5 pjesët e trupit që duhet të kontrolloni çdo ditë për të kuptuar nëse jeni të shëndetshëm

Një mjeke ka zbuluar se cilat pesë pjesë të trupit duhet të kontrolloni çdo ditë për t’u siguruar që gëzoni shëndet të plotë. Dr. Mindy Pelz është një eksperte me famë botërore e cila shpesh jep këshilla për shpëtimin e jetës në internet.

Kohët e fundit, mjekja që jeton në Kaliforni, gjatë një episodi të “podcast”-it The Diary of A CEO, tregoi pesë zonat e trupit që duhet të shikoni çdo ditë për t’u siguruar që jeni në rregull. Ekspertja vuri në dukje se kishte mënyra të ndryshme për të kontrolluar shëndetin tuaj pa shkuar te mjeku. Ajo shpjegoi se si thonjtë, gjuha, flokët, këmbët dhe sytë mund të tregojnë se vuani nga një sëmundje.

“Ju duhet një rutinë e përditshme për të parë se si funksionon trupi juaj,” tha ajo.

Dr. Mindy i këshilloi njerëzit që të fillonin duke kontrolluar pjesën e brendshme të syrit të tyre, gjë që ajo tha se mund t’ju tregojë nëse mëlçia juaj nuk po punon siç duhet. Ajo shpjegoi: “Nëse pjesa e brendshme e syrit tuaj është e verdhë, kjo mund të jetë një shenjë e problemeve të mëlçisë.”

Më pas, ajo zbuloi se thembrat tuaja mund të zbulojnë nëse keni toksina në sistemin tuaj.

“Kur pjesa e poshtme e këmbëve tuaja është e thatë dhe e plasaritur, kjo tregon se nuk keni qarkullimin e duhur. Është një mundësi që mëlçia të mos bëjë një punë të mirë duke nxjerrë toksinat, kështu që sistemi juaj i qarkullimit të gjakut ka pisllëqe në të”, shpjegoi ajo.

Mjekja rekomandon që t’i shikoni me kujdes edhe thonjtë tuaj. Ajo tha: “Kur ka shumë plasaritje në thonjtë tuaj ose sa shpejt rriten ato, mund të jetë një shenjë e mungesës së mineraleve.’

Dr. Mindy Pelz shtoi: “Unë gjithashtu shikoj gjuhën time çdo mëngjes. Nëse ka një shtresë të bardhë mbi të, kjo mund të jetë një shenjë e myku dhe trupi juaj po detoksohet”.

Së fundmi, mjekja rekomandon të kontrolloni edhe flokët tuaj: “Flokët që bien mund të nënkuptojnë një zbulim kyç për shëndetin tuaj”.

VIDEO / Kjo është pritja e “çmendur” e portierit në minutën e 94 që e çoi Turqinë në çerekfinale

Turqia arriti të mposhtë Austrinë në një ndeshje të fortë plot emocione dhe raste të shumta që u mbyll me rezultatin 1-2.

Sigurisht që turqit sot gëzohen me Demiral, sulmuesin turk që i dhuroi dy gola kombëtares.

Por meritë për kalimin e Turqisë në çerekfinale, padyshim që ka portieri Mert Gunok.

Ai e shpëtoi portën turke në minutën e 94 të ndeshjes, me një pritje spektakolare që i hoqi Austrisë mundësinë të shkonte në pjesë shtesë.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=voxnews_al&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOltdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2ZvbGxvd2VyX2NvdW50X3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19yZWZzcmNfc2Vzc2lvbiI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZm9zbnJfc29mdF9pbnRlcnZlbnRpb25zX2VuYWJsZWQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X21peGVkX21lZGlhXzE1ODk3Ijp7ImJ1Y2tldCI6InRyZWF0bWVudCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3Nob3dfYmlyZHdhdGNoX3Bpdm90c19lbmFibGVkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdXNlX3Byb2ZpbGVfaW1hZ2Vfc2hhcGVfZW5hYmxlZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfbGVnYWN5X3RpbWVsaW5lX3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1808242741648019686&lang=en&maxWidth=560px&origin=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fsport%2Fvideo-kjo-eshte-pritja-e-cmendur-e-portierit-ne-minuten-e-94-qe-e-coi-turq-i69306&sessionId=79f797a5645381031916c8180dd7d10da27e4c7d&siteScreenName=voxnews_al&theme=light&widgetsVersion=2615f7e52b7e0%3A1702314776716&width=550px

Demiral shënoi dy gola në fitoren e Turqisë, Heidi Lushtaku nuk mban dot emocionet në tribunë (Foto)

Futbollisti turk ka treguar një paraqitje fantastike për kombëtaren turke në ndeshjen ndaj Austrisë, në ndeshjen e vlefshme për 1/16-ën e kampionatit evropian EURO 2024.

