E trishte/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)

Louis Gossett Jr., i parë që fitoi një Oscar për aktorin dytësor dhe një fitues Emmy për rolin e tij në mini-serialin televiziv “Roots” (Poots), ka vdekur. Ai ishte 87 vjeç.

“Me keqardhje të thellë konfirmojmë se babai ynë i dashur ndërroi jetë këtë mëngjes. Ne dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë për ngushëllimet e tyre në këtë kohë. Ju lutemi respektoni privatësinë e familjes gjatë kësaj kohe të vështirë,” tha familja e aktorit në një deklaratë.

Gossett ndoqi Universitetin e Nju Jorkut me një bursë për basketboll dhe dramë. Së shpejti ai ishte duke aktruar dhe kënduar në shfaqje televizive të drejtuara nga David Susskind, Ed Sullivan, Red Buttons, Merv Griffin, Jack Parr dhe Steve Allen.

Gossett u shfaq në dhjetëra filma dhe shfaqje televizive, duke përfshirë adaptimin filmik të “A Raisin in the Sun” të Lorraine Hansberry (1961) dhe spektakle në ekran të madh si “The Deep” (1977).

Ai fitoi një Emmy për rolin e skllavit të vjetër Fiddler në miniserialin kryesor të ABC “Roots” (1977), duke luajtur në tre nga tetë episodet e programit. Ai bëri një kthesë të paharrueshme në fund të karrierës në “Watchmen” (2019) të HBO-së, duke luajtur një ish-vigjilent të njohur si Drejtësia me kapuç.

“Ai që kishe mbrëmë te krevati…”/ G-Bani debat me Eglin: O gangstere, çun hara …

G-Bani ka vazhduar edhe ditën e sotme debatet me banorët e “Big Brother VIP 4”. Ai ishte i acaruar me Eglin dhe Danjën që kishin bërë zhurmë natën me Gjestin.

G-Bani iu drejtua Eglit duke i thënë ‘gangstere, çun haram’ për mënyrën se si ajo po i fliste.

Pjesë nga biseda:

Egli: Po ti ku e di ça po ndodhte mbrëmë. Sa veta ishim e di? Është krevati im dhe i Danjës, ti ça do këtu? Pse kërkon rregull tek ai krevati?

G-Bani: Nuk kërkoj rregull tek ai krevati. Ça ke që flet si gangstere?

Egli: Kam qejf mo, e ndalon dot? Kam qejf të flas kështu

G-Bani: Egli gangsterja

Egli: Unë do të bëj qasjen që më jep ti

G-Bani: Atë gangsterin që kishe mbrëmë te krevati po bënte zhurmë dhe po shqetësonte të gjithë

Egli: Nuk ishte vetëm

G-Bani: Kur erdha unë ishte ai

Egli: Nuk ishte vetëm

G-Bani: Në fillim e nisi ai e pastaj unë, mu kundërvunë mua

Egli: I kam thënë ik, çohu, largohu, nuk mbaj përgjegjësi se ça bën ai

G-Bani: Nuk kam ardhur te krevati jot

Egli: Ke ardhur e më ke dhënë mend

G-Bani: Ik moj Egli me dy standarde, o çun haram

Egli: Duhet me fol me gjuhën tënde

Aksidentohet në Itali, ndërron jetë në spital 13-vjeçarja shqiptare. Emri

13-vjeçarja me origjinë shqiptare Jennifer Alcani, e cila u aksidentua në Itali ka ndërruar jetë në spital. Sipas mediave vendase e mitura ishte prej 6 ditësh në koma duke luftuar me jetën por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Dinamika e ngjarjes:

Të enjten e datës 9 janar, në orët e vona të mbrëmjes, Jennifer doli nga shtëpia fshehurazi nga prindërit e saj, për të kaluar mbrëmjen në McDonald’s me dy miq më të mëdhenj. Në orën 5 të mëngjesit të së premtes, nëna, e cila nuk dinte asgjë dhe mendonte se po flinte në dhomën e saj të gjumit, mori një telefonatë nga policia e cila e njoftoi se vajza e saj ndodhet në spital, ka bërë një aksident në Abbadia Lariana .

