Stresi paralajmëron Eurofast: Mos m’u afroni se do bëhet nami! S’kam fjetur prej dy vjetësh rehat për shkak…

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka reaguar sërish në lidhje me urdhërarresin e lëshuar ndaj tij, për dhunën e ushtruar ndaj TikTok-erit të famshëm Medi Iseni, më 2 gusht në Pejë.

Ndërsa këngëtari Noizy (Rigels Rajku) dhe Dj Crax (Bahtjar Bajraktari) janë ndaluar nga policia, Sresi është ende në kërkim dhe përmes disa reagimeve në rrjete sociale është shprehur i nervozuar në pasi po kërkohet nga Eurofast.

Stresi shkruan se njësia Fast është krijuar për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqëore, ndërsa thekson se ky nuk është rasti, pasi bëhet fjalë për artist.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar njësinë policore, duke i kërkuar të mos i afrohen, teksa fajtore për situatën e krijuar bën ministren e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiaj.

Reagimi i Stresit:

Eurofast kujdes mos i hypni kalit mbrapsht ju sygjeroi mos u afroni se do bohet nami kaq po ju them ….

Ju keni punen tuj rrespekt po me ardh mem kap mu pa faj vec pse i teket ministres joo00000000 sdo ta lejoj skam fjet qe dy vjet gjume rehat prej sharjeve e kercenimeve, qohet kjo zdralica thot ekstradim a thu kemi vra njerëz

Ne shqipri me njeh e gjithe policia e shtetit gzojn rrespekt edhe gzoj per ata

Por sdo ti lejoj vec pse i teket ministres.

Shko bo bussines me shkiet tani leja gjykates ket pun e bashkpunoni me gjykaten e tiranes e zgjidhini problemin

Njesia Fast është krijuar per kapjen e personave të shpallur në kërkim (kryesisht ndërkombëtar) por që janë persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kurrësesi nuk mund të aktivizosh këtë njësi për kapjen e një/ disa artistave që i njeh gjithë publiku dhe nuk j’u fshihen drejtësisë. Është marrëzi!

Efi Dhedhes hυ.mb njeriun e shtrenjtë, pak orë pasi denoncoi Urgjencën për neglizhencë

Efi Dhedhes publikoi ditën e djeshme një video ku shihej mjaft e revoltuar me shërbimin e Urgjencës.

Në denoncimin e saj, Efi shprehej se si prej orësh ka kërkuar një ambulancë për t’i ardhur në ndihmë gjyshit të saj, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën.

Ndërsa pak më parë, Efi ka ndarë lajmin e trishtë me ndjekësit e saj. Ajo bën të ditur se fatkeqësisht gjyshi i saj ka ndërruar jetë.“U prehsh në paqe gjyshi im. RIP Selfo Mancellari”, shkruan ajo në InstaStory.

Efi Dhedhes humb njeriun e shtrenjtë, pak orë pasi denoncoi

Postimi i Efit

Kampionia ruse e shahut tenton të heImojë kundërshtaren e saj!

Një kampione ruse i shahut, e cila tentoi të helmonte një kundërshtare gjatë kampionatit të shahut të Dagestanit, që u mbajt në Makhachkala në fillim të gushtit, po përballet me tre vjet burg.

Pamjet e kapura nga një kamera sigurie tregojnë 40-vjeçaren Amina Abkarova duke hyrë në sallën ku do të mbaheshin lojërat më 2 gusht.

Gruaja shihet duke parë disa lista në një stol (që ndoshta tregonte se ku do të ulej kundërshtari i saj) dhe pasi sigurohet që fusha është e pastër, i afrohet një prej tabelave të shahut tashmë të vendosura.

Pasi hodhi një vështrim përreth për t’u siguruar që asnjë nga të paktët në dhomë nuk po e shikonte, ajo nxjerr diçka nga çanta. Më pas ajo shihet teksa derdh një substancë mbi tavolinë dhe pjesët e shahut dhe largohet.

Objektivi i Abkarova, sipas mediave ndërkombëtare, ishte 30-vjeçarja Umayganar Osmanova, e cila pasi u ul në tavolinën e shahut shfaqi përkeqësime të shëndetit, gjatë ndeshjes.

Ky veprim i 40-vjeçares doli në dritë pasi një gjyqtar i garave raportoi në polici për gjendjen e çuditshme të Osmanovas, duke bërë që të kontrolloheshin kamerat e sigurisë.

