Zbulimi tronditës: Si celulari juaj po ju spiunon

Miliona njerëz anembanë botës e kanë dyshuar prej kohësh, por tani një rrjedhje sugjeron se telefonat tanë me të vërtetë po na spiunojnë duke dëgjuar bisedat.

Një “pitch deck”* i dukshëm nga një prej partnerëve të supozuar të marketingut të Facebook duket se jep hollësi se si kompania përgjon bisedat e përdoruesve për të krijuar reklama të dedikuara.

Në një paraqitje tronditëse, Cox Media Group (CMG) pretendon se softueri i tij “Active-Listening” përdor Inteligjencën Artificiale (AI) për të mbledhur dhe analizuar ‘të dhënat në kohë reale’ duke dëgjuar atë që thoni përmes telefonit, laptopit ose mikrofonit në shtëpi.

“Reklamuesit mund t’i çiftojnë këto të dhëna zanore me të dhënat e sjelljes për të synuar konsumatorët në treg”, thuhet në rrjedhjen e zbuluar.

Kompania vijon të reklamojë Facebook, Google dhe Amazon si klientë të CMG, duke sugjeruar se ata mund të përdorin shërbimin e tij Active-Listening për të synuar përdoruesit.

Operacioni iu zbulua gazetarëve në 404 Media që tregon aftësitë e softuerit Active-Listening për klientët e mundshëm.

Që nga zbulimi dhe shpërfaqja e gjetjes, Google hoqi grupin e mediave nga faqja e saj “Programi i Partnerëve”.

Në një deklaratë të dërguar me email për DailyMail.com, një zëdhënës i kompanisë META tha: “Meta nuk përdor mikrofonin e telefonit tuaj për reklama dhe ne kemi qenë të hapur për këtë për vite me radhë. Ne po kontaktojmë me CMG për t’i bërë ata të sqarojnë se programi i tyre nuk bazohet në të dhënat e META-s.”

Amazon iu përgjigj 404 Media duke deklaruar se dega e saj e reklamave “nuk ka punuar kurrë me CMG në këtë program dhe nuk ka në plan ta bëjë këtë”.

Por zëdhënësi shtoi se nëse një nga partnerët e saj të marketingut shkel rregullat e saj, kompania do marrë masa, duke e lënë disi të paqartë statusin e marrëdhënies së Amazon me CMG.

Prezantimi tregon hollësitë e procesit me gjashtë hapa që përdor softueri Active-Listening i CMG për të mbledhur të dhënat e zërit të konsumatorit përmes çdo pajisjeje të lidhur me mikrofon, duke përfshirë telefonat inteligjentë, laptopët ose asistentin me zë në shtëpi.

Zbulimi tronditës: Si celulari juaj po ju spiunon

Është e paqartë nga shfaqja e prezantimit nëse softueri Active-Listening po përgjon vazhdimisht, ose vetëm në momente specifike kur mikrofoni i telefonit aktivizohet, si p.sh. gjatë një telefonate.

Reklamuesit më pas përdorin këto njohuri për të synuar ‘konsumatorët në treg’, të cilët janë njerëz që konsiderojnë në mënyrë aktive blerjen e një produkti ose shërbimi të caktuar.

Nëse zëri juaj ose të dhënat e sjelljes sugjerojnë se po mendoni të blini diçka, ato do t’ju ofrojnë reklama për atë artikull.

Për shembull, duke folur ose duke kërkuar për makina Toyota mund t’ju shtyjë të filloni të shihni reklama për modelet e tyre më të reja.

“Pasi nis punën, teknologjia analizon automatikisht trafikun e faqes suaj dhe klientët për të nxitur shënjestrimin e audiencës në mënyrë të vazhdueshme”, thuhet në dokumentin e zbuluar.

Për vite me radhë, përdoruesit e pajisjeve inteligjente kanë spekuluar se telefonat ose tabletët e tyre po spiunojnë atë që ata thonë. Por shumica e kompanive të teknologjisë i kanë mohuar këto pretendime.

Fredi Beleri: Amerikanët pjesë e skenarit për dorëheqjen time nga Himara

Pak orë pas daljes nga burgu, eurodeputeti i partisë greke në pushtet Nea Demokracia deklaroi se kishte patur oferta që të jepte dorëheqjen nga mandati i fituar i kryetarit të Bashkisë së Himarës.

