Pë rdh**imi dhe νrasja m ak*bër e studentes greke, shqiptari duhet t’i japë 905 mijë euro dëmshpërblim familjes së Eleni Topaloudi

Aleksandër Luca duhet t’i japë një dëmshpërblim prej 905 mijë euro familjes së Eleni Topaloudi, 21-vjeçares e cila u përdhunua dhe u vra nga i riu shqiptar dhe një shtetas grek.

Vendimi u dha nga Gjykata e Rodosit për dëmin psikologjik, ankthin dhe dhimbjen që u ka shkaktuar ngjarja të afërmve të viktimës.

Krimi ndodhi në Pefkos Lindos në nëntor 2018, ku dy autorët, Aleksandër Luca dhe një 28-vjeçar grek Manolis Koukouras, fillimisht përdhunuan dhe torturuan Eleni për tre orë, më pas tentuan të pastronin vendin e krimit duke çuar në një vend të izoluar.

Studentja greke ishte ende gjallë kur dy të rinjtë e hodhën nga një shkëmb në det, duke i shkaktuar vdekjen.

Autorët u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasje e 21-vjeçares.

Prindërit e Eleni, Ioannis Topaloudis dhe Kyriaki Armoutidou, vëllai i saj, gjyshja dhe të afërm të tjerë, iu drejtuan gjykatës civile duke kërkuar dëmshpërblim për ankthin që u shkaktoi vrasja e 21-vjeçares.

Padia e tyre, nxjerr në pah brutalitetin e paprecedentë të akteve, si dhe mashtrimin dhe mënyrën metodike me të cilën autorët tentuan të fshehin veprimet e tyre kriminale.

Gjykata rrëzoi padinë ndaj të riut grek, ndërsa u pranua padia ndaj babait të 26-vjeçarit shqiptar.

Vrasësi dhe përdhunuesi shqiptar duhet të paguajë shumat e mëposhtme:

-240.000 euro babait, Ioannis Topaloudis

-240.000 euro nënës, Kyriaki Armoutidou

-200.000 euro vëllait të Eleni Topaloudit

-100.000 euro gjyshes së Eleni Topaloudit

-100.000 euro trashëgimtarëve të gjyshit të Eleni Topaloudit

-25.000 euro për secilin nga dajat e Eleni Topaloudit

E rëndë/ Pasagjeri humb jetën në bordin e avionit

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në bordin e një avioni ku një pasagjer ka ndërruar jetë.

Avioni i ‘Air France’ po fluturonte nga aeroporti i Parisit, Charles de Gaulle Parisi në drejtim të Boston ku pasagjeri ndërroi jetë dhe pse mjekët u përpoqën ta mbanin në jetë. Identiteti i tij nuk është bërë ende me dije nga autoritetet.

Ekuipazhet e urgjencës u fotografuan në aeroportin ndërkombëtar Logan të Bostonit të martën mbrëma, pasi avioni u ul.
Policia e ka përshkruar vdekjen si ‘të pambikëqyrur’, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Është apo jo g *γ? Jozi-Gjestit: A mundem të të marr ty për burrë?

Gjatë ditës së sotme, në dhomën e gjumit, Gjesti i’a ka thënë troç Jozit mendimin e tij për të.

“Ti këndo sa më shumë, që të të heci muzika jashtë, sepse as konstruktin se ke për këtë lojë”, i ka thënë Gjesti banorit.

“Nuk jam rruspie”/ Danja e thotë troç për Valbonën: Po të isha çun nuk do i…
Ndërkohë që Jozi tepër i qetë i’a kthen: “A mundem unë të të marr ty për burrë?”

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f40bf168-f00f-4435-a9e2-0b036d45b4bf

Kujtojmë që dje gazetarja Dasara Karaiska publikoi disa foto të Jozit me një djalë tjetër, duke aluduar se banori është gay.

E rëndë! 18-vjeçari sυ!mon me th. ikë mësuesen dhe dy nxënës

Të paktën dy persona janë vrarë në një shkollë në veri të Sllovakisë, kur një nxënës sulmoi të tjerët me thikë.

