Gazetari Igli Çelmeta, i ftuar në një emision televiziv, ka dhënë informacion të rëndësishëm lidhur me masakrën e Dobraçit, duke theksuar se ngjarja dyshohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë.
Ai shpjegoi se ka një autor që dyshohet se ka qenë një prej ekzekutorëve të ngjarjes.
Çelmeta theksoi se hetimet janë përqendruar në lidhje me një organizatë kriminale të strukturuar, çka ka bërë që çështja t’i kalojë në dorëzim Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
“Dyshohet se ngjarja është kryer nga vrasës me pagesë. Ka një autor që dyshohet se ka qenë një prej ekzekutorëve. Për shkak se kanë zbuluar se kanë të bëjnë me organizatë kriminale të strukturuar ngjarja është kaluar në dorëzim të SPAK”, tha ai.
Aktivisti i diasporës shqiptarë në Michigan, Valentin Lumaj, ishte i ftuar në një intervistë për një emision televiziv, ku foli rreth protestave me të cilat shqiptarët e Amerikës pritën drejtuesin politik të PS për diasporën, Taulant Ballës.
Si një prej organizatorëve të protestës, Luma theksoi se kjo protestë nuk ishte ndaj socialistëve, por kundër Taulant Ballës për shkak të implikimeve të tij në aferat korruptive dhe lidhjeve të tij me bandat. Takimi i ballës ishte planifikuar të mbahej në një sallë mbledhjesh në Imperial House, ku për shkak të protestës së shqiptarëve, Taulant Balla nuk mundi do të rrijë më shumë se 20 minuta në takim dhe iku me bisht ndër shalë.
“Ne si grup qytetarësh krijuam një komision që e quajtëm, ‘komisioni i reagimit qytetar’, ka shumë raste që këto lëvizje bëhen të paorganizuara dhe kështu që ne u organizuam në një grupim që e quajtëm të tillë. Dhe vendosëm që të bënim një protestë në vendin që kishte lajmëruar Taulant Balla. Protesta ishte kundër Ballës dhe jo kundër socialistëve. Ne shkuam me një profil qytetar, jo për të prishur takimin, por për të shfaqur revoltën tonë kundër Taulant Ballës si një person i inkriminuar, i korruptuar dhe i përfshirë në shumë skandalë në Shqipëri. Bravo u qoftë të gjithë atyre qytetarëve që u mblodhën në ato temperatura të ulta dhe unë dua t’i falenderoj të gjithë, Hysen Elmazan, i cili sapo doli nga spitali dhe mori pjesë në atë protestë. Luigj Gjokaj, Xhafer Laho, Nikoll Hysa 80-vjeçar, Luigj Stërbyshi, ky aktivist që e ndoqi këmba-këmbes Taulant Ballës pasi kishte pyetjet e tij për t’ia bërë, por nuk mundi ta takojë. Gjergj Sinaj, Mark Dedaj, apo profesori i nderuar Eduart Aliko i cili na mbështeti duke e përcjellë gjithë aktivitetin në televizionin e tij për gjithë shqiptarët e amerikës. Taulant Balla nuk erdhi na hyrja ku ishim ne, është futur në një derë tjetër. Tumbi ynë ishte i ligjshëm, ashtu sikurse edhe takimi i tij. Ne vendosëm të futemi në takimin e Ballës për të bërë pyetjet tona, sepse ne kemi të drejtë të bëjmë pyetje për një përfaqësues të shteti shqëiptar siç është Balla. Një qytetar aty e pyeti se si mund të kemi ne besim të PS që nuk do t’i vjedhë votat, pasi e keni bërë edhe më parë, por Balla na provokoi duke thënë, ‘bëji të fala Salit’, këtu situata u agravua dhe Balla nuk iu përgjigj asnjë pyetje as edhe të socialistëve që ishin në sallë, por iku me vrap nën sigurinë e truprojave. Në atë sallë secili socialist është i ndershëm, punëtor dhe që jeton me djersën e ballit, aty në atë sallë i vetmi njeri i padenjë ishte Taulant Balla, prandaj edhe priten me revolta kudo që shkojnë nëpër botë. Mbrëmë aty mori përgjigjë edhe Edi Rama, i cili dëshiron të vijë në Michigan, se çfarë e pret nëse vjen këtu, do të marrë përgjigjen e merituar”,- u shpreh ai.