Fredi Beleri tha se zyrtarë të partnerëve tanë kryesorë e kishin takuar javën e parë të arrestimit të birin dhe të vëllanë duke u sugjeruar atyre dorëheqjen e Belerit dhe gjetjen e një kandidati tjetër, qoftë edhe e një anëtari të familjes Beleri.

Po kush partnerë janë këta? Në intervistën për gazetaren Elona Meço, në emisionin “Pa Censurë”, Fredi Beleri foli hapur.

Elona Meço: Ju pohuat pas daljes nga burgu se keni patur oferta nga zyrtarë të partnerëve tanë kryesorë për të dhënë dorëheqjen në shkëmbim të lirisë. Kush jua bëri këtë ofertë?

Fredi Beleri: Po kë kemi ne partnerë kryesorë?

Elona Meço: Amerikanët di unë që kemi. Ishin ata?

Fredi Beleri: Edhe nga ata.

Elona Meço: “Edhe nga ata”, kush ishte tjetër?

Fredi Beleri: Po Shqipëria ka edhe partnerë të tjerë, ndërmjetës ka, dashamirës. Por edhe ky ishte një mashtrim i radhës. Sepse oferta ishte që të vëmë një djalë të mirë, pa probleme, që të ketë mundësi të fitojë bashkinë, të ndëshkojë populli me votë gabimet e qeverisë. Erdhi zoti Gjikuris, që për mua është një qytetar model dhe sulmi që iu bë ishte 10 fish më i madh se sulmi që m’u bë mua në 2023-shin para zgjedhjeve.

Një nga sulmet që përmendi Beleri ndaj kandidatit të opozitës ishin takimet e tij më ish-kreun e CIA-s, Robert Gates. “Pse zoti Gates është i mirë kur takon kryeministrin shqiptar dhe kur takon zotin Gjikuria është problem?!”,  tha Fredi Beleri duke kritikuar “standardet e dyfishta të përdorur në fushatë elektorale kundër opozitës”.

Arsyeja e çuditshme pse u vonua nisja e ndeshjes Ukrainë-Shqipëri

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri duhej të niste në orën 20:45, por nisi 7 minuta më vonë.

Siç duket shkak janë bërë çorapet e një prej futbollistëve të Ukrainës.

Sulmuesit Yaremchuk iu kërkua nga arbitri që të ndërrojë çorapet, pasi ishin të grisura.

E kështu futbollisti u detyrua të shkojë në pankinë t’i ndërrojë ato.

Futbollistët e tjerë u detyruan të prisnin numrin 9 të Ukrainës e pasi ai veshi çorapet e duhura, sfida nisi.

Drejtori i Arkivave publikon dokumentin: Janullatos me pasaportë diplomatike greke

Drejtori i Arkivave të Shqipërisë ka publikuar një foto që sipas tij është e pasaportës diplomatike greke me të cilën është pajisur Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

“A e di ti që kryepeshkopi Anastas është diplomat grek me pasaportë? Për këdo që pyet pse Kryepeshkopi Anastas pranon e viziton vetëm të burgosurin Beleri dhe jo Dakon, Goron, Kokën e çdo politikan tjetër ortodoks që kalon të njëjtat vështirësi, ndoshta nuk e ka parë asnjëherë këtë dokument, pasaportën e tij diplomatike greke, që në fakt e ka vendosur vetë në databaza publike shqiptare, por që mediat nuk e kanë publikuar kurrë, edhe pse janë të gatshme të publikojnë çdo detaj të nacionalizmit politik grek”, shkruan Bido në një postim në rrjetin social Facebook.

Drejtori i Arkivave publikon dokumentin: Janullatos me pasaportë

Dokumenti i publikuar nga Ardit Bido

Sipas tij, kjo pasaportë diplomatike i është dhënë Janullatosit – i cili është shtetas grek – në kundërshtim me ligjin. “Ligji 4781/2021 grek për pasaportat diplomatike, si dhe paraardhësi i tij, përcaktojnë në mënyrë të kufizuar pozicionet që më Greqi kanë të drejtë të marrin pasaportë diplomatike greke, ku në asnjë moment nuk përcaktohet kleri i Kishave jashtë Greqisë. Përjashtimin mund ta bëj vetëm ministri i Jashtëm grek, për personel diplomatik, ushtarak a të shërbimeve sekrete. Ndaj, me të drejtë lind pyetja si ai e ka këtë pasaportë?”, shkruan Bido.