Turqia është kualifikuar tashmë, Me dy golat e Demiral dhe do të përballet në çerekfinale me Holandën.

Në tribunë s’kishte se si të mungojë përkrahja e bashkëshortes së tij, modeles së njohur shqiptare, Heidi Lushtaku.

Ajo ka festuar me plot emocion golin e Demiral, bashkë me djalin.

Trembet Aleksandër Vuçiç: Dronët shqiptarë nga Gjakova po vëzhgojnë ushtrinë serbe në kufi

Aleksandër Vuçiç pasi mori pjesë në seancën e kolegjit të zgjeruar të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, ka mbajtur një deklaratë për mediat ku tha se forca të shumta janë mbledhur në rajon ku po i vëzhgojnë.

Nga deklarata e dhënë u la të kuptohet se Vuçiç po i druhet dronëve shqiptarë se mund të zbulojnë lëvizjes e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën.

“Pajisjet dhe armatimet e ushtrisë serbe po modernizohen, nuk jemi të kënaqur me numrin e njerëzve, sidomos në veri të Serbisë, Beograd dhe Vojvodinë. Kemi shumë sfida, forca të mëdha janë mbledhur në rajon për arsye të ndryshme. Nga forcat e rëndësishme të vendeve fqinje, tek numri i madh i anëtarëve të NATO-s në Kosovë, 4534 për momentin.

Ajo që kemi vërejtur është se aksionet e avionëve me pilot dhe avionëve pa pilot dhe dronëve në mjedis me qëllime zbuluese drejt Serbisë, pa kaluar kufirin e Serbisë, janë intensifikuar nga të gjitha drejtimet në drejtim të Serbisë.

Kemi vërejtur ngritjen e dronëve shqiptarë nga Gjakova me qëllimin për të vëzhguar pozicionet e ushtrisë serbe dhe avionëve suedezo-gjermanë nga territore të tjera që nuk janë nën kontrollin e ushtrisë serbe. Ne do të vazhdojmë me shpejtësi dhe do të duhet të ndryshojmë zakonet tona, të punojmë më shumë dhe më mirë, të jemi më të qartë në mesazhin e frenimit të çdo agresori të mundshëm”.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës thyen rekord me mbi 1 milion pasagjerë brenda muajit

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka arritur një shifër rekord prej 1,067,405 pasagjerësh në qershor të këtij viti.

Kjo shifër e jashtëzakonshme e tejkalon numrin e pasagjerëve të qershorit të vitit të kaluar prej 667,521, duke shënuar një rritje prej 61.6%% nga viti në vit.

Periudha nga janari deri në qershor 2024 ka gjithashtu një rritje të jashtëzakonshme, duke mirëpritur 4,790,368 pasagjerë, krahasuar me 2,894,358 pasagjerë gjatë së njëjtës periudhë në vitin 2023. Kjo rritje prej 65% nga viti i kaluar, pasqyron kapacitetin e zgjeruar të TIA-s, shërbimet e përmirësuara dhe investimet strategjike për të përmirësuar përvojën e pasagjerëve.

Gjithashtu, është zgjeruar ndjeshëm zgjedhja e destinacioneve si në qytete të mirënjohura të Europës, ashtu edhe në destinacione të largëta. Disa prej destinacioneve të reja, më të spikatura janë Nisa në Francë, Rodhos dhe Heraklion në Greqi, Barcelona dhe Valencia në Spanjë, Bukureshti në Rumani, Bodrum, Antalia dhe Stamboll në Turqi, Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe si edhe një larmishmëri shumë e madhe destinacionesh drejt Italisë dhe vendeve të tjera Europiane.

