Shtrenjtohet sigurimi për makinat/ Automjetet e bizneseve, shoferët e rinj dhe makinat e vjetra me çmim më të lartë

Sigurimi i detyrueshëm i makinës do të bëhet më i kushtueshëm gjatë 2025-ës. Me hyrjen në fuqi të rregullores së re kompanitë e sigurimeve e kanë të përcaktuar të vendosin për çmimin e primit mbi ato që quhen faktorë risku.

Duke marrë shembullin e një makinë të zakonshme me fuqi cilindrike deri në 2000 cm3, që janë motorët 2-mijësh, siç quhen në gjuhën e përditshme, në rajonin e Tiranës me moshën e shoferit mbi 21 vjeç dhe eksperiencë mbi dy vite në drejtimin e mjeti si dhe me vjetërsi mjeti mbi 15 vite, atëherë primi do të rezultojë 20 705 lek apo thënë ndryshe gati 10% më shtrenjtë se një vit më parë.

Vlera e primit mund të jetë deri në 30% më e shtrenjtë nëse siguracioni do të blihet për një shofer të moshës 18 – 21 vjeç. Për të njëjtën model makine primi shkon automatikisht në 23 811 lek.

Çmimi i siguracionit rritet në mënyrë të qenësishme nëse makina do të përdoret nga bizneset. Me rregullat e reja ka një koeficent 20% rritje për bizneset pasi llogaritet që rreziku është më i lartë në rastet kur ka disa përdorues.

Me sistemin e ri kompanitë e sigurimit ofrojnë edhe zbritje çmimi. Shoferët e qarkut Dibrës, Kukës dhe Berat përfitojnë një ulje minimale prej 500 lek sipas rregullave të reja.

Ndërkohë ende nuk është aktivizuar sistemi Bonus Malus i përcaktuar sipas ligjit të ri për siguracionin e detyrueshëm, ku shoferët që janë të kujdesshëm dhe me historik të mirë përfitojnë ulje në pagesën e primit. Sipas rregullores ky sistem shpërblyes do të fillojë nga 2026-ta bazuar mbi historikun e 2025-ës. Për shoferët që kanë historik të gjatë aksidentesh primi do të jetë më i shtrenjtë.

Drejtoria e Transportit Rrugor bën me dije se janë 914 mijë mjete motorike të regjistruara në Shqipëri. 80.7% janë autovetura ndërsa 541 mijë prej tyre apo pothuajse 73% e tyre janë me vjetërsi mbi 15 vite. Tarifat e reja ende duhet të miratohen nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, që mund t’i kërkojë kompanive të rishikojnë çmimet nëse konstaton se arsyetimi për rritjen nuk qëndron.

Top Channel

“T’a kanë marrë femrën sy për sy…”, Xumi e ‘sulmoi’, Gjesti i shokoi të gjithë me përgjigjen që i dha banorit: Edhe unë ta… (Video)

Spektakli televiziv “Big Brother VIP Albania 4” po vazhdon të sjellë momente të tensionuara, dhe këtë herë në qendër të debatit janë Xumi dhe Gjesti

Dy banorët, të cilët nisën lojën si miq të afërt, duket se tashmë kanë hyrë në një konflikt të ashpër, i nxitur nga afrimiteti i Gjestit me një tjetër banore, Egli.

Gjatë një debati të fundit brenda shtëpisë, Xumi nuk i kurseu fjalët ironike ndaj Gjestit, duke bërë referenca për marrëdhënien e këtij të fundit me Eglin. “Ta mori Edi femrën te formati tjetër,” tha Xumi, një koment që duket se ka ndezur edhe më shumë tensionet mes tyre.

Gjesti, nga ana tjetër, u përgjigj menjëherë, duke mos e lënë ironinë pa kundërpërgjigje: “Siç ta mora unë ty.”

Ky shkëmbim i fortë ka krijuar një atmosferë të ngarkuar brenda shtëpisë, duke ndikuar jo vetëm te dy protagonistët, por edhe te dinamika e grupit.

Miqësia e dikurshme mes Xumit dhe Gjestit duket se ka përfunduar në një rivalitet të hapur, ndërsa publiku po pret me kureshtje se si do të zhvillohet ky raport në ditët në vijim.