Jennifer vdiq më 16 janar në spitalin Manzoni në Lecco, pas gjashtë ditësh agonie, pa rikthyer asnjëherë vetëdijen . Të enjten pasdite, mjekët duhej të hiqnin dorë. Ajo u shtrua në repartin e Neuroreanimacionit, ku e kishin çuar në të gdhirë pas aksidentit të ndodhur në rrugën provinciale 72 .

Vajza e vogël, Xheni për miqtë e saj, babai i saj me origjinë shqiptare, jetonte në Pescarenico me nënën e saj. Në agimin e së premtes së 10 janarit ajo po udhëtonte me një BMW Series 1, të drejtuar nga një mik 22-vjeçar. Makina nuk ishte e tij, por e një miku 19-vjeçar nga Malgrate , i cili ka xhiruar videon e postuar në TikTok. Ata e kishin kaluar mbrëmjen së bashku dhe dy djemtë kishin pirë shumë : në makinë u gjetën shishe me alkool . Xheni flinte në sediljen e pasme. Videoja e postuar në Tik Tok fikson momentet e fundit të garës së çmendur nëpër tunel: me sa duket është filmuar nga 19-vjeçari, i cili filmon shokun e tij duke vozitur, me muzikën me volum të lartë.

Aksidenti ka ndodhur pak para orës 5 të mëngjesit në hyrje të tunelit: shoferi, i cili po udhëtonte me mbi 150 kilometra në orë, humbi kontrollin e makinës së fuqishme kur doli nga një gjysmë kthese, e cila përfundoi kundër një parapet prej betoni . Por ndërsa dy të rinjtë shpëtuan me plagë të lehta, Xheni, e cila flinte në sediljen e pasme, me rripin e sigurimit, nuk u zgjua më. Trauma e kokës, koma e pakthyeshme.

22 -vjeçari në timon, i hetuar fillimisht për dëmtime të rënda në rrugë, tashmë akuzohet për vrasje me automjet . Për më tepër, pas përplasjes, ai u përpoq të largohej nga dhoma e urgjencës – ai ishte praktikisht i padëmtuar – për të shmangur testin e alkoolit . Xheni ishte regjistruar në klasën e gjashtë në shkollën Stoppani në Lecco, edhe pse frekuentonte pak dhe për këtë kishte dështuar dy herë. Ai do të kishte mbushur 14 vjeç në prill. Varrimi do të bëhet të shtunën në orën 15:30 në Bazilikën e San Nicolò në Lecco.

Arrestimi i djalit të Samir Manes, zbardhet raporti i policisë: Refuzoi të kryente testin e alkoolit, pretendoi se ishte …

5 ditë pas arrestimit dhe lirimit të Martin Manes, djalit të biznesmenit Samir Mane, Versus zbardh për herë të parë raportin që Policia e Shtetit dërgoi në Prokurori për këtë rast.

Në këtë referim sqarohet se Martin Mane, më 12 janar, ora 04:13 e mëngjesit ka përplasur dy motora përballë Parlamentit. Me të përplasur motorat, ai është larguar dhe 15 minuta më vonë, Policia Rrugore e ka gjetur te “Luigj Gurakuqi”. Efektivët i kanë kërkuar kryerjen e testit të alkoolit, por ai nuk ka pranuar.

Martin Mane ka pretenduar se vuan nga alergjia. Më pas ai është shoqëruar në Polici ku sërish është ftuar të kryejë testin e alkoolit dhe nuk ka pranuar që ta kryejë. Në këtë moment, sipas Prokurorisë Policia Gjyqësore e ka bërë marrjen e kampionëve të gjakut, pa pëlqimin e tij. Kjo ka bërë që Prokuroria ta cilësojë arrestimin e tij si të jashtëligjshëm dhe ta lirojë.

Ditën e ngjarjes Policia e Shtetit sqaroi se Martin Mane rezultoi i dehur dhe ky rezultat ka dalë nga kampionet e analizave të gjakut. Mënyra sesi këto kampione u morën duket se është edhe shkaku i zanafillës së presioneve që dyshohet se kanë qenë arsyeja pse polici që trajtoi rastin e tij, Azbi Spahiu u vetëhodh nga kati i 11-të i një pallati në kryeqytet.

