“Kujdes me financat!”/ Horoskopi javor 20-26 janar, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

DASHI

Në punë ju presin sfida, por edhe produktivitet. Të lidhurit ose të martuarit do e thellojnë marrëdhënien përmes bisedave të sinqerta, ndërsa beqarët mund të takojnë dikë interesant. Financat stabilizohen, por kujdes me shpenzimet. Shëndeti është i mirë, por kushtojini vëmendje pushimit dhe ushqimit.

DEMI

Puna po ecën më ngadalë se sa do të dëshironit, por durimi shpërblehet. Të lidhurit ose të martuarit do shijojnë harmoninë, ndërsa beqarët rilidhen me dikë nga e kaluara. Financat janë të qëndrueshme, shmangni investimet me rrezik. Kushtojini vëmendje problemeve të vogla shëndetësore.

BINJAKËT

Obligimet e biznesit grumbullohen, por organizimi i mirë ndihmon. Jeta e dashurisë sjell freskim, romanca është në horizont. Financat po kërkojnë kontroll më të mirë. Shëndeti është i fortë, por pushimi dhe gjumi janë çelësi.

GAFORRJA

Puna sjell sfida të reja, por ju ndihmon intuita. Njerëzit e lidhur ose të martuarit gëzojnë një marrëdhënie të qëndrueshme, dhe njerëzit beqarë përjetojnë një surprizë të këndshme. Financat janë të qëndrueshme, por ruajini kursimet. Kushtojini vëmendje ushqyerjes dhe hidratimit.

LUANI

Ju tregoni aftësi drejtuese në punë, gjë që ju sjell njohje. Marrëdhëniet e dashurisë janë në fokus, të lidhurit ose të martuarit mund të kenë mosmarrëveshje të vogla, ndërsa beqarët mund të nisin një lidhje serioze. Kujdes me shpenzimet tuaja. Energjia është e lartë, përdorni atë për aktivitet fizik.

VIRGJËRESHA

Organizimi dhe aftësitë analitike ndihmojnë në biznes. Njerëzit e lidhur ose të martuarit mund të kenë mosmarrëveshje për shkak të komunikimit të dobët, ndërsa beqarët janë ende në kërkim të personit të duhur. Financat janë nën kontroll, por shmangni investimet me rrezik. Shëndeti është i mirë, por mos i anashkaloni ekzaminimet.

PESHORJA

Aftësitë diplomatike ndihmojnë në punë dhe dashuria është në kulmin e saj. Njerëzit e lidhur ose të martuarit janë të lumtur dhe njerëzit beqarë kanë një shans të takojnë një person që ndan vlerat e tyre. Financat janë premtuese, por tregohuni të moderuar në luks. Gjeni kohë për t’u çlodhur.

AKREPI

Puna sjell ndryshime sfiduese, por të dobishme në planin afatgjatë. Dashuria është pasionante, të lidhurit ose të martuarit rinovojnë romancën dhe beqarët do tërheqin vëmendjen. Financat janë të qëndrueshme, por kujdes me shpenzimet. Energjia është e fortë, por keni nevojë për pushim.

SHIGJETARI

Entuziazmi sjell mundësi të reja biznesi. Të lidhur ose të martuarit do shijojnë aventurat e përbashkëta, ndërsa beqarët kanë mundësi të takojnë dikë gjatë udhëtimit. Financat kërkojnë vëmendje, kontrolloni të gjitha shpenzimet. Merr me aktivitet fizik.

BRICJAPI

Detyrimet e biznesit kërkojnë përqendrim, por jeni të organizuar mirë. Të lidhur ose të martuarit gëzojnë stabilitet dhe beqarët mund të kenë një takim interesant. Financat janë të qëndrueshme, por mendoni të kurseni. Kushtojini vëmendje dhimbjes së shpinës.

UJORI

Kreativiteti dhe entuziazmi në punë sjellin miratim. Dashuria është dinamike, njerëzit lidhur ose të martuarit duan të rifreskojnë marrëdhënien e tyre, ndërsa beqarët gëzojnë njohje të reja. Financat janë nën kontroll, por shmangni rreziqet. Përkushtohuni për shëndetin mendor.