Bido thotë gjithashtu se Kryepeshkopi nuk e përdor asnjëherë pasaportën shqiptarë të dhënë nga Ilir Meta. “Sipas enturazhit të vet, vijon përdor vetëm pasaportën diplomatike greke, duke thyer rekordin si diplomati më jetëgjatë grek në Shqipëri, teksa në ambasada e konsullata, mbajtësit e pasaportave diplomatike ikin e vijnë”.

Reagimi i Bidos erdhi pas një fotografie të publikuar në media, ku Fredi Beleri, i shoqëruar edhe nga Petro Gjikuria, pozon në krah të Kryepeshkopit Janullatos.

“Kur Beleri, që dikur dilte krah më krah me kreun e Agimit të Artë në Greqi, na thotë se Kryepeshkopi Anastas ka punuar për minoritetin dhe i ka dhënë Belerit kurajë të tejkalojë sfidat e gjyqit për vjedhje votash, nuk kemi asnjë arsye të mos e besojmë. Fundja, a nuk është vetë kryepeshkopi Anastas i zgjedhur jashtligjshmërisht peshkop në Greqi nga një Sinod i Shenjtë i jashtëligjshëm i instaluar nga Junta ushtarake e ekstremit të djathtë në fundvitet ‘60, i lënë pa asnjë peshkopatë deri në 1990 për shkak të zgjedhjes së jashtëligjshme deri sa u katapultua në Tiranë me mbështetjen e disa politikanëve shqiptarë, kundër dëshirës së besimtarëve të këtushëm? A nuk është ai që nuk ka thënë kurrë “ortodoks shqiptarë”, por ka folur për pakica e shumë etni në Kishën më homogjene, ku mbi 90% janë shqiptarë ortodoksë? Të zgjedhurit e ekstremit sot u bënë bashkë!”, shkruan Bido.

“S’ka qenë kurrë në Dubai, u rikthye në ‘lojë’ pas vrasjes së…”, Artan Hoxha për arrestimin e Marklen Hakës: Pse policia e nxori zbathur

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur me aksionin për arrestimin e Marklen Hakës. I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, Artan Hoxha tha se Marklen Haka nuk ka qenë kurrë në Dubai dhe aq më pak nuk ka qenë i arrestuar në vendin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas tij, Haka ka qëndruar gjithmonë në Nikël, por së fundmi ka rënë në sy për shkak se kishte nisur që të qarkullonte më lirshëm në zonë.

Kjo ka nxitur dyshimet se i riu mund të kishte nisur që të planifikonte ndonjë hakmarrje në zonën e tij, ndaj edhe policia ka ndërhyrë për ta vendosur në pranga.

Sipas Hoxhës, Marklen Haka është një personazh kompleks që vjen nga zona e Niklës, një zonë që ai e përshkruan si “qendra e trekëndëshit të Bermudës” për botën e krimit të organizuar në vend. Hoxha e karakterizon këtë zonë si një “oaz” ku prodhohen vazhdimisht individë të lidhur me krimin e organizuar.

Në lidhje me arrestimin e Hakës, Hoxha ka theksuar se në pamjet e publikuara nga policia, Haka u shfaq i zbathur, një detaj që ai e sheh si një mesazh të qartë për të tjerët në botën e krimit.

“Policia të arreston, por të jep mundësinë të vishesh. Në rastin konkret, ata u kujdesën ta nxirrnin zbathur. Ky ishte një mesazh për të tjerët, jo për atë,” ka deklaruar Hoxha.

“Marklen Haka ishte zbathur, ishte një mesazh për të tjerët, jo vetëm për atë. Marklen Haka është një personazh me peshë në atë zonë. Unë më shumë e mbaj mend në burg sesa në lirim”, tha Hoxha.

Hoxha tha se Marklen Haka ka një histori të ndërlikuar. Ai është arrestuar më parë në vitin 2011 për vrasje dhe është bërë objekt i një atentati në vitin 2019, gjatë të cilit u vra halla e tij dhe ai u plagos rëndë. Ky atentat sipas Hoxhës e riktheu atë në skenën e krimit.

“Ngjarja që e riktheu fuqishëm në lojë është vrasja e hallës së tij.

