K rim në Itali/ Shkoi të vizitonte mbesën e tij, 61-νjeçari shqiptar υritet pas sherrit. Arrestόhet aυtori i dyshuar

Një shqiptar është vrarë gjatë natës në Bibbiano, në zonën Reggio Emilia-s në Itali.

Pak para orës 23:00, pas një debati, një italian goditi me thikë për vdekje një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili kishte shkuar në godinën ku banon vrasësi i dyshuar për të vizituar mbesën e tij.

Policia identifikoi sulmuesin e dyshuar, një 41-vjeçar, i cili u gjet në banesën e tij dhe më pas u arrestua. Gjatë kontrollit në banesë, policia i sekuestroi edhe një thikë kuzhine italianit, që dyshohet se ishte arma e krimit.

Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimës, si dhe rrethanat e ngjarjes në fjalë. Policia po heton rreth rastit.

Alketa Vejsiu përfshihet në një aksident të frikshëm me makinë

Moderatorja Alketa Vejsiu së fundmi ka rrëfyer për publikun një aksident të rëndë që i kishte ndodhur vetëm pak para se të vinte në emisionin e saj.

Teksa po bisedonte me Fifin ajo tregoi se çfarë i kishte ndodhur, duke treguar se kishte shpëtuar për mrekulli.

Pjesë nga biseda:

Alketa: Mua e di ç’më ka ndodhur sot Fifi? Gjysma e makinës time është e shtypur dhe kam pasur një incident sot, që nuk e di si kam shpëtuar.

Zoti është i madh! Një djalë 18 vjeç sa kishte marrë patentën, frenuar ishim, makina iku në anën tjetër. Dhe nuk e di, shyqyr kisha vënë rripin e sigurimit.

Fifi: Je mirë?

Alketa Vejsiu: Jam mirë, kam ardhur në orën 9 e një minutë këtu, jam mirë…Jam mirë!

Fifi: Të shkuara! Ti je supersticioze?

Alketa Vejsiu: Unë shumë, mendoj që sot kishte një energji të çuditshme, por jam mirë. Fatmirësisht dhe ata që na përplasën janë mirë, se ishin të rinj. Djali 18, vajza 17 vjeç. Jemi mirë të gjithë!

Shρërthen cisterna me karburant, rrëzohet ura në Greqi(Video)

Pas një aksidenti që ndodhi në Autostradën Kombëtare të Re Athinë-Korinth, ku si pasojë e shpërthimit të një cisterneje me karburant, bëri që të shembej ura e Isthmusit. Teksa pësoi dëmtime të rënda, autoritetet vendosën që ta shembnin urën. Vinçat po prishin tunelin në të cilin ndodhi aksidenti dhe sipas vlerësimeve të para, shembja do të përfundojë në mesin e javës së ardhshme.

Vendimi për shembjen u mor në orët e para të mëngjesit nga ekipi i inxhinierëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, të cilët shoqëruan zëvendësministrin, z. Nikos Tahiao, i cili ndodhej në vendngjarje që në orët e para.

Ky seksion i rrugës Olympia do të qëndrojë i mbyllur deri në përfundimin e shembjes së urës dhe për këtë arsye drejtuesit po kalojnë në rrugë alternative.

U g odit me thίkë në kraharor, kush është korçari që u υra nga fqinji i ναjzës së pragun e derës së shtëpisë! Shkoi të takojë mbesën, por italiani…

Është identifikuar 61-vjeçari shqiptar, i cili u masakrua me thikë nga fqinji i vajzës së tij në Bibbiano, Reggio Emilia.

Ilirjan Minaj është goditur me thikë në kraharor nga shtetasi italian, 41-vjeçari Riccardo Stefani rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të premtes në pragun e derës së të bijës.

Viktima kishte shkuar të takonte mbesën, por është përballur me autorin e krimit teksa po ngjiste shkallët e pallatit dhe një ngacmim nga ana e 41-vjeçarit ndaj tij ka çuar fillimisht në një debat mes tyre.

Pas sherrit, Riccardo Stefani raportohet se është futur në banesën e tij, por Ilirjan Minaj, sipas mediave italiane, ka goditur fort derën e shtëpisë së autorit, ku ky i fundit jetonte me nënën e tij.

41-vjeçari raportohet se ka hapur derën duke mbajtur një thikë në dorë dhe ka goditur shqiptarin në kraharor.

Ilirjan Manaj ka rënë në tokë duke humbur jetën pasi nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Viktima raportohet se ishte nga Korça dhe prej disa vitesh ishte shpërngulur me gruan e tij Natasha në Bibbiano, ku tashmë jetonin disa të afërm të tyre, si edhe ishte rritur edhe vajza 19-vjeçare e çiftit.

VIDEO/ Përmbγset cisterna që transρortonte karburant dhe shρërthen në fΙakë, probleme me trafikun në Greqi

Një cisternë që transportonte karburant është përmbysur në autostradën kombëtare që lidh Athinën me Korinthin.

