Kush e fshehu v rasjen e 42-vjeçarit Proga në Pogradec? Eksperti Softa zbulon detajet: Kemi një…

Në një emision televiziv është diskutuar mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Pogradec pak ditë më parë, ku si pasojë e dhunës humbi jetën 42-vjeçari Eglantin Proga.

Policia ka arrestuar Denin Meçen si autor të dyshuar të ngjarjes, ndërsa ka dyshime se është tentuar të fshihet krimi.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, duke folur për ngjarjen e rëndë, tha se kemi një shtim të rasteve të dhunës dhe ngjarjeve të rënda.

Softa tha se fillimisht për ngjarjen e Pogradecit u raportua se viktima kishte konsumuar alkool, ishte rrëzuar dhe kishte humbur jetën, gjë që nuk ishte e vërtetë.

Eksperti i sigurisë tha se transporti drejt spitalit për ti dhënë ndihmën e parë 42-vjeçarit mund të ishte bërë si nga qytetarët, ashtu edhe nga policia.
“Policia nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me ngjarjen, kemi një deklaratë të një dite më parë, pasi personi humbi jetën.

42-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e dhunës, janë konstatuar shenjat në trup si pasojë e dhunës. Viktima nuk ishte në një rrugë të braktisur, ishte në zonën më të populluar të qytetit”, tha Softa.

Eksperti i sigurisë u shpreh se ngjarja në Pogradec është zbardhur pas reagimeve dhe presioneve në rrjetet sociale apo medias.

Ai tha se policia ka pasur të gjithë kohën për të parë kamerat, ka pasur mundësinë që të shikojë tabulatet telefonike dhe duhej të zbardhte arsyet apo shkakun e krimit.

“Nuk ndodh një dhunë e tillë për ti marrë jetën një personi nga një konflikt i çastit, pasi është dhunuar deri në marrjen e jetës”, tha eksperti.

Ai u shpreh se akuza “vrasje nga pakujdesia” do të thotë se s’ka vullnet një person për të bërë vrasjen.

“Por kur e godet një person, atëherë dihen pasojat. Si mund të jetë padashje përdorimi i dhunës? Kjo nuk mund të klasifikohet si vdekje aksidentale, kjo është një ngjarje që pavarësisht si klasifikohet, duhet të zbardhet, që nga puna hetimore e policisë dhe deri te arsyet pse ndodhi krimi”, tha Softa.

“Në gje ndje të rënduar psikologjike”/ Ronaldo Sharka merr vendimin e pap ritur

Gazetari i njohur Ronaldo Sharka ka ndarë me ndjekësit një moment shumë delikat. Teksa ka postuar një video ku shfaq defektet në trup, Ronaldo pranon se prej disa vitesh ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Ai tregon se nuk është kujdesur siç duhet për trupin, duke ngrënë ushqime jo të shëndetshme, por tani ka vendosur të ndryshojë. Ronaldo zbulon se ka nisur palestrën dhe ka reduktuar ushqimet që nuk i bëjnë mirë.

Në këtë periudhë postimesh me foto perfekte pa celulit në plazh, po zgjedh të publikojë diçka reale nga jeta ime.

Po, ky dhe kështu jam unë. Të paktën për një periudhë 2-3 vjeçare, deri në ato ditë që kam xhiruar veten në një gjendje të rënduar psikologjike, ku më pas mu desh të merrja vendimin për të nisur palestrën. Mendoja se forca e urisë për të ngrënë dhe pirë pislliqe orar pa orar ishte më e madhe se unë dhe më ka udhëhequr për një kohë shumë të gjatë.

Këtë periudhë të gjatë e kam shijuar shumë për shkak se haja kur doja dhe çfarë doja, por dhe kam qarë shumë për shkak të komenteve. Njerëz, hiqni dorë nga ushqimet e shpejta në rrugë, hiqni dorë nga pijet me gaz dhe ngrënia pa orar. Ju mund ta kontrolloni veten dhe urinë tuaj, mos përfundoni si unë ku sot, më duket sikur po nis jetën nga e para pasi më duhet shumë punë të normalizojë trupin tim.

Faza e parë është pranimi. Unë e pranova veten, faza e dytë është të filloni të ndryshoni. Ju dua

VIDEO

Zbardhet dosja e ύr αsjes së Egli Progës/ “Ma dridh një duhan”, si nisi sherri mes autorit dhe vik timës: Mos më bëni si të fortë, se u…

Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore në lidhje me dhunim për vdekje të Egli Proga nga Denis Meçe.