Marklen Haka është një njeri me shumë ndikim, nëse e kishe rival duhet të bëje shumë kujdes. Ishte një njeri me lidhje të forta. Nuk është larguar kurrë nga zona.

Edhe për Gentjan Bejtjan dyshohet se ishte i përfshirë tek atentati i 2019 (u plagos edhe Haka). Marklen Haka nuk ka shkuar kurrë në Dubai. Nuk ka lëvizur kurrë nga zona.

Gjatë gjithë kësaj kohe kur dilnin lajme se ai ishte arrestuar dhe ndodhej në Dubai, në fakt ishte në Nikël, nuk po fshihej më dhe po dilte. Po dilte edhe jashtë zonës së Niklës. Ai nuk ka qenë në banesë tek kushëriri i tij, i cili ishte gjithashtu në kërkim.

Policia më tepër ka nxituar për ta kapur për shkak se ai po lëvizte. Kjo e ka nxitur që të reagonte Policia. Nëse do të thyhet një personazh si Marklen Haka, gjë që dyshoj se do të ndodhë. A po përgatiste ndonjë gjë, apo kishte ulur vigjilencën? Këtë do e marrim vesh nga hetimet”, tha ndër të tjera gazetari.

“I kam duart e lidhura deri sa”/ Shkarkimi i Muhamet Rrumbullakut, profesori Karamuço zbulon bisedën me Taulant Ballën

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin Review shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Në fjalën e tij eksperti solli në vëmendje një takim informal që ai ka pasur me ish-ministrin Taulant Balla, me të cilin ka diskutuar për ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit.

Ky i fundit sipas Karamuços, është shprehur se me ndryshimin e legjislacionit të Policisë së Shtetit, do priteshin edhe ndryshime në strukturat drejtuese, siç ndodhi me ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun.

“Kam patur një takim informal me ish-ministrin Balla dhe e kam pyetur se çfarë do bënte me ndryshimet në Polici, më tha që i kishte duart e lidhura, deri në zbatimin e ligjit të ri. Pastaj në zbatim të tij, do fillojnë ndryshimet, siç bëri edhe ministry aktual. Kjo është stafetë, pra mua më lë të vazhdoj zbatimin e ligjit, ndërkohë që stafeta është që kemi arritur në një pikë me 40 persona në moshë të thyer dhe po kalojmë në diktimin e ligjit me drejtimin nga një grup me njerëz në moshë të re.” -u shpreh eksperti.

Sipas Karamuços, këto ndryshime në ligj nxit shpresën, që për shkak të kualifikimit dhe moshës së re, shumë punonjës të Policisë së Shtetit të kenë mundësinë që të provojnë veten përmes një fryme politike të përkthyer në ligj.

Moderatorja Arbana Osmani po rikthehet në ekran! Si po mbahet sekret formati i ri

Ashtu edhe si vetë e ka paralajmëruar, Arbana Osmani është gati të rikthehet në ekran. Pas një mungese gati 2-vjeçare, prezantuesja duket se do të rikthehet në “Top”, këtë herë me një tjetër format, shumë të dashur për publikun.

Bëhet me dije se kanë nisur të organizohen detajet e para për rikthimin e emisionit, “Dua të të bëj të lumtur”. Arbana ka drejtuar këtë emision, duke sjellë emocione të fuqishme dhe momente prekëse për shikuesit.

Teksa përgatitet e para kanë nisur, gjithçka po mbahet shumë sekret si nga produksioni ashtu edhe nga vetë moderatorja. Deri më tani, asnjë detaj i ri nuk është bërë publik, duke lënë gjithçka për në fund, mbi të gjitha rikthimin e shumëpritur të sajin.

Në korridoret e “Top”, asnjë nuk di të thotë nëse Arbana do të jetë në krye të formatit. Kjo për faktin se vetëm stafi i ngushtë dhe i afërt me të, janë njohur me projektet e para të këtij formati.

Rikthimi i këtij formati në sezonin e ri do të ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme në televizionin shqiptar, duke sjellë histori të reja që do të prekin publikun por edhe rikthimin e Arbana Osmanit në ekran, dhe pikërisht në “Top Channel” aty ku nisi dhe u shfaq për herë të fundit në “Big Brother VIP”.

Dyshimet për rikthimin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” janë ndezur së fundmi pas një postimi në rrjetet sociale të “Top Channel”, ku publiku është ftuar të shkruajë historitë e tyre.