PESHQIT

Intuita ju ndihmon në dilemat e biznesit dhe eprorët ju vënë re. Jeta dashurore përmirësohet, të lidhur ose të martuarit gëzojnë mbështetjen e partnerit dhe beqarët mund të përjetojnë një takim fatal. Financat po përmirësohen, por kujdes. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos harroni hidratimin dhe pushimin.

Kush është ish missi shqiptar që përmendet si ‘e kërcënuese’ në historinë e Parashqevis?

Në një intervistë mbrëmjen e kaluar për “Top Story” me Grida Dumën, biznesmeni Elton Ilirjani ndau disa detaje intriguese mbi bisedat me këngëtaren e njohur Parashqevinë, duke përmendur gjithashtu një ish-miss shqiptar.

Ky detaj ka ngjallur spekulime dhe kuriozitet në rrjetet sociale, duke bërë që publiku të pyesë se për kë bëhet fjalë. Sipas Ilirjanit, Parashqevia e ka përmendur këtë miss në një moment vetmie, duke thënë se ndjehej si e kërcënuar.

“Parashqevia nuk është sëmurë. Një mik i saj madje ka thënë lëre aty ku është. Këta emra do i them në vendin ku duhet. Ajo flet me veten, unë një ditë e dëgjova. Thoshte të iki të fshihem se vjen më mban peng si… dhe më thoshte emrin e një miss-i shqiptar. Unë nuk e di kush është kjo miss-i. Ky rast duhet të ekzaminohet. Nuk gënjen ajo”, u shpreh Ilirjani.

Ish-bashkëshorti i Parashqevisë, Robert Nolfe, i cili gjithashtu ishte pjesë e intervistës, mbështeti deklaratat e Ilirjanit. Ai theksoi se njerëzit që e rrethonin Parashqevinë shpesh kërkonin të përfitonin prej saj dhe se suksesi i saj kishte ngjallur xhelozi dhe konflikte.

“Ajo çka pashë unë, mbështes atë që thotë Eltoni. Unë kam qenë me të për shumë vite, e di çfarë thotë Eltoni. Mbase ishte një mënyrë për të mbrojtur veten. Nuk besoj se ka pasur miq të mirë shqiptarë, ata prisnim të fitonin diçka, donin t’i prishnin reputacionin. Të tjerët e urrejnë suksesin, ne këtë tentuam të bënim. Kur futesh në industrinë e argëtimit… Nuk e dija që suksesi do të ishte rreziku. Në moshën kur mori hov mbase kjo ishte një lloj kërcënimi për jetën e saj”, tha Roberti.

Pas acarit vijnë rrebeshet e shiut, ja si do të jetë moti për këtë javë

Pas një jave me temperatura të ulëta, java që vjen do të karakterizohet nga reshjet e shiut dhe borës në vendet malore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se ditën e hënë moti do të jetë me diell, por më pas gjithçka do të ndryshojë, duke sjellë mot me stuhi shiu dhe dëborë.

Parashikimi i motit:

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me mbizotërim të motit të vranët megjithatë nuk do të mungojnë intervale të herëpasherëshme me diell pothuajse gjatë gjithë javës!

•Ditën e hënë moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash të mesme dhe të larta, përqendruar në relievet malore të vendit, por më të theksuara pas orëve të pasdites.

•Ditën e martë dhe të mërkurë reshjet e shiut pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë vendin, me ndërprerje e të karakterit lokal ndërsa hera-herës shtrëngata afatshkurtra të izoluara. Të martën në relievet e larta malore në veri-verilindje-juglindje priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

•Ditën e enjte pritet që reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente vetëm në veri të vendit, me intensitet të ulët.

•Ditën e premte moti parashikohet i paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët në të gjithë vendin e lokalisht deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra të herëpasherëshme.

Era do të fryjë kryesisht me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 9-17m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-4ballë.

