Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë, 13 Janar 2025

Dashi

Energji në kulm, por kujdes me nxitimin! Java fillon me një ngarkesë të jashtëzakonshme energjie, të dashur Dashi. Planeti yt udhëheqës, Marsi, të shtyn të jesh i guximshëm dhe i vendosur. Në punë, mundësi të reja trokasin në derën tënde: pranoji me entuziazëm, por mos harro të mendosh para se të veprosh. Në dashuri, një dialog i sinqertë me partnerin mund të forcojë lidhjen tuaj. Për beqarët, mund të shfaqet një person intrigues që mund të hyjë në jetën tuaj.

Demi

Kujdesu për veten dhe emocionet e tua. Hëna në opozitë mund të sjellë pak turbullira emocionale, por mos u shqetëso: natyra jote praktike do të të ndihmojë të kapërcesh çdo vështirësi. Dediko pak kohë vetes, ndoshta duke bërë një shëtitje në natyrë. Në dashuri, shmang diskutimet e panevojshme dhe përqendrohu tek dëgjimi i partnerit. Në punë, ec me qetësi: nuk është momenti për vendime të nxituara.

Binjakët

Komunikimi është arma jote sekrete. Me Mërkurin në një pozicion të favorshëm, do të shkëlqesh me aftësinë tënde për të dialoguar dhe për t’u lidhur me të tjerët. Në punë, shfrytëzo këtë energji për të propozuar ide dhe projekte inovative. Në dashuri, një bisedë e lehtë mund të shndërrohet në diçka më të thellë. Për beqarët, një takim i papritur mund të ndezë një shkëndijë.

Gaforrja

Mbro hapësirën dhe emocionet e tua. Zemra jote e ndjeshme mund të vihet në provë nga situata të jashtme. Kujtohu se është e rëndësishme të vendosësh kufij të shëndetshëm. Në dashuri, mos lejo që plagët e së kaluarës të ndikojnë në të tashmen: shiko përpara me besim. Në punë, një projekt mund të kërkojë më shumë vëmendje se sa prisje, por përkushtimi yt do të shpërblehet.

Luani

Bëhu lideri që bota ka nevojë të shohë. Me Diellin që të mbështet, është momenti perfekt për t’u treguar në dritën tënde më të mirë. Në punë, merr iniciativën dhe udhëhiq ekipin tënd drejt suksesit. Në dashuri, një surprizë romantike mund ta bëjë ditën më të veçantë. Për beqarët, universi ju fton të jeni të guximshëm: kuraja është aleati juaj më i mirë.

Virgjëresha

Detajet, detajet, detajet! Këtë fillimjavë, saktësia jote natyrale do të jetë avantazhi yt më i madh. Në punë, përkushtohu në përmirësimin e projekteve të tua: cilësia bën diferencën. Në dashuri, mund të ndihesh pak kritik ndaj partnerit: përpiqu të relaksohesh dhe të vlerësosh gjërat e vogla. Për beqarët, një person me mendje brilante mund të të tërheqë vëmendjen.

Peshorja

Gjej ekuilibrin mes zemrës dhe mendjes. Kërkimi yt i lindur për harmoni sot mund të vihet në provë, por me pak durim do të kalosh çdo pengesë. Në dashuri, përpiqu të balancosh emocionet dhe pritshmëritë e partnerit. Në punë, një vendim i rëndësishëm do të kërkojë të peshohet mirë. Besoji instinktit tënd.

Akrepi

Pasioni dhe intensiteti udhëheqin ditën. Me Plutonin në një aspekt të favorshëm, do të ndihesh i lidhur thellësisht me vetveten. Në punë, mos ki frikë të përballesh me sfidat më të vështira: vendosmëria jote është çelësi i suksesit. Në dashuri, lër pasionin të të udhëheqë, por ki kujdes të mos jesh shumë posesiv.

Shigjetari

Ëndërro gjëra të papara, por qëndro me këmbë në tokë. Natyra jote optimiste të shtyn të shohësh të ardhmen me shpresë dhe besim. Në punë, është momenti ideal për të planifikuar projekte të reja, por sigurohu që të kesh një bazë solide. Në dashuri, spontaniteti yt do të të bëjë të papërmbajtshëm. Për beqarët, aventura është pas qoshes: përgatitu për ta shijuar.

Bricjapi

Disiplina dhe këmbëngulja sjellin rezultate. Me Saturnin pranë teje, do të jesh veçanërisht i përqendruar tek objektivat e tua. Në punë, është momenti për të përballuar çështje komplekse me vendosmëri. Në dashuri, qasja jote pragmatike mund të keqkuptohet: trego një anë më të butë. Për beqarët, një lidhje e thellë mund të lindë nga një takim i papritur.