REFERIMI I NGJARJES NË PROKURORI:

Në referimin e policisë thuhet se, më datë 12.01.2025, në orën 04.13′, salla operative ka njoftuar se përballë Parlamentit një automjet…, ka përplasur 2 motomjete me targa.. të parkuar dhe është larguar në drejtim të 9-katsheve. Shërbimi i policisë rrugore ka shkuar përballë Parlamentit ku ka konstatuar 2 motomjete të parkuar dhe të dëmtuar. Në orën 04.35′ shërbimet e policisë kanë konstatuar tek kryqëzimi Luigj Gurakuqi automjetin auto veturë me targa AB….të drejtuar nga shtetasi M.M dhe kanë konstatuar se automjeti kishte dëmtim të lehtë. Drejtuesit i automjetit është ftuar të bëjë testin e alkoolit, por ka pretenduar se vuan nga alergjia. Me pas është shoqëruar në polici dhe është ftuar përsëri të bëjë testin e alkoolit por përsëri ka pretenduar se vuan nga alergjia. Gjithashtu nuk ka pranuar ti merret kampion gjaku me pretendimin e vuajtjes së tij nga alergjia.

Më pas policia gjyqësore, pa respektuar procedurën e parashikuar nga neni 201/a pika “5” të Kodit të Procedurës Penale, (procedura e marrjes së kampionëve të gjakut pa pëlqimin e personit) më datë 12.01.2025, ora 09.25’ ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M, si i dyshuar për kundërvajtjet penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” të parashikuara nga neni 242 dhe 273 të Kodit Penal. Gjithashtu ndaj shtetasit M.M, ka marrë dhe masë administrative sipas kërkesave të parashikuara nga neni 127/3/1, 184/2/c/6/10 dhe 187/1/6/8 të ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998 “Për Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”.

Më datë 13.01.2025 është depozituar referimi nga policia dhe nga kjo prokurori është regjistruar procedimi penal nr. 167 datë 13.01.2025 për kundërvajtjet penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” të parashikuara nga neni 242 dhe 273 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit M.M.

Ndërkohë duke qenë se shtetasi M.M ishte arrestuar për kundërvajtjet penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” të parashikuara nga neni 242 dhe 273 të Kodit Penal, është vlerësuar se nuk janë respektuar kriteret për arrestimin në flagrancë të parashikuar nga neni 251 të K. Pr. Penale dhe për këtë shkak është urdhëruar lirimi i shtetasit M.M dhe vazhdimi i hetimeve ndaj tij, në gjendje të lirë./VERSUS

Kush nga banorët e BBV ka fituar më shumë ndjekës? Ja kush e kryeson listën

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

Në vend të gjashtë, kemi humoristin Xum Allushi, i cili këtë javë rezulton sërish me humbje. Nga 310K, tani ai ka 307K, pra ka humbur sërish 3 mijë ndjekës.

Valbona Mhilli ka fituar brenda javës 1 mijë ndjekës, nga 57K, tani ajo numëron 58K në Instagramin e saj.

Këngëtarja e njohur Rozana Radi, numëronte 394 mijë ndjekës, por tashmë ajo ka fituar 3 mijë ndjekës nga java e kaluar dhe tashmë ka 397K ndjekës.

Gerta Gixhari nga ana tjetër, ka fiuar plot 13 mijë ndjekës brenda javës. Nga 44.8K, tani ajo numëron në Instagramin e saj 56.8K ndjekës.

Po ashtu me një numër të lartë ndjekësish të shtuar kemi dhe Egli Takon, e cila ka fituar plot 25K, nga 105 mijë fansa në Instagram, tani ajo numëron 130K.

Sa i përket ‘kurorës në Instagram’, këtë herë kemi sërish Gjestin, i cili ka fituar një shifër të madhe ndjekësish, me 76 mijë fansa të shtuar. Nga 342K, tani Gjesti ka 418K.

Foshnja palestineze kurohet në Tiranë/ Evakuohet e gjithë familja nga Gaza,1-vjeçari në terapi intensive

Një fëmijë nga Gaza është transportuar një ditë më parë nga Gaza për t’i dhënë ndihmë mjekësorë në shërbimin e pediatrisë ne QSUT

Djali i cili ka qenë i intubuar në Gaza për shkak të problemeve respiratorë dhe bronkoliteve. Ai ka mbërritur me avion sanitar në Shqipëri e më pas është transportuar në shërbimin e pediatrisë në QSUT ku po merr trajtim mjekësor nën terapinë intensive.

