Tentoi të largohej pa paguar veshjet dhe çantat në vlerë 7 mijë euro, arrestohet shqiptarja në Milano

Një 25-vjeçare shqiptare u arrestua të shtunën pasdite, 11 janar, në Milano pasi tentoi të vidhte mallra me vlerë 7 mijë euro në qendrën tregtare “Rinascente”, e cila ndodhet pranë Duomos, në rrugën Santa Radegonda.

Alarmi u dha pak para orës 17:00, kur punonjësi i sigurisë kapi të renë duke tentuar të dilte nga struktura me veshje dhe çanta që nuk i kishte paguar. Pas zbulimit, e reja nuk kundërshtoi dhe pranoi fajësinë, shkruan media italiane.

25-vjeçarja shqiptare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur nuk rezulton me precedentë të mëparshëm. Ajo u arrestua nga policia me akuzën e vjedhjes.

Rozana Radi flet si rrallë herë për partnerin e saj: Kur e pyes se pse më do mua, më thotë…

Këngëtarja Rozana Radi, ka folur si rrallë herë për partnerin e saj, gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” 4.

Gjatë një bisede me një tjetër prej banoreve, Livian, Rozana tregoi se partneri i saj, Shpëtimi, nuk është personazh publik dhe se është njeri që nuk preferon të jetë pjesë e medias.

Këngëtarja tregoi se kur ajo e pyet se pse ai e do, ai i përgjigjet me ironi duke i thënë ‘ngaqë je e urtë dhe fjalë pak’.

Pjesë nga biseda:

Livia: Dhe unë e dua një shpëtim në jetën time.

Rozana: Sa dua dhe unë…

Livia: Po t’i në rregull je, se Shpëtimi jot nuk del në media. Ai nuk është personazh publik

Rozana: Ai nuk ka qejf fare, ai ka një profil, nuk merret fare me mediat. Është diplomuar në Romë, k bërë dhe doktoratën në Romë.

Po ta shohësh kështu s’ka lidhje duket si… Më bën për të qeshur shumë, ka shumë humor. Kur i them unë pse më do ti mua, më thotë ‘ngaqë je e urtë dhe fjalë pak’.

Livia: Ta thotë me ironi.

Rozana: Po, unë s’kam asnjë lidhje me këtë.

Por kush është Shpëtimi, partneri i artistes?

Shpëtim Karakushi dhe Rozana, zyrtarizuan lidhjen disavjeçare me fejesë në vitin 2018. Rozana pohoi se i dashuri i saj punon në Prokurori, por nuk është prokuror.

Nuk zbuloi shumë të dhëna për marrëdhënien e saj, por një detaj të cilin Rozana e veçoi për të dashurin e saj me profesion oficer policie, tha se ai ka sens humori njësoj si i ati i saj.

Shpesh herë ajo dhe Shpëtimi janë fotografuar së bashku në evente të ndryshme, duke zbuluar edhe imazhin e oficerit që i ka rrëmbyer zemrën.

E trishtë! Ndahet nga jeta aktorja e njohur

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare aktorja e njohur Leslie Charleson. Ajo njihej si “Monica Quartermaine” në serialin “General Hospital”.

Producenti ekzekutiv i “General Hospital,” Frank Valentini njoftoi vdekjen e aktores në faqen zyrtare në “Instagram”. Teksa postimin e lajmërimit e shoqëroi me fjalë të ndjera.

“Do të më mungojnë bisedat tona të përditshme…”, shkroi producenti.
Ndërkohë komentet e fansave të ikonës kinematografike ishin të shumta. Ata shprehnin hidhërim për humbjen nga jeta të yllit të “General Hospital”.

Shkaku i vdekjes së saj ende nuk është i qartë, por vitet e fundit aktorja ka qenë në betejë me një sërë sëmundjesh. Çështjet shëndetësore të aktores 79-vjeçare nisën që në vitin 2017, kur ajo u rrëzua bashkë me qenin e saj dhe vrau këmbën.