Autoritetet kanë ngritur alarmin, pasi ka pasur edhe shpërthime të forta, shkruajnë mediet greke. Si pasojë e kësaj ngjarjeje, në këtë aks rrugor është krijuar radhë e madhe automjetesh.

Autoritetet kanë ndërhyrë për të devijuar qarkullimin dhe për të ndaluar ndonjë ngjarje, ndoshta edhe më të keqe.

Grυaja Ια bαshkeshοrtin dhe femijet e saj ρer te dα shυrin 14 υjet me te rί se αjo

Një nënë 44-vjeçare bra.k.tis 3 fëmijët e saj dhe bashkëshortin me të cilin kishte 23 vite martuar për një djalë 14 vite më të ri se ajo.

Heidi Hepworth, 44 vjeçe, nga West Boldon, South Tyneside të Britanisë së Madhe, thotë se ka gjetur dashurinë e vërtetë me të riun nga Gambia, Mamadou ‘Salieu’ Jallow, 30-vjeç.

Dashuria e tyre nisi nëpërmjet komunik.i.mit në rrjetet sociale.

“Ne komunikuam për 3-4 muaj. Martesa ime kishte mba.ru.ar. Kam qenë ende e martuar kue komunikonim me Mamadou ‘Salieu’ Jalloë.

Më pas vendosa të larg.ohem dhe u takova me Salieu”, ka rrëfyer ajo.

Ajo tregon se Salieu nuk e dashuron për përf.iti.me fina.nc.iare.

“Ai nuk dëshiron as.gjë, sepse ka tre biz.nese. Ne kemi gjetur dashurinë e vërtetë”, shprehet ajo.

HOROSKOPI I DITËS së sotme, e shtunë 8 qershor 2024

DASHI

Të shtunën e 8 qershorit do të jetë një ditë interesante për ju që po përpiqeni të kompensoni disa vonesa të cilat për më tepër nuk janë shkaktuar as nga fati i keq, por vetëm nga zgjedhjet personale.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 8 qershor 2024), ka të ngjarë që dikush të jetë pak më poshtë moralisht këto orët e hershme të qershorit. Nga ana tjetër, nga pikëpamja fizike ditët e fundit situata ka qenë aspak e vështirë për të thënë. Me kalimin e orëve, gjithçka do të kalojë.

BINJAKËT

E shtuna 8 qershor 2024 – do të jetë një ditë frymëzuese për ju. Mund të thuhet vetëm se nga mbrëmja e në vazhdim mund të lindin disa probleme të vogla fizike por asgjë e pakapërcyeshme. Guxim. Shijoni një relaksim të merituar.

GAFORRJA

Ajo që po fillon është një fundjavë në qershor që premton diçka më shumë. Fatmirësisht, edhe nga pikëpamja ekonomike, situata duket se është përmirësuar pak në krahasim me të shkuarën e afërt.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 8 qershor 2024), situata nuk do të ndryshojë papritur këtë fundjavë. Do të ketë një transformim të figurës suaj astrale, por kjo do të ndodhë gradualisht. I qetë dhe gjakftohtë.

VIRGJËRESHA

Duhet të jemi të kujdesshëm, e shtunë 8 qershor 2024. Më në fund do të ketë përgjigjet e punës që dikush ka pritur prej disa kohësh. Nëse keni mbjellë mirë, do ta shijoni plotësisht.

PESHORJA

Për momentin do t’ju duhet një vend tuajin ku mund të qëndroni në paqe, të shëroheni nga lodhja dhe të relaksoheni. Nuk përjashtohet mundësia që të vendosni t’i kërkoni partnerit që ndoshta të jetoni bashkë.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 8 qershor 2024), gjatë kësaj të shtune në fillim të muajit nuk do të kishte kuptim të lodheshit, përkundrazi… Këshilla është të pushoni dhe të merrni frymë. pas ditëve dhe javëve shumë të ngarkuara.

SHIGJETARI

E juaja do të jetë një fundjavë e dobishme për të vlerësuar situatën. Nga pikëpamja fizike jeni mjaft të lodhur, por përpiquni të rikuperoni këto ditë. Për sa i përket punës, keni shumë e shumë projekte për të realizuar.

BRICJAPI

Kur ka probleme të mëdha praktike dhe të lidhura me punën, gjithmonë ndiheni shumë të vetmuar. Pothuajse të braktisur… duhet të keni një mbështetje nga ata që ju rrethojnë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 8 qershor 2024), është një situatë astrologjike shumë konfuze për ju që po përpiqeni të gjeni qetësinë e duhur edhe nëse nuk është tamam e lehtë… Në këtë periudhë po përjetoni disa tensione të tepërta.

PESHQIT

Jeni kaq të zënë me çështjet e punës dhe organizimin e jetës suaj, saqë përfundoni duke e vënë në fund dashurinë. Shmangni këtë gabim.

