Çfarë ndodhi? Rozana Radi ne gjendje jo të mirë shëndetësore, largohet nga prime

Gjatë mbrëmjes së sotme, këngëtarja dhe banorja e Big Brother VIP Albania, Rozana Radi, ka pasur një problem shëndetësor gjatë transmetimit live.

Pas debateve të forta të zhvilluara, këngëtarja nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në dhomën e rrëfimit për të marrë kujdesin e nevojshëm nga produksioni.

Moderatori i spektaklit, Ledion Liço ka siguruar publikun se nuk bëhet fjalë për asgjë serioze, por për luhatje tensioni.

Aktualisht, Rozana po trajtohet dhe ndodhet nën kujdesin e stafit mjekësor.

“Ka përbuzur ndjenjën time”, Xumi-Eglit: Më mirë më thuaj që jam i shëmtuar!

Xumi komentoi raportin mes Gjestit dhe Eglit, duke e quajtur një një lojë dhe interes.

Më pas ai i drejtohet Eglit duke i thënë “Më mirë më thuaj që jam i shëmtuar”, ndërsa theksoi se ndenjën e tij e kanë hedhur poshtë dhe e kanë përbuzur.

Sakaq tha se ftohja e raportit me Gjestin nuk ka lidhje me Eglin.

Pjesë nga debati:

Xumi: Ndjenjën time e hodhën poshtë, e përbuzën.

E përbuzi kush?

Xumi: Egli, e ka akuzuar… edhe nga shumë banorë të tjerë. Unë kam pasur mikpritje për të gjithë banorët.

Raporti me Gjestin s’ka lidhje me Eglin. Më mirë më thuaj ‘je i shëmtuar’ (i drejtohet Eglit). Po kaq i shëmtuar nuk e dija që isha. Nesër do bëhem dhe unë biond.

Egli: A ka pasur një sekuencë që unë ty të të kem dhënë një fije shpresë?

Vetëm pak orë larg betimit, Donald Trump ha drekë me biznesmenët dhe aktivistët shqiptarë

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,  pak kohë larg inagurimit të tij, ka drekuar me biznesmenë dhe aktivsitë shqiptarë në një restorant në një fushë golfi në West Palm në Florida.

Këtë fakt e ka bërë me dije gazetari Ruben Avxhiu, i cili ka publikuar foton e Trump nën prezencën e biznesmenëve dhe aktivistëve. Përpos fotos, ai ka bërë me dije edhe emrat e atyre që kanë qenë në të njëjtën tryezë me presidentin e zgjedhur të Amerikës.

“Trump, drekë, i rrethuar nga shqiptaro-amerikanë Fotografi e postuar nga Zef M Gjelaj me shënimin “Lunch ëith the big boss!!!!!” (Drekë me bosin e madh), në Ëest Palm, Florida. Sipas identifikimit të bërë nga Martin Vulaj: Anton Dedvukaj (ne skaj, majtas), Vasel Juncaj (majtas), Sokol (djathtas) Paul Martini (me kurriz nga kamera) Donald Trump do të ribëjë betimin si President i Shteteve të Bashkuara, pas tre ditësh, në 20 janar 2025”, shkruan ai.

Kujtojmë se inagurimi i Trup më 20 janar do të të mbahet në ambiente të mbyllura për shkak të motit të rrezikshëm të ftohtë që parashikohet javën e ardhshme në Uashington.

Sipas mediave të huaja, fjalimi, si dhe fjalimet e tjera, tani do të zhvillohen brenda rotondës së Kapitolit të SHBA-së, dhe jo jashtë ndërtesës. Parada inauguruese do të mbahet gjithashtu në ambientet e mbyllura në Capitol One Arena të Uashingtonit, së bashku me të tre ballot inauguruese.

Trump trondit tregun e kriptovalutave, publikon monedhën e tij zyrtare dhe gjeneron mbi 14 mld dollarë

Më 17 janar 2025, presidenti i ri i SHBA-ve Donald Trump hodhi në treg kriptomonedhën e tij zyrtare $TRUMP, dhe brenda pak orësh, ajo pushtoi botën e valutave digjitale.

Monedha, e ndërtuar në rrjetin Solana, pati një rritje të mahnitshme në vlerë, me vlerën e saj të tregut që arriti në 14.5 miliardë dollarë brenda vetëm disa orëve nga publikimi i saj. Me çmim fillimisht në 0,18 dollarë, vlera e monedhës u rrit në 7,1 dollarë përpara se të stabilizohej në 21,51 dollarë deri në orën 18:21, duke shënuar një rritje të pabesueshme prej 231,61%, sipas të dhënave të CoinMarketCap.

Prezantimi i monedhës $TRUMP nga presidenti i zgjedhur i SHBA u bë përmes platformës së tij Truth Social, ku ai njoftoi: “Meme-ja ime e re zyrtare është KETU! Është koha për të festuar gjithçka që ne mbrojmë: FITORE!”

