Ρrοva se si e pengοnte drejtësinë Sali Berisha, është fshehja e kasetës me dëshminë e “blerë”, që i mori truprοjes së Azemit

“Bolla e zezë” e Shqipërisë së trazicionit dhe i “tremburi” i Lalzit prej reformës së SHBA, kujton se provat e krimit dhe fshehja e krimeve të tij, zhduken siç ia zhduknin Adriatik Llalla, Gjin Gjoni, Enkelejdi Hajro, Marsida Xhaferllari, Alaudin Malaj, Dritan Broci, Fatmira Hajdari etj., por ato janë të plota në sirtarët e atyre që e damkosën si person “non grata”

Në çdo deklarim të tij, bërë pas vendimit të DASH për shpallje person “non grata”, Sali Berisha i ka quajtur shpifje akuzat për pengim të drejtësisë, lidhur me krimet e tij, të familjes, bashkëpunëtorëve ministra, politikanë, kryepolicë si Agron Kulicaj e Erzen Breçani dhe kriminelë që mbante pranë.

Ndoshta, nga tronditja e fortë që ka pësuar, Sali Berisha kujton se SHBA akuzon e vendos pa prova; por në fakt asnjë provë, dëshmi e dosje nuk është zhdukur, përkundrazi të gjitha janë të skeduara me detaje nga drejtësia e re Amerikane.

Një prej fakteve, që vërteton akuzën e SHBA, për pengim të drejtësisë me manipulim e fshehje të provave të krimit, me fshehje dëshmitari, është rasti i intervistës që Sali Berisha i ka marrë në spital truprojes së plagosur të Azem Hajdarit, mëngjesin e 13 shtatorit 1998, pa lejen e policisë e prokurorisë.

Fillimisht, truprojen Zenel Neza e manipuluan me premtimin për largim ilegal nga Shqipëria e fshehje në Belgjikë; duke i kërkuar si këmbim heshtjen dhe refuzimin për dëshmi para drejtësisë.

Pas pazarit, pesonalisht Sali Berisha, incizoi dëshminë e truprojes Zenel Neza, ndërsa pas disa ditësh e zhduku nga Shqipëria, duke e fshehur në Belgjikë, në baza trafikantësh me të cilët kishin lidhje Berisha dhe Gazidede.

– Përse Sali Berisha e intervistoi me urgjencë e ilegalisht, të vetmin dëshmitar okular të vrasjes së Azem Hajdarit, para marrjes në pyetje nga policia e prokuroria dhe pa lejen e tyre?

– Përse Sali Berisha po e fsheh prej 13 vitesh dhe nuk e dorëzon në organet e drejtësisë, këtë kasetë me dëshmi “kyçe” në skenarin e vrasjes së Azem Hajdarit, para selisë së PD?

Me aq “përvojë” sa ka Sali Berisha në çështje krimesh, besojmë se e kupton, që regjistrimi i paligjshëm e mos dorëzimi i kësaj kasete; manipulimi e ndalimi i dëshmitarit për të mos deklaruar para drejtësisë dhe fshehja e dëshmitarit jashtë Shqipërisë, janë prova pengimi me dashje të drejtësisë./Pamfleti

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 5 shtator 2024

DASHI

Ju nuk jeni në humor për t’u përballur me rreziqe, veçanërisht në konfliktet ndërpersonale. Në dashuri përpiquni të komunikoni hapur për të çliruar çdo tension. Në punë, gjeni anën konstruktive të kritikës: mund të jetë e vështirë, por do t’ju ndihmojë të rriteni.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, inatet e vjetra mund të rishfaqen, duke ju dëmtuar humorin. Në dashuri, përpiquni të ndryshoni këndvështrimin dhe shikoni gjërat në një këndvështrim të ri për të shmangur nxitjen e negativitetit. Në punë mbani një qëndrim pozitiv, edhe kur përballeni me vështirësi.

BINJAKËT

Në fillim ndiheni pak të demotivuar, por energjia do të kthehet gjatë ditës. Në dashuri, edhe nëse të tjerët mund të mos e vërejnë menjëherë ndryshimin tuaj, energjia juaj e brendshme do t’ju drejtojë drejt momenteve më të mira. Në punë, aftësia juaj për t’u përshtatur do të jetë forca juaj.