Ujori

Liria dhe inovacioni janë fjalët kyçe. Urani, planeti yt udhëheqës, të fton të mendosh jashtë kornizave. Në punë, idetë e tua origjinale do të vlerësohen, por sigurohu që t’i komunikosh qartë. Në dashuri, një marrëdhënie mund të arrijë një nivel të ri mirëkuptimi. Për beqarët, një takim i rastësishëm mund të ndezë një shkëndijë elektrizuese.

Peshqit

Ëndërro, por mos humb kontaktin me realitetin. Me Neptunin në shenjën tënde, sot do të ndihesh veçanërisht i frymëzuar dhe krijues. Në punë, shfrytëzo këtë energji për të përballuar projekte që kërkojnë imagjinatë. Në dashuri, lëri emocionet të të udhëheqin, por bëj kujdes të mos idealizosh partnerin. Për beqarët, një intuitë mund të të çojë drejt një njohjeje të rëndësishme.

Kapshticë / Pas kamionëve, pala greke bllokon edhe kalimin e autobusëve

Dogana e Kapshticës në Greqi ka njoftuar bllokimin e kalimit të kamionëve nga pasditja e sotme dhe për një kohë të pacaktuar.

Shkak është bërë moti i keq dhe reshjet e dendura të borës që kanë përfshirë të dyja vendet.

Në vijim të njoftimit të dhënë më parë, policia shqiptare njofton se pala greke ka bllokuar edhe kalimin e autobusëve.

Njoftimi:

Përveç bllokimit të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë), do të ndalohet lëvizja deri në një njoftim të dytë dhe për autobuzët.

Gjatë orëve të mbrëmjes së sotme është përkeqësuar situata e motit në qarkun e Korçës, aktualisht nuk evidentohem bllokime por ka problematika me qarkullimin e mjeteve, kryesisht në aksin kombëtar Qafë Thanë-Pogradec, Pogradec-Korcë, Korcë-Ersekë gjithashtu kufizime janë vendosur edhe nga pala greke ku prej orës 17;00 te ditës së sotme është ndaluar kalimi i kamionëve drejt shtetit grek.

Edhe pse borëpastrueset kanë punuar, evidentohem që në disa akse është hedhur pak ose aspak kripë duke bërë kështu që disa prej automjeteve kryesisht ata me goma të papërshtatshme për stinën shpesh herë të bllokohen deri në vendosjen e zinxhirave. Moti pritet të jetë i keq edhe në orët në vazhdim ndërsa burime na bëjnë të ditur që borëpastrueset do punojnë pa ndërprer edhe gjatë natës.

Sipas informacioneve për qarkun e Korçës, ka pasur shkeputje te herë pas hershme të energjisë elektrike në disa fshatra të thellë te Korçës, Maliqit dhe Pogradecit, por grupet e operatorit shpërndarës në terren kanë rikthyer energjinë. Aktualisht sipas informacioneve paraprake nuk evidentohen problematikat të mëdha në rrjet, ndërsa të gjithë fiderat janë aktiv ne furnizim. Grupet e punës do të jenë aktiv dhe gjatë orëve te natës për të rikuperuar në rast dëmtimesh rrjetin.

Administratori i “Ferma ime” në Tiranë: Më ndihmoni, pronari i dyqanit po më kërcënon me jetë

Një denoncim shqetësues është bërë në rrjetet sociale nga administratori i një biznesi të mirënjohur në Tiranë.

Bëhet fjalë për marketin “Ferma Ime”, i menaxhuar nga biznesmeni Artur Xheka, i cili në rrjetin social “Instagram” ka denoncuar një situatë të vështirë që po kalon.

Ai thotë se së fundmi i është dhënë urdhër nga pronari të lirojë brenda 10 ditësh dyqanin që e ka me qira prej 3 vitesh. Sipas tij, dyqani ka si “pronar faktik” një person problematik i përfshirë në plagosje, vrasje, hedhje në erë, rrahje e kërcënime.

Ai shpreh shqetësimin teksa thotë se po e bën këtë postim për të njoftuar se nëse i ndodh diçka, të dihet nga i ka ardhur e keqja. Ai gjithashtu kërkon ndihmën e autoriteteve dhe medieve për këtë situatë shqetësuese.

MESAZHI I PLOTË I “FERMA IME”:

Me këtë postim të dashur miq dua të kërkoj ndihmën tuaj me shumë përunjësi! Do ju lutesha për pak kohë ta lexoni të gjithë çfarë shkruaj!