Nisja shkaktoi një furi masive tregtare. Brenda vetëm një ore, vëllimi i tregtimit arriti gati 1 miliard dollarë dhe investitorët e hershëm panë fitime të konsiderueshme. Një tregtar, i cili bleu gati 6 milionë monedha TRUMP për rreth 1.1 milionë dollarë pati një kthim investimi prej 23 milionë dollarësh në vetëm 90 sekonda.

Rritja e shpejtë e monedhës ishte po aq mbresëlënëse për sa i përket kapitalizimit të saj të tregut, i cili arriti në 7.7 miliardë dollarë brenda dy orëve nga publlikimi.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. /bw/

A mund të shërohet Parashqevia? Elton Ilirjani jep lajmin urgjent: Mjekët zbuluan që …

Ishte dita e djeshme kur biznesmeni Elton Ilirjani ka njoftuar se këngëtarja e njohur prej dy javësh është shtruar në spitalin psikiatrik, teksa njofton se ajo nuk ka pranuar të marr mjekimin e nevojshëm.

Fatmirësisht, në një reagim në rrjetin social “Instagram”, shprehet se më në fund Parashqevia ka pranuar të mjekohet.

“Parashqevi Simaku sapo më telefonoi nga spitali dhe më tha që i kishin aplikuar injektimin e parë! Zoti eshtë i madh”, shkruan Ilirjani.

Ndërsa në lidhje me këtë ka reaguar edhe mbesa e artistes, Ani Simaku.

“Pas shumë mundimesh halla po merr mjekimin e duhur, shumë faleminderit të gjithëve për mbështetjen, faleminderit @eilirjani për gjithçka që po bën’’, shkruan ajo.

Pas kësaj, Ilirjani është shfaqur i veshur me peliçen e Parashqevisë në momentin që ajo u gjet në stacionin e trenit.

Reagimi i plotë i biznesmenit:

“Flutura jonë filloi të rikthehet mes nesh! Sot ajo nisi kthesën! Plot 34 ditë sakrificë, magji, dashuri, sfida, lodhje, gëzim, lot, frikëra! Por në fund: FITUAM! Atë që askush nuk arriti ta bënte për 25 vite! ASKUSH! Jam krenar për ty flutur! Krenar për herë të parë për veten time, sepse ishte thjesht dhe vetëm dashuria që kam për ty! Ti sot pate bekimin e Zotit dhe prindërve të tu që vdiqën me merak për ty! Shërim të shpejtë Flutura jonë rozë! Tani jam i qetë sepse sfiduam dhe fituam atë që duhej! Derisa ti të shërohesh unë do vishem si ti në Penn Station”!

Merr fund marrëveshja e armëpushimit? Netayahu: Izraeli nuk do të tolerojë…

Marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit për armëpushim është në rrezik thotë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netayahu.

Arsyeja e rrezikimit të marrëveshjes është pasi vendi nuk do të vazhdojë përpara me të, derisa Hamasi të nxjerrë një listë me 33 pengjet që do të lirohen. Ndërsa shprehet që nuk ka asnjë tolerim për shkeljet e marrëveshjes, ku përgjegjësinë më të madhe e ka Hamasi.

“Ne nuk do të ecim përpara me armëpushimin derisa të marrim listën e pengjeve që do të lirohen, siç është rënë dakord. Izraeli nuk do të tolerojë shkeljet e marrëveshjes. Përgjegjësia e vetme është e Hamasit”, thuhet në deklaratën e publikuar nga zyra e shtypit e qeverisë izraelite.

33 nga 98 pengjet e mbetura izraelite të rrëmbyer nga Hamasi pritet të lirohen në këtë fazë, sipas Reuters. Në këmbim, Izraeli do të lirojë rreth 2000 palestinezë që aktualisht janë të ndaluar nëpër burgje të shumta.

Rikujtojmë se në frontin e brendshëm ka probleme për Netanyahun, pasi ministri i tij të sigurisë kombëtare Itamar Ben-Gvir ka thënë se ai do të japë dorëheqjen nga qeveria në shenjë proteste kundër marrëveshjes. Ministrat e tjerë janë gjithashtu të pakënaqur me marrëveshjen, të cilën ata e përshkruajnë si një dorëzim ndaj Hamasit.

ALARMI në SHBA: Dimri i vërtetë “mbërthen” vendin! Priten temperatura deri në -40 gradë Celsius

Një valë e re të ftohti pritet të përfshijë pjesë të tëra të Shteteve të Bashkuara në ditët në vijim, të shoqëruara me erëra të ftohta, dëborë dhe ngrica.

Temperaturat e ftohta që parashikohen për ditën e hënë në Uashington, detyruan autoritetet që ta zhvendosin ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump në ambientet e brendshme të Kapitolit.

Në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, që nga malet Rockies në Kolorado deri tek shtetet veriore, temperaturat do të bien duke filluar nga e diela dhe do të vazhdojnë gjatë tërë javës së ardhshme dhe ato do të arrijnë deri në – 40 gradë celsius, ose edhe më të ulëta, në Dakota dhe në pjesën veriore të Minesotës, sipas meteorologut nga Shërbimi Kombëtar i Motit, Marc Chenard.