Gjatë ditës së sotme ka reaguar kryeministri, Edi Rama pasi ky lajm është hedhur në rrjete sociale, qytetarë të ndryshëm në komentet tyre kanë thënë se kjo behet për reklamë pasi fëmijët shqiptare lihen të vdesin.

Sipas shefes së reanimacionit në pediatri, Mira Kola gjendja shëndetësorë e djalit është në përmirësim dhe brenda pak ditësh mund te lërë spitalin

Djali 1-vjeçar bashkë me të atin, e motra e tij bashkë me një tjetër fëmijë për te cilin kujdeset, janë evakuuar në Shqipëri nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Ata janë strehuar në qendrën e azilantëve ne Babrru. Ndërkohë nëna e djalit bashkë me dy fëmijë të tjerë nuk janë lejuar të evakuohen

“Secili do të marrë hakun e vet”, shoqata e siguruesve: Nuk ka rritje të çmimit, ja si do të procedohet me siguracionet

Me hyrjen në fuqi të rregullores së re për çmimet e primeve të sigurimit të automjeteve bazuar në faktorët e riskut, drejtuesit do të paguajnë në bazë të kritereve që kategorizohen. Nëse do të jetë bonus ku shoferët do të përfitojnë duke filluar nga 2026 ulje të primit dhe malus për ata problematik një rritje çmime, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë e cilëson të drejtë.

“Si ai që ka një makinë me 1200 cc dhe ai me 4000 kubik paguanin njëlloj, por duke patur parasysh direktivat e BE AMF dhe Komisionit të Ekonomisë, nga 1 janari ka filluar regullorja e re. Nuk do të thotë që ka rritje të primit me 30% por ka disa faKtor risku ku secili do të marrë hakun e vet sipas kritereve”, tha Kadri Morinaj.

Shoferët e kujdesshëm, mosha e drejtuesit por dhe vjetërsia e automjeteve janë pjesë e skemës së re të llogaritjes së primit të sigurimit. Sipas të cilëve kanë qëllim kryesor ndërgjegjësimin e drejtuesve në përdorimin e rrugës.
“Rregullon tarifimin sa më të drejtë për çdo klient. Duke filluar nga kubikazhi, mosha, numri i dëmeve dhe bonuset që do kenë. Është artikuluar rritja por ka dhe 5% minus nëse klientët s’do kenë dëme. Nuk kemi bërë ndryshime komponentët s’kanë shtuar prime. Por kemi aplikuar direktivat e BE”, shpjegon Kladi Çitozi.

Tregu i sigurimeve në Shqipëri vazhdon të jetë i orientuar në sigurimet motorike të detyrueshme, të cilat zënë rreth 65% kundrejt 35% që zënë sigurimet vullnetare. Ky treg u rrit më 8% në 2024 ndërsa rreth 8.5% më shumë klient u shtuan.

“Nuk ndjejë asgjë për ty…”/ Gjesti ‘trondit’ zemrën e Eglit, ja thotë troc që ai s’ka dashuri për të

Diten e djeshme Gjesti dhe Egli Tako sqaruan raportin mes tyre. Ishte Egli ajo e cila donte të dinte se nëse Gjesti kishte pëlqim për të, por mesa duket sqarimi e la pak të hidhur situatën mes tyre. Gjesti i tha se nuk ka pëlqim, por e respekton shumë.

Biseda mes tyre:

Gjesti: Kurrgjë

Egli: Asgjë

Gjesti: Jo, thjesht më respekton shumë dhe kam qef të rri me ty. Me ndje ndonjë gjë nuk ndjej, ndihem mirë me ty, mi kupton fjalët.

Egli: E kuptoj, po janë folur disa gjëra, ku qëndron ti? Ke qenë në ndonjë moment serioz në ato gjëra që ke thënë, apo ke qenë duke bërë shaka. Njeriu kur bisedon me dikë, percepton. Ta kam thënë, nëse perceptoj dicka gabim, ma thuaj. Tani të pyes hapur. Kush jam unë në sytë e mi, çfarë ndjen? Nuk po them dashuri, po çfarë ndjen?