Suksesi në rritje i TIA-s i dedikohet strategjisë së Kastrati Group për të zgjeruar dhe modernizuar Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nëpërmjet investimeve infrastrukturore, partneriteteve strategjike me linjat ajrore dhe përmirësimeve të vazhdueshme në shërbimin ndaj klientit.

“Tejkalimi i 1 milion pasagjerëve dhe më shumë se 5850 lëvizje avionësh në një muaj të vetëm, nuk është vetëm një dëshmi e punës së palodhur dhe përkushtimit të të gjithë punonjësve dhe profesionistëve të TIA-s, por vërteton se investimet thelbësore të bëra në infrastrukturat ajrore, zgjerimi i terminalit dhe pajisjet e sigurisë, janë duke dhënë rezultatet e pritshme. Në TIA, të gjithë janë të përkushtuar për të ofruar standardet më të larta në funksionimin e aeroportit, duke respektuar rregulloret e sigurisë nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar,” u shpreh Piervittorio Farabbi, Drejtori Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka bërë hapa të rëndësishëm duke patur rritjen më të shpejtë nga periudha sfiduese e pandemisë COVID-19, duke ofruar një shërbim ekselet dhe duke zgjeruar rrjetin e destinacionave. Kjo tashmë e ka pozicionuar aeroportin si një qendër kryesore të aviacionit në rajon.

VIDEO / Momenti kur Laert Haxhiu i dorëzohet RENEA-s, i bërtet kameramanit të mos e filmojë

Ky është momenti kur i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare Laert Haxhiu i dorëzohet autoriteteve shqiptare nga forcat e policisë greke.

32-vjeçari është sjellë në Kakavijë, në masa të larta sigurie, nga policia greke dhe është marrë në dorëzim nga Forcat Speciale “RENEA”.

Ai shihet me pranga në duar teksa një moment kërkon që të mos e filmojnë.

32-vjeçari, është i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë veprash penale si “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Haxhiu është autor për atë që është cilësuar si “Masakra e Lushnjes”, ngjarje e shënuar në vitin 2017, ku dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.

E pazakontë / E moshuara e përdorte prej 20 vitesh si çekiç, pa e ditur se ishte granatë dore

Një ngjarje e pazakontë raportohet nga Kina, aty ku një grua e moshuar prej plot 20 vitesh e përdorte një granatë dore si çekiç.

Siç raportojnë mediat e huaja, gruaja e moshuar nuk e dinte funksionin e vërtetë të “veglës” që gjeti 20 vite më parë. Ajo e përdorte granatën aq shpesh sa që ishte konsumuar tejmase nga goditjet.

Gruaja 90-vjeçare e quajtur Qin nga Xiangyang, provinca Hubei e Kinës qendrore, mbeti e tronditur kur zbuloi se çekiçi ishte në fakt një granatë dore.

Ajo mendoi se objekti ishte një ‘gungë metalike’ e pazakontë që e kishte gjetur teksa punonte në fermën e saj dhe e kishte çuar në shtëpi.

Duke supozuar se ishte një çekiç, gruaja filloi ta përdorte atë për të bërë detyra të ndryshme shtëpiake.

Fatmirësisht, gjithçka mori fund pa incident, kur autoritetet shkuan dhe sekuestruan granatën.

Ja si ia kanë shkruar Romeo dhe Heidi numrin në telefon njëri-tjetrit

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj kanë qenë në qendër të vëmendjes që pas daljes nga “Big Brother VIP”.

Edhe pse mungojnë në daljet mediatike ata kanë qenë shumë aktivë në mediat sociale ku kanë ndarë me ndjekësit çdo gjë.

Këto javë dyshja kanë zgjedhur t’ia dedikojnë njëri-tjetrit me pushime të shumta, nga Italia në Gjermani e Spanjë.

Ditët e fundit janë rikthyer sërish në jug të Shqipërisë. Madje ditën e djeshme Romeo e çoi Heidin për vizitë te gjyshërit e tij.

Sakaq, Heidi është shumë aktive edhe në Twitter (X), ku ndan me ndjekësit poezi, statuse e u përgjigjet kurioziteteve të ndryshme.

Mes të tjerash së fundmi ka zbuluar se si ajo dhe Romeo ia kanë shkruar njëri-tjetrit emrin në telefon.

Kështu, Heidi zbulon se ajo ia ka shkruar emrin Romeos “Arushi im”, kurse Romeo “Keci i Babos”.