1. Ju lutem shpërndajeni sa më shumë këtë post

2. Nëse nesër ndodh diçka dua që nëpërmjet këtij postimi të dihet se kush e ka bërë.

Arsyeja që po ju shkruaj është se sot në këtë vend të eger e të pashpresë ku jetojmë, përveç halleve që i kemi të përditshme e bashkëjetojmë me to, na ndodhin dhe gjera që nuk i rrok llogjika dhe janë të pazgjithshme kur jemi të vetëm.

Pronari i dyqanit që e kam prej 3 vjetësh me qera më vjen dhe thotë dua të ma lirosh brenda 10 ditësh! Arsyeja që më jep është se ai më merr dhe të miat jo të tijat. Për ata që se dinë…se unë nuk e dija psh, pronari faktik i dyqanit ku unë kam investuar, derdhur djersën, qenkërka dikush që paska një listë aq të gjatë problemesh plagosjes, hedhjesh nëe ere, rrahjesh e kërcënimesh sa dhe policia nuk guxon të merret me të….

E di shumë mirë që ky postim do e acarojë dhe më keq por nuk e di o njerëz…jemi një vend në mes të Europës dhe akoma kemi kështu problemesh?! A do beheni ndonjëherë? A do mbarojnë ndonjëherë këto gjëra që mos kemi frikë nga këta të fortët që policia i kap sot dhe gjykata i liron nesër?!

Ju lutem ju lutem shumë, shpërndajeni sa më shumë. Unë nuk dua të dorëzohem dhe sdo dorëzohem…por dua që të gjithë ta dinë kush ishte nesë mua më ndodh gjë nesër

Ju faleminderit

VIDEO

Kolaps trafiku në Përrenjas / Radhë kilometrike mes dëborës, shoferët: Asnjë polic në terren

Radhë kilometrike makinash raportohen në aksin rrugor të Përrenjasit në drejtim të Tiranës.

Prej disa orësh, makinat thuajse nuk lëvizin fare, teksa janë bllokuar në rrugën e mbuluar nga dëbora.

Qytetarët ankohen se në terren nuk ka asnjë punonjës të Policisë Rrugore që të menaxhojë trafikun e rënduar.

Po ashtu, situatë e rënduar mbetet edhe në aksin Përrenjas-Qafë Thanë, ku raportohet se për disa orë është bllokuar plotësisht trafiku.

Sakaq, Policia Rrugore ka reaguar duke deklaruar se ndodhet në terren dhe trafiku është drejt normalizimit.

KUJDES! Informacion i rëndësishëm nga IGJEUM: Këto janë zonat në Shqipëri që do “goditen” sot nga stuhia me përmbytje

Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU) kanë paralajmëruar për reshje të dendura bore dhe shira intensive në pjesë të ndryshme të vendit gjatë ditës së sotme (12 janar) dhe nesër (13 janar).

Zonat e prekura sot pasdite nga reshjet e dëborës do të përfshijnë zonat Veriore, Verilindore, Qendrore dhe Juglindore, në lartësi mbi 300 metra nga niveli i detit.

Ndërkohë, qarku Vlorë do të përballet me reshje shumë intensive, ndërsa reshje intensive priten në qarkun Gjirokastër.

Qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Korçë do të kenë reshje mesatare deri intensive, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të përjetojë reshje mesatare dhe të dobëta.

Sa i përket ditës së nesërme, më 13 janar, reshjet do të jenë më të dobëta, por shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për periudha të shkurtra mund të shkaktojnë vërshime në zonat urbane, veçanërisht në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sa i përket temperaturave, minimalja dhe maksimalja e ajrit pritet të arrijnë në bregdet 5 – 12°C, në ultësira 5 – 10°C, në zonat malore -4 – 4°C.

Hëna e ujkut! Tensione dhe vështirësi, shenjat që do e përjetojnë më intensivisht këtë janar

Hëna e ujkut është emri i Hënës së parë të Plotë të vitit të ri që ndodh në janar. Por pse quhet Hëna e Ujkut? Emrin e ka marrë nga ulërima e ujqërve që dëgjohet shpesh gjatë janarit.

Thuhet se fiset e hershme indigjene vunë re ujqër të uritur që enden më afër fshatrave në këtë kohë të vitit dhe kështu e quajtën hënën e janarit , Hëna e Plotë e Ujkut.

Hëna e ujkut njihet gjithashtu si një hënë e vjetër ose hënë akulli, duke reflektuar kushtet e ftohta dhe reshjet e mëdha të borës gjatë muajve të hershëm të dimrit.