Gjesti: Nuk rrej dot, nuk ndjej

Egli: Asnjëri prej nesh nuk ndjen. Të gjithë të tjerët kanë perceptuar dicka tjetër. Që ti më ke qejf mua

Gjesti: Të kam qef, po në senet e tjera…

Egli: Si motër? Më ke thënë që të ngjaj si motra, më sheh si një motër

Gjesti:Me gjestet që i bën, ngjan me motrën time.

Egli: A është e mundur që ta nisim dhe njëherë nga e para momentin që tik e hyrë këtu?

Gjesti: Po nise moj, nuk është problem, nuk është më asgjë si në fillim

U hoq nga hyrja e Tiranës 6 vite më parë, zbulohet qyteti ku do të vendoset “Shqiponja” që simbolizonte 100-vjetorin e Pavarësisë

“Shqiponja” e sheshit të dikurshëm të Tiranës që u hoq në vitin 2018 për shkak të projektit të Unazës së Madhe do të vendoset sërish, por në qytetin e Kukësit

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti socialist Pandeli Majko, i cili thotë se kjo u realizua edhe me mirëkuptimin e Lazim Destanit, i cili është edhe dhuruesi i saj.

““Shqiponja” e sheshit të dikurshëm të Tiranës, do të vendoset tek rrethrrotullimi i Gostilit, në hyrje të Kukësit!

Kjo u realizua falë mirëkuptimit të mikut tim Lazim Destani (i cili është dhuruesi i saj), miratimit të Edi Ramës dhe bashkëpunimit të bashkisë së Tiranës! Albert Halili, kryetari i Bashkisë së Kukësit si protagonist i këtij procesi po koordinon punën për vendosjen e “shqiponjës”!… Mbarësi!”, shkruan Majko.

Simboli i 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë i vendosur në vitin 2012 tek rrethrrotullimi Doganës në Tiranë u hoq më 2018 për shkak të projektit për Unazën e Madhe.

‘Shqiponja’, vepër e derdhur në çelik të rëndë, me lartësi 10 metra (shqiponja, 6 metra e lartë dhe me bazament katër metra) u vendos me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në një ceremoni të organizuar asokohe nga kryeministri Berisha e kreu i Bashkisë Lulzim Basha.

‘Shqiponja’ është vepër e artistit Albi Cifligu. Me kontributin financiar të familjes tetovare “Destani”, u vendos në sheshin e pagëzuar me të njëjtin emër që ndodhet në hyrje të Tiranës.

Ish-banori Redon Berani do të kthehet prapë brenda në BBV4? Çfarë tha këngëtari

Mëngjesin e sotëm ka qenë i ftuar në studion e “Wake Up”, këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Redon Berani. Ai ka folur më shumë për eksperiencën e tij në këtë reality show, banorët e tij të preferuar, por dhe shumë të pathëna të tjera…

Si ka ndryshuar jeta jote pas daljes nga “Big Brother”?

Ka ndryshuar pafund. Kam marrë shumë mesazhe të mira, kryesisht pozitive dhe kam marrë angazhime artistike. Jam më i qetë e po e shoh lojën nga jashtë, është më bukur. Aty ishte lojë nervish, presion i madh.

Për shkak se isha me nënën aty ishte pak më ndryshe. Të isha vetëm do e kisha menaxhuar ndryshe. Është një barrë e madhe kur ke një zonjë si Gili aty, me 30 vite karrierë, duhet të ruheshe shumë. Unë jam tip i qetë, duroj, por ato dinamika nuk po i duroja dot.
Si u ndie ajo që doli?

Ajo u lirua pak, se ishte stres për të dy. Jemi në shoqërinë e njëri-tjetrit.

A do ta konsideroje mundësinë që të rihyje edhe njëherë brenda?

Njerëzit që kam afër vetes, janë shkaku i vendimit që kam marrë për të dalë. Për t’u rikthyer nuk do ishte e drejtë. Nëse më lejohet, ndoshta do isha futur vetëm, me synimet e mia. Por me Gilin, jo. Ne e pamë atë që G-Bani i tha Gjestit, “të fala mamit e motrës”, ishte e rëndë. E përfytyrova sikur isha unë, m’u dhimbs shumë ai djalë (Gjesti). Mendova të isha unë në atë pozitë. Bravo për durimin që ka Gjesti. Jeta besoj që e ka bërë të tillë, ka kaluar shumë në një moshë të re. I duhet asaj shtëpie se është shumë i gjallë./TAR