Kjo adresë e-maili është përdorur edhe më parë për të mbledhur histori për emisionin, duke përforcuar kështu idenë se “Dua të të bëj të lumtur” mund të jetë në prag të një rikthimi. Vetë moderatorja pak kohë më parë foli për rikthimin e saj në ekran. E ftuar në “RTV Dukagjini” tha se nuk ka asgjë konkrete.

“Nuk ka absolutisht asgjë konkrete. Në momentin e parë që do ketë një lajm konkret që dua ta ndaj me shikuesit, me kënaqësi do ta ndaj unë e para. Pyetjes nëse do e shohim në sezonin e ri televiziv, shtator-tetor, me ndonjë projekt të ri televiziv, ajo iu përgjigj me “Patjetër. Mund të jetë ‘Big Brother’, mund të mos jetë ‘Big Brother’. Kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që unë do rikthehem në ekran, aty ku shikuesit më duan”.

Ndërkohë emri i saj u lakua edhe si moderatorja e re e “Big Brother VIP Kosova”, por duket se Arbana nuk do të jetë mikpritësja e re e këtij formati.

“Big-Brother Vip Kosova” po bëhet gati për edicionin e tij të tretë, deri më tani janë përfolur disa personazhe për të qenë pjesë e këtij formati por nuk ka akoma ndonjë konfirmim nga ana e tyre.

Po ashtu akoma nuk e dimë akoma se kush do ta moderojë këtë emision. Aludimet u ngritën pasi në rrjet qarkulloi lajmi se këtë edicion moderimi do t’i besohej Arbana Osmanit, e cila së fundmi ka hapur biznesin e saj edhe në Prishtinë dhe e kemi parë shumë më të pranishme në Kosovë.

Megjithatë, edhe pse është pyetur për këtë Arbana as nuk e ka pohuar dhe as mohuar thashethemin që po qarkullon. Duke qenë se nuk kemi asnjë konfirmim nuk përjashtohet fakti se prezantuesit mund të jenë Alaudini dhe Jonida sërish.

Nga ana tjetër, në një bisedë të fundit virtuale me ndjekësit, Jonida Vokshi ka treguar për ndjekësit se ka disa projekte prej tetorit e në vazhdim.

Moderatorja si rrallë herë ka dhënë një intervistë muaj më parë, duke shuar pikëpyetjet që ndjekësit kanë në lidhje me të, veçanërisht për drejtimin e “Big Brother Vip 3”. Për këtë të fundit, Arbana Osmani tha se kishte ardhur koha që ajo të merrte një pushim dhe të kalonte më shumë kohë me familjen e saj dhe t’i përkushtohej bizneseve të saj.

“Vazhdimisht kur e di se gjërat mes meje dhe njerëzve të mi të afërt, për tematika të caktuara, janë krejt të qarta, nuk e ndjej të nevojshme të jap shpjegime publike, në të gjitha sferat. Kështu që nuk e ndjeva që unë në finalen e “Big Brother” duhet të thosha: Shiko se ky është edicioni im i fundit.

Se unë jam një nga hallkat e programit. Njerëzit do ta ndjekin programin me ose pa mua, ç’rëndësi ka a do jem a s’do jem unë. Nuk e ndjej se duhet t`i jap gjithë këto kredite vetes për ta glorifikuar këtë personazhin tim dhe pozicionin tim. Shiko se unë po iki dhe po ju lë… Thashë, kur të fillojë “Big Brother” unë do bëj një urim nga zemra për ata të cilët do ta vazhdojnë programin edhe e mendova të mjaftueshme”- tha ajo në një intervistë për podcastin e Mira Kazhanit, ‘Zë me Mirën’.

Pyetjes nëse ka kërkuar 600 mijë euro për “Big Brother Albania”, Arbana iu përgjigj duke thënë si vijon: “Në qoftë se unë do të kisha vendosur paratë si një pikë vendimtare që ka të bëjë me vendimet e mia të rëndësishme, do kisha qenë o shumë, shumë e pasur, o shumë, shumë e varfër. Paratë nuk janë kurrë në zemrën time. Puna ime bëhet me shumë zemër. Në çdo aspekt. Qoftë në biznes, qoftë në televizion, qoftë në çdo hapësirë. Nuk janë kurrë paratë ato që orientojnë një vendim. Janë shumë të rëndësishme dhe mendoj që gjithsecili nga ne duhet të kërkojë patjetër para nëse mendon se vlen, por kurrë duke qenë ato vendimtare për një zgjedhje të caktuar”, tha moderatorja.

Tërhoqi vëmendje me videon ku kritikon atleten e saj ukrainase, kush është ish-olimpistja,e përfolur si partnerja Putin

Jeta personale e presidenti rus, Vladimir Putin, mbahet larg syrit të publikut dhe informacionet që rrjedhin janë të pakta

Një nga temat që pushton shpesh mediat ndërkombëtare është jeta e dashurisë së presidentit rus, për shembull, marrëdhënia e tij me Alina Kabaeva mbetet një mister.

Gruaja ruse, një ish-olimpiste e gjimnastikës, thuhet se prej më shumë se 12 vitesh është në një lidhje romantike me burrin më të fuqishëm të Rusisë, me të cilin ka edhe dy fëmijë.

Megjithatë, deri më tani asnjë nga të dy nuk e ka mohuar apo konfirmuar këtë fakt. Vetëm ditën e djeshme, Kabaeva arriti të kthejë vëmendjen tek vetja, kur një video që qarkulloi në internet, tregonte atë duke qortuar ashpër dhe publikisht një nga atletet e saj gjatë stërvitjes.

Kush është Alina Kabaeva?

41-vjeçarja Alina Kabaeva është një nga gjimnastet ritmike më të rëndësishme dhe më të dalluara në historinë e Rusisë. Ai e filloi këtë sport në moshën 4-vjeçare dhe fitoi 21 medalje të Kampionatit Evropian, 14 medalje të Kampionatit Botëror dhe dy medalje olimpike, duke përfshirë një të artë në Lojërat e Athinës 2004. Lëvizja e saj e njohur, e njohur si “Kabaeva”, e ndihmoi atë të fitonte titullin e gruas më fleksibile në Rusi.

Megjithatë, karriera e saj nuk ishte e shtruar me petale trëndafili. Në vitin 2001, ajo rezultoi pozitive në Lojërat e Vullnetit të Mirë në Australi për substancën e ndaluar furosemid, një diuretik që ndonjëherë përdoret nga atletët për të humbur peshë ose për të fshehur përdorimin e barnave të tjera.

Ajo mohoi dopingun dhe pretendoi se substanca ishte gjetur në sistemin e saj nga një pilulë e kontaminuar që ajo kishte blerë nga një farmaci lokale. Megjithatë, ajo u ndalua për një kohë të shkurtër nga gara dhe u detyrua të kthejë medaljet e saj nga Kampionatin Botëror 2001 në Madrid.

Angazhimi me politikën dhe median

Kabaeva u tërhoq nga sporti në 2007 dhe vendosi të hynte në politikë. Ai u zgjodh për një vend në dhomën e ulët, ku shërbeu si anëtare e partisë Rusia e Bashkuar e Putinit.

Në parlament, ajo ishte një avokate kryesor e një ligji që u mohonte shumë jetimëve mundësinë për t’u miratuar jashtë vendit.

Në vitin 2014, ajo u largua nga politika për të shërbyer si kryetare e Grupit të Mediave të Re të Rusisë, të cilin SHBA e përshkruan si “një perandori pro-Kremlinit të organizatave televizive, radio dhe të shtypura”.

Kritikët e Kremlinit kanë akuzuar prej kohësh organizatën se komentet perëndimore për pushtimin e Ukrainës i ka cilësuar si një fushatë dezinformimi. Ajo u emërua në këtë pozicion pavarësisht se kishte pak përvojë në industri përtej organizimit të një talk shoë televiziv.

Putin dhe Kabaeva nuk diskutojnë lidhjen e tyre

Kabaeva ka mohuar një marrëdhënie me Putinin dhe Putin në mënyrë të ngjashme nuk ka pranuar kurrë ndonjë marrëdhënie mes tyre. Në vitin 2008, presidenti rus u pyet për Kabaeva gjatë një konference për shtyp në Itali me Silvio Berlusconin, atëherë kryeministri i zgjedhur i vendit.

“Unë e di klishenë se politikanët jetojnë në shtëpi xhami, por edhe në këto raste duhet të ketë disa kufij”, kishte thënë Putin, duke mohuar thashethemet. “Gjithmonë nuk më kanë pëlqyer njerëzit që shkojnë me fantazitë e tyre romantike, duke futur hundët në jetën e një personi tjetër”, vazhdoi ai.

