Sa i takon investimeve bëni kujdes.

Gaforrja

Mos jini të dekurajuar dhe pesimist, pasi pavarësisht ngadalësimit të një projekti tuaj, i keni të gjitha mundësitë për të arritur rezultate të mëdha. Parashikohen mundësi shumë të mira për të dalë nga rutina juaj e përditshme dhe për të qenë më dinamik.

Luani

Kjo javë do ju gjejë mjaft romantik dhe të gatshëm në dashuri dhe kjo në sajë të konfirmimeve që keni marrë së fundmi nga ana e një personi, të cilin e keni përzemër. Në vendin e punës jini më bashkëpunues, pasi intuita juaj do të rezultojë fituese.

Virgjëresha

Kjo ditë ju fton që të pranoni sugjerimet e miqve dhe kolegëve, pasi në këtë moment do të keni nevojë për ndonjë stimul më shumë për të përmbyllur me sukses një projekt të ri. Vendosmëria që keni do ju lejojë që të forconi të gjitha lidhjet tuaja.

Peshorja

Mundohuni që ta keni mbrëmjen të lirë për tu relaksuar dhe për të kaluar më shumë kohë cilësore bashkë me familjen ose partnerin/en, në mënyrë që të sheshoni largësinë e krijuar. Në vendin e punës nuk do të mungojnë momentet e tensionit, ndaj jini të kujdesshëm ndaj debateve tejet të ndezura të cilat mund të ndikojnë negativisht në humorin tuaj.

Akrepi

Kjo e martë do të jetë mjaft intensive nga pikëpamja emotive, ku do të riktheheni të jeni mjaft tërheqës dhe karizmatik dhe kjo gjë do ju lejojë që të bëni për vete disa persona. Në vendin e punës do të jeni të rrethuar nga aleatë të vlefshëm.

Shigjetari

Shmangni debatet e kota në vendin e punës, sidomos nëse jeni në kërkim të marrëveshjeve të reja, të cilat do ju lejojnë të shprehni më mirë krijimtarinë dhe talentin tuaj. Për të rigjetur ekuilibrin në raportin tuaj, duhet të jeni të gatshëm që të pranoni disa kompromise.

Bricjapi

Parashikohet një ditë e cila do ju lejojë që të vini në vijë disa projekte të cilat i keni zvarritur prej kohësh. Këshillohet që të ndiqni disa këshilla të vlefshme nga disa persona që i keni afër, sidomos nëse jeni konfuz në dashuri.

Ujori

Po kaloni një fazë të rëndësishme transformimi, megjithatë duhet të jeni të gatshëm të vini në pah gjithë bagazhin tuaj. Sjellja juaj do të bëjë që të merrni më shumë përgjegjësi në vendin e punës.

Peshqit

Mos lejoni që ankthi dhe nervozizmi juaj në dashuri të përcillet edhe në raporte të tjera delikate, pasi mund të ushqejë tensione shumë të mëdha. Kjo e martë nxjerr në pah guximin në vendin tuaj të punës.

“Çimkë” në makinë trafi*antëve, 29-vjeçari tentoi vizë amerikane si staf i familjes mbretërore shqiptare

Një 29-vjeçar u prezantua si staf i familjes mbretërore shqiptare, dhe tentoi që në këtë mënyrë të marrë vizë amerikane.

Referuar dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme, i riu është vënë në kontakt me Ylli Çaushajn, të dyshuar si drejtuesin e grupit që dyshohet se manipulonte procesin e aplikimit për vizë amerikane me dokumentet të falsifikuara.

Në maj të vitit 2023, hetuesit e Prokurorisë së Posaçme kanë mundur të përgjojnë bisedën e bërë mes tre personash brenda një automjeti “Porche” në përdorim të Çaushajt në Tiranë. Ata bisedojnë rreth një interviste që do të bënte në ambasadën amerikane një prej tyre, që do të shkonte jashtë si staf i mbretit.

Të nesërmen në mëngjes 29-vjeçari, që kishte aplikuar për vizë, para intervistës ka takuar Ylli Çaushajn dhe Artid Shtyllën, i pari i lënë në “arrest në burg” e tjetri në “arrest shtëpie”, të cilët e kanë parapërgatitur si duhet të përgjigjej.

Nga hetimi ka rezultuar se ambasada nuk i kishte pranuar pasaportën aplikantit, duke i kërkuar edhe një vërtetim punësimi. Tri ditë më vonë i riu ka takuar Ylli Çaushajn në automjetin “Porche”, ku ai i thotë “dokumentet i ke te xhaketa, mbrapa dhe do t’i dërgojmë me postë të thjeshtë, jo ekspres, që të mos biem në sy”.

Nga veprimet hetimore të SPAK, ka rezultuar se në pakon postare ndodhej pasaporta e 29-vjeçarit, si edhe një vërtetim në gjuhën angleze me siglën “Oborri Mbretëror Shqiptar”. Sipas SPAK, i dyshuari Ylli Çaushaj ka falsifikuar dokumentet me qëllim manipulimin e procesit për përfitimin e vizës amerikane nga 29-vjeçari, ndërsa i dyshuari Artid Shtylla ka bërë të mundur të mos bëhen verifikimet e plota nga ambasada për dokumentin e falsifikuar, duke pretenduar se ka njohje me personelin. /A2cnn/

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet 3.7 Rihter është regjistruar në zonën Bala të Ankarasë rreth orës 19.04 të kësaj të hëne.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 14 kilometrash nën tokë dhe është ndjerë në krahinat përreth.

Deri më tani, sipas mediave vendase, nuk raportohet për dëme materiale.

Arrestohet Durim Bami në Dubai, shoqërohet vëllai dhe shoku i tyre

Arrestohet në Dubai, Durim Bami, i shumëkërkuari nga policia shqiptare dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të mega-operacionit “Revanshi”, ose i njohur ndryshe si “Metamorfoza 2”.

Burimet jo zyrtare të “Boldnews.al” nga Policia bëjnë me dije se autoritetet policore të Dubait kanë shoqëruar vëllain e tij, Valter Bami dhe mikun e tyre, emri i të cilit ende nuk është bërë publik.

Shoku i dy vëllezërve Bami dyshohet se është pjesë e të njëjtit grup kriminal, dhe që njihet nga të gjithë si “krahu i djathtë” i Roan Brahimi, i cili u ekzekutua disa javë më parë nga një atentat mafioz në Athinë.

Gjithashtu bëhet me dije se autoritetet e Dubait kanë ushtruar kontroll në banesën e dy vëllezërve Bami të cilët njihen si pjesë e grupeve kriminale në Shqipëri.

Burime te pakonfirmuara nga policia pohuan qe vëllzërit Bami janë shoqëruar nga policia e Dubait, por nuk kane informacione te mëtejshme se si është proceduar.

Media hungareze: Shqipëria, si Greqia e 2004-ës, ka ngjashmëri “të frikshme” në statistika