Sipas dosjes të zbardhur nga Top Channel, një prej dëshmitarëve në vendin e ngjarjes ka treguar se para sherrit, të dy ata kanë qenë në një lokal, Egli i ulur në një tavolinë brenda, dhe Denisi në një tavolinë në pjesën e jashtme.

Meçe i ka kërkuar disa herë Progës që “t’i dridhte një cigare”, dhe pasi ky i fundit ia ka bërë gati i ka thënë: Hajde merre.

Më pas autori ka hyrë brenda dhe ka marrë cigaren dhe kanë filluar të dy me njëri – tjetrin duke thënë, “o kushëri, o kushëri”.

Pasi një çasti Egli i thotë Denisit: O b** q***ë, mos më bëni si të fortë se ju ** k**vat.

Më pas kaluan përsëri më të qeshur, por në një moment thuhet në dosje, Denisi i thotë Eglit: Hajde dalim pak jashtë.

Të dy kanë dalë jashtë për rreth 1 minutë kanë debatuar në trotuar dhe pas debatit, në një moment Denisi Meçe godet me grusht Egli Progën dhe këtij të fundit i ka rënë koka në një makinë të parkuar atje pranë dhe më pas është rrëzuar në tokëm, dhe është përplasur në asfalt.

Pas këtij momenti janë afruar njerëzit për t’i dhënë ndihmë, por ai nuk ka reaguar. Disa minuta më vonë ka mbërritur ambulanca, dhe pasi është transportuar në spital, është konfirmuar i vdekur.

“Katër minuta për të grabitur 1 milion euro”, Mediat italiane: Ata që vodhën shtëpinë e gazetarit dyshohet se janë shqiptarë

Katër minuta i është dashur grupit të “skifterëve” akrobat, për të vjedhur 1 milion euro dhe bizhuteri e sende me vlerë, në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë të Italisë, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë (11 Gusht). Dyshimet nga hetimet e deritanishme janë se autorët janë me origjinë shqiptare.

“Kështu veprojnë bandat shqiptare që po vjedhin shtëpi në veri të Romës”, raporton portali i  lajmeve “roma.repubblica.it”.

Episodi i fundit ndodhi në “Via Courmayeur”, ku banesa e gazetarit Mimmo Del Giudice u zbraz pa vënë re asgjë bashkëshortët pronarë, që ishin në gjumë.

Media i cilëson autorët si “një bandë hajdutësh akrobatësh profesionistë, të lidhur me botën e krimit shqiptar”. Edhe një ditë më pas hetimet po vijojnë me mbledhje dëshmish, pamje të kamerave të sigurisë dhe gjurmët daktiloskopike apo biologjike të lëna nga agresorët.

Gazetari në pension Mimmo Del Giudice tha se u zgjua të dielën në mëngjes (11 Gusht) për të gjetur apartamentin e tij tërësisht të kthyer përmbys. Hajdutët janë ngjitur nga pjesa e jashtme e godinës në katin e tretë dhe më pas kanë hyrë nga një dritare pa grilë.

“Ne gjetëm qepenin e thyer dhe e gjithë shtëpia u kthye përmbys. E vetmja dhomë në të cilën nuk hynë është e jona”, ka dëshmuar ai.
Teksa ka shtuar se autorët kishin hapur kasafortën, ku ndodheshin shuma prej 1 mln euro nga kursimet e të gjithë karrierës së punës së tij dhe pensionit, si dhe sende me vlerë të çiftit.

Policia e stacionit policor Ponte Milvio po heton rastin, pasi ka marrë pamjet nga kamerat e vëzhgimit të “Italpol”, e cila është përgjegjëse për vëzhgimin brenda konsorciumit në via Cortina D’Ampezzo. Një lagje ekskluzive, e banuar nga profesionistë dhe sipërmarrës. Zona në fjalë monitorohet nga rreth 40 kamera me qark të mbyllur.

“Kam dy fëmijë për të mbajtur”, Egli Proga u dh*nua për νd* kje në Pogradec, ja “GJOBA” që i vendosën!

Thellohet më tej skandali pas vrasjes së Egli Progës në Pogradec, sipas tch fshihet gjobvënia.

Policia ka deklaruar zyrtarisht se ngjarja ndodhi për motive të dobëta, Denisi i ka vënë “gjobë” Eglit, duke i kërkuar atij xhiron ditore të lokalit të tij.

