Një 25-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pr angat e policisë italiane pasi u kap me dr ögé.
Ka qenë një banor i zonës së Fano-s i cili e ka parë me dyshime ardhjen e shpeshtë me makinë të shqiptarit me partneren e tij 22-vjeçare.
Gjatë kontrollit të makinës, policia nuk gjeti asgjë që mund të vinte në ak uzë të rinj.
Më pas, u zhvillua një kontroll me një qen nëpër fushë. Pas një hulumtimi të plotë, të fshehur mirë midis bimësisë dhe tokës,
u gjet një qese plastike ku ndodheshin 300 gram e bardhë e pastër një peshore elektronike dhe qese të vogla për paketimin.
Por nuk përfundoi me kaq se pas pak orësh në të njëjtin vend erdhën dhe pronarët.
Ndërsa vajza mbeti në vëzhgim, shoqëruesi arriti shpejt dhe pa hezituar në pikën ku kishte vendosur lëndën duke marrë sasinë që i duhej.
U kthye menjëherë tek partnerja dhe më pas vazhduan rrugëtimin me makinë.
Kaq i duhej policisë për të ndërhyrë dhe për t’i arrestuar të përfshirët në ngjarje.