GAFORRJA

Të dini se çfarë dëshironi është sigurisht një gjë e mirë, por sot mund të keni vështirësi për të gjetur një zgjidhje dhe përgjegjësitë do t’ju pengojnë të ndiqni zemrën tuaj. Megjithatë, përpiquni të mos shtypni instinktet tuaja. Në punë, këmbëngulja do jetë çelësi.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, gjestet veçanërisht dashamirëse të një njeriu të dashur të bëjnë të ndihesh i vlerësuar dhe i admiruar. Në dashuri, shijoni këto momente dhe lëreni veten të përkëdheleni. Në punë, vetëbesimi juaj do jetë një avantazh për të përballuar çdo sfidë.

VIRGJËRESHA

Keni shpenzuar shumë energji së fundmi dhe tani ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka në jetën tuaj. Në dashuri, merrni pak kohë për të reflektuar mbi atë që dëshironi vërtet. Në punë qetësia dhe durimi do ju ndihmojnë të kapërceni vështirësitë.

PESHORJA

Keni shumë nevojë për argëtim dhe relaksim, por një problem familjar mund t’ju bllokojë. Në dashuri, përpiquni të mos lejoni që çështjet private të ndërhyjnë në ndjenjat tuaja. Në punë do arrini t’i menaxhoni me shumë mjeshtëri emocionet.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, mund të jeni të pushtuar nga një mori informacionesh, disa prej të cilave janë kontradiktore. Në dashuri, përpiquni të gjeni të vërtetën mes gjithë kësaj, edhe nëse ju duket e vështirë. Në punë, qëndroni të qetë dhe mos lejoni që zhgënjimi të pushtojë.

SHIGJETARI

Ju dëshironi të punoni shumë në punë dhe produktiviteti juaj do të jetë i mirë për vetëvlerësimin tuaj. Në dashuri, megjithatë, mbani mend se ata që ju duan nuk kanë nevojë t’ju shohin gjithmonë të zënë për t’ju vlerësuar. Gjeni një ekuilibër mes punës dhe jetës private.

BRICJAPI

Përballja me dikë shumë kokëfortë sot mund të jetë problematike. Në dashuri, përpiquni të mos lejoni që një keqkuptim i vogël të bëhet një sfidë e madhe. Në punë qëndroni të qetë dhe kërkoni një zgjidhje paqësore.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, me një organizim të vogël përpara dita duhet të ecë pa probleme, me një ose dy pengesa të vogla aty-këtu. Në dashuri, diçka e papritur do t’ju tërheqë vëmendjen. Në punë përpiquni të qëndroni të fokusuar në objektivat kryesore.

PESHQIT

Ndiheni më pak introvert se zakonisht dhe më rehat duke u shoqëruar. Në dashuri, kjo mund të çojë në lidhje të reja pozitive. Në punë, kushtojini vëmendje marrëdhënieve profesionale: mund të hapen mundësi të reja interesante.

Shqiptari bën heroin në Greqi, shpëton greken që ra nga anija në det

Ndërhyrja e 44-vjeçarit shqiptar, Mariglen Hoxha, ishte vendimtare në shpëtimin e jetës së një gruaje 71-vjeçare, e cila në orët e para të së dielës ra aksidentalisht në portin e Mytilinit gjatë momentit që po hipte në traget.

Pa hezituar për asnjë çast, 44-vjeçari u hodh në det për ta shpëtuar dhe qëndroi me të për rreth 20 minuta në ujë, derisa arritën t’i ndihmonin. “Marios” – siç e thërrasin në Mytilini, ku jeton dhe punon prej vitesh me familjen e tij – përshkruan minutat kritike kur pa gruan të binte në ujë dhe përpjekjet që bëri për ta mbajtur atë mbi ujë, ndërsa ajo ishte e frikësuar dhe e ngrirë nga të ftohtit. “Kur dolëm jashtë, ajo u ul në një karrige dhe unë kam në mendje imazhin e mënyrës se si më shikonte, ashtu siç e shikon një fëmijë,” thotë ai.