Më tej Lumaj theksoi së pushteti i rilindjes nuk ka asnjë gjë në dorë që t’u bëjë presion apo t’i shantazhojnë shqiptarët e diasporës për votën pasi ata jetojnë në vende të lira dhe nuk kanë çfarë t’u bëjnë. Ai tha gjithashtu se nëse vota e diasporës do numërohet drejt, Edi Rama ta harrojë mandatin e katërt, diaspora do ta ndalojë.
Opinionisti Milaim Zeka përmendi këngëtarin e njohur Armend Rexhepagiqi, duke e rikthyer në vëmendje një moment të paharrueshëm të muzikës shqiptare. Megjithatë, komenti i aktorës dhe ish-banores së BBVA, Olta Gixhari, shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga ndjekësit.
Kur Zeka përmendi ndikimin e Rexhepagiqit në muzikën shqiptare, Olta iu bashkua diskutimit duke thënë: “Shumë i mirë është Rexhepi,” duke i ngatërruar emrin e artistit, një gafë që nuk kaloi pa u vënë re. Në vend të “Armend Rexhepagiqi,” ajo përdori një formë të shkurtuar të emrit, duke e quajtur “Rexhepi.”
Ky moment u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, ku përdoruesit filluan të komentojnë me humor dhe kritika për aktoren. Shumë sugjeruan se Olta nuk e njeh fare këngëtarin, një nga figurat më të njohura të muzikës shqipe, dhe e konsideruan këtë një gafë të papritur në një mbrëmje që pritej të ishte e fokusuar tek festa finale e BBVK.
Vila e ish-diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, tashmë u përket artistëve.
Përurimi i saj u bë më herët këtë muaj
Të gjitha ambientet e vilës trekatëshe u përshtatën, për t’iu shërbyer artistëve jo vetëm shqiptarë, por nga e gjithë bota, për projektet e tyre të ndryshme.
Për realizimin e kësaj nisme, rreth dy vjet më parë u firmos marrëveshja mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Fondacionit francez, Art Explora.
Ceremonia e nënshkrimit u ndoq atëkohë edhe nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Art aty ku dënoheshin shfaqjet e huaja
Artistët do të mund të jetojnë në shtëpinë e ish-diktatorit Enver Hoxha, i cili për rreth 5 dekada imponoi censurë të fortë ndaj artit.
Vila 31 në qendër të Tiranës ka më shumë se njëqind dhoma.
Pas rënies së komunizmit në Shqipëri më 1992, dyert e saj u mbyllën, ndërsa për fatin e saj ka pasur diskutime të ndryshme – nga shndërrimi në muze deri te shembja.
Restaurimi ka ruajtur gjithçka ashtu siç e kanë lënë diktatori dhe bashkëshortja e tij, Nexhmije Hoxha.
Pllakat, parketi, mobiliet, orenditë në mur dhe në ndërtesë janë po ato.
Salloni, dhomat e ndenjes, të gjumit, të pritjes së miqve, studiot dhe zyrat e punës e të mbledhjeve janë përshtatur për artistët.
Brenda vilës në katin e parë ka edhe një kinema të vogël, ku artistët mund t’i vënë në skenë shfaqjet e tyre, apo mund të zhvillojnë tema të ndryshme diskutimi.
Përveç për artistët, kinemaja do të ketë program edhe për publikun.
Po në katin e parë, ku ka pasur edhe një pishinë, hapësira do të përdoret për performanca dhe ekspozita të artistëve rezidentë, por edhe të komunitetit të artistëve në Tiranë.
Vila ka labirintet e saj dhe shpesh është vështirë të orientohesh.