Kur ky i fundit ka refuzuar të japë para, duke u shprehur se ka për të mbajtur dy fëmijët e tij, në këtë moment është dhunuar rëndë nga Denisi, derisa humbi jetën në spital.

Goditja me grusht në anën e majtë të kokës ishte fatale për 42-vjeçarin.

Egli Proga ka qëndruar për 30 minuta i shtrirë në tokë, ndërsa i pranishëm ka qenë një efektiv policie.

Kur familjarët kanë tentuar ta cojnë në spital, janë refuzuar duke thënë se ndihma mund të jepet vetëm me ambulancë.

Familjarët nuk kanë marrë ende një certifikatë vdekjeje. Një hetim paralel më ngjarjen përveç arrestimit të Denisit, në pranga ka rënë tre persona të tjerë që fshehën ngjarjen.

Një hetim tjetër ka nisur për veprimet e komisariatit të Pogradecit për të këtë ngjarje të rëndë.

FOTO: Ndërhyrjet estetike e shndërrojnë ish-banoren e BBVK “identike” si Luana Vjollca

Santiana Maloku është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku poston vazhdimisht pamje të ndryshme, pa komplekse për paraqitjet e saj.

Së fundmi megjithatë, disa foto të publikuara nga ajo vetë kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve për shkak të ngjashmërisë së madhe me moderatoren Luana Vjollca.

Disa prej tyre mendojnë se kjo është pasojë e ndërhyrjeve estetike. Në fakt, fotot dëshmojnë vërtet një ngjashmëri të madhe mes dy bukurosheve, Luanës dhe Santianës.

V*rau me grushta babin e dy fëmijëve në Pogradec, Denis Meçe “shpëton” me gjobë ose 5 vite burgim?

Egli Proga nuk jeton më.

Jeta e tij u pre në mes mesditën e të dielës në Pogradec pas dhunës barbare të ushtruar nga 29-vjeçari Denis Meçe.

Për habi, Gjykata e Korçës ka vendosur që Denis Meçe të përballet me akuzën e “vrasjes nga pakujdesia“, e cila mund të çojë në një dënim maksimal prej pesë vitesh burgim, ose edhe me gjobë.

Kjo vendimarrje ka ngritur shumë dyshime, pasi fillimisht Policia e kishte referuar ngjarjen në Prokurori si “vrasje me dashje“, një akuzë që mund të kishte sjellë një dënim prej 10 deri në 20 vjet burgim.

Ndërkohë, për tre të arrestuarit e tjerë të lidhur me këtë ngjarje, Voltan Shulkun, Arian Manellarin dhe Leonidha Gucen, gjykata vendosi masën e “detyrimit për t’u paraqitur”.

Moderatorja tregon si trajtohen pasagjerët që udhëtojnë me traget nga porti i Barit në Durrës!

Pushimet të kthehen në hall”, kështu thotë mes rreshtave moderatorja e njohur Bieta Sulo, teksa ka rrëfyer “tmerrin” e një natë me parë ku iu desh të udhëtonte me traget nga porti i Barit për në Durrës.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, Sulo ka ngritur shqetësimin se si qindra qytetarë të cilët duhet të vinin në Shqipëri iu desh të “strapacoheshin” në qiell të hapur teksa prisnin nisjen e tragetit të tyre, lundrimi i të cilit u anulua e u shty disa herë, pa asnjë arsye specifike.

“Duhej të udhëtonim mbrëmjen e së dielës nga porti i Barit për në Durrës. Lundrimi u anullua. Jo për arsye të motit, pasi linjat e tjera vijonin, thjesht s’kishte arsye. Shkojmë të interesohemi te “desku” i kompanisë, por sportelet e saj të mbyllura”, shkruan moderatorja ndër të tjera.

Teksa ka kërkuar një reagim të menjëhershëm nga autoritetet për të marrë masa, pasi është e patolerueshme të ndodhin ngjarje të tilla, Sulo ia ka bashkangjitur postimit dhe fotot ku qindra qytetarë shihet teksa presin nisjen nga porti i Barit për në Durrës.

Postimi i plotë i Bieta Sulos:

SKANDALOZE mënyra sesi trajtohen pasagjerët që udhëtojnë me traget. Fotot e mësipërme i kam bërë mbrëmjen e djeshme, nuk i përkasin dekadave të shkuara, fatkeqësisht.