Egli në dush, Gjesti merr vëmendje me veprimin e tij: “Ajde se ke qejf ti…” (Video)

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, marrëdhënia mes banorëve Egli Tako dhe Gjesti ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të dinamikave dhe ndërveprimeve të tyre.

Dyshja gjithashtu kanë shprehur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin, dhe kohën më të shumtë e kalojnë bashkë.

Ndërsa ditën e sotme, Gjesti ka marrë vëmendje me veprimin e tij.

Teksa Egli po lahej në dush, ai i shkoi pranë dhe po e ushqente. “Ajde se ke qejf ti”, i thotë Gjesti ndërsa e ushqen.

Video Player

Boks/ Kristian Prenga hedh në tapet amerikanin Torres pas dy raundeve, kampion në peshat e rënda

Philadelphia, SHBA – Boksieri shqiptar Kristian Prenga është fituesi i titullit “World Heavyweight Title” për peshat e rënda.

Mirditori nuk e pati të vështirë kundër amerikanit Juan Torres në ndeshjen e zhvilluar në Philadelphia.

Prenga lëshoi “breshëri” grushtesh në drejtim të kundërshtarit dhe vetëm në raundin e dytë e hodhi rivalin në tapet me “K.O” për të fituar kështu ndeshjen e 17-të në karrierë.

Boksieri kuqezi prej kohësh është zhvendosur në SHBA dhe e vijon karrierën në këtë vend, teksa nderon Shqipërinë me sukseset e tij. Në 18 ndeshje që ka zhvilluar në ring, Prenga ka 17 fitore, të gjitha me “K.O” dhe vetëm një humbje.

Pas triumfit dhe titullit të siguruar 33-vjeçari nuk i ka fshehur emocionet, ndërsa premton të tjera suksese.

“Faleminderit Zotit për çdo gjë. Faleminderit të gjithë ju që ishit prezent që besoni tek mua dhe të gjithe ju që më keni ndjekur Live nëpër TV. Kemi akoma rrugë për të bërë, me shume punë e me kokën të fokusuar në stërvitje do vazhdoj t’ju bëj të gjithëve krenar. Shihemi shumë shpejt për ndeshjen tjetër”, thotë Prenga pas fitores.

Jeni të shqetësuar nga mbyllja e TikTok?! / Ky aplikacion po ia merr ‘fronin’: Mund ta shkarkoni…

Aplikacioni kinez i rrjeteve sociale RedNote është bërë aplikacioni më i shkarkuar në App Store të Apple në SHBA ditët e fundit, përpara një ndalimi të mundshëm të TikTok në SHBA.

Revanshi i këtij aplikacioni vjen në një kohë kur kompania ByteDance, që ka në pronësi TikTok, po përballet me perspektivën e një ndalimi të përhershëm të platformës popullore në Shtetet e Bashkuara të dielën, kur vendimi qeveritar do të hyjë në fuqi.

Ligji, i nënshkruar nga presidenti amerikan Joe Biden prillin e kaluar, kërkon që TikTok të ndërpresë lidhjet me kompaninë e tij mëmë me bazë në Kinë, ByteDance, deri në mes të janarit ose aplikacioni do të ndalohet.

Masa nga SHBA erdhi si rezultat i shqetësimeve midis disa politikanëve amerikanë se ByteDance po ndante të dhënat e përdoruesve të TikTok me qeverinë kineze, pavarësisht garancive të përsëritura të kompanisë se nuk ishte kështu.

RedNote, i njohur si Xiaohongshu në Kinë, është një aplikacion i rrjeteve sociale tani i disponueshëm në anglisht. Është një aplikacion i krijuar në vitin 2013 nga kompania me bazë në Shangai, Xingyin Information Technology dhe është jashtëzakonisht popullor në vendet që flasin gjuhën mandarine dhe kineze, me mbi 300 milionë përdorues aktivë mujorë, sipas Bloomberg. Edhe pse është rritur në mënyrë të qëndrueshme gjatë viteve, rritja më e madhe e popullaritetit të saj u regjistrua gjatë pandemisë.

