Djali i tij intimidoi këngëtaren shqiptare, babai oligark censuron lajmin në mediat greke pasi i ka të tijat

Djali i miliarderit grek Miltiadis Marinakis, me një gjest të turpshëm intimidoi këngëtaren me origjinë shqiptare Eleni Foureira, teksa kjo e fundit po këndonte gjatë një eventi në Greqi.

I dehur Evangelos Marinakis u ngjit në skenë duke bërë gjeste të ulëta ndaj Foureiras, teksa një shoku i tij hidhte shampanjë në drejtim të saj.

Asnjë prej punonjësve të sigurisë nuk ndërhyri për të qetësuar situatën, duke bërë që Eleni të largohet për disa çaste nga skena.

Ngjarja e shëmtuar është kritikuar nga grekët në rrjetet sociale, por ajo që bie në sy është censura e plotë e televizioneve dhe portaleve greke, të cilat nuk kursejnë asnjë kur bëhet fjalë për thashetheme nga showbiz.

Por në këtë rast, mediat mesa duket janë ndjerë të kërcënuara, përveç faktit që në disa raste kanë patur edhe “konflikt interesi”, pasi janë në pronësi të Miltiadis Marinakis.

Ky i fundit është një multi milioner grek, i cilësuar si oligark dhe me lidhje okulte me politikën, i cili ka në pronësi televizione të mëdha greke si Mega Channel; One Channel; Ta Nea; To Vima, etj.

Ai është gjithashtu pronar i klubeve të futbollit Olympiacos, Rio Ave dhe Notingam Hill.