Dekorimi i saj është bërë në vitet 1970 me objekte të prodhuara në vitet ‘30.
Muret janë rilyer, mobiliet janë riparuar, qilimat janë pastruar dhe është ndërthurur ndarja e re e studiove të artistëve me organizimin e vjetër familjar.
Bisej Kapo nga Art Explora thotë se mobiliet e reja të dizajnuara nga dizajnerë të kombësive dhe kulturave të ndryshme, kanë të përbashkët një formë logjike të linjës dhe konceptit, dhe një kontrast të fortë me bollëkun vizual të vendit historik.
“Ky shndërrim i vilës së ish-diktatorit në një hapësirë arti i vendos artistët në pozitën e aktorëve të vërtetë të transformimit social dhe historik”, thotë Kapo, drejtuese e zhvillimit dhe monitorimit administrativ në Art Explora.
Shtatë artistët e parë “nisin jetën” në vilën e ish-diktatorit
Shtatë artistët e parë – 3 nga Shqipëria dhe 4 të tjerë nga Italia, Franca, Japonia dhe Ukraina – kanë nisur punën në projektet e para.
Gerta Xhaferaj është njëra prej tyre dhe tregon për Radion Evropa e Lirë përjetimet e saj të të bërit art brenda vilës së ish-diktatorit.
“Po bëj kërkime për tunelet që lidhin Vilën 31 me aeroportin dhe me zonën ushtarake në Dajt. Tunelet janë simbol i fuqishëm i asaj që fshihet, nga ajo që kemi trashëguar. Dua të zbuloj mbi ekzistencën e tyre dhe nëse mund të bëj një ndërhyrje artistike me dritë dhe zë brenda në tunele. Kam dëgjuar për to 12 vjet më parë nga pedagogët e Arkitekturës dhe tashmë është koha të zbuloj vetë për to”, thotë Gerta.
Advertisements
Si vajzë Tirane thotë se ka pasur gjithmonë kuriozitet për vilën ku ka jetuar ish-diktatori.
Në familjen e saj diskutimi për komunizmin ka qenë tabu, për faktin se nuk ka qenë ndonjë periudhë e lavdishme për vendin, por edhe për shkak të pasojave që ka lënë te familja e saj.
Gerta thotë se tani është koha që të zbulojë vetë shumë gjëra për atë periudhë.
“E kam parë vilën para restaurimit dhe tani pas kësaj faze jam brenda saj, duke punuar për projektin tim. Ky vend tani ka tjetër aromë. Dinamika që krijohet mes artistëve, është e veçantë”, sipas saj.
“Vila është e madhe dhe kemi vetëm shtatë ditë që kemi nisur rezidencën… Ende mund të humbasësh në këtë hapësirë, është si labirint”, tregon Gerta.
Ajo ka diplomuar në Degën e Arkitekturës në Tiranë në vitin 2017.
Më pas ka punuar në profesionin e saj, por gjithnjë ka ndierë se i mungon hapësira për të shprehur veten, ndaj ka vendosur të bëjë një master në Zvicër, në fushën e artit.
Ajo thotë se transformimi i shpejtë i Tiranës i pëlqen nga njëra anë, porse, nga ana tjetër, është e dëshpëruar që zhvillimi i vrullshëm “disi e ka dëmtuar historinë e monumentet”.
Shenjë tek ajo ka lënë shembja e Teatrit Kombëtar.
Si artiste, ajo ka dëshiruar shumë që ajo ndërtesë të restaurohej dhe ta ruante origjinalitetin e saj.
Gerta thotë se projekti që sapo ka nisur në Vilën 31, do t’i mundësojë më shumë njohje dhe bashkëpunime me artistë nga e gjithë bota, e gjithashtu do të jetë e lumtur t’u tregojë atyre Tiranën, historinë dhe natyrën e saj.