Hëna e parë e Plotë e vitit do të lindë të hënën, më 13 janar, në shenjën e Gaforres dhe do të ndikojë negativisht në shenjat e mëposhtme.

Gaforrja

Prania e Hënës së Ujkut në shenjën tuaj në vitin 2025 shënon një tranzicion të rëndësishëm në jetën tuaj. Pavarësisht nëse jeni duke menduar për fillimin e një kapitulli të ri në karrierën dhe marrëdhëniet tuaja, për të rinovuar stilin tuaj personal ose po planifikoni një lëvizje në një vend tjetër, Hëna e Ujkut në shenjën tuaj ju fton t’i jepni përparësi dëshirave dhe nevojave tuaja. Përdoreni këtë energji të hënës së plotë për të qartësuar qëllimet tuaja personale. Megjithatë, do të ketë shumë presion në të gjitha fushat. Tensionet dhe vështirësitë emocionale do t’ju prekin profesionalisht dhe personalisht, ndaj është e nevojshme të gjeni kohë për të menduar qartë dhe pa ndërprerje pikërisht për atë që dëshironi.

Peshorja

Përpjekjet tuaja profesionale janë të ekspozuara këtë muaj. Nëse ndiheni të pakënaqur në karrierën tuaj, kjo hënë e plotë mund t’ju çojë në mundësi të reja. Mund të ketë më shumë njohje dhe shpërblime financiare në vitin 2025, por mund të ketë edhe disa trazira në frontin e familjes. Balancimi i detyrave tuaja shtëpiake me karrierën tuaj mund të duket i frikshëm, por është jetike të mbani mend se durimi dhe komunikimi i shëndetshëm janë çelësi. Kërkimi i mbështetjes nga njerëzit e dashur dhe vendosja e kufijve do t’ju ndihmojë të mbani kontrollin dhe harmoninë në jetën tuaj private dhe publike. Meqenëse, gjatë kësaj periudhe mund të ketë keqkuptime të forta, lëvizni me durim.

Bricjapi

Marrëdhëniet tuaja më personale vijnë në fokus. Kjo Hënë e Plotë ju inkurajon të afroheni më shumë me njerëzit që doni. Pavarësisht nëse jeni duke planifikuar një martesë, duke rindezur një flakë të vjetër ose duke e trajtuar veten me një datë të veçantë, hëna e ujkut është aleati juaj. Në të njëjtën kohë, megjithatë, do të ndjeni se nuk mund t’i kontrolloni fare situatat, gjë që do të shkaktojë konfuzion emocional, tension dhe presion. Qetësia është qëllimi në këtë kohë.

“Luizi me Gjestin, si gjyshi me nipin”/Plas keq mes fituesit të BBV dhe gazetarit: 40-vjeçar i papjekur, ke mashtruar …

Një përplasje virtuale është duke ndodhur mes këngëtarit Luiz Ejlli dhe gazetarit Ronaldo Sharka.

E gjitha nisi pas deklaratës së Ronaldos në Big Brother Fan Club ku tha se të krahasosh Gjestin me Luizin është si të krahasosh gjyshin me nipin.

“Luizi me Gjestin si të krahasosh nipin me gjyshin. Luizi ka përfaqësuar një mashkull tipik shqiptar, 40 vjeç që rri tek lokali lagjes që komenton e bullizon çdo njeri që i del para. Gjesti është djalë i gjeneratës”, tha Ronaldo.

Menjëherë Luizi ka publikuar një video të Ronaldos ku thotë: “Kurse unë flokët ngjyrosa si Luizi” dhe e ka shoqëruar me një emoji të fluturës. Kjo një ironi ndaj Ronaldos që leu flokët pasi Luizi e bëri trend modelin e tij të flokëve brenda BBV.

Ndërsa Ronaldo publikoi një “selfie” të këngëtarit duke i bërë akuza teksa e quan “40-vjeçar i papjekur” dhe se ka mashtruar me sëmundjen për të fituar.

Ishulli arktik midis Danimarkës dhe SHBA-ve, kryeministri i Groenlandës: Do të zgjedhim…

Kryeministri i Groenlandës Mute Egede ka përsëritur ambicien e ishullit për të fituar pavarësinë nga Danimarka, duke deklaruar se populli groenlandez nuk dëshiron të jetë as danez, as amerikan.

Egede i dha komentet të premten gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministren daneze Mette Frederiksen në Kopenhagë.

Udhëheqësi i Groenlandës shprehu gatishmërinë për të “biseduar” me Presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, i cili ka sinjalizuar vazhdimisht një dëshirë për të blerë ishullin më të madh në botë, duke pretenduar se pronësia e Uashingtonit mbi territorin e huaj danez ishte një “domosdoshmëri absolute” për sigurinë e tij kombëtare.