Duhej të udhëtonim mbrëmjen e së dielës nga porti i Barit për në Durrës. Lundrimi u anullua. Jo për arsye të motit, pasi linjat e tjera vijonin, thjesht s’kishte arsye. Shkojmë të interesohemi te “desku” i kompanisë, por sportelet e saj të mbyllura.

Askush për të të dhënë një shpjegim/orientim. “Rrahim” telefonat me operatorët në Durrës, për të kuptuar cfarë marrin përsipër kompanitë lundruese në raste anullimesh. Përgjigjia që vinte nga matanë bregut të Adriatikut ishte: ku e njohin fjalën kompensim këta mi, në këtë fluks të jashtëzakonshëm që kanë, u plas shumë se ça ndodh. Ne gjetëm nga një dhomë hoteli aty afër, ama dhjetëra familje të tjera e kaluan natën nën qiell të hapur.

https://www.instagram.com/p/C-mqLJetQ_9/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al&rp=%2Flifestyle%2Fskandaloze-moderatorja-tregon-si-trajtohen-pasagjeret-qe-udhetojne-me–i72098#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1374%2C%22ls%22%3A654%2C%22le%22%3A765%7D

Një ditë më pas. Në 10.30 të mengjesit do të bëhej nisja. Mbërritja parashikohej diku nga ora 6 e pasdites. U futëm në traget. Ora 12 nuk ishim nisur ende… më në fund një zë nga altoparlantët bëhet i gjallë dhe na thotë që për “arsye operative” do të kishim “një vonesë prej më shumë se 90 minutash”. Në atë moment sapo ishin bërë. Më në fund, diku nga ora 13.30 (3 orë me vonesë, pas anullimit të një nate më parë) u nisëm.

Rreth orës 21.00 udhëtarët u nxorrën nga dhomat, ndërkohë që trageti u ankorua në Durrës në orën 22.30. Por u deshën edhe 90 minuta të tjera që më në fund të preknim tokën. Si me magji gjatë këtyre tri orëve, pushuesit e grumbulluar shkallëve dhe korridoreve, me fëmijët që grindeshin dhe fytyrat e lodhura, u shndërruan në refugjatë. Këto janë pamjet e kësaj mbrëmjeje, kur pushimet të kthehen në hall.

Arroganca e kompanive të trageteve, që duket sikur të kanë në dorë jetën përtej pushimeve, që i trajtojnë njerëzit jo në dinjitetin që u takon, por sikur janë bagëti, duhet të marrë fund! Pamjet si të emigrantëve që shkonin në Amerikë në fillim shekullin XX, nuk kanë vend në 2024!

E reja ARRESTOHET në Turqi se shau Erdoganin! (Video)

Një gjykatë turke urdhëroi të hënën, arrestimin e një gruaje me akuzën e nxitjes së urrejtjes dhe fyerjes së presidentit, Recep Tajip Erdogan.

E gjitha sepse në Turqi u ndalua për disa javë përdorimi i rrjetit social Instagram.

Në një intervistë të postuar në një kanal në YouTube javën e kaluar, kur Instagram ishte ende i bllokuar, Dilbura Y. ishte një nga kalimtarët që u pyet për ngjarjen.

Nëse ne e lëmë sistemin parlamentar dhe ia japim të gjithë pushtetin një burri të vetëm, ai do ta përdorë atë si “stallin e babait të tij. Ndër të tjera në intervistën e saj, e reja komentoi edhe personat që mbështesin ndalimin e Instagramit dhe vrasjen e qenve endacakë (2 nisma të ndërmarra nga qeveria e Erdogan): Ju jeni idiotë. Ju po ia dorëzoni të gjitha të drejtat tuaj një personi të vetëm”, tha e reja, sipas mediave lokale.

Për të gjitha ato që tha, e reja u arrestua me urdhër të një gjykate në Izmir.

Grida Duma dhe Ervin Salianji “ar ratisen” nga Shqipëria, kapen mat në…

Ervin Salianji dhe Grida Duma janë kapur mat në aeroportin e Frankfurtit.

Në fotot e siguruara nga “CNA”, të realizuara mbrëmjen e kaluar, Salianji shihet në shoqërinë e Grida Dumës në një bar.

Një burim tha se dyshja po kthehen nga pushimet luksoze në vendet ekzotike.

Grida Duma dhe Ervin Salianji janë përfolur për lidhjen e tyre të dashurisë dhe bashkëjetesën, por ende nuk e kanë pranuar publikisht.