Në kuadër të rezidencës, artistëve u sigurohet nga Art Explora akomodimi, hapësira për punë, ekspozim, si dhe një grant për të mbuluar shpenzimet e jetesës dhe zhvillimit të projekteve të tyre artistike.
Për të prezantuar çdo artist rezident, do të organizohen Ditët e Studios së Hapur, kur do të shihen krijimet e bëra gjatë qëndrimit në vilë.
Studiues dhe kuratorë do të ftohen gjithashtu për rezidenca përkrah artistëve.
Aty ku dikur diskutohej dhe merreshin vendime kundër shfaqjeve të huaja, tani artistë vendas dhe të huaj do të shfaqin talentin e tyre.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë në përurimin e këtij projekti se ky edhe ka qenë qëllimi kryesor i tij.
“Që kjo hapësirë të përdoret për t’i bërë gjërat që Enver Hoxha do t’i kishte më shumë tmerr se çdo gjë tjetër. Kjo ka qenë, në fakt, motoja shtytëse në mendjen tonë. Nëse kishte diçka që e bënte tërësisht mizore diktaturën, ishte çdo shprehje e asaj që ata e quanin degjenerim modernist. Kjo do të jetë një shtëpi e degjenerimit modernist”, ka thënë Rama.
Epoka komuniste në Shqipëri nën Enver Hoxhën (1944 – 1985) ishte një periudhë e karakterizuar nga një regjim autoritar, me kontroll absolut mbi të gjitha aspektet e jetës.
Regjimi i tij ishte ndër më represivët në botë./REL
Një kontroll i befasishëm është kryer në burgjet e Koridhalos, pas informacioneve që kishte sektori i anti-drogës. Në operacion morën pjesë edhe forcat speciale greke EKAM.
Në kuadër të operacionit, në prani të prokurorit janë kryer kontrolle në 8 qeli ku janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 4 celularë, karikues, fisha karikimi dhe Handsfree. Gjatë kontrollit të 19 të burgosurve, dy prej tyre u janë gjetur dhe sekuestruar 2 thika të improvizuara.
Mësohet se për këto sende është ngritur akuzë ndaj 4 shtetasve shqiptarë.
Një sherr masiv ka ndodhur në rrugën “Pefkon 92” në Metamorfosi të Athinës në Greqi, ku si pasojë një 19-vjeçar shqiptar është dërguar në spitalin e Kryqit të Kuq me kaçavidë në bark dhe tre plagë në kofshë. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Dy bashkëkombës të tjerë të moshës 17 dhe 19 vjeç kanë plagë të lehta. Autoritetet policore kanë arrestuar 7 të dyshuar, mes të cilëve katër të rritur dhe tre të mitur.
Burime bëjnë me dije se grupe njerëzish nga Kifisia dhe Filadelfia ishin takuar aty.
20 personat e përfshirë u ndanë në grupe dhe nisën të godisnin njëri-tjetrin. Sipas të njëjtave informacione, një dëshmitare okulare që ka parë se çfarë po ndodhte, u ka thënë djemve se kishte lajmëruar policinë por sërish nisën sulme më të rënda, si sulmi me kaçavidë.
Autorët janë larguar me një makinë të zezë dhe sipas vlerësimeve të para të autoriteteve duket se bëhet fjalë për një konflikt territoresh dhe mund të lidhet edhe me një ngjarje të ndodhur në Marousi.
Ervis Lami, 31-vjeçari që iu gjet automatiku me selenciator në banesë gjatë kontrolleve për kapjen e autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës, krim i ndodhur mëngjesin e së premtes (24 Janar), është mik i Admir Tafilit.
I riu është shpallur në kërkim, ndërsa u arrestua djali i xhaxhit të tij, 37-vjeçarit, Eduart Lami.
Blutë kanë kryer kontrolle në banesën në rrugën Paqësore, Zall Mner, gjatë hetimeve për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së 48-vjeçarit, Lulzim Visha mëngjesin e djeshëm (24 Janar).
Mësohet se gjatë kontrolleve u gjetën një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e shtëpisë janë gjetur 4 gëzhoja armë.