Ndërsa u ofron përdoruesve video dhe imazhe të shkurtra përmes një algoritmi si TikTok, postimet me tekst dhe veçoritë e blerjeve luajnë gjithashtu një rol qendror. Ndërfaqja e aplikacionit ndryshon nga ajo e TikTok, pasi video nuk fillon të luhet automatikisht me hapjen e aplikacionit dhe përdoruesit duhet së pari të identifikohen për ta përdorur atë. Në Kinë, Xiaohongshu është aplikacioni i zgjedhur për ata që kërkojnë rekomandime mbi temat e njohura të bukurisë, modës, udhëtimit dhe ushqimit.

Përdoruesit e tij janë kryesisht femra të reja. Për më tepër, platforma i nënshtrohet më pak censurës se të tjerat, pasi përdoruesit postojnë në të përmbajtje nga komuniteti LGBTI+ ose diskutojnë aspektet pozitive të beqarisë për gratë, çështje që konsiderohen veçanërisht të ndjeshme në Kinë. Fluksi i amerikanëve tani u jep përdoruesve kryesisht kinezë të Xiaohongshu një shans për të kërkuar ndihmë me detyrat e shkollës ose këshilla për përkthimin e termave në anglisht, duke u dhënë gjithashtu një shans për të mësuar për kulturat e njëri-tjetrit. Rikujtojmë se MrBeast i është bashkuar ofertës për të blerë TikTokun në një përpjekje për të shpëtuar platformën nga ndalimi në Shtetet e Bashkuara.

Pritjes i erdhi fundi, ndodh puthja e parë mes Eglit dhe Gjestit? (Video)

Egli dhe Gjesti që nga fillimi kanë pasur një raport mjaftë të ngushtë.

Dyshja treguan se ndjehen mirë kur janë pranë njëri tjetrit dhe po vazhdojnë të njohjen.

Mbase spektaklit Egli ishte shumë pranë këngëtarit ku tregoi se prezenca e tij e bën të lumtur dhe i dhuroi puthje në faqe.

Andaj rrjeti ka reaguar me komente të shumta, se kanë një kimi të përbashkët dhe duken shumë mirë edhe si çift.

https://video.gjirafa.com/embed/egli?autoplay=true&am=true&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fpritjes-i-erdhi-fundi-ndodh-puthja-e-pare-mes-eglit-dhe-gjestit-video%2F

Familjarët e Eglit japin “mesazhin e parë” për Gjestin

Familjarët e Eglit kanë për ti thënë dy fjalë Gjestit dhe këtë e bëjnë me postime në instastory.

Familjarët e Eglit japin “mesazhin e parë” për Gjesti

Ata kanë publikuar disa pamje teksa duket Egli dhe Gjesti duke biseduar deri në orët e hershme të mëngjesit.

Në formë shakaje ata kanë bërë të dituar se janë në përkrahje të vajzës së tyre dhe vendimet që ajo merr.

E rëndë në Tiranë/ Një person hidhet nga lartësia e ndërtesës, vdes në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Tiranë, në afërsi të TEG-ut, ku një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Viktima është shtetasi L.K, 58 vjeç, i cili sipas autoriteteve policore dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese.

Ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Blutë e kryeqytetit raportojnë se nga hetimet paraprake rezulton se viktima vuante nga shëndeti mendor dhe dyshohet se si pasojë e depresionit është hedhur nga lartësia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

E zhdukur prej 9 janarit, gjendet e mbytur shqiptarja në Itali, dyshime mbi shkaqet e tragjedisë (Emri+Foto)

Suzana Koçibelli, shqiptarja e cila rezultonte e zhdukur prej datës 9 janar është gjetur e vdekur.

Trupi i pajetë i 62-vjeçares shqiptare është gjetur në ujërat e Tiberit në digën Castel Giubileo.

Trupi u zbulua nga stafi i Enel që punonte në hidrocentralin në veri të Romës.

Pasi trupi u nxorr nga ushtarakët dhe zjarrfikësit, nuk u konstatuan shenja të dukshme dhune.

Sipas mjekut ligjor, vdekja e gruas ka ndodhur pak orë pas largimit të saj.

Policia po heton për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë