Dua Lipa evakuohet nga Los Angeles dhe tregon eksperiencëne e frikshme, mister fati i vilës së saj në Beverly Hills (FOTO)

Dua Lipa u largua “e sigurt” nga Los Anxhelosi mes zjarreve shkatërruese.

Këngëtarja me origjinë shqiptare tha se kishin qenë “dy ditë të frikshme” dhe zbuloi se ajo ishte ndër ata që u detyruan të evakuoheshin nga një zonë e prekur nga fatkeqësia, që ka marrë 10 jetë dhe ka djegur mijëra shtëpi në Kaliforni.

Duke shpërndarë një video të horizontit të Los Angeles, ajo shkroi në Story-n e saj në Instagram: “Disa ditë absolutisht shkatërruese dhe të frikshme në Los Angeles. Duke menduar për të gjithë miqtë e mi dhe njerëzit e qytetit që duhej të evakuonin shtëpitë e tyre. Do të ndaj disa lidhje për këdo që dëshiron të ndihmojë dhe të dhurojë për strehimoret që aktualisht strehojnë shumë njerëz të zhvendosur.”

Duke i qetësuar fansat e saj, ajo shtoi: “Jam e sigurt dhe ia dola të largohem nga qyteti. Duke i dërguar dashurinë time të gjithëve që kalojnë këtë kohë tepër të vështirë. Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për njëri-tjetrin.”

Ylli britaniko-shqiptar vazhdoi të ndante lidhje me mënyra të ndryshme për të dhuruar, duke përfshirë evakuimin dhe strehimoret e kafshëve, dhe informacione se si të ndihmoni të prekurit.

Dua Lipa bleu një pronë në Beverly Hills në vitin 2020.

Rokeri britanik James Bourne është gjithashtu në mesin e atyre që u detyruan të largohen nga shtëpia e tij në Los Angeles.

Ylli i Busted shkoi në “X” për të dokumentuar atë që po dëshmonte, duke përshkruar ato që dukej të ishin “shpërthime” në rrugën e tij, përpara se të deklaronte: “Ok, po evakuohem”.

Ylli i Take That Mark Owen, gjithashtu duhej të linte shtëpinë e tij pasi u zgjua nga helikopterët, “tymi i zi i trashë” dhe erërat e forta.

Gruaja e tij, aktorja Emma Ferguson u tha fansave të tyre në internet: “Faleminderit për të gjitha mesazhet. Nuk mund ta kuptoj fare se çfarë ndodhi këtu, por ne jemi të sigurt. Erërat e forta uragane dhe mungesa e ujit kanë bërë që zjarri është përhapur në mënyrë katastrofike me shpejtësi dhe ka marrë me vete shumë nga zona jonë e dashur. Shkollat, shtëpitë, dyqanet dhe stallat janë zhdukur të gjitha”, tha ajo.

Postimi i Dua Lipës

Shqipëria hesht për Kryepeshkopin. Përse?

Ndërsa në Greqi, politikanët, media dhe publiku po shprehin hidhërim për gjendjen shëndetësore te Kryepeshkopi Janullatos, reagimi në Tiranë është i zbehtë, për të mos thënë inekzistent.

Ky kontrast nuk është thjesht një çështje kulture apo empatie, por lidhet ngushtë me historinë e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Me 1992, pas 25 vitesh ateizëm të komunizmit, ku fetë u ndaluan dhe kishat u shkatërruan, shqiptarët prisnin që kryepeshkopi i tyre të ishte një figurë, në përputhje me frymën e autoqefalisë të shpallur nga Fan Noli në vitin 1922.

Ringritjen e Kishës Ortodokse, Patriarkana Ekumenike e Stambollit ia ia besoi Anastas Janullatosit. Në publik u përmend zotimi se Ai do të ishte një zgjidhje e përkohshme deri në gjetjen e një drejtuesi vendas. Megjithatë, me kalimin e viteve përkohshmëria u interpretua si “përkohshmeri si gjithë njerëzit në këtë botë”.

Për disa, ardhja e kryepeshkopit nuk u pa si ndihmë apo kontribut për ringritjen e besimit, por si një lëvizje që fuqizonte ndikimin grek në Shqipëri. Kjo ndjeshmëri, e përforcuar nga çështje si ajo e pronave të kishës dhe tensionet për minoritetin grek, ka lënë një hije mbi punën e Janullatosit, pavarësisht arritjeve të pamohueshme në organizimin e Kishës Ortodokse.

Janullatosi ka luajtur një rol të rëndësishëm në rindërtimin e infrastrukturës fetare dhe sociale të Kishës Ortodokse në Shqipëri, duke ngritur shkolla, spitale dhe qendra ndihme. Por, për shumë shqiptarë, ai nuk ka arritur të bëhet një figurë që simbolizon autoqefalinë e Kishës. Përkundrazi, përkrahja e tij e fortë nga autoritetet shtetërore greke e ka bërë atë të duket më shumë si një përfaqësues i interesave greke sesa një prijës shpirtëror i gjithë shqiptarëve ortodoksë.

Në çdo vizitë të zyrtarëve greke në Tiranë takimi me Kryepeshkopin ka qenë pikë e parë në axhendë.

Edhe në gjestet publike, Fortlumturia e tij është kujdesur të japë mesazhin që reagon fort kur ka të bëje me besimtarë ortodoks që i përkasin apo identifikohen me minoritetin grek (kujto vizitën në burg te Fredi Belerit, reagimet ndaj vrasjes së një të riu minoritar në Himarë…).

Sot politikanët në Tiranë hezitojnë edhe për t’u shprehur për shëndetin e tij.

Pesë presidente të Shqipërisë (Berisha, Meidani, Moisiu, Topi, Nishani), megjithë kërkesat e vazhdueshme të Athinës, nuk i dhanë shtetësinë shqiptare Fortlumturisë se Tij.

Vetëm më 24 dhjetor 2017 Presidenti Ilir Meta, pas 25 vitesh qëndrimi në Shqipëri, i dha shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit duke thënë më vonë në një intervistë se ia kishte premtuar këtë gjë ambasadores greke në Tiranë se nuk do të largohej pa patur një arritje!

Një tjetër moment që ka shenjuar perceptimin për Janullatosin në Shqipëri është qëndrimi i tij gjatë Luftës së Kosovës në vitin 1999.

Ai nuk mori një qëndrim të qartë kundër agresionit serb dhe masakrave ndaj shqiptarëve në Kosovë, duke preferuar të fliste për “paqen” dhe “dialogun,” një qasje që u pa si shmangie nga realiteti brutal i genocidit ndaj shqiptarëve. Ky qëndrim ka kontribuar më tej në perceptimin e tij si një figurë që nuk përfaqëson vlerat dhe ndjeshmëritë kombëtare të shqiptarëve ortodoksë.

Pavarësisht polemikave dhe ndasive historike, shëndeti i çdo njeriu, aq më ndjeshëm kur është një lider fetar mbetet një çështje e rëndësishme për komunitetin e tij dhe përtej. Duke qenë një figurë që ka luajtur një rol të rëndësishëm në rindërtimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri, urimi i munguar për kryepeshkopin Anastas Janullatos është: shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë mes grigjës së besimtarëve!

Pas kontrolluesve të fakteve, ‘META’ i jep fund edhe programeve “DEI”

Gjigandi i teknologjisë “Meta” i ka dhënë fund programeve të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes (DEI), duke iu bashkuar një grupi në rritje kompanish amerikane që heqin dorë nga iniciativat e “DEI”.

Axios raporton duke cituar një memo për punonjësit e “Meta” duke shpjeguar se kompania po ndalon menjëherë programet e saj “DEI” për punësimin, trajnimin dhe zgjedhjen e furnitorëve.

Kompania u tha punonjësve se “peizazhi ligjor dhe i politikave që rrethon përpjekjet për diversitetin, barazinë dhe përfshirjen po ndryshon”, në një memorandum nga zëvendës-presidentja e burimeve njerëzore Janelle Gale.

“Termi ‘DEI’ është bërë gjithashtu i polemizuar, pjesërisht sepse kuptohet nga disa si një praktikë që sugjeron trajtim preferencial të disa grupeve ndaj të tjerëve,” shkruan Gale në memo.

Ky vendim nga “Meta” vjen pasi Mark Zuckerberg njoftoi se Facebook dhe Instagram do të ndërpresin programin e kontrollit të fakteve nga palët e treta, duke zgjedhur një mekanizëm të ngjashëm me atë që përdor “X”.

Diversiteti, barazia dhe përfshirja (DEI) janë korniza organizative që synojnë të promovojnë trajtimin e drejtë dhe pjesëmarrjen e plotë të të gjithë njerëzve, veçanërisht grupeve që historikisht kanë qenë të nënpërfaqësuara ose subjekt i diskriminimit në bazë të identitetit ose aftësisë së kufizuar.

Kritikët kanë shprehur shqetësimin se programet “DEI” i kanë mbyllur mundësitë për punësim personave të kualifikuar.

Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?

UASHINGTON – Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesarit, John Smith tha të premten se ndryshimet në urdhrin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor nga Presidenti Joe Biden, janë “shenjë se qeveria amerikane vazhdon të jetë e shqetësuar për situatën” në këtë rajon.

Duke komentuar për shërbimin e Zërit të Amerikës në gjuhën boshnjake, ish-drejtori Smith tha se ndryshimet po ashtu tregojnë se Shtetet e Bashkuara “besojnë që sanksionet – apo kërcënimi me sanksione, meqë nuk u bë ndonjë përcaktim i menjëhershëm në bazë të urdhrit të ri ekzekutiv – do të avancojnë objektivat amerikane të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme në rajon”.

Në një letër drejtuar Kongresit amerikan të mërkurën, Presidenti Biden tha se ka vendosur ta mbajë në fuqi urdhrin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor, të shpallur fillimisht në vitit 2001 dhe të ndryshuar në vitet 2003 dhe 2021. Ai mori këtë vendim duke pasur parasysh “aktet e dhunshme ekstremiste, veprimet penguese dhe situatën në Ballkanin Perëndimor, që pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike… vazhdojnë të paraqesin kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme amerikane”.

Urdhri, sipas zotit Smith, u zgjerua me disa elemente, përfshirë “përpjekjen, si bazë për përcaktim”- ndërsa më parë ishin parashikuar vetëm aktet e kryera. Po ashtu shtohen edhe kategori të reja për sanksionim si të qenurit anëtar “i një entiteti të sanksionuar”, përfshirja në sanksione e rrjetit të personave që kanë pronësi ose kontroll të përbashkët me persona të sanksionuar, si edhe e bashkëshortes/it apo fëmijëve të rritur të personit të përcaktuar.

Ai thotë se këto ndryshime të reja “sugjerojnë që qeveria amerikane ka parasysh individë të caktuar të cilët po i konsideron nën masat e reja”.

Qeveria amerikane “ka mundësi që po përpiqet t’u dërgojë atyre një mesazh të fuqishëm që duhet të ndryshojnë qasje apo do të rrezikojnë të përballen me sanksionet e Shteteve të Bashkuara”, deklaroi zoti Smith.

Urdhri fillestar ekzekutiv i vitit 2001 nga ish-Presidenti George W. Bush, pas luftërave në Ballkan, parashikonte sanksione në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm, shkeljen e Marrëveshjeve të Dejtonit dhe Rezolutën 1244 të OKB-së për Kosovën dhe kërcënonte stabilitetin në rajon.

Ky urdhër është rinovuar çdo vit që atëherë nga Presidentët amerikanë./VOA

Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 11 janar 2025

DASHI

Fundjava do të jetë plot energji dhe pasion. Do të jeni plot me ide dhe do jeni të etur për t’i vënë në jetë ato. Në dashuri mund të ndjeni një lidhje të fortë me dikë të veçantë. Nga ana e punës, aftësitë tuaja për zgjidhjen e problemeve do të vlerësohen shumë.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, faza e introspeksionit. Mund të ndiheni më të zhytur në mendime se zakonisht. Në dashuri mund të ketë keqkuptime, por me dialogun e duhur mund të zgjidhni çdo vështirësi. Për sa i përket punës, mund të gjeni zgjidhje novatore për problemet tuaja.

BINJAKËT

Fundjava do t’i kushtohet komunikimit. Përfitoni nga kjo periudhë për të shprehur qartë mendimet tuaja, veçanërisht me partnerin ose kolegët e punës. Marrëdhëniet emocionale mund të jenë më të forta nëse jeni të hapur dhe të sinqertë. Nga ana e punës, do të ketë mundësi për të avancuar.

GAFORRJA

Rritja e mundshme emocionale. Do të jetë një kohë e mirë për t’iu përkushtuar vetes dhe familjes suaj. Yjet sugjerojnë të bëni një pushim nga shqetësimet e përditshme. Sa i përket punës, një ide e vjetër mund të shohë më në fund dritën e ditës.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, një fundjavë plot mundësi sociale. Do jeni në qendër të vëmendjes dhe do keni shumë mundësi për të bërë njohje të reja. Në dashuri mund të tërhiqeni nga dikush që ju frymëzon, por bëni kujdes të mos jeni shumë kërkues. Puna? Kjo do të jetë koha e duhur për t’i paraqitur idetë tuaja njerëzve me ndikim.

VIRGJËRESHA

Bëni një pushim nga rutina. 11-12 janari do të jetë ideal për t’u çlodhur dhe për të bërë një bilanc të situatës. Në dashuri mund të ketë disa tensione të vogla, por asgjë që nuk mund të zgjidhet me pak durim. Për sa i përket punës do jeni shumë produktivë, por mundohuni të mos e teproni me angazhimet tuaja.

PESHORJA

Kjo fundjavë premton të jetë veçanërisht pozitive në sferën emocionale. Do të ketë momente bashkëpunimi intensiv me partnerin. Për sa i përket punës, do të jetë koha për t’u fokusuar në projekte të rëndësishme me rezultate që mund të vijnë së shpejti.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të përjetoni një fundjavë me emocione të mëdha. Mos e lini veten të pushtoheni nga vështirësitë dhe përballoni çdo situatë me qetësi. Mund të ndiheni më të pambrojtur, por ndershmëria me partnerin do të jetë çelësi për zgjidhjen e çdo keqkuptimi. Për sa i përket punës, mund të thirreni për të zgjidhur probleme të papritura.

SHIGJETARI

Fundjava do të karakterizohet nga dëshira për aventura. Përfitoni nga kjo periudhë për të bërë diçka të re dhe ndryshe, si në dashuri ashtu edhe në punë. Në dashuri mund të ndiheni më të lirë dhe më të qetë. Nga ana e punës, do të frymëzoheni dhe mund të filloni një projekt të ri që ju emocionon.

BRICJAPI

Do të keni një fundjavë reflektimi dhe rikuperimi. Merrni kohë për t’u përqendruar në veten dhe shëndetin tuaj. Në dashuri do ketë mirëkuptim me partnerin, por do jeni më introspektivë se zakonisht. Në planin e punës, do të keni mundësinë të rregulloni projektet e vjetra dhe të lidhni disa skaje të lirshme.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, fundjava do të jetë plot me eksperienca të reja. Përdoreni këtë periudhë për të zgjeruar njohuritë tuaja dhe për të bashkëvepruar me njerëzit që ju frymëzojnë. Në dashuri po vjen një moment i favorshëm për të krijuar marrëdhënie më të thella. Për sa i përket punës, do të jeni shumë produktivë me mundësinë e mbylljes së marrëveshjeve të rëndësishme.

PESHQIT

Fundjava do të jetë e mbushur me reflektime të rëndësishme. Do të jeni veçanërisht të ndjeshëm dhe mund të dëshironi të trajtoni disa emocione që i keni lënë mënjanë. Në dashuri do jetë e rëndësishme të jeni të qartë me partnerin. Për sa i përket punës, do të përballeni me disa vështirësi, por intuita do t’ju drejtojë drejt zgjidhjeve efektive.

Gjesti përballet me kë. rcënime νerbaIe/ Përplasje e tensionuar në Big Brother Vip

Një situatë tensionuese ndodhi mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania,” ku Gjesti u përball me kërcënime nga Gerti pas një përplasjeje mes tyre.

Gjatë debatit, Gerti i drejtoi këngëtarit fjalë kërcënuese, duke përmendur se mund ta ndjekë edhe jashtë shtëpisë. Në një moment, ai tha: “Me gojën tënde të vogël mund ta hapësh si të duash, por me dorë…”, duke shtuar më tej:

“Të vij në mes të Prishtinës, do t’i tregoj gjitha format…”.

Pavarësisht tensionit, Gjesti qëndroi i qetë dhe nuk reagoi me të njëjtën gjuhë, duke shmangur përshkallëzimin e situatës. Megjithatë, ky moment ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku diskutimet dhe reagimet ndaj sjelljes së Gertit janë bërë virale.

Një 2025 mundësish dhe stabilizimi?! Si parashikohet ky vit për të gjitha shenjat e horoskopit sipas Jorgo Pulla

I ftuar në një studio televiziv, ka qenë astrologu i njohur Jorgo Pulla. Ai ka bërë parashikimin e tij për të gjitha shenjat e horoskopit gjatë vitit 2025. Çfarë kanë rezervuar yjet?!

Dashi

Dashi është shenjë zjarri, mundësie dhe rëndësie. Kemi disa ndikime planetare, që na ekuilibron. Do mbyllin çështjet e të shkuarës. Ka ndikim në çështjet ekonomike-financiare dhe sipërmarrje të re në gjysmën e dytë të vitit. Në dashuri, ka pasur çështje të kaluara me lidhjet e majit dhe tetorit e nëntorit, do të zgjidhen në muajin mars, prill, maj.

Demi

2025 është vazhdimësi e 2024, por ka ndryshime të mëdha në ekonomi. Ata që kanë firmosur një dokument, duhet të trokasin për të zgjidhur një problem. Do mbyllim skandalet e mëdha, 2025 fillon nga 0. Gjashtë mujori i parë është parapërgatitor në çështjet e punës. Do të ketë zyrtarizim të marrëdhënieve të tyre dhe shtatzënie e një pasardhës në muajin shtator.

Binjakët

Kanë qenë gjithmonë në lëvizje, 2025 është stacioni i fundit në lidhje me punën e tyre. Gjashtë mujori i parë është pozitiv, jep mundësi plus me ato që do të vijnë. Binjakët nuk ngelen pa lidhje edhe pse ndihen të vetmuar. Fillimviti do të vijë me hapa të guximshëm, në mars dhe maj do të stabilizojnë lidhjen e tyre.

Gaforrja

Duhet të reflekotjnë për punën, karrierën, biznesin me Marsin në retrogradë. Nga marsi, prilli, maj, qershor e deri në tetor, do të kenë mundësi të reja, Binjakët do rilindin. Do të kenë bashkim familjar, do të zgjidhin problemin e tyre që kanë pasur nga 2024.

Luani

2025 e kanë një vit që shkelin në taban, dinë çfarë bëjnë. Do arrijnë gjëra të reja. Gjashtë mujorin e dytë do të kenë kontrata afatgjata, do fitojnë një gjyq që kanë vite që përpiqen dhe do fitojnë pasuri të madhe. Beqarët do të kenë njohje të reja. Ata që kanë nisur njohjet nga dhjetori, do të stabilizohen në maj e tutje.

Virgjëresha

Do punojnë më shumë si vizionarë. Lum ata që e kanë në punë. Nga janari e deri në mars, do të zgjidhin problemet e mëdha. Kujdes me shëndetin, sepse Virgjëreshat lënë veten pas dore. Shikoni veten tuaj këtë vit. Kujdes në dashuri në dhjetë-ditëshin e dytë të shenjës suaj, mos u nxitoni.

Peshorja

Një vit në rritje profesionale dhe personale. Në fushën e punës lidhjet do të ndryshojnë totatlisht. Kanë pasur probleme dhe vjen momenti që do të zgjidhin probleme të mëdha. Kujdes ata me profesione kyçe, si investitorët, pasi një firmosje që kanë bërë, do të kthehet në boomerang.

Akrepi

Energji transformuese, Akrepët nxjerrin në pah aftësi krijuese, mundësi që u jepen. Do të kenë kontrata pune të reja. Ata që kanë pasur ndarje, do t’i shikojnë që ta zgjidhin. Pra, është momenti i duhur në zgjidhje problemesh dhe dashuri. Ata që janë beqarë do të kenë njohje të reja.

Shigjetari

Do të kenë një themelim të punës dhe karrierës, një punë të dytë, mundësi të ardhurash të tjera. Kanë një moment që “as kanë para, as mbarohen”. Natyra e tij ka të bëjë me vazhdimësinë në ekonomi. Lidhjet e vjetra, do të përfundojnë në martesë. Ata që kanë një njohje, do ta vazhdojnë zhvillimin nga shkurti e tutje. Do të kenë aplikime të rëndësishme që do të realizohen.

Bricjapi

Ata me role drejtuese, kanë ndikim të mirë me punën. Por shmangni punën e tepërt se ndikon tek shëndeti. Do të kenë stabilizim ekonomik-financiar. Ata që kanë pasur një ndarje në familje nga nëntori 2024 e deri në mars, do gjendet zgjidhja për të rikthyer dashurinë. Njohje të papritura për ata beqarët.

Ujori

Kanë mundësi dhe rëndësi në karrierë. Do të bëjnë blerje të rëndësishmë në teknologji, në pasuri të paluajtshme. Kanë pasur një dy vjeçar të vështirë, por do kenë një vazhdimësi të madhe në 2025. Projektet do u bëhen realitet, do zgjidhin çështje që kanë të bëjnë me ligjin. Di të kenë paqe me veten dhe personin që dashurojnë.

Peshqit

Do kenë një vit nga cilësia. Është viti i tyre, do shkëlqejnë, do çlirohen nga problematikat, blerjet e gabuara. Do të zgjidhin shumë gjëra. Momenti fantastik vjen në gjashtë mujorin e parë por edhe gjatë vitit. Do të kenë dashuri pafund, pa probleme fare.

“Të vij në mes të Prishtinës”, Aktori kërcënon Gjestin në Big Brother VIP Albania (VIDEO)

Gjesti u përball mbrëmjen e kaluar me një situatë jo shumë të këndshme.

Situata u përshkallëzua pas përplasjes me Gertin dhe ky i fundit përfundoi me kërcënime të hapura ndaj këngëtarit. Në një moment tensioni, Gerti i drejtoi Gjestit fjalë kërcënuese, duke përmendur se mund ta ndjekë edhe pas daljes nga shtëpia:

“Me gojën tënde të vogël mund ta hapësh si të duash, por me dorë…”, tha Gerti duke shtuar: “Të vij në mes të Prishtinës, do t’i tregoj gjitha format…”.

Gjesti ruajti qetësinë, duke mos i reaguar në të njëjtën formë, por që sigurisht ky moment ka bërë xhiron e rrjetit.

VIDEO

Safet Bajri bën kallëzim në SPAK: Persona të paidentifikuar po vendosin gjoba në emrin tim!