“Arma e zjarrit, gëzhojat si dhe sendet e tjera të sekuestruara në banesë po dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse kjo armë zjarri është përdor në ngjarje kriminale”, informojnë blutë.
Raportohet se banesa ku u gjetën sendet e kundraligjshme është në posedim të Ervis Lamit dhe përdorej nga 31-vjeçari, si edhe kushëriri i tij, Eduart Lami.
Në pranga u vendos 37-vjeçari, banues në Kamëz, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve të ftohta”.
Kush është Ervis Lami
Ervis Lami, gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Korçës në korrik 2014, ka marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë e organizimit të planit të arratisjes nga burgu i Drenovës i Admir Tafilit dhe 6 të dënuarve të tjerë me burgim të përjetshëm.
Ai është vetëfajësuar duke marrë mbi vete planifikimin dhe organizimin e arratisjes së 23 nëntorit të vitit 2013. Sipas tij, gjithçka e kishte zanafillën në kohën kur ai ishte bashkëvuajtës me Admir Tafilin, në Burgun 313. Fillimisht përfaqësuesi i akuzës ka bërë një kronologji të ngjarjes në atë kohë duke sqaruar se nga hetimet kishte rezultuar se në realizimin e arratisjes ishte vënë në dispozicion një shumë e konsiderueshme në euro nga Genc Tafili, vëllai i të akuzuarit për vrasje për hakmarrje.
Ai kishte kryer një transfertë në emër të Bledian Dedës dhe me këto para u blemë frigoriferët dhe armët në tregun e zi. Por, Ervis Lami, në gjyq, përjashtoi të akuzuarit e tjerë nga organizimi i planit. Sipas deklarimeve të Ervis Lamit, zanafilla e planit të arratisjes kishte nisur pas dënimit të Admir Tafilit dhe ai e kishte realizuar çdo lëvizje i vetëm, duke arritur të thyente kështu një prej institucioneve më të sigurta në vend.
Duke përshkruar me detaje të imtësishme, Ervis Lami ka rrëfyer çdo lëvizje që kishte kryer deri në zbatimin e planit të arratisjes nga i cili mundën të kapërcejnë rrethimin 7 të burgosur me dënime kapitale. Futja e armëve, sipas tij, ishte bërë me frigoriferë të cilët janë fabrikuar në Shkodër, ndërsa bomba e cila u hodh në afërsi të komisariatit ishte blerë në Korçë.
“Këta janë të gjithë shokët e mi, por nuk kishin lidhje me arratisjen. Unë kam qenë i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë dhe dua të sqaroj gjykatën se arratisjen e 23 nëntorit e realizova unë. Plani për këtë arratisje nisi në Burgun 313 kur unë dhe Tafili ishim bashkëvuajtës. Kur ai u dënua me pa të drejtë me burgim të përjetshëm, më erdhi vërtet keq dhe i premtova që do e ndihmoja të arratisej. E dija që ai është i pafajshëm ndaj dhe isha i vendosur për ta ndihmuar, aq më tepër kur i kisha dhënë fjalën. Organizuam planin, por armët në frigorifer janë montuar në një fabrikë në Shkodër. Mënyra si ato armë janë montuar brenda frigoriferit nuk mund të bëhen me dorë, por në fabrikë”, ka deklaruar Lami.
Ai vazhdoi më tej, duke rrëfyer se e kishte çuar frigoriferin në Burgun e Drenovës, me destinacion dhomën e të dënuarit të përjetshëm, Admir Tafili.
“Jam po unë ai që bleva dhe bombën për të çorientuar policinë. Kështu më orientoi Tafili dhe natyrisht që unë kështu veprova. E bleva në Korçë te një person me 400 mijë lekë të vjetër, ishte me telekomandë. Shokët e mi kanë vendosur vetëm gozhda në rrugë, në vendin ku do kalonte policia, thjesht për të penguar makinat e policisë që arratisja të ishte sa më e lehtë”.