Abkarova më vonë pranoi para autoriteteve se kishte thyer një termometër në tavolinën e shahut të 30-vjeçares dhe kishte derdhur merkur mbi të.

Madje, ajo dyshohet se u përpoq të justifikonte aktin e saj duke thënë se Osmanova ishte ajo që nisi sherrin mes tyre, pasi në një turne të mëparshëm kishte ofenduar atë dhe familjen e saj.

“Jam e tronditur nga ajo që ndodhi. Nuk mund t’i kuptoj motivet që e shtynë një shahiste me përvojë si Abakharova të bëjë këtë veprim”, tha ministrja e Sportit e Dagestanit, Sazida Sazidova . “Veprimet e saj mund të kenë një përfundim tragjik, duke kërcënuar jetën e të gjithë konkurrentëve, përfshirë edhe veten.

Abkarova fitoi kampionatin rajonal të shahut të Kaukazit vitin e kaluar dhe punon si trajnere shahu në një shkollë në Makhachkala.

Ukraina hyn në Rusi dhe nis kundërofensivën, Putin mbledh gjeneralët

Për herë të parë ushtria ukrainase hyn në Rusi, në kundërofensivën e saj më të madhe që nga nisja e luftimeve dhe agresionit të Moskës, më shumë se dy vite më parë. Trupat ushtarake të Kievit njoftohet nga korespondentët e terrenit së kanë depërtuar në rajonin e Kurskut, ku luftimet po vazhdojnë.

Aq sa në mbrëmje (e mërkurë), 36 orë pas nisjes së operacionit të papritur ushtarak të Kievit, në rajon u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Përballë situatës, presidenti Vladimir Putin po bën thirrje për solidaritet kombëtar, për të ofruar ndihmë për rajonin që është nën sulm prej dy ditësh.

Ndryshe nga inkursionet e mëparshme të kryera në rajonet kufitare ruse nga njësi të parregullta, në të cilat luftuan edhe vullnetarë rusë, personeli i Forcave të Armatosura të Ukrainës u përfshi në inkursionin që po zhvillohej që nga mëngjesi i 6 gushtit në rrethet Sudzhansky dhe Korenevsky. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideroi “një provokim i madh nga ana e regjimit të Kievit”, teksa thirri një mbledhje të qeverisë dhe një tjetër të Këshillit të Sigurimit.

“Ai qëllon pa dallim me lloje të ndryshme armësh, duke përfshirë raketa, ndaj ndërtesave civile, ndërtesave të banimit dhe ambulancave”, vazhdoi presidenti.
Kreu i Kremlinit kërkoi një reagim në kohë, udhëzoi zëvendëskryeministrin Denis Manturov të koordinojë punën dhe ftoi rajonet të ofrojnë ndihmë për rajonin e Kurskut:

“Unë me të vërtetë llogaris mbështetjen tuaj”, u shpreh ai.
Putin u takua pasdite edhe me ministrin e Mbrojtjes, Andrej Belousov, drejtorin e FSB-së Aleksandr Bortnikov, sekretarin e Këshillit të Sigurimit, Sergei Shoigu dhe shefin e shtabit, Valerij Gerasimov. Gerasimov mori pjesë në takim përmes video-konferencës, “nga një nga pikat e kontrollit operacional”.

Dhe ai shtoi: “Veprimet e njësive që mbulojnë kufirin shtetëror së bashku me rojet kufitare dhe njësitë e përforcimit, sulmet ajrore të forcave raketore dhe zjarri i artilerisë, ndaluan përparimin e armikut në thellësi”.
Nga mijëra ushtarë të përfshirë në inkursion, sipas deklaratave të Gerasimov, afërsisht një e treta ra gjatë ofensivës.

“Si rezultat i veprimeve të ushtrisë ruse, armiku humbi 315 njerëz, nga të cilët të paktën njëqind u vranë dhe 215 u plagosën – raportoi Gerasimov – u shkatërruan 54 automjete të blinduara, duke përfshirë shtatë tanke”.
Megjithatë, ai nuk dha të dhëna për ndonjë humbje nga forcat e mbrojtjes të dislokuara nga Rusia. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Shëndetësisë, bombardimi që shoqëroi sulmin nga forcat tokësore shkaktoi të paktën 5 të vdekur dhe 31 të plagosur. Mes viktimave janë edhe gjashtë fëmijë, të cilët do të priten në spitalet e kryeqytetit.