Në një intervistë për Aeolus, Hoxha shpreh dëshirën të dijë për gjendjen e gruas, pasi nuk ka asnjë informacion mbi të. “Le të jetë mirë gruaja, kjo është gjithçka që dua,” thotë ai. “Nuk e di si e gjeta forcën dhe u hodha pa menduar në port sapo e pashë gruan duke pirë ujë dhe duke u përpjekur të qëndronte mbi ujë. I thosha ‘Gjyshja, jam këtu, mos ki frikë’, dhe ajo më thoshte ‘Kam ftohtë’,” përshkruan 44-vjeçari.

Hoxha kishte shkuar në port për të shoqëruar motrën e tij, e cila po udhëtonte me fëmijën e saj, kur ndodhi incidenti. Ai tani konsiderohet një hero lokal për aktin e tij të guximshëm dhe shpëtimin e jetës së gruas së moshuar.

“Po na vjedhin” – gazetari tregon çmimin e naftës në shtetet fqinje

Të rrojë nacionalizmi se as brekë në bythë nuk kemi

Njeriu në një moment duhet të ndalojë dhe reflektojë për ata çka ndodh përreth jetës së vet, për faktorët socialë dhe ekonomikë.
Këtë javë më rastisi të isha në Maqedoni e më pas Greqi. Sot u ktheva në Shqipëri.
Një nga gjërat që më bëri përshtypje, revoltoi por s’kam fuqi ta ndryshoj (veç të them ndonjë fjalë këtu) ishte çmimi i naftës në tre shtetet.

Në Maqedoni i hodha naftë në Ohër, ku çmimi ishte 69.5 denarë (1.13 euro). Në Greqi e mbusha sarbatorin në Kostur, ku çmimi i naftës ishte 1.58 euro. Në Shqipëri, një litër naftë kushton 179 lekë (1.8 euro)

Paga mesatare në Maqedoni është rreth 600 euro, paga mesatare (reale) në Shqipëri nuk shkon më tepër se 500 euro ndërsa paga mesatare në Greqi shkon rreth 1350 euro.

Çfarëdo lloj arsyeje (justifikimi) që autoriteti i konkurrencës dhe vet shteti shqiptar të nxjerrë për çmimin e naftës (e rritur për shkak të taksave dhe akcizave) është e papranueshme. T’i marrësh lekët nga xhepi një familje të thjeshtë shqiptare që sot e ka domosdoshmëri lëvizjen me automjet është kriminale. Të paktën unë e cilësoj kriminel atë që merr lekët nga xhepi im, teksa harxhoj me tepër se 350 mijë lek te vjetra naftë në muaj.

Ajo çka të irriton e të heq trurin është se 99% e popullit shqiptar e ble me këtë çmim, 1.8 euro ndërsa një pasanik me jaht mund të furnizohet në Shqipëri me 0.5 euro litrin.

Para se deputetët demokratë të fillojnë të mendojnë për aksionet opozitare (që leshtë do bëjnë, siç kanë bërë) e mazhoritarët që shumica janë sa për të ngritur kartonin, duhet të kuptojnë që monopolizimi i tregut të naftës ndikon drejtpërdrejtë në xhepin e çdo qytetari shqiptar.

Të paktën, në xhepin tim po futin duart!

(shkrimet e fundit të miat janë postuar në disa portale, këtë nuk pres ta postoni të dashur kolegë, u mirëkuptoj. Por u lutem ta shpërndajnë vetëm ata që e marrin naftën me 1.8 euro, të tjerëve u falet)

Fotoja numër 1 – Maqedoni
Fotoja numër 2 – Greqi
Fotoja numër 3 – Shqipëri

Historike / Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

Mesfushori me origjinë shqiptare nga Kosova, Granit Xhaka është nominuar për çmimin prestigjioz të Topit të Artë. Një arritje e jashtëzakonshme për futbollistin i cili zhvilloi një sezon fantastik me Bajern Leverkusen. 

Kjo është hera e parë që Xhaka është pjesë e listës së kandidatëve për këtë çmim të rëndësishëm në futbollin ndërkombëtar. 

Ceremonia e ndarjes së “Topit të Artë” do të mbahet më 28 tetor në Paris, ku do të mblidhen personalitete të njohura nga bota e futbollit për të nderuar më të mirët e vitit. 