Që prej atij momenti aktorja ka pasur probleme të vazhdueshme me shëndetin saqë një javë para se të ndërronte jetë ajo u dërgua me urgjencë në spital.

Rolin e “Monica Quartermaine” e ndjera e luajti në vitin 1977 duke e bërë atë pjesë të kastit të aktorëve të serialit më jetë gjatë që u shfaq ndonjëherë në televizion. Prej vitit 2023 daljet e saj në “General Hospital” ishin të rralla, më vonë roli i saj u zëvendësua nga Patty McCormack.

Përfshihet nga flakët, shkrumbohet magazina me 1 ton raki

Një magazinë në fshatin Këllëz Bashkia Gjirokastër është përfshirë nga flakët.

Gazetarja Brikena Mataj raporton se si pasojë e flakëve janë djegur materiale pune dhe një ton raki, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Shkaku i zjarrit mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa flakët të cila u përhapën shpejt si shkak i erës së fortë, janë vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë nga forcat zjarrëfikës.

“Do ulim kontributet e sigurimeve shoqërore për punëdhënësin”- Berisha shpalos programin: Çmimi i energjisë elektrike do të jetë pa TVSH

Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën me gazetarët shpalosi programin e partisë që ai drejton për zgjedhjet e 11 majit.

Ai u ndal tek sigurimet shoqërore, për të cilat tha se pjesa që paguhet nga punëdhënësi do të pësojnë ulje të ndjeshme.

Po ashtu ish kryeministri garantoi se çmimi i energjisë elektrike do jetë pa TVSH, ndërsa u shpreh se do te kete lehtësira edhe për eksportuesit.

“Do tu jepet mundësi që teprica kreditore që nuk e marrin ndonjëherë të përdoret lirisht për të paguar tatimin mbi të ardhurat personale, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe cdo detyrim tjetër fiskal.

Energjia elektrike do të jetë pa TVSH. Çmimi i energjisë për eksportet do të jetë një shifror, jo dyshifror.

Ulje e madhe e kontributeve të sigurimeve shoqërore të punëdhënësit. Po të kemi parasysh se ne tani shpallim rrogën minimale 500 mijë lekë, është e domosdoshme për punëdhënësin. Kjo është një lehtësim për këtë.

Dogana do të ndërrojë qëndrimin ndaj eksportuesve. Cdo shpenzim i tyre në dogana do mbulohet nga shteti, jo nga eksportuesi. Do krijohet zyra e mbrojtjes së eksporteve”, tha Sali Berisha.

Efektivët e Këmbësorisë transportojnë fëmijën e sëmurë në spitalin e Bulqizës

Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të sëmurë nga fshati Ostren i Bulqizës drejt spitalit të Bulqizës.

Fëmija u transportua fillimisht me mjetin ushtarak të Batalionit të Tretë, ku më pas u krye kalimi në ambulancë për të vijuar drejt spitalit.

V. ritet kryebashkiaku, u qëΙΙua teksa ishte në makinë

Kryebashkiaku i Arenillas, Eber Ponce Rosero, vdiq pasi u qëllua me pesë plumba teksa po lëvizte me makinë me djalin e tij të mitur drejt juglindjes së Ekuadorit.

Ishte Shoqata e Komunave të Ekuadorit (AME) ata që njoftuan nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale një ditë më parë (12 janar).

“Me pikëllim njoftojmë vdekjen e kryetarit tonë të dashur të Arenillas,” njoftoi AME, duke shpjeguar se ngjarja ndodhi pas orës 16:30 (koha lokale) kur kryebashkiaku 45-vjeçar u sulmua nga një burrë, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Sipas asaj që raportoi gazeta ekuadoriane “El Comercio”, nuk është e qartë nëse kryebashkiaku ishte kërcënuar më herët.

Ndërkohë Policia e Ekuadorit përmes një komunikate tha se “ngjarja e dhunshme” e regjistruar në Arenillas “rezultoi me tre plagë me armë zjarri. I plagosuri u transferua në një qendër mjekësore, ku fatkeqësisht u konfirmua vdekja e kryebashkiakut. Djali i tij i mitur u plagos por pa rrezik për jetën”.