“BBVA4” vazhdon të mbajë shikuesit të gozhduar para ekranit, me momente dramatike dhe tensione që e bëjnë lojën edhe më të paparashikueshme.

https://video.gjirafa.com/embed/gjes?autoplay=true&am=true&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fvideota-kane-marre-femren-sy-per-sy-xumi-e-sulmoi-gjesti-i-shokoi-te-gjithe-me-pergjigjen-qe-i-dha-banorit-edhe-une-ta%2F

E papritur/ Ernest Muçi nën urdhrat e Roberto Mançinit, në Spanjë zbulojnë negociatat

Një lajm i papritur vjen nga Spanja, por që ka lidhje me futbollin turk. Klubi i Beshiktashit, është gati të bëjë një lëvizje të rëndësishme në janar, duke afruar Roberto Mançinin në rolin e trajnerit të kësaj skuadre.

E përditshmja spanjolle “AS”, ka zbuluar se presidenti i ri i klubti turk, Serdal Adali, dëshiron me çdo kusht Mançinin në pankinën e klubit të qytetit të Stambollit.

Në këtë qytet Mançini ka drejtuar më parë Gallatasarajin, duke fituar Kupën në vitin 2014 e duke e çuar këtë skuadër deri në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Vetë Mançini nuk e ka përgënjeshtruar si mundësi. “Beshiktashi është një klub i mirë. Jam i dashuruar me Turqinë dhe e dua shumë popullin turk. Bisedime me Adali? Nuk e di”, tha ai duke qeshur.

Në radhët e skuadrës së Beshiktash është Ernest Muçi, i cili për momentin duket se do të vazhdojë të jetë pjesë e tij, pavarësisht zërave që e shihnin të largohej në merkaton e janarit./PANORAMASPORT.AL

“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”/ Egli mbyllet në tualet dhe shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit (Video)

Sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” situata ka qenë mjaft e tensionuar mes banorëve. Debatet kanë qenë të shumta, me tone të larta, ku nuk kanë munguar as ofendimet.

Madje sot duket se as Egli dhe Gjesti nuk kanë patur një ditë të qetë me njëri-tjetrin.

Teksa Gerta, Egli dhe Livia ishin të ulur së bashku me Gjestin në tavolinën e ngrënies, u ngrit pyetja nëse ‘këngëtari ka pëlqim për ndonjë vajzë në shtëpinë e Big Brother VIP?’.

Pas kësaj Xumi i kujton Gjestit se si në BBV Kosova, një banorë i mori atij vajzën që pëlqente.

“Ka ardhë tjetri e ia mori sy për sy”, tha Xumi dhe përgjigja e Gjestit ishte: “Erdha unë e ta mora ty”, duke iu referuar Eglit.

“Ta ka dridh Edi themelin, t’a ka marrë femrën. Unë e pëlqej po ma mori Edi”, imitonte Xumi Gjestin.

Nga ana tjetër Gjesti imitonte Xumin kur flet për Eglin: “Nëse ai e ka marrë, unë ty pra”.

Gjesti pas këtij debati me Xumin i kërkoi falje Eglit dhe ajo i tha: “Ok”.

Edhe pse Egli i tha Gjestit që nuk ka problem, ajo shkoi në tualet, ku shpërtheu në lot. Aty ishte banori që vazhdonte të kërkonte falje.

SHIKO VIDEON KËTU

E rëndë në vend/ ΡërΙeshje e dhυ. nshme në një lokal, dy të rinj dërgohen me urgjencë në spital

Një përleshje e dhunshme është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në ambientet e një lokali në Vlorë.

Nga informacionet paraprake mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.

Më konkretisht, burime bëjnë me dije se një vajzë është çarë me gotë në fytyre dhe një djalë ka marrë plagë në kokë, ku ka disa të çara.

FOTO/ U qëllua me armë zjarri në pyll nga i afërmi i tij, ky është i riu që humbi jetën

Ky është i riu Vasil Kamberi, që u qëllua me armë zjarri nga i afërmi i tij në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë rreth orës 12.00 të mesditës së sotme.

