Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 9 Korrik 2024

Dashi

Duhet të tregoni më shumë kujdes ndaj vetes dhe shëndetit tuaj, sidomos nëse keni ndërmarrë një rrugëtim të ri profesional, dinamik dhe lodhës. Duhet të tregoni më shumë kujdes për lidhjet tuaja, pasi shumë shpërqendrime, mund të minojnë një raport të mirë dhe të konsoliduar.

Demi 

Në këtë moment është e rëndësishme që të lidhni më shumë aleanca, të cilat do ju lejojnë që të merrni më shumë rezultate nga pikëpamja profesionale. Këshillohet që të tregoni kujdes dhe të mos ndikoheni nga bindjet që keni krijuar në të kaluarën.

Binjakët

Do të rigjeni gëzimin dhe gjallërinë e cila do ju lejojë që të mbyllni gjithë ato raporte aspak të frytshme, si nga pikëpamja sentimentale edhe profesionale. Projekte të reja do ju dhurojnë kënaqësi të madhe.

Gaforrja

Do të jeni shumë kokëfortë, por kjo gjë do ju lejojë që të arrini objektiva të mëdha, në vendin tuaj të punës. Një kompromis i mirë, mund të lejojë që të arrini një marrëveshje të mirë brenda çiftit.

Luani

Kjo e martë, do të jetë një ditë e rëndësishme për gjithë ata projekte që keni përpunuar gjatë muajve të fundit. Duhet të jeni shumë të vendosur, në mënyrë që të jeni me këmbë në tokë. Në dashuri duhet të jeni shumë kurajoz dhe të shprehni hapur ndjenjat tuaja.

Virgjëresha

Parashikohet një ditë e qetë dhe relaksuese, e cila do ju lejojë që të përkufizoni mirë disa angazhime që keni, për shkak të lodhjes nga rutina. Do të arrini të mbyllni një marrëveshje me leverdi. Bëni kujdes me shpenzimet.

Peshorja

Do të keni mundësi të ideoni një projekt të ri, i cili do të rezultojë mjaft i frytshëm. Do të dini të jeni të lirshëm dhe kjo gjë do të jetë sekreti i suksesit tuaj. Megjithatë në dashuri, këshillohet që të jeni më të vendosur dhe të largoni ndrojtjen.

Akrepi

Parashikohen ngadalësime të vogla, të cilat gjithsesi nuk duhet t’iu dekurajojnë, për shkak se intuita juaj do ju lejojë që të mbyllni në kohë një projekt që keni nisur. Këshillohet që të jeni shumë strategjik, lidhur me investimet.

Shigjetari

Ju pret një javë e madhe suksesi, e cila do ju gjejë të realizuar në sferën profesionale. Sigurisht ka disa gjëra të pasigurta, të cilat ju vendosin nën presion, ndaj mos u dekurajoni. Megjithatë mund të mbështeteni tek mbështetja e vlefshme e bashkëpunëtorëve tuaj. Në mbrëmje, parashikohen takime mjaft të frytshme.

Bricjapi

Mos hezitoni të kërkoni këshilla nga një kolegu juaj më ekspert lidhur me investimet, pasi tashmë nuk ju lejohet që të gaboni. Një projekt i juaji ka të gjitha mundësitë për t’iu dhuruar kënaqësi të mëdha. Në mbrëmje, mundohuni të kaloni më shumë kohë me familjen ose partnerin/en. Përgjithësisht, parashikohet një mbrëmje e cila do ju gjejë më romantik.

Ujori

Parashikohet një ditë, e cila do ju lejojë që të përqendroheni më mirë në punën tuaj dhe në perspektivat e së ardhmes. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe përqendruar në zgjidhjen e të papriturave të vogla, që kanë të bëjnë me realizimin e investimeve të reja. Në dashuri do të jeni në kërkim të stimujve të rinj.