Në mbrëmje kanalet e ashtuquajtura Telegram “Z” përhapën lajmin e pakonfirmuar për vdekjen e gazetarit të televizionit shtetëror “Vgtrk”, Evgeniij Poddubny.

“Forcat ukrainase kryen sulme të synuara kundër manastireve dhe kishave në rajonin e Kurskut”, tha Patriarku Kirill.
Të gjitha këto “krime”, komentoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakarova, ndodhin në sfondin e “heshtjes cinike” të Perëndimit, e cila përforcon “ndjesinë e mosndëshkimit” të Kievit. Komisioni Hetimor ka hapur një rast për sulmin ndaj civilëve. Rasti, sqaroi zëdhënësja Svetlana Petrenko, do të trajtohet si një rast sulmi terrorist dhe sulmi kundër oficerëve të zbatimit të ligjit.

Numri i ushtarëve dhe luftëtarëve ukrainas që hynë në rajonin e Kurskut, i vlerësuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe disa kanale Telegram pro-qeveritare, është rreth një mijë. Megjithatë, disa mijëra civilë janë larguar nga zona në 24 orët e fundit. Kjo u raportua nga guvernatori i përkohshëm i rajonit të Kurskut, Alexei Smirnov, i cili zhvilloi konsultime me kreun e shtetit natën midis 6 dhe 7 gusht.

“Më shumë se 200 njerëz u nxorën nga zona e bombardimeve me autobusë”, tha Smirnov. Të tjerët u larguan nga zona “me mjete personale”.
Gjatë natës u krijuan qendra pritjeje të përkohshme me rreth 2.5 mijë vende, të pajisura me ujë, ushqim, ilaçe dhe nevoja elementare. Mjekët dhe ndihmësmjekët nga Moska dhe Shën Petersburg po udhëtojnë në rajon. 

ZYRTARE/ I tha “jo” Greqisë për Shqipërinë, portieri i Kombëtares Shpresa transferohet te ekipi portugez

Anxhelo Sina, portieri shqiptar ka firmosur me Rio Ave. “Gardiani” i Kombëtares Shpresa është transferuar nga Olympiacos, në  formë huazimi.

“Mirësevjen Sina” – shkruan klubi portugez i Rio Ave në rrjetet sociale. Sinën e pret një punë e vështirë në kampionatin portugez, pasi konkurrenca është e madhe.

Vlen të theksojmë se lojtari refuzoi Greqinë, për të qenë pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë. Debutimi i tij me Rio Aven në një ndeshje zyrtare mund të vijë ndaj Sportingut, në takimin e parë të Liga Portugal.

https://www.instagram.com/p/C-X36aWNqNz/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=990&rd=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com&rp=%2Fzyrtare-i-tha-jo-greqise-per-shqiperine-portieri-i-kombetares-shpresa-transferohet-te-ekipi-portugez%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1915%2C%22ls%22%3A751%2C%22le%22%3A1904%7D


(J.S/BalkanWeb)

E FUNDIT/ Konfirmohet se i ν*ari në Lloznicë është Faton Hajrizi

Personi i vrarë në Lloznicë të Serbisë më 19 korrik është konfirmuar se është Faton Hajrizi dhe trupi i tij gjendet në morgun e këtij qyteti, kanë bërë të ditur burimet e KOHËS të enjten.

Konfirmimi është bërë pas analizimit të materialit të marrë nga strishoja e nënës së Fatonit.

Në morgun e Lloznicës aktualisht gjendet avokati i autorizuar nga familja Hajrizi, Arianit Koci, i cili është duke u marrë me procedurat e tërheqjes së trupit dhe transportimit në Kosovë.

Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës. Një ditë më herët, ai dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër. Faton Hajrizi qe arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.

Shkoi për të kërkuar borxhin, deΙ foto e shqiρtarit që υ ν*α në Itali!

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Itali, ku u vra me thikë një 38-vjeçari shqiptar, Dritan Idrizi.

Ibrizi ka qenë më parë i dënuar për drogë, ndërsa ka humbur jetën pas një përplasje me disa shqiptarë të tjerë

38-vjeçari së bashku me tre shqiptarë të tjerë, të pajisur me shkop gome kishin shkuar në shtëpinë e disa bashkëkombësve, ku do merrnin borxhin prej 5 mijë euro.