Këtë vit, disa lojtarë të tjerë janë gjithashtu në garë për çmimin, duke përfshirë Vinicius Zhunior i Real Madridit, Rodri i Mançester Sitit dhe Xhud Bellingham, që të gjithë janë konsideruar si favoritë për të fituar Topin e Artë. 

Nomimi i Granit Xhakës është një dëshmi e suksesit të tij dhe ndikimit që ka pasur në fushë gjatë vitit të fundit, duke e bërë këtë një moment të veçantë për karrierën e tij dhe për tifozët e tij. 

Graniti fitoi Bundesligën me Bajer Leverkusenin pa pësuar asnjë humbje, po ashtu shtoi DFB Pokal dhe Superkupën e Gjermanisë. 

Bora Zemani bën ndryshimin e madh në pamje, ja si duket moderatorja e njohur (FOTO)

Gjatë viteve të fundit, Bora Zemanin e kemi parë brune, me flokë të kuqe, kur tonet e qershisë u bënë tendenca e padiskutueshme e vjeshtës, por këtë herë, me një ndryshim të madh.

Por së fundmi ajo është shfaqur me një ndryshim në pamje.

Bora ka zgjedhur një nuancë më të ëmbël, si një të mesme të artë mes brunes dhe biondes, por kjo vetëm në fotot e para. Në përfundim të procesit, ajo na ka treguar se është bërë bionde.
 
Moderatorja ka bërë një grim të lehtë, ku në pah bien mollëzat e saj me një blush ngjyrë pjeshke e buzët që shkëlqejnë dhe në fakt, mund të themi se deri më tani, nuk kemi gjetur një ngjyrë që nuk i shkon Borës.

Bora Zemani

Berisha mbledh Kryesinë e PD, paralajmëron me mospjesëmarrje në zgjedhje nëse nuk formohet qeveri teknike

Sali Berisha ka është “rikthyer” sot në selinë e Partisë Demokratike, pas një kohe të gjatë, duke përdorur teknologjinë nga arresti i shtëpisë.
Berisha ka mbledhur Kryesinë e PD-së, pasi gjykata i riktheu atij vulën dhe logon e kësaj force politike.

Në fjalën e tij, Berisha e vuri theksin te zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, teksa tha se qëllimi i PD-së është të kthejë votën e lirë te qytetarët. Berisha paralajmëroi me mospjesëmarrje në zgjedhje, nëse nuk krijohet një qeveri teknike për zgjedhjet e 2025-ës.

Sipas tij, nuk ka asnjë shans që zgjedhjet të jenë të drejta dhe të ndershme me Edi Ramën.

“Partia Demokratike ka si alternativë mospjesëmarrjen në zgjedhje, e cila është e garantuar në statutin e saj. Edi Rama do të festonte me një vendim të tillë. Por detyrimi ynë absolut është kthimi i votës së lirë te shqiptarët, dhe ky kthim realizohet vetëm me largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike”, tha ndër të tjera Berisha.

Berisha gjithashtu tha se vjeshta nuk do të karakterizohet nga protestat masive, por shtoi se deputetët duhet të qëndrojnë pranë çdo qytetari që kërkon të përfaqësohet dhe t’i dëgjohet zëri.

Presidenti i Venezuelës zhvendos Krishtlindjen në 1 tetor

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka vendosur të afrojë festën e Krishtlindjes në 1 tetor.

Lideri 61-vjeçar i shtetit në Amerikën Latine, fitoi pak ditë më parë mandatin e tij të 3-të 6 vjeçar, pavarësisht pretendimeve të shumta për manipulim të procesit zgjedhor.

Në një intervistë televizive, ai nuk e fshehu gëzimin për fitoren në zgjedhje, duke thënë se do të firmosë një dekret për ta zhvendosur festën e Krishtlindjes në 1 tetor.

“Është shtator dhe tashmë ka aromë si Krishtlindje. Kjo është arsyeja pse këtë vit, në homazh për ju, në mirënjohje ndaj jush, unë do të dekretoj që Krishtlindjet të sillen në 1 tetor”, tha Maduro gjatë një daljeje televizive të hënën.