Në të njëjtën kohë, Egede përsëriti përpjekjet e Groenlandës për pavarësi, duke deklaruar se populli i saj nuk dëshironte që as Kopenhaga dhe as Uashingtoni të sundonin mbi ta.

“Groenlanda është për popullin groenlandez. Ne nuk duam të jemi danezë, nuk duam të jemi amerikanë”, tha ai.

“Dëshira për pavarësi, dëshira për të qenë në shtëpinë tonë, ndoshta kuptohet nga të gjithë njerëzit në botë”, theksoi Egede, duke shtuar se një votim për pavarësinë “do të vijë së shpejti”.

Kryeministri tha se besonte se refuzimi i Trump për të përjashtuar përdorimin e forcës për të fituar Groenlandën ishte “serioz”, por premtoi se do të vazhdojë të punojë me SHBA-në në të ardhmen.

Nga fillimi i shekullit të 19-të deri në vitet 1950, Groenlanda ishte një territor nën kontrollin e plotë të Danimarkës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo u pushtua nga SHBA pasi Danimarka u pushtua nga Gjermania naziste. Aktualisht, ishulli mban një bazë ushtarake amerikane dhe infrastrukturën për një sistem paralajmërimi të hershëm për raketat balistike.

Në dekadat e fundit, ndërkohë, ishulli është bërë gjithnjë e më autonom dhe iu dha sundimi i vendit në 1979, duke marrë përfundimisht të drejtën në 2009 për të shpallur pavarësinë nëse kalon një referendum.

Dikur vendi më i izoluar, sot plot me turistë, BBC i kushton reportazh transformimit të Tiranës

Tirana vijon që të tërheqë vëmendjen e mediave më të mëdha botërore, veçanërisht për ndryshimet e shpejta dhe shndërrimin në një prej vendeve me rritjen më të lartë të numrit të turistëve në botë.

Në një reportazh të fundit, gjigandi botëror BBC ka hedhur dritë mbi transformimin e Tiranës dhe Shqipërisë. BBC nënvizon se Shqipëria, e cila ka kaluar nëpër periudha të vështira historike, sot po rilind dhe po tërheq vëmendjen e botës.

Pas një izolimi të gjatë nën regjimin diktatorial të Enver Hoxhës, që kufizonte lirinë e njerëzve dhe turistëve, Tirana dhe Shqipëria janë tani destinacione të gjalla e plot energji. Ndryshimet janë të dukshme, dhe turistët tashmë ndihen të mirëpritur në një qytet që ofron shumë më tepër se vetëm histori.

“Shqipëria ka përjetuar trazira të mëdha gjatë shekullit të kaluar, dhe deri kohët e fundit, turistët e shmangnin. Por tani, ata janë këtu, sepse ky vend po ringrihet. Nga viti 1944 deri në 1985, Shqipëria ishte nën një nga regjimet më shtypëse në botë, që drejtohej nga diktaturi Enver Hoxha, i cili izoloi dhe varfëroi popullin.

Turistët ishin shumë të kufizuar në atë që mund të shihnin dhe bënin dhe ai hotel atje ishte i vetmi vend ku mund të qëndronin në Tiranë. Por gjërat kanë ndryshuar si për udhëtarët që vijnë këtu, ashtu edhe për vendasit.

Një turiste thotë: Tani ndihem ndryshe, ndihem pozitive. Ka një energji tjetër, dhe Shqipëria duket se është në rrugën e duhur”, thotë reportazhi i BBC.

Edhe shqiptarët që dikur largoheshin, po kthehen me qëllime të reja, siç dëshmohet nga një sipërmarrës që synon të sjellë ndikime të reja në kuzhinë. Me vendet e tij magjike dhe një frymë të re besimi, Shqipëria është kthyer në një vend krenar që ofron një përzierje unike të të gjitha civilizimeve të Mesdheut.

VIDEO

Peshkaqeni ‘dhelpër’ 3.5 m i gjatë del në breg të detit në Orikum! Habiten banorët (Video)

Orikum-Një peshkaqen i llojit “dhelpër”, me gjatësi prej 3.5 metrash, ka dalë në breg në zonën e Orikumit.

Kjo ngjarje ka shkaktuar habi dhe kuriozitet tek banorët që ndodheshin në zonë.

Peshkaqeni, i njohur për pamjen e tij të veçantë dhe madhësinë e konsiderueshme, është një ndër llojet e rrallë në ujërat e Shqipërisë.