Zëdhënësja e ekipit emergjent slloVak, Danka Capakova tha për Reuters, se ekipe të shumta janë dërguar me urgjencë në shkollën e mesme në Spiska Stara Ves.

“Të paktën dy persona janë të vdekur dhe një tjetër i lënduar”, shtoi ajo.

Në një postim në Facebook, policia sllovake njoftoi se një nxënës 18-vjeç ka sulmuar mësusen dhe dy nxënës të klasës.

Ata shtuan se i dyshuari është arrestuar, kurse deri më tani nuk dihet numri i saktë i tëlënduarve.

Pas deklaratës se Jozi është g *γ,Dasara Karaiskaj tregon ‘provat’

Pas deklaratës që i shokoi të gjithë se banori i Big Brother VIP Albania, Jozi Marku “është gay”, gazetarja Dasara Karaiskaj “ka goditur sërish”, por kësaj here jo me fjalë, por me foto.

Në llogarinë e saj në Instagram, Dasara ka postuar disa foto ndër vite të Jozit me një djalë tjeter, i cili supozohet të jeté partneri i tij… Ashtu si dhe tha diten e djeshme, qe fotot e Jozit dhe partnerit te tij janë ne rrjetet sociale te ketij te fundit, ashtu dhe rezultoi.

Tashmë ato nuk gjenden më në profilin e gazetares,por Newsbomb.al ka mundur ta sigurojë dhe po jua tregojmë.
Theksojmë se asgjë nuk është fakt duke mos dashur kurrsesi të cënojmë si portal asnjë individ në jetën personale.
Ne thjesht transmetojmë atë që ndodh përreth.

Gazetarja e sportit e shqetësuar: Në Shqipëri nuk ka meshkuj, çunat po pëlqejnë çυna

Gazetarja e sportit, Sabina Mete, ka dhënë opinionin e saj sa i përket marrëdhënieve intime përgjatë ditëve të sotme.

E shqetësuar, gazetarja theksoi se në Shqipëri nuk ka meshkuj, pasi këta të fundit po tërhiqen më tepër nga personat të së njëjtës gjini.

Sabina Mete: Unë mendoj që nuk ka meshkuj Shqipëria, meshkuj, meshkuj që të kenë një raport, të krijojnë një raport.

Fevziu: Aq e keqe është situata?

Sabina Mete: Shumë e keqe është situata. Sepse ti ulesh në një kafe në një lokal e pëlqen një çun dhe ai pëlqen një çun tjetër. Çfarë të bëj unë?

“Shqipëria tokë e djegur”/ Gazetari bën paralajmërimin e frikshëm për pazarin e ri me Melonin: Mund të ketë pasoja në..

Gazetari Bledi Koka, i ftuar në një studio televizizve ka komentuar ashpër mungesën e transparencës në lidhje me marrëveshjet e fundit të qeverisë shqiptare. Ai vuri në dukje se një investim prej 1 miliardë dollarësh shfaqet papritur, pa asnjë paralajmërim publik, duke u paraqitur si një surprizë e nxjerrë nga kapelja e magjistarit

Koka ngriti pyetje serioze për mënyrën se si janë negociuar këto marrëveshje dhe për përfitimet apo humbjet që sjellin për Shqipërinë. Ai theksoi shqetësimin që informimi mbi këto projekte vjen më shumë nga mediat italiane sesa nga institucionet shqiptare. Problemet shtohen nga konteksti politik, duke përfshirë një kryeministre kontroverse si Giorgia Meloni dhe ndikimin e Emirateve të Bashkuara Arabe, një partner po aq i diskutueshëm.

Koka gjithashtu aludoi për mundësinë e ndërtimit të një termocentrali bërthamor në Shqipëri, duke e lidhur këtë me mungesën e përgjegjshmërisë nga qeveria shqiptare. Ai kritikoi Edi Ramën për sjelljen e tij politike, duke e akuzuar për trajtimin e Shqipërisë si një pronë private. Sipas tij, këto veprime paraqesin një rrezik serioz për të ardhmen e vendit dhe për interesat e qytetarëve shqiptarë.