Kjo nuk është hera e parë që Maduro ndryshon datën e Krishtlindjeve që kur mori frenat e vendit me shumicë katolike nga Hugo Chavez në vitin 2013. Ai e bëri një gjë të tillë gjatë pandemisë së Covid-19, por duke e zhvendosur vetëm me disa ditë.

Krishtlindja festohet në 25 dhjetor, kur mendohet se është edhe data e lindjes së Krishtit.

Mediat: SPAK ka nisur hetim pasuror për Fondacionin e Liri Berishës

SPAK, i cili muaj më parë nisi hetimet për origjinën e pasurive të gjithë familjes Berisha, po heton edhe fondet dhe pasuritë e paluajtshme të Fondacionit për Fëmijët Shqiptarë, organizatës joqeveritare të themeluar nga Liri Berisha.

Sipas shqiptarja.com, SPAK po analizon të ardhurat dhe shpenzimet e fondacionit, (zyrtarisht dedikuar për ndihmën e fëmijëve autikë), përfshirë donacione dhe blerje. Ndër të tjera, hetimi po prek edhe fondet e investuara për blerjen e një vile të Fondacionit në zonën e ish-liqenit të Farkës e cila përdoret si seli e biznesit.

Fondacioni i Liri Berishës është përmendur në disa kronika të mediave në të kaluarën, pasi u zbulua se gjatë një darke bamirësie të organizuar në Tiranë në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha, biznesmenë të ndryshëm blenë vepra arti me çmime shumë të larta të nxjerra në shitje në ankand nga Fondacioni. Ndër të tjera është blerë një pikturë për 100 mijë euro. Çmimi i paguar e kalonte shumë herë vlerën reale të punimeve dhe që atëherë dyshohej se ato blerje ishin maskuar në formë bamirësie, por që në të vërtetë ishin “dhuratat” e paguara për fondacionin Liri Berisha, të cilat më pas bashkëshorti ia ktheu me tendera dhe favorizime të tjera politike.

Tashmë SPAK po heton për herë të parë pasqyrat financiare të Fondacionit, si dhe pjesën tjetër të pasurive të familjes. Në qendër të hetimit financiar janë dhjetëra toka dhe apartamente në pronësi të vajzës së tij Argitës dhe dhëndrrit të tij Jamarberit dhe djalit të tij Shkëlzenit. Llogaritë e tyre rrjedhëse, kreditë bankare, faturat, konsulencat, shpenzimet jashtë dhe natyrisht vila luksoze e Gjirit të Lalzit në qendër të një operacioni misterioz pronash të paluajtshme që ndodhi në të njëjtën periudhë kur Sali Berisha i dha leje ndërtimi ndërtuesit që po bënte resortin dhe vilën që më pas u bë pronë e tyre.

Hetimet pasurore për familjen Berisha, të cilat asnjë autoritet shtetëror nuk ka guxuar t’i kryejë ndonjëherë në të kaluarën, nisën pasi SPAK nisi procedimin penal për korrupsion dhe pastrim parash lidhur me privatizimin e ish-Klubit sportiv Partizani për të cilin Sali Berisha dhe dhëndri janë ende në arrest shtëpie./shqiptarja.com

Shpat Kasapi do të jetë pjesë e BB VIP 4?

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ka qenë artisti i mirënjohur Shpat Kasapi. Gjatë intervistës së tij ai është vënë paksa në “siklet” nga një pyetje e bërë prej moderatorëve të cilët e kanë “ngacmuar” duke i thënë “Përse nuk bëhesh pjesë e “BBV”?”Ai është shprehur se po të njëjtën pyetje merr dhe nga persona të tjerë sidomos në palestër të cilët “e shtyjnë” që artisti të jetë pjesë e këtij reality show pasi në fund të fundit nuk ka asgjë për të humbur

Por çfarë mendimi ka Shpati për këtë? Ja ç’thotë ai:“Po pse jo ma kanë thënë shumë njerëz! Sidomos aty në palestër dhe unë i them “unë kërkoj mendimin tënd pse e thua të futem”. E më thonë “ke 20 vite karrierë, s’ke çfarë humb”, edhe unë i them “epo votomë! Do mem pa aty? Votomë!”