I konsideruar si koka e një prej grupeve kriminale në vend, Safet Bajri, ka depozituar një kallëzim penal në SPAK duke pretenduar për keqpërdorim të emrit të tij për qëllime kriminale.

Ai pretendon se persona të paidentifikuar kanë vendosur gjoba dhe kanë përdorur emrin e tij në aktivitete të paligjshme, duke dëmtuar kështu reputacionin e tij.

Kallëzimi është dorëzuar nga avokati i Bajrit, Sokol Tahiraj, dhe kërkon që të hetohen dhe arrestohen individët përgjegjës për këtë abuzim. Ky kallëzim vjen pas një kontrolli të zhvilluar pak javë më parë në banesën e Bajrit nga Prokuroria e Posaçme, që ka të bëjë me hetime të mëtejshme për aktivitete kriminale.

Kallëzimi i Safet Bajrit në SPAK

Unë i nënshkruari Safet Rustemi, pasi jam informuar që në qytetin ku jetoj, në Shkoder disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përdorur emrin tim për të grabitur telefona dhe për tu vendosur gjoba këtyre personave në mënyrë që ti ktheheshin telefonat,

Këtë e kanë bërë nën kërcënimin e armës duke pretenduar se këto armë ia kam dhënë unë për të kanosur, grabitur dhe gjobitur qytetarët të ndryshëm të qytetit të Shkodrës.

Pasi kam marrë vesh për këtë ngjarje dhe jam interesuar në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm SHKODER, kam marrë një procesverbal të kallzimit të bërë nga shtetasi Ermando Muhja, kundër shtetasit Zikjan Lela, ku ky i fundit i ka marrë nën kërcënimin e armës telefonin e tij iphone 12, duke përdorur emrin tim për ta grabitur këtë shtetas e provuar kjo dhe me vendimin penal nr.8 (6)  datë 05.01.2025 dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kundër Zikjan Lela.

Ndodhur përpara kësaj ngjarje të cilën unë e konsideroj të rëndë për emrin dhe reputacionin tim në këtë qytet, kërkojë që nga ana juaj të hetohet kjo ngjarje dhe të arrestohet i kallzuari Zikjan Lela dhe personat që kanë bashkëpunuar me të për të ulur figurën time , duke kryer këto vepra penale.

Festë me k* kainë në apartamentin në Astir, kush është I dashuri i vajzës që alarmoi policinë

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë dje në një apartament në zonën e Astirit, ku një vajzë 21-vjeçare ishte ngujuar, duke alarmuar policinë. Ngjarja ka sjellë shpalljen në kërkim të katër të rinjve, të cilët akuzohen për armët e zjarrit, kokainën dhe një jelek antiplumb të gjetur në një nga banesat me qira ditore.

Sipas hetimeve, të rinjtë dhe tre vajza, përfshirë edhe 21-vjeçaren, kanë festuar gjatë natës së mërkurë dhe në orët e para të mëngjesit të së enjtes në dy apartamente të marra me qira. Vajza ka deklaruar se ka shkuar me dëshirën e saj, por është frikësuar pasi ka parë armët në banesë. Në dëshminë e saj, ajo ka mohuar pretendimet e dhunës, të cilat janë konfirmuar edhe nga ekspertiza mjekësore që nuk ka gjetur shenja dhune.

I dashuri i vajzës është identifikuar si Joni Sadikaj, një personazh i njohur për policinë. Sadikaj ka pasur një histori të mëparshme kriminale, përfshirë arrestimin e tij në 2015 për trafikimin e 1.3 tonëve kanabis në bregdetin e Kavajës. Në korrik të vitit 2022, ai u arrestua sërish pasi iu gjet një armë pa leje, krehër dhe municion luftarak gjatë një kontrolli policor.

Hetimet për ngjarjen në Astir janë ende në zhvillim, ndërsa policia është vënë në kërkim të të dyshuarve të përfshirë, me fokus në ndriçimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive ligjore.