Ndodh mrekullia/ U hodh nga kati i 11-ë pasi arrestoi djalin e Samir Manes, ja si është gjendja e policit

Ditën e djeshme Maska.al raportoj ekskluzivisht që polici që u hodh sipas uniformave blu nga kati i 11 i një pallati është ai që kishte arrestuar djalin e Samir Manes pak ditë më parë.

Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga spitali ai ndodhet në gjendje të qëndrushme shëndetësore dhe e ka kaluar rrezikun për jetën.

Maska.al i uron shërim sa më të shpejtë oficerit të policië dhe shpresojmë që ngjarja të zbardhet sa më shpejt dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

E KRYER/ “Të çmendur” pas Uzunit, 12 milionë euro derdhen në arkën e Granadës për sulmuesin shqiptar

Myrto Uzuni do e vazhdojë karrierën te Austin në Amerikë. Kjo pasi klubi amerikan ka rënë dakord për të paguar 12 milionë euro, që përkon dhe me klauzolën e prishjes së kontratës te Granada.

“Givemesport” raporton se palët po punojnë për plotësimin e dokumentave. Tashmë mbeten detaje si teste mjekësore, teksa Uzuni do e ketë eksperiencën e parë në Amerikë

Këto ditë kanë qenë mjaft intensive për sulmuesin 29-vjeçar. Uzuni nuk po stërvitej me skuadrën, teksa ishte pikërisht Austin që i kishte mbushur mendjen për transferimin.

Granada nuk hoqi dorë nga shërbimet e sulmuesit shqiptar. Vetë drejtori i përgjithshëm i klubit spanjoll, Alfredo Garsia Amado, tregoi se më parë kishin refuzuar 9 milionë dollarë.

Për të përforcuar se nuk ta lejonin Uzunin, ai tha se ky operacion në merkato përfundon me sukses nëse paguhet klauzola e plotë e lirimit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gdhendur emrin e tij te Granada ku u afrua 3 vite më parë, pikërisht në janarin e vitit 2022.

Uzuni largohet si golashënuesi i huaj, që ka shënuar më tepër në historinë e Granadës.

Islanda nën alarm/ 130 tërmete në vetëm 5 orë, gati të shpërthejë vullkani në Europë

Vullkani Bárðarbunga, i cili vlerësohet si i dyti më i madh në Islandë, ka shkaktuar më shumë se 130 tërmete në vetëm pesë orët e fundit, duke ngritur shqetësime për një shpërthim të mundshëm, sipas Zyrës Meteorologjike Islandeze (IMO).

Si masë paraprake, autoritetet kanë ngritur flamurin e verdhë në zonë, i cili tregon aktivitet të lartë mbi nivelet normale.

Bárðarbunga ndodhet në zonën më të madhe të akullt në Islandë, Vatnajökull, dhe shpërthimi i tij i fundit ishte në vitet 2014/15. Atëherë, ai lëshoi sasi të mëdha dioksidi të squfurit duke ndotur ndjeshëm ajrin, por pati pak efekt në fluturimet ndërkombëtare, pasi nuk prodhoi shumë hi vullkanik.

Zyra Meteorologjike raportoi se aktiviteti sizmik filloi të martën herët në mëngjes dhe përfshiu një tërmet të madh me magnitudë 5.1, ndërsa 17 tërmete të tjera ishin mbi magnitudën 3. Aktiviteti ka qenë në rritje muajt e fundit, me katër tërmete mbi magnitudën 5 të regjistruara në vitin 2024.

Sipas ekspertëve, përfshirë Valentin Troll nga Universiteti i Uppsala-s, një shpërthim mund të jetë i ngjashëm me atë të vitit 2014/15 ose të ndodhë nën akull, duke shkaktuar shpërthime të avullit nga përzierja e magmës me ujin e shkrirë.

Islanda ka përjetuar disa shpërthime të mëdha kohët e fundit, përfshirë ato në Gadishullin Reykjanes, ku shpërthimet kanë prekur infrastrukturën dhe kanë detyruar evakuime. Megjithatë, vendndodhja e largët e Bárðarbunga-s minimizon rrezikun për njerëzit dhe infrastrukturën.