Peshqit

Duhet të jeni shumë të kujdesshëm me fjalët, pasi në mënyrë të pavullnetshme, mund të dëmtoni një person që keni përzemër. Këshillohet që të shmangni ushqyerjen e debateve të kota. Duhet të reflektoni më shumë dhe të mos përfshiheni në projekte shumë të rrezikshme nga pikëpamja ekonomike.

Ndeshja që ka tërbuar gjermanët, peticioni me 350,000 firma për përsëritjen e një sfidës me Spanjën

Më shumë se 350,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion për një përsëritje të ndeshjes çerekfinale të Europianit në Gjermani midis kombëtares vendase dhe Spanjës, e cila përfundoi me fitoren e iberikëve 2-1.

Pretendohet se ishte arbitri ai që ia dha fitoren Spanjës kundrejt gjermanëve për një penallti të padhënë në favor të këtyre të fundit.

“Tifozët e pakënaqur gjermanë kërkojnë rizhvillimin e ndeshjes, sepse besojnë se kombëtares së tyre i është bërë padrejtësi. Rreth 350,000 njerëz nënshkruan një peticion për përsëritjen”, shkruan SportBible.

Penalltia e pa akorduar në minutën e 106-të kur Cucurella bllokoi me dorë goditjen e Jamal Musiala në zonën e tij të penalltisë duket se do të ngelë gjatë në memorien e gjermanëve.

Gjyqtari anglez Anthony Taylor nuk tregoi pikën e bardhë dhe për çudi as sistemi VAR nuk u aktivizua.

Peticioni, natyrisht, do të jetë…i kotë.

Gjermania i tha lamtumirë Euros, dhe spanjollët do të luajnë të martën me francezët për finalen…

Oriola Marashi “i vë zja rrin” Instagramit, modelja pro vokon me fotot nga pushimet

Modelja e njohur Oriola Marashi, është tejet aktive në rrjetet sociale, gjithmonë duke ndarë momente nga përditshmëria e saj dhe jo vetëm.

Këtë herë ajo ka vendosur të ndajë me ndjekësit disa fotografi nga pushimet që po kalon.

Duke pozuar në bikini, bukuroshja nuk ka lënë asnjë dyshim për format e saj perfekte. Në këto imazhe, Oriola tregon një trup të tonifikuar dhe një stil të pakrahasueshëm që asaj gjithmonë i ka hije teksa shfaqet buzë një gjiri në plazh.

Dalin analizat e Shërbimit Epidemiologjik/ Misteri/ Helmimi masiv në Bulqizë, jo nga uji i pijshëm. Mister shkaku

Helmimi masiv në Bulqizë nuk është shkaktuar nga uji i pijshëm, sikundër dyshohej më parë.

Kjo të paktën bazuar në analizat e Shërbimit të Epidemiologjisë që përjashton mundësinë që helmimi i qytetarëve të ketë ndodhur për shkak të kontaminimit të ujit.

Gazetari Enver Doçi raporton për Balkanweb se të dhënat e analizave që janë kryer nga Shërbimi i Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor në Bulqizë.

Nga raporti i këtij institucioni thuhet se në mostrat e marra në 7 vende të ndryshme dhe të analizuara mikrobiologjikisht nuk ka rezultuar të ketë ndotje bakterologjike.

Sipas raport-analizës uji është i përshtatshëm për përdorim.

“Ministria e Vdekjes”, qindra qytetarë në protestë për skandalin te Onkologjiku

Qindra qytetarë i janë bashkuar këtë të hënës protestës përpara Ministrisë së Shëndetësisë.

Protesta u nxit nga skandali i mjekëve të Onkologjikut, i zbuluar nga Prokuroria e Tiranës.

Qytetarët kanë protestuar edhe në lidhje me problematika të tjera të sistemit shëndetësor në Shqipëri, ku ndër më kryesoret janë korrupsioni dhe mungesa e barnave.