Vetëm pak ditë na ndajnë nga Euro 2024. E teksa kombëtarja jonë do luajë sot pasdite testin e fundit miqësor, përpara debutimit në datë 15 Qershor, një rastësi e “frikshme”, por një “ëndërr” shumë e bukur njëkohësisht për ekipin tonë kuqezi, vjen e publikuar nga media hungareze “Focibolond”, e cila merr fjalën e parë në saj të disa kombinimeve të çuditshme të fatit, që janë në kufijtë e së pabesueshmes. Besojeni ose jo, por në përfundim të gjithë kësaj panorame, do ta kuptoni që nuk bëhet fjalë për një çmenduri. Shqipëria fiton Europianin e Gjermanisë, sigurisht që tingëllon si një gjë absurde, por nëse i referohemi disa detajeve të fatit, do ta mendoni edhe pak më gjatë.
Greqia fitoi Europianin e vitit 2004, teksa kishte në grup Spanjën. Përpara se të hynte në turneun e grupeve të Europianit të 2004, Spanja luajti kundër Andorrës në një stadium të vogël prej 15.000 vëndesh dhe fitoi 4-0. E njëjta gjë vjen edhe në 2024, Spanja priti Andorrën në një stadium të vogël prej 15.000 vëndesh, luajti një miqësore si një përgatitore para Europianit, vetëm se këtë herë, fitoi 5-0.
Gjithashtu për Greqinë e 2004 ishte hera e dytë që merrnin pjesë në Europian dhe kishin në grup Spanjën, ashtu siç ndodh me Shqipërinë në 2024. Për më tepër Greqia ishte ekipi i dytë me koeficientin më të lartë për ta fituar Europianin në 2004, e para ishte Letonia që merrte pjesë për herë të parë në Europian.
Tani është identike, Shqipëria është ekipi i dytë me koeficientin më të lartë për ta fituar Europianin në 2024, e para është Gjeorgjia që merr pjesë për herë të parë në Europian. Gjithashtu Greqia mundi në 3 qershorin e 2004 Lihtshtejnin me shifrat 2-0 si miqësore përgatitore para Europianit, ndërsa Shqipëria në 3 qershorin e 2024, mundi po Lihtshtejnin me shifrat 3-0 si miqësore përgatitore para Europianit. Ndërkohë si Greqia ashtu edhe Shqipëria, ishin Kombëtaret që kishin shënuar me pak gola ndër të gjitha Kombëtaret e tjera në grupet kualifikuese që shkuan në Europian, madje edhe me të njëjtën sasi golash të pësuar, 4 gola të pësuar Greqia në 2004, 4 gola të pësuar Shqipëria në 2024.
Dhe për ta mbyllur, si Greqia e historisë dhe Shqipëria që po hyn në histori, kishin si trajner në këtë rrugëtim, dy ish-mbrojtësa.

Sigurisht këto janë thjesht statistika, por që për ata që janë supersticiozë, padyshim janë të lirë të besojnë tek mrekullitë.

Autobusi plot me pasagjerë del nga rruga, raportohet për 10 vi*tima dhe 33 të plagosur

Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 33 mbetën të plagosur, pasi një grup militantësh sulmoi një autobus që transportonte pelegrinë hindu në territorin federal indian të Jammu dhe Kashmir.

Shoferi humbi kontrollin nga prita e militantëve, duke bërë që autobusi të binte në një grykë të thellë dhjetëra metra.

Ndërsa operacionet e shpëtimit kanë përfunduar, ushtria dhe policia indiane kanë rrethuar zonën për të gjurmuar sulmuesit.

Zyrtarët thanë se autobusi ishte duke shkuar në faltoren e famshme hindu të Mata Vaishno Devi, kur u qëllua mbi të.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por Mohita Sharma, shefi i policisë së qarkut tha se përgjegjës për këtë ngjarje është një grup militantësh që operon në zonë.

“Temperaturat deri në 37 gradë”/ Meteorologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit

Ndonëse kjo e hënë nisi me vranësira, duket se dielli do të dalë sërish. Kështu parashikoi Hakil Osmani nga MeteoAlb. Sipas tij temperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.

Ai bëri gjithashtu një parashikim se si pritet të jetë moti gjatë kësaj jave, duke thënë se temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë nga e marta e në vijim, por moti duket të jetë i qëndrueshëm me vranësira të herëpashershme.

“Dita e sotme edhe pse nisi me vranësira, parashikohet që mesdita të sjellë mbizotërim të kthjellimeve, sidomos në zonat jugore të Shqipërisë. Temperaturat në mesditë pritet të shkojnë deri në 37 gradë, në Elbasan, Berat apo edhe në Gjirokastër. Këto temperature do ndihen edhe më të largëta për shkak të lagështisë së ajrit.