Në Ekuador, shtet i Amerikës Latine, vrasjet e politikanëve janë një dukuri e zakonshme.

Ekuadori prej kohësh po përjeton epokën e tij më të përgjakshme për shkak të trafikut të drogës dhe bandave lokale të cilët janë në luftë për kontrollimin e rrugëve, burgjeve dhe rrugëve të drogës.

Në gusht të 2023 u ekzekutua kandidati për president të Ekuadorit, Fernando Villavicencio. Ekzekutim i cili solli një zinxhirë vrasjesh në radhët e politikanëve ekuadorianë.

E TURΡSHME! “Big Brother Vip Albania”/ Jozi dhe G Bani ρërndjekin Gjestin, i of. endojnë fα miΙjarët (VIDEO)

Gjesti, një nga banorët më të aktivë në “Big Brother VIP Albania”, ka vazhduar të përballet me tensione të forta në shtëpi.

Së fundmi, ai ka pasur një përplasje të ashpër me Jozin dhe G Banin, ku ky i fundit e priti menjëherë që në hyrje.

Gjatë një momenti të tensionuar, G Bani përmendi edhe familjarët e Gjestit, duke e ofenduar atë dhe përmendur emrat e nënës dhe motrës së tij, duke krijuar një situatë edhe më të ndërlikuar.

Në përgjigje, Gjesti, i cili ka pasur një qëndrim të qetë përballë ofendimeve, i hodhi ujë në kokë G Banit, duke intensifikuar situatën.

Më pas, reperi e ndoqi, dhe përplasi kokën me të, duke bërë që tensioni të eskalonte edhe më tej.

Disa nga veprimet e G Banit janë konsideruar si bullizim nga ndjekësit, por mbetet për t’u parë se si do të trajtohen këto sjellje nga ana e produksionit të spektaklit.

Tensionet mes banorëve po bëhen gjithnjë e më të dukshme dhe pritet të sjellin edhe përplasje të tjera.

VIDEO

G-Bani kë. rcënon Gjestin: Me më ρrek mua, ty të ρrek nana të … (Video)

Që nga hyrja e Gjestit në Big Brother VIP Albania 4, disa banorë kane filluar ta bullizojnë, ta ofendojnë por edhe ta kërcënojnë artistin nga Kosova.
Kërcënimet kanë filluar të shtohen në ditët e fundit drejt, tij, shkruan lajmi.net.

Banori nga Shqipëria, G-Bani vetëm pak minuta më parë gjatë një debati që kishte me Gjestin e kërcënoi me vdekje atë.

“Me më prek mua, ty nana të prek të ftohur”, i tha ai Gjestit.

G-Bani pak më parë i derdhi edhe ujë në kokë Gjestit.

Derisa reperi po e ndiqte, ai i shkoi në fytyrë dhe e përplasi kokën me të, duke bërë kështu që çdo gjë të eskalonte.

G Bani po ashtu përmendi edhe familjarët e Gjestit duke iu drejtuar atij me ton të ashpër: “Mami apo motra e ka emrin Valbona”.

Këto veprime ndaj Gjestit janë konsideruar si bullizim, por mbetet për t’u parë se si do të trajtohen.

SHIKO VIDEON KËTU

I xhiroi  gomat gjatë lëvizjes, 27-vjeçari gjobitet me 150 euro dhe një pikë negative

Një 27-vjeçari në Ferizaj i është shqiptuar një gjobë prej 150 euro dhe një pikë negative, pasi që i njëjti në rrugën magjistrale Kaçanik-Shtërpcë, saktësisht në fshatin Firajë, ka bërë kundërvajtje në komunikacion, duke bërë rrëshqitjen e gomave gjatë lëvizjes dhe me këtë veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

Policia bën të ditur përmes një komunikatë për media se kjo kundërvajtje është regjistruar ( pamje me telefon) nga një qytetar dhe është dërguar në adresën e policisë.

Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët që po bashkëpunojnë me policinë, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë më policinë në identifikimin e kundërvajtjeve në komunikacionin rrugor.