Në kushte të tilla atmosferike, mund të pësohet deri edhe ngrirje nëse ndonjë pjesë e trupi të njeriut ekspozohet ndaj këtyre temperaturave, qoftë edhe për më pak se 10 minuta.

Zyrtarët e institutit meteorologjik u bënë thirrje banorëve të veshin xhaketa, kapele dhe doreza dhe të kalojnë sa më pak kohë jashtë.

Autoritetet presin që reshjet e shiut dhe të borës të krijojnë probleme në komunikacion, sidomos në pjesët e vendit që zakonisht nuk përjetojnë mot të këtillë dimëror.

U fut nga stoli, Muçi i impersionon të gjithë më paraqitjen në kampionat/ Shikoni notën dhe statistikat fantastike të shqiptarit

Ernest Muçi zhvilloi një paraqitje spektakolare në duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Samsunspor, që u mbyll me shifrat e bardha 0-0.

Talenti shqiptar, u hodh në fushë në minutën e 60, në vendin e Zhoao Marios, teksa 30 minuta plus shtesën i mjaftuan, për të spikatur, duke rezultuar lojtari me notën më të lartë te bardhezinjtë, sipas “SofaScore”

23-vjeçari krijoi 2 shanse të arta shënimi, ku për meritë të portierit kundërshtar nuk u finalizuan, si dhe regjistroi 5 pasime kyçe, 3 harkime të rrezikshme.

Shqiptari gaboi vetëm 1 pasim nga 19 në total, ndërkohë që u vlerësua me notën 8.2 nga “Sofa Score”./PANORAMASPORT.AL

Rama: Mbështetje financiare dhe kredi të buta për emigrantët që kthehen për të investuar

Në podkastin flasim kryeministri rama kishte te ftuar dy emigrantë që janë rikthyer të investojnë në Shqipëri.

Ai tha se së shpejti qeveria do të shpallë një program të ri mbështetje financiare për aktivitetet që ata rihapin në Shqipëri. Rama tha se do përdoren grante dhe kredi të buta

“Kemi një program të ri që do e shpallim së shpejti. Do të japim mbështetje financiare, e kombinuar kredi e butë me grant” tha Rama gjatë podcastit të sotëm ku kishte ftuar Sofokli dhe Dhurata Daupaj nga Tragjasi i vjetër, Orikum, Vlorë pronarë të një agroturizmi.

“Gjermania është bërë e vështirë për gjermanët. Të vijë këtu e ka mësuar maragozllëkun. Është sakfrikicë të jetosh në Gjermani. Paketa e maleve është për ata që kthehen dhe ndërtojnë nëpër male. Ju jeni fiks fare. Kalon ligji, ju jeni në mbështetje”, tha Rama.

Problemi më i madh për ata që investojnë është sigurimi i fuqisë punëtore.

“Fati erdhi me ne. Në zonën ku jetojmë ulërihet për punëtorë”, tha Dhurata Daupaj.

“Më larg se dje në një takim me sipërmarrësit thonë nuk kemi problem sa i paguajmë kemi problem të gjejmë njerëzit të punonjës. Sanitarja në shtëpi merr 600 euro në shtëpi”, tha Rama.

Më herët Rama komunikoi direkt me emigrantët në rrjetet sociale për shqetësimet e tyre për mënyrën se si do votohet.

Punonjësi i Policisë në Tiranë u hodh nga pallati pas shantazheve në detyrë? AMP reagon për herë të parë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak ditë më në Tiranë ku oficeri i Policisë Azbi Spahiu, në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, ra nga lartësia e një pallati dhe mbeti i plagosur.

Në reagimin zyrtar, AMP hedh poshtë pretendimet se polici e ka kryer aktin nga ndonjë formë presioni apo ushtrim ndikimi të paligjshëm.

AMP shkruan se punonjësi i Policisë ka dhënë një deklarim me shkrim dhe nuk ngre asnjë pretendim lidhur me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, apo çdo formë tjetër presioni, shantazhi gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj.

Njoftimi i AMP:

Nisur nga interesi i disa mediave, pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, e duke marrë shkas nga lajmet e publikuara në media dhe rrjete sociale, lidhur me ngjarjen e oficerit të Policisë A.S., në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor Tirane, strukturat e AMP-së Tiranë pavarësisht se nuk kanë administruar një ankesë apo pretendim zyrtar, kryen verifikimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kështu, në kuadër të veprimeve verifikuese, që nga momenti i marrjes dijeni, drejtuesit e AMP-së Tiranë janë paraqitur pranë Spitalit të Traumës, për t’u interesuar mbi shëndetin e punonjësit të Policisë, por dhe për të administruar çdo pretendim të mundshëm, për shkak të detyrës.

Nga deklarimi me shkrim i administruar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, punonjësi i Policisë A.S. nuk ngre asnjë pretendim lidhur me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, apo çdo formë tjetër presioni, shantazhi gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj.

Veprimet verifikuese vazhdojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.