Një banderolë e madhe me mbishkrimin “Ministria e Vdekjes” u shpalos përpara protestuesve.

Strakosha transferohet tek AEK-u, mungon vetëm zyrtarizimi

Thomas Strakosha, ka kompletuar transferimin tek AEK-u dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi. Portieri i Shqipërisë, ka zbarkuar në zyrat e klubit nga Athina, për të firmosur kontratën.

Mediat pranë klubit të AEK-ut, bëjnë me dije se gjithçka është mbyllur dhe në orët e ardhshme pritet të vijë njoftimi zyrtar.

Te klubi helen, “gardiani” kuqezi do të ketë më shumë minuta në dispozicion, diçka që i mungoi në aventurën e tij tek anglezët e Brentford në Premier League.

29-vjeçari ishte pjesë e Brentford nga viti 2022, kur u transferua nga italianët e Lazio-s.

Portieri shqiptar rikthehet të luajë në Greqi, aty ku e ka nisur edhe karrierën e tij si futbollist, pasi ka qenë pjesë e të rinjve të Panionios.

Ndjekje si nëpër filma në Greqi/ Gjatë arratisjes automjeti me targa shqiptare i mbushur me klandestinë shkakton aksident, 7 pasagjerët ikin me vrap

Një aksident është regjistruar ditën e sotme rreht orës 15:00 në Orestiadë të Greqisë.

Mësohet se në aksdient është përfshirë një automjet i një trafikanti i cili transportonte emigrantë klandestinë. Më tej bëhet me dije se mjeti ishte me taga shqiptare.

Sipas njoftimit të RADIO EVROS mjeti po lëvizte me shpejtësi marramendëse nëpër qytet dhe po ndiqej nga policia. Në tentativë për t’i shpëtuar arrestimit, trafikanti është përplasur në rrugën “Konstantinoupoleos”, në afërsi të kthesës së Venizelos, me një mjet kalimtar në të cilin ndodhej drejtuesi dhe një fëmijë i mitur.

Më tej bëhet me dije se personat në mjetin kalimtar nuk kanë pësuar lëndime, por automjeti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Pas përplasjes automjeti ka ndalur dhe më pas 7 personat kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë. Për arrestimin e tyre kanë nisur kontrollet. Sipas dëshmitarëve okularë, ecja e mjetit të trafikantit ka qenë e pakontrollueshme, pasi ka qenë me shpejtësi shumë të madhe në qendër të qytetit dhe gjatë rrugës është përplasur disa herë me mjetet që kalonin.

T merr në qiell/ Ishte nisur drejt Londrës, avioni goditet nga rrufeja

Një aeroplan i British Airways u godit nga rrufeja teksa po afrohej në aeroportin Heathrow në Britani të dielën pasdite.

Një pasagjer, ka filmuar momentin kur rrufeja goditi krahun e avionit i cili ishte nisur nga Gjermania për në Britani.

Avioni u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin e Gatwick.

“Ishte tronditëse,” tha një pasagjer për gazetën The Sun.

E ardhmja në horizont, Elseid Hysaj gjen akordin

Pasi impenjimit me Shqipërinë, ka të reja për mbrojtësim tjetër kuqezi, Elseid Hysaj. Siç raporton Corriere dello Sport, një nga çështjet e hapura në merkaton e Lazios është ajo e Elseid Hysajt, me kontratën që skadon në qershor të 2025-ës.

Hysaj bashkë me agjentin e tij kanë arritur marrëveshje me Presidentin Lotito për të vazhduar bashkëpunimin. Gjithsesi, në rast se vjen ndonjë ofertë tërheqëse për 30 vjeçarin, klubi kryeqytetas Lazio do ta lërë të largohet pa pagesë, duke kursyer dy milionë euro, përfshirë bonuset, në lidhje me pagën. Hysaj ka luajtur 22 ndeshje në sezonin e fundit.

Hysaj

(J.S/BalkanWeb)