Këto temperature do të vijojnë edhe gjatë javës, megjithatë nga e marta do kemi një rënie të lehtë ku temperaturat të martën e të mërkurën do të arrijnë deri në 35 gradë Celsius dhe shpesh do të ketë edhe vranësira.

Te enjten dhe të premten do të kemi temperatura të larta 33-34 gradë Celsius, moti do jetë kryesisht i qëndrueshëm, por do ketë kalime vranësirash në zonën lindore. Fundjava do jetë gjithashtu me temperatura të larta 33 gradë Celsius”,-tha Osmani.

I mori 100 mijë euro biznesmenit duke u shtirur si Taulant Balla, pranga supermashtruesit, po ikte nga Rinasi

Mashtroi biznesmenin dhe i mori 100 mijë € duke u hequr si Taulant Balla, në pranga Argen Hoxha. Biznesmeni i mashtruar është Flamur Rrushi, ndërkohë që banda e të cilës ai ka rënë pre dyshohet se drejtohet nga i shumëkërkuari Florian Gjergji.

“Vihet në pranga një 35-vjeçar, i cili nga hetimet dyshohet se është i implikuar në një rast mashtrimi, të goditur nga Policia, rreth 1 muaj më parë.

Ky shtetas u kap në bashkëpunim me shërbimet e PKK Rinas, në tentativë për t’u larguar nga vendi.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, si rezultat i hetimeve me metoda proaktive, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, si dhe i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, ndaloi në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, shtetasin e shpallur në kërkim policor, A. H., 35 vjeç, banues në Tiranë.

35-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, më datë 02.05.2024, i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit, një shumë parash, administratorit të një biznesi, shtetasit F. Rr..

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë autorëve të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

‘E kam mik familjar’, si e kuptoi biznesmeni nga Prrenjasi që 100 mijë eurot nuk ia kishte dërguar Taulant Ballës

Bizesmeni nga Përrenjasi, Flamur Rrushi, pretendon se një person e ka telefonuar me aplikacionin viber dhe i ka thënë se jam Taulant Balla dhe më duhen 100-mijë euro urgjent. I njëjti biznesmen ka zbardhur dhe komunikimet me personin në anën tjetër të telefonit, që në fakt nuk ishte ministri Balla, por Florian Gjergji.

Biznesmeni thotë se personi që pretendonte se ishte Balla, i ka shkruar disa mesazhe, ku thuhej: “jam në një dreke”, “ma mbaron një porosi”, “do kalojë një miku im andej jepja 100 mijë Euro dhe rregullohemi”.

Rrushi nga ana tjetër i ka shprehur gadishmërinë për ti dhënë lekët, duke i shkruar: “Ok”, “të flasi me mua”. Kontakti “Taulant Balla”, i ka kthyer duke i thënë “ok po telefonon pas pak”. Takimi mes Rrushit dhe personit që pretendonte se do të dërgonte paratë te Balla, është organizuar në të njëjtën ditë në periferi të kryeqytetit. Makina që Rrushi dorëzoi shumën e majme të parave rezultoi që të ishte një taksi. Në denoncim biznesmeni thonë se brenda taksisë ishte vetëm shoferi, të cilit i dorëzoi paratë që i kishte futur në një kuti kartoni.

Biznesmeni ka pranuar në polici se me ministrin Taulant Balla janë miq familjar, dhe se të regjistruar në telefon i kishte shënuar një tjetër numër telefoni. Përmes një personi të afërt, ai ka kuptuar që shumë e parave në fakt ia kishte dërguar një personi tjetër dhe jo Ballës. Nga verifikimet rezultoi se numri me të cilin ishte kontaktuar biznesmeni Rrushi, ishte në përdorim nga një vajzë dhe një djalë.