36-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital si pasojë e plagëve të marra.

Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si 34-vjeçari me iniciale F. K., i afërm me viktimën, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes së Vasil Kamberit, nëse ka qenë aksidentale apo e qëllimtë.

Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njofim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Qëlloi me çifte djalin e xhaxhait, zbardhen detaje të reja nga vrasja në Bulqizë: Kushëriri e ngatërroi me një kafshë të egër

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e sotme ku mbeti i vrarë 36-vjeçari Vasil Kamberi. Policia njoftoi se Kamberi u vra me çifte nga kushëriri i tij 34-vjeçari, Flamur Kamberi.

Mësohet se të dy kushërinjtë kishin dalë në mal për gjueti, por përfundoi në një tragjedi. Burime pranë ngjarjes tregojnë se vrasja ka qenë aksidentale pasi të dy ndodheshin në pozicione të ndryshe dhe autori, Falmur Kamberi mund ta ketë ngatërruar me një kafshë të egër.

Vasil dhe Flamur Kamberi dilnin shpesh për gjuheti në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë. Sa kush është e vërteta e ngjarjes tragjike zbardhet në orët në vijim pas dëshmisë së autorit të vrasjes i cili u arrestua pak minuta pasi u shënua ngjarja tragjike.

Këmbimi valutor, 16 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 95 lekë dhe do shitet me 96.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.6 lekë dhe do shitet me 104.6 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 116 lekë dhe do shitet me 117.3 lekë.

Vrasja e Xhemal Metës në Tiranë, autori: Pimë kafe në shtëpinë e tij, më pas e vrava! Më ngacmonte gruan

Autori i vrasjes së 81 vjeçarit në Shëngjin të Vogël, Isuf Hasa, ka shpjeguar në polici motivet dhe pse vrau fqinjin e tij. Para agjentëve të policisë, ai ka treguar se kishte shkuar në shtëpinë e Xhemal Metës dhe kishin pirë kafe dhe aty kishin debatuar.

“Në mëngjes shkova në shtëpinë e Xhemalit dhe pimë kafe. Pasi mbaruam aty vendosëm të shkonim në lokalin e fshatit. Në oborrin e shtëpisë së tij pashë ku ishte çekiçi. E mora dhe e qëllova nga mbrapa. Kishte shumë kohë që më bullizonte dhe më ofendonte.

Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan. Unë punoj roje nate në Dajt dhe kishte raste nuk shkoja tre netë në shtëpi. Xhemali më merte në telefon dhe më thoshte: “Si nuk na dhe një herë nga rakia e gruas”. Kisha kohë që nuk po e duroja dot. Pasi e vrava i mora lekët. E dija që kishte sepse mi kishte treguar ai vetë. Më pas kam shkuar te stacioni elektrik dhe deri në Tiranë kam zbritur me një makinë të tyre. Më pas shkova tek shtëpia e vajzës në Vorë”.

Burime nga policia tregojnë se Isuf Hasa është shoqëruar edhe pas ngjarjes dhe është lënë i lirë qëllimisht, ndërsa fillimisht mohonte të kishte lidhje. Por më pas, nëpërmjet edhe provave, agjentët shkuan për ta arrestuar. Këtë herë, ai u prangos në shtëpinë e tij.

Del foto e të riut që u gjet i vdekur në konviktin në Gjirokastër

I riu në foto është 21-vjeçari i cili u gjet i pajetë në konviktin e shkollës ortodokse në Gjirokastër ditën e sotëm.

Simon Sholla me origjinë nga Lushnja kishte përfunduar më parë studimet në këtë institucion dhe kishte ardhur për të kaluar disa ditë në konvikt.

Trupi i tij u zbulua nga shokët e dhomës, ndërsa pranë tij janë gjetur medikamente që dyshohet të jenë antidepresantë.

Hetuesit po presin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse vdekja ka ndodhur për shkak të shkaqeve natyrale ose për një mbidozë medikamentesh.

Pak minuta më parë, trupi i të ndjerit është transportuar në morgun e qytetit për ekzaminime të mëtejshme.

Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.