Një shqiptar është vrarë gjatë natës në Bibbiano, në zonën Reggio Emilia-s në Itali.
Pak para orës 23:00, pas një debati, një italian goditi me thikë për vdekje një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili kishte shkuar në godinën ku banon vrasësi i dyshuar për të vizituar mbesën e tij.
Policia identifikoi sulmuesin e dyshuar, një 41-vjeçar, i cili u gjet në banesën e tij dhe më pas u arrestua. Gjatë kontrollit në banesë, policia i sekuestroi edhe një thikë kuzhine italianit, që dyshohet se ishte arma e krimit.
Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimës, si dhe rrethanat e ngjarjes në fjalë. Policia po heton rreth rastit.