Gjatë debatit njëri nga personat në fjalë ka godit një grua me shkop në kokë, gjë që ka bërë që bashkëshorti i saj të nxirrte thikën dhe të qëllonte disa herë në gjoks 38-vjeçarin, i cili humbi jetën në vend.

Autoritet italiane po vijojnë hetimet për ngjarje, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar.

ΡërρΙasja mes dy familjeve SHQIPTARI/ 38-vjeçari shkoi së bashku me miqtë e tij i “ar matosur” për të marrë BORXHIN prej 5 mijë eurosh, por…! Dritan Idrizi u g.όdit me th* kë në z emër!

Një shqiptar është sulmuar fatalisht pas një sherri që dyshohet se ka nisur për shkak të aktiviteteve ilegale dhe konflikteve të vazhdueshme.

Fillimisht ka qenë një debat i furishëm dhe më pas goditja me thikë në zemër. Viktima është identifikuar si Dritan Idrizi, 38 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë.

Vrasja është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës (7 gusht), rreth orës 22:00, në kufirin me provincën e Rimini, në Tavullia, në territorin e Pesaro Urbinos.

Edicioni “Marche i Ansa”-s raportoi: “Krimi ndodhi në fund të një debati të dhunshëm mes familjeve me origjinë shqiptare, ku u plagosën të paktën katër persona të tjerë”.

Nga informacionet e para, viktima është 38-vjeçari Dritan Idrizi, banues në zonën e Rimini të San Giovanni në Marignano, i cili më pas ka ndërruar jetë në spitalin Cattolica, ku ishte transportuar për një operacion të dëshpëruar.

Për momentin dinamika e sulmit nuk është përcaktuar ende, teksa policia njoftoi se ka edhe disa të plagosur të tjerë nga përleshja. Të plagosurit e tjerë u transferuan në spitalin e Pesaros.

“Askush nuk është arrestuar deri më tani por hipotezat flasin për vrasje, tentativë vrasje dhe plagosje të rënda dhe Policia po heton”, vijon raportimin kjo agjenci.

Kurse media të tjera publikuan edhe disa detaje shtesë, sikurse fakti se “viktima, i armatosur me shkopinj dhe së bashku me 2 bashkatdhetarë të tjerë, shkoi në shtëpinë e një shqiptari të katërt për të larë hesapet dhe për të mbledhur mijëra euro për punë”.

Teksa më tej theksohet se ai kishte qenë i dënuar më parë për drogë.

Njëri nga anëtarët e grupit duket se ka goditur një prej familjarëve në kokë, ndoshta me çekiç, më pas një person i armatosur me thikë u kundërpërgjigj duke e goditur Idrizin tre herë në gjoks. Ende nuk është identifikuar autori i krimit, teksa hetimet janë ende aktive./RiminiToday

Shqiptarja tërhiqet zυσrrë në autostradë në Greqi, humb je tën

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të enjte në Greqi.

Sipas mediave vendase mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Patras-Pirgo ku 75-vjeçarja shqiptare teksa po tentonte të kalonte autostradën është përplasur nga një mjet dhe më pas është tërhequr zvarrë.

E moshuara kishte udhëtuar nga Kos për të vizituar një të afërm në Alissos.

Aksidenti ka ndodhur në orën 05:40 të mëngjesit, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Ndαhet nga je ta në moshën 20-vjeçare djali i legjendës së futbollit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në familjen e ish-mbrojtësit brazilian të Milanit, Serxhinjo. Djali i tij 20-vjeçar, Diego, është ndarë nga jeta në lule të moshës.

Ka qenë klubi i Milanit që përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta para kohe të 20-vjeçarit Diego.

“Ne mblidhemi rreth Serxhinjos dhe familjes së tij për vdekjen tragjike dhe të parakohshme të djalit të tyre Diego. Gjithmonë ne zemrat tona”, thuhet në postimin e Milanit.

Për momentin nuk janë dhënë detaje për atë që ka ndodhur. Rrjetet sociale janë ndezur me mesazhe dashurie dhe solidariteti, duke demonstruar ndjenjën e thellë të komunitetit brenda familjes së futbollit.

Trashëgimia e Serginhos në AC Milan është rrënjosur me vlerësime, duke përfshirë tituj të shumtë të Serie A dhe trofe të UEFA Champions League.