V*rau me grushta babin e dy fëmijëve në Pogradec, Denis Meçe “shpëton” me gjobë ose 5 vite burgim?

Egli Proga nuk jeton më.

Jeta e tij u pre në mes mesditën e të dielës në Pogradec pas dhunës barbare të ushtruar nga 29-vjeçari Denis Meçe.

Për habi, Gjykata e Korçës ka vendosur që Denis Meçe të përballet me akuzën e “vrasjes nga pakujdesia“, e cila mund të çojë në një dënim maksimal prej pesë vitesh burgim, ose edhe me gjobë.

Kjo vendimarrje ka ngritur shumë dyshime, pasi fillimisht Policia e kishte referuar ngjarjen në Prokurori si “vrasje me dashje“, një akuzë që mund të kishte sjellë një dënim prej 10 deri në 20 vjet burgim.

Ndërkohë, për tre të arrestuarit e tjerë të lidhur me këtë ngjarje, Voltan Shulkun, Arian Manellarin dhe Leonidha Gucen, gjykata vendosi masën e “detyrimit për t’u paraqitur”.