Pyetja erdhi disa ditë pasi Korrespondenti Moskovsky, një tabloid rus në pronësi të një ish-oficeri të inteligjencës sovjetike, raportoi se Putini po planifikonte të martohej me Kabaeva. Gazeta u pezullua shpejt për arsye financiare dhe nuk rifilloi kurrë punën.

Qortimi i ashpër për gjimnasten e saj

Në videon e publikuar nga Daily Mail, zonja e Putinit duket se “qorton” një yll të ri të gjimnastikës teksa qante. Vajza nga Donetsk, Ukrainë, është studente në akademinë elitare të gjimnastikës të Akademisë Sky Grace Kabaeva në Soçi.

“Tani e bëre me qëllim, a mund të më dëgjosh, më shiko mua. Pse po e bën këtë qëllimisht?”, dëgjohet se thotë Alina Kabaeva.

Vajza, 14-vjeçare këtë vit dhe medaliste ndërkombëtare në ngjarjet kryesore, i kërkoi falje Kabaevës, duke i thënë: “Më fal, të lutem”, dhe Kabaeva përgjigjet: “Çfarë të ka ndodhur në të vërtetë? Nuk e kuptoj, nuk e kuptoj.”

“Ti vërtet mund ta bësh atë. Unë do largohem, por kjo është gjëja më e tmerrshme, indiferenca. Mos e bëj më Carolina, kurrë më”, shprehet Kabaeva.

Dhe pasi e qortoi publikisht vajzën, Kabaeva shihet duke e përqafuar dhe duke i thënë që të mos përsërisë gabimet e saj.

Në fakt, pesë muaj më parë, Kabaeva sipas Daily Mail kishte kërcënuar se do ta kthente Karolinën në atdheun e saj, në Ukrainën e pushtuar, duke thënër: “Nuk po përpiqem të të tremb, por nëse dilni dhe performoni përsëri kështu, unë personalisht do të paketoj çantat e tua dhe kthehu në shtëpi”.

Fëmija 2-vjeçar dërgohet pa shenja je te në spitaI

Një rast i rëndë ka ndodh në familjen Uka nga Podujeva. Fëmija i tyre 2-vjeçar ka ndërruar jetë, për arsye që ende nuk dihen zyrtarisht.

Siç mësohet, rasti ka ndodh dje – dhe fëmija fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Nga aty, mjekët e kanë referuar familjen ta çojë të voglin e tyre në Pediatri në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Aty fëmija ka mbërritur pa shenja jetë, siç ka konfimruar edhe Policia.

“Nga QKUK është raportuar se një person ka mbërritur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes janë takuar dhe intervistuar dy persona”. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Shqipëria kthen pleqtë në punë se nuk ka më të rinj

Shqipëria po shndërrohet në vendin me normat më të lartë të punësimit për të moshuarit mbi moshën 65 vjeç të pensionit. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se aktualisht 16.3% e të moshuarve mbi 65 vjeç në Shqipëri janë në punë. Kjo shifër e rendit Shqipërinë në një nga vendet me normën më të lartë të punësimit të të moshuarve në Europë dhe që nga vitit 2010, për të cilin “Instituti i Statistikave” disponon të dhënat ky tregues është rritur ndjeshëm.

“Scan Intel” ka analizuar normën e punësimit të të moshuarve në moshë pensioni në vendet e Europës, nga ku rezulton se Shqipëria renditet mes vendeve me normën më të lartë, pas Islandës dhe Estonisë. Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është 6.4%, ndërkohë për Serbinë norma e të punësuarve mbi 65 vjeç është 9%. Rumania dhe Belgjika janë vendet që renditen në fund të grafikut me shkallën më të ulët.

Por përse kjo normë e lartë dhe mbi të gjitha në rritje? Mund të vijë si pasojë e mos plotësimit të nevojave të pensionistëve vetëm nga pensioni, por gjithashtu mund të përmendim edhe të vetëpunësuarit e kësaj grupmoshe në sektorin e bujqësisë. Një arsye tjetër mund të jetë edhe mungesa e fuqisë punëtore në sektorë të veçantë ku shumë persona vijojnë të punojnë edhe pasi dalin në pension.