FOTOT / Kush është Shevali 007, në kërkim për trαfik dr oge dhe υrasje! Foto me Bes Kallakun, Ilir Metën, “Bolin” e deri te “Sidi” i ekzekυtuar në Greqi

Në rrjet njihet si Shevali 007, dhe midis të rinjve ka krijuar një lloj emri, kryesisht te ata të cilët tërhiqen nga historitë e vrasjeve, trafiqet e drogës dhe jeta luksoze.

Bëhet fjalë për Sheval Muaremin, i cili është shpallur në kërkim nga Maqedonia e Veritu, me akuzën se është pjesë e një grupi kriminal që merret me trafikun e kokainës dhe të përfshirë në vepra të tjera të rënda si vrasje.

Emri i Shevalit është përfolur edhe për vrasjen e Shyqyri Beut, i njohur si “Riku Beu” nga Kavaja, i cili u gjet i pajetë i groposur në vitin 2020 në Maqedoninë e Veriut, vend ku dyshohet se kishte nisur të kryente trafikun e drogës.

FOTOT / Kush është Shevali 007, në kërkim për trafik

Sheval Muaremi me Bes Kallakun

Sheval Muaremi akuzohet se së bashku me Orhan Bajramin, i vrarë në Greqi, dhe Jeton Krivanjevën i vrarë në “Shisha Bar” në Shkup kanë ngritur një grup të strukturuar kriminal që merrej me vrasje dhe trafik të kokainës nga vendet e Amerikës Latine.

Sipas policisë, në vitin 2021 nga ky grup është vrarë Afrim Berisha dhe Burim Vardari, ndërsa në vitin 2020 është vrarë një shtetas i Shqipërisë.

Disa nga vrajset janë zbuluar pas çkodimit të mesazheve në telefonat e “SKY ECC” nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut.

FOTOT / Kush është Shevali 007, në kërkim për trafik

Sheval Muaremi me Ervin Matën (me bluzë të kuqe)

Në të paktën një rast grupi i Shevalit raportohet se ka transportuar dy ngarkesa të mëdha kokaine, e para 435 kilogram nga Brazili, përmes Belgjikës dhe ka arritur në Maqedoni të Veriut dhe e dyta nga Peru në Amsterdam dhe është futur në tregun vendas.

Shevali, si shumë kriminelë të tjerë shqiptarë fshihet në “parajsën” e Lindjes së Mesme, Dubai.

Ai nuk ngurron të reklamojë jetën e luksit me makina të shtrenjta, ora që thonë se shkojnë deri në 5 milionë euro por edhe shoqërinë me figura të shoëbizit, politikës dhe kolegë të botës së krimit.

FOTOT / Kush është Shevali 007, në kërkim për trafik

Shevali me Ilir Metën

Shevali është parë në shoqërinë e Bes Kallakut, ish-presidentit Ilir Meta dhe trafikantit të kokainës i njohur si “boli”, Ervin Mata.

Personalitete të politikës nga Maqedonia e Veriut deri në Kosovë gjithashtu janë pjesë fotoalbumeve të Shevalit. Shevali shfaqet në Dubai edhe krah Roan Brahimit, i njohur si Sidi, i cili fshihej në Dubai dhe u ekzekutua vetëm pak kohë më parë në Greqi.

Duke marrë parasysh shoqërinë e Shevalit, ai mund të konsiderohet si pjesë e grupeve rivale të Ervis Martinajt.

T merr, avioni merr fΙakë sapo ngrihet në ajër (Video)

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në aeroportin e “Toronto Pearson” në Kanada, me avionin Air Canada të fluturimit AC872 që u mbulua nga flakët vetëm disa sekonda pasi u ngrit në ajër.

Pasagjerët arrijnë të shohin zjarrin të dalë nga hiçi në video, duke përfshirë bishtin e avionit pas një shpërthimi të vogël. Nga ana tjetër, dëshmitarët që ndodheshin në tokë kanë parë shkëndija të shumta zjarri pothuajse menjëherë pasi aeroplani u ngrit.

Në bord ndodheshin rreth 400 pasagjerë të cilët ishin nisur për në Paris të Francës, teksa nuk pati asnjë të lënduar, siç raporton “The Sun”.

Përfaqësuesit e kompanisë thanë se zjarri kishte ndodhur për shkak të një problemi me kompresorin e motorit që detyroi ekuipazhin ajror të ulte para kohe avionin rreth 30 minuta pas ngritjes. “Aeroplani do të dalë jashtë shërbimit për vlerësim të mëtejshëm nga profesionistët tanë të mirëmbajtjes dhe inxhinierisë,” thanë përfaqësuesit e Air Canada.

Α ksident i rëndë në Britani, hυmb jetën i riu shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Gravel Hill të Britanisë së Madhe, ku ka humbur jetën një i ri shqiptar.

Robert Morina, 24-vjeç, ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Audi A3”, kur u përfshi në aksident.

Autoritetet thanë se makina u përmbys në rrugë, ndërsa i riu shqiptar ndërroi jetë në vendngjarje.

24-vjeçari, i cili punonte si hidraulik kishte marrë lëndime të rënda në kokë. Shkaqet e sakta të aksidentit janë ende duke u hetuar.