SkandaIoze/ Ish-ministri godet punonjësin e aeroportit

Një ngjarje me përmasat e një skandali të vërtetë ka ndodhur në aeroportin e Athinës, ku ish-ministri i bujqësisë Lefteris Avjenaqis dhe deputeti i Demokracisë së Re Lefteris Avjenaqis, sulmoi fizikisht një punonjës të aeroportit, pasi sipas tij, punonjësi i kompanisë ajrore me të cilën udhëtonte ish-ministri, duhet të mos lejonte avionin e linjës Athinë-Kretë, të nisej edhe pse ishte me më shumë se 10 minuta vonesë.

Pasi e ka kërcënuar punonjësin, Avjenaqis hyri brenda banakut dhe në vazhdim e kërcënoi dhe e dhunoi atë në vendin e punës.

Punonjësi nuk reagoi, madje u tërhoq duke e sqaruar ish-ministrin e ” tërbuar” se e kishte thirrur 3 herë të paraqitej, pasi avioni po bëhej gati të nisej.

Madje hera e fundit që ai e thirri ish-ministrin ishte në momentin që aeroplani kishte ndezur motorët për t’u nisur, por sërish Avjenaqis kishte preferuar të shijonte një kafe me miqtë e tij që e shoqëronin dhe jo t’i drejtohej Gate si gjithë pasagjerët e tjerë.

Çështja mori menjëherë përmasa të mëdha. Madje këtë herë përvec opozitës që akuzoi Demokracinë e Re, se ka sjellje brutale në modelin qeverisës çka duket kudo në jetën politike dhe sociale të vendit.

Edhe vetë deputetët e Demokracisë së Re, thanë se janë të shokuar nga ngjarja, ndërsa kryetari i parlamentit Kostandinos Tasulas, e thirri me urgjencë zotin Avjenaqi të japë sqarime lidhur me ngjarjen.

Tashmë konsiderohet e sigurt se ai do të dëbohet nga grupi parlamentar dhe me gjasa edhe nga Demokracia e Re.

Vetë Avhenaqis pranoi se ka qenë protagonist i ngjarjes, por versioni i tij devijon nga pamjet të cilat e tregojnë qartë dhunën ndaj punonjësit.

Ai kërkoi ndjesë dhe tha se do të pranojë pa anjë rezervë heqjen e imunitetit të tij, nëse prokuroria vendos të nisë procedim penal për ngjarjen.

“Unë kam hallet e mia, ti thua ik dhe denonco”, mjekja Pere: Unë jam stresuar më shumë nga të gjithë

Mjekja e pezulluar e përfshirë në skandalin e ndodhur tek Onkologjiku në QSUT, Alketa Pere ka deklaruar mbrëmjen e djeshme në “Top Story” se është personi më i stresuar në këtë dosje.

Ajo ka deklaruar se ka pasur mungesë mjekimi në spitalin Onkologjik dhe e pyetur se përse nuk e bën denoncimin publikisht, ajo u shpreh “kam hallet e mia”.

Alketa: Unë kam shkuar dhe të zyra e zv.ministres edhe para një jave

Osman Stafa: Pse nuk e bëni denoncimin publikisht?

Alketa Pere: Nuk e bëj dot, kam hallet e mia tani, kam shkuar te zv ministrja e bashkë me kolegun tim më ishin ofruar për të bërë punë shkencore me prova klinike. Përgatita dosjen dhe i komunikova të lutem na ndihmo ti bëjmë kartelat elekoktrine. Kaq munda kaq bëra për atë institucion.

Alma Demiraj: Kemi një regjistër kombëtar të kancerit, e menaxhon Alban Ylli

Alketa: Rama mendova se do shpallte strategjinë e luftës kundër kancerit, por shpalli strategjinë e luftës kundër mjekëve. Nuk ka mjekë kriminelë, nuk njoh ndonjë mjek kriminel

Alma: E ndjeni veten fajtore?

Alketa Pere: Personi që është stresuar më shumë në këtë proces jam unë, se jam para pacientëve

Curri: Ju nuk keni lënë gjurmë në shtet që ne kemi këtë situatë

Alketa: Kam lënë gjurmë, i kam dërguar letër edhe zonjës Manastirliu, nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. I kam thënë zonja ministre